12.6 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 8936

Romani detektiv më i mirë i të gjitha kohërave – i Agatha Christie

0

Libri më i vjetër se MeshariRomani “The murder of Roger Ackroyd” i shkrimtares britanike me famë botërore Agatha Christie fitoi konkursin e romaneve më të mirë detektivë.Në votimin në konkursin e shpallur nga Shoqata Britanike e Shkrimtarëve të Prozës Detektive morën pjesë 600 autorë bashkëkohorë të romaneve detektivë. Rezultatet e numërimit të votave u shpallën në ditën e kremtimit të 60-vjetorit të themelimit të shoqatës.

“The murder of Roger Ackroyd” u botua së pari në vitin 1926. Ky është romani i shtatë i Agatha Christie. Hero kryesor i këtij romani është personazhi i famshëm, detektivi Hercule Poirot.

Nisi Java e Filmit Frankofon, hapet me “La Delicatesse”

0

7Filmi “La Delicatesse” me tekst dhe regji të David Foenkinos, ka hapur mbrëmë në Prishtinë edicionin e 13-të të Javës së Filmit Frankofon. Ky film për protagoniste kryesore ka personazhin Natalia e cila ka gjithçka për të qenë e lumtur, ajo është e re, e bukur dhe përjeton dashurinë e përsosur deri ditën kur burri i saj vdes në një aksident trafiku. Pas disa vitesh hutimi, krejt rastësisht ajo puth një koleg të saj i cili quhej Markus, një burrë shumë të pazakontë. Ai me disa gjeste qesharake sillet paarsyeshëm ndaj Natalias së bukur.Në ambientet e në Teatrit Kombëtar hapjen e këtij festivali e bëri ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet e cila deklaroi para të pranishmëve se Java e Filmit Francez në Kosovë është një moment tejet i rëndësishëm për jetën kulturore në Prishtinë dhe më gjerë.

“Kinematografia frankofone është duke treguar dinamizëm të madh siç tregojnë edhe disa shpërblime të shumta ndërkombëtare të pranuara viteve të fundit dhe ne dëshiruam që në edicionin e këtij viti të iu sjellim filma që pasqyrojnë diversitet të kulturave të ndryshme. Në këtë mbrëmje ambasada e Francës në Kosovë si dhe Aleanca franceze kanë kënaqësi të paraqesin para jush filmin “La Delicatesse” të regjisorit David Foenkinos i cili është njëkohësisht edhe autor i një romani që është përkthyer në 30 gjuhë dhe në atë në gjuhën shqipe”, citon KultPlus ambasadoren Daviet.

Ndërkohë, Qëndrim Gashi, kryetari i Aleancës franceze në Prishtinë ka thurrur lëvdata për mikun e tij David Foenkinos, i cili kishte arritur t’i ballafaqonte dy personazhe krejtësisht të kundërta njëri me tjetrin.

“Kur e shihni për herë të parë këtë film nuk mund të mos iu lë përshtypje, përpos aktrimit të shkëlqyeshëm edhe mesazhi universal i tij. Ato janë mesazhe të dashurisë, të shpresës, zhgënjimit dhe përsëri shpresës e dashurisë të thurrura në një dialog vërtet të mrekullueshëm. Mesazhet bëhen edhe më të bukura kur inskenohen nga vetë aktorët e këtij filmi.”, theksoi Gashi.

Nga ana tjetër, shkrimtari dhe regjisori David Foenkinos deklaroi para shikueseve të shumtë se ndihet i privilegjuar që iu dha rasti për ta shfaqur filmin e tij para publikut në kryeqytet.

“Në Prishtinë kam arritur dje dhe jam pritur jashtëzakonisht mirë. Faleminderit prej kryetarit të Aleancës franceze i cili tha fjalë të mira për veprën time. Mbrëmë kemi drekuar bashkë dhe e kam bërë të pi aq shumë, ku kjo është një taktikë e mirë gjithmonë. Kam qenë edhe në Tiranë për të prezantuar librin tim dhe njëkohësisht jam shumë i lumtur që jam edhe në Kosovë. Pasditen e sotshme kam qenë në hotel dhe kam shkruar pak.”, deklaroi regjisori Foenkinos, duke shtuar që në rast se nuk pëlqehet filmi i tij, atëherë do të jetë tejet i dëshpëruar. “Edhe pse është e mundur që të mos iu pëlqej sa duhet ky film, unë iu bëj thirrje të mos largoheni sepse pas përfundimit të “La Delicatesse”, do t’iu pres një koktej shumë i mirë.” tha në fund ai.

Festivali “La Delicatesse”, vazhdon sonte me shfaqjen e filmave “Françoise heritier el les lois du Venere” dhe “Notre etrangere”. Java e Filmit Frankofon do të zgjasë deri më 17 nëntor. Gjatë këtyre ditëve, përveç në Prishtinë, do të shfaqen filma edhe në Prizren, Pejë, Mitrovicë dhe Gjakovë.

LDK-ja shpreson te Zafiri

0

Haziz HodajKoalicioni AAK-LDD me PDK-në, ia ka ngushtuar hapësirën e veprimit LDK-së. Shpresë e vetme e këtij subjekti politik ka mbetur BD-ja e Zafir Berishës.

“Pa dyshim se opsioni kryesor për ne mbetet BD-ja “, ka thënë për KD-në, Haziz Hodaj nga LDK-ja.Sipas tij, kontaktet vazhdojnë edhe me subjektet e tjera politike, që kanë siguruar ulëse në Kuvend për të siguruar një bllok tjetër.

“Po bëjmë përpjekje të krijojmë një bllok tjetër që është më cilësor”, tha ai. Hodaj kërkon nga qytetarët që në balotazh të tregohen më sy qelë dhe ‘të votojnë kundër koalicionit me bagazh negativ’. “Këtë koalicion e konsideroj shkrirje e AAK-LDD në PDK”.

Ndërkaq Zafir Berisha ende ka dilema se me kënd të hyjë në koalicion. Ai tha se për këtë çështje është duke biseduar me strukturat e partisë, shoqërinë civile dhe intelektualët e Prizrenit. “Me 3 nëntor nuk ka ndodhur ndryshimi”, ka thënë Berisha.

“Në këto momente si plaku Muja dhe Eqa janë të njëjtë”. Në anën tjetër Arbër Rexhaj nga Vetëvendosje! ka dhënë sinjale se kjo lëvizje, do të qëndrojë në opozitë.” “Dhe çfarëdo koalicioni që bëhet tani në mes PDK-së dhe AAK-së është kriminal. Nuk mund të flas për anën tjetër të kriminalitetit ,sepse LDK-ja ende nuk e ka bërë”, ka shkruar ai në Facebook./PrizrenPress.com/

Nënkryetari i Prizrenit, i AAK-së-LDD-së

0

Lulezim KabashiiPartia Demokratike e Kosovës në Prizren ka pranuar që t’ia japë koalicionit AAK-LDD postin e nënkryetarit dhe disa drejtori komunale, me qëllim që ky koalicion ta mbështes Ramadan Mujën për kryetar komunës së Prizrenit. Nëse kalkulimet e dy partive që kanë bërë koalicion të martën dalin të sakta, atëherë nënkryetar i Mujës do të jetë Lulzim Kabashi i AAK-LDD-së.

Në zgjedhjet e 3 nëntorit, PDK mori 37 për qind, ndërsa LDK 25 për qind të votave, ndërsa kandidatët e tyre, Ramadan Muja dhe Eqrem Kryeziu, do të përballen në balotazh. Kjo ndërkaq është hera e dytë, pas asaj të zgjedhjeve lokale të vitit 2007, kur Muja e Kryeziu do të kandidojnë për postin e të parit të Prizrenit, njëri për të ruajtur, ndërsa tjetri për ta rimarrë atë, që e humbi gjashtë vjet më parë.

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren, subjekti ky që fitoi numrin më të madh të votave në Prizren, e që një ditë më parë nënshkroi marrëveshje me koalicionin AAK-LDD, për përkrahjen në balotazh të kandidatit të PDK-së Ramadan Muja, nuk japin hollësi rreth përmbajtjes së marrëveshjes dhe kushteve, që PDK duhet t’i ofrojë AAK-së.

Shefi i shtabit zgjedhor Hasan Hasani, tha për “Zërin” se gjërat janë kryer më parë, para fushatës sa u përket koalicioneve dhe se për modalitetet e bashkëqeverisjes me AAK-në do të bisedohet më vonë.

Ai ndërkaq nuk i mohoi zërat nëse AAK me këtë marrëveshje përpos disa drejtorive, do të ketë edhe postin e nënkryetarit të komunës.

Në Prizren në mandatin e kaluar në bashkëqeverisje me PDK-në, pos minoriteteve ka qenë edhe AAK. Ky subjekt pati bërë pjesë e partneritetit me PDK-në, dy muaj pas fillimit të qeverisjes së dalë nga zgjedhjet e 2009-s, kur dukej se pozita (PD) e kishte shumë vështirë mbajtjen e pushtetit për shkak të përçarjeve të brendshme që kishte atë kohë, pas dorëheqjes se kryetarit të degës Zafir Berishës, që kishte ndikim të disa asamblistë, që bënin telashe në organin më të lartë lokal, ndonëse udhëhiqte partia e tyre.

Edhe pse kishte 4 asamblistë lokalë, tre më shumë se AKR, partneri tjetër i PDK-së, AAK mori më pak drejtori komunale, apo vetëm dy sosh, ndërsa nuk kishte poste tjera.

Fatmir Kastrati, kryetar i AAK-së në Prizren tha për “Zërin” se marrëveshja është bërë vetëm për atë, që në mënyrë parimore të përkrahim kandidatin e PDK-së Ramadan Muja për kryetar komune, ndërsa për detaje të tjera të bashkëqeverisjes, ai tha se do të bisedohet pas zgjedhjes së kryetarit.

I pyetur rreth asaj nëse në kuadër të marrëveshjes është folur edhe atë që kandidati për kryetar i koalicionit AAK-LDD, Lulzim Kabashi, të zgjidhet nënkryetar i KK-së, sikurse edhe është folur gjatë fushatës, Kastrati këtë nuk e mohoi, duke lënë të kuptohet se ky është përfitimi i subjektit të tij.

Kastrati ndërkaq pranoi se nuk kanë qenë shumë të kënaqur gjatë qeverisjes së kaluar, pasi PDK shpesh nuk ka qenë fer ndaj tyre, ndërsa mohoi se kjo mund të jetë ndonjë pengesë për vazhdimin e bashkëqeverisjes aktuale.

Në anën tjetër, kryetari i Bashkimit Demokratik (BD) të Prizrenit, Zafir Berisha, partia e të cilit ishte befasia e këtyre zgjedhjeve, pasi doli e treta për nga numri i votave, pas dy partive më të mëdha, thotë se ka oferta për koalicione nga të dyja anët, bile nga struktura të larta të PDK-së dhe të LDK-së, por ai nuk i përmendi ata.

Sa i përket koalicionit eventual, Berisha tha se akoma nuk ka vendosur, pasi këto gjëra do të shqyrtohen me kryesinë dhe miqtë e BD-së dhe pasi të jetë certifikuar rezultati zgjedhor, për të cilin ai thotë se do të del më i lartë, nga ai që thuhet aktualisht. Madje siç shpreson Berisha, ai do të marrë deri në 13 mijë vota, apo rreth 3.500 më shumë se këto që janë deklaruar tash, pra rreth 8. 500 qind.

Berisha, ndërkaq ankohet për parregullsi zgjedhore, ndërsa thotë se në mungesë të komisionarëve të tij, ai është dëmtuar, sidomos në disa qendra, kur votat e tij janë shpallur si të pavlefshme dhe se për këtë ka adresuar tetë ankesa pranë Komisionit të Zgjedhjeve në Prishtinë.

Në këtë kontekst ai thotë se vota demokratike e qytetarëve është tjetërsuar në mënyrën më jodemokratike, ndërsa sqaron se brenda 2-3 ditë policia duhet të zbardhë disa raste të keqpërdorimit të votës, tashmë të denoncuara në organet e rendit.

“Më 3 nëntor u është marrë mundësia qytetarëve për të bërë ndryshimet e kërkuara, ndërsa tashmë pas shpalljes së këtij rezultati mundësia për ndryshime është e vogël dhe kozmetike”, tha ai./Zëri/

Përgëzimet e Veselit, për fitoren e Mujës

0

veseli pdkNënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka mbajtur një mbledhje me Kryesinë në Prizren.

Ai ka falënderuar strukturën e këtij subjekti politik për punën dhe angazhimin që ka treguar gjatë fsuhatës parazgjedhore të 3 nëntorit.

“Si rezultat i angazhimit tuaj erdhi edhe fitorja e kandidatit Ramadan Muja”, ka thënë Veseli. /PrizrenPress.com/

Zhvishen nga pushteti serbët lojalë

0

777Kryeministrit serb, Ivica Daçiq dhe qeverisë së tij, u mjaftuan dy mitingje në Graçanicë, që ta nxjerrin listën serbe, të regjistruar si Iniciativa Qytetare Serbe, si një nga subjektet më të fuqishme të këtij komuniteti në komunat poshtë lumit Ibër.

Për arritjen e këtij qëllimi, Daçiq nuk ishte mërzitur shumë as për shkeljen e marrëveshjes xhentëlmene me homologun e tij Hashim Thaçi, sipas të cilës, atij dhe qeverisë serbe u ndalohej të bënin fushatë për zgjedhjet lokale në Kosovë. Madje, ishte zëvendësi i parë i kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, ai i cili në ditën e fundit të fushatës, në mitingun e listës serbe në Graçanicë, pati ftuar haptas serbët e Kosovës të mbështesin subjektin që ishte sponsorizuar nga Beogradi,shkruan Tribuna.

Në deklaratat e tij, Daçiq kishte theksuar në disa raste që subjektet që përfaqësojnë serbët e Kosovës në institucione janë vegël e qeverisë së Thaçit, andaj ai synonte të instalonte një subjekt që do të jetë instrument në duart e qeverisë së tij në Beograd.

 

Kështu që në fund, edhe pse e formuar vetëm pak ditë para fushatës zgjedhore, Iniciativa Qytetare Serbe, e njohur si lista serbe, arriti që të shkojë në balotazh për kryetar në gjashtë komuna, duke mos llogaritur edhe katër komunat veriore, ku ajo mund të jetë favorite. Në Graçanicë, Kllokot dhe Ranillug është e para dhe me gjasa të fitojë. Kurse, në Novobërdë, Partesh dhe Shtërpcë, kandidatët e saj janë në pozitat e dyta, por nuk janë ende jashtë lojës

AAK-PDK bashkë edhe në zgjedhje qendrore

0

Thaci e haradinajMbështetja e dhënë nga partia e Ramush Haradinajt për partinë e kryeministrit Hashim Thaçi në nivelin lokal është një paralajmërim për koalicion të ri ndërpartiak për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Kështu vlerësojnë analistët politik vetëm pak ditë pasi që koalicioni AAK-LDD ka vendosur ta përkrahë në balotazh PDK-në në qytetin e Prizrenit, të cilin qytet lideri i partisë më të madhe në vend e pati quajtur edhe si “Jerusalemi i PDK-së”.
Analisti Halil Matoshi nuk sheh asnjë risi në ofrimin e PDK-së me AAK-në.

“Koalicion i arritur në mes PDK-së dhe AAK-së në nivelin lokal në Prizren, nuk është asgjë e re, sepse vet Haradinaj me kthimin e tij nga Tribunali i Hagës ka paralajmëruar ofrimin me partinë e Thaçit. Pra, s’ka asnjë dilemë se AAK-ja e Haradinajt përfundimisht e ka zgjedhur partnerin e saj të koalicionit për të qeverisur si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror”, ka thënë Matoshi,shkruan Zëri.

Sipas tij, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme në fund të pranverës, ose në fillim të verës së ardhshme, por që, siç deklaroi ai, kjo mund të
ndodhë vetëm më një konsensus të plotë të subjekteve politike

Mikut, Adnan Abrashit

0

Faik MiftariFaik MIFTARI

(Post mortum)

E hënë, me 4 nëntor 2013, një ditë pas votimeve në zgjedhjet lokale 2013 në Kosovë, kur mendoja të takoja mikun tim të fjalës së shkruar Adnan Abrashi, në një makiato të rastit, për të analizuar dhe komentuar zgjedhjet që posa përfunduan, mora lajmin nga motra, që për momentit gjendet me familje në diasporë, se paska ndërruar jetë miku im i fjalës së shkruar, Adnan Abrashi.

Kjo tregon se Adnan Abrashi, si i tillë, ishte i njohur jo vetëm në opinionin publik në trojet shqiptare, por edhe në diasporën shqiptare.

Lajmi për vdekjen e mikut Adnan Abrashi nuk më befasoi, pasi që të gjithë neve jemi të Zotit dhe tek Zoti do të kthehemi, kush më herët e kush më vonë, dhe si të tillë nuk dimë kush përpara e kush vonë do të largohet nga kjo botë e përkohshme.
Për respektin që kisha ndaj tij, si publicist i fjalës së shkruar, i cili me shkrimet e tija “rebeluese” që i kishte e lirisht mund të thuhet se edhe vet ishte” një rebel” i kohës në të cilin ka jetuar dhe vepruar, e kam ndier një obligim moral që ta përkujtoj me këtë shkrim post mortum(pas vdekjes),pos kësaj kam lexuar Fatihanë për shpirt te tij, dhe kam bërë dua(lutje) që Krijuesi Fuqiplotë ta mëshirojë me mëshirën e tij të gjithëmbarshme.

Verës, gjatë Dokufestit në Prizren me ç’rast u mbajt edhe java e Panairit të librit e pata ftuar në promovimin e librit tim të fundit ”Feja, shpresa dhe qëndresa”, por nuk ka mund të vijë , duke më kërkuar më vonë falje, pasi që diç me shëndet nuk ishte në rregull( e kishte përjetuar një infarkt të lehtë në zemër). Por nuk më harroi, më vonë më ftoi në TV Opinion që të jem mysafir i mëngjesit, me ç’rast e prezantova librin e posa botuar, ndoshta edhe si një shpagim i tij moral për mosardhje në promovim për shkaqe të tija objektive.
Ky ishte takimi dhe bashkëbisedimi ynë i fundit, me ç’rast biseduam dhe ndërruam mendime për shumë sfera të jetës kulturore, politike, publicistike, të aktualitetit kosovar e mbarë shqiptar. Edhe pse ishte i shqetësuar me problemin shëndetësor, por unë, në fytyrën e tij fare nuk arrita të shoh atë shqetësim, pasi që si i tillë që ishte, ishte me plot elan e vullnet për jetë, me figurën karakteristike dhe stilin e tij që kishte, që jepte shpresë dhe vetëm shpresë për një të ardhme më të ndritur të shoqërisë kosovare.

Këtu tek neve në Prizren, përdoret një thënie e urtë në gjuhën turke:
“Nerde hareket, orda bereket” që në përkthim në gjuhën tonë të bukur shqipe do të thotë:”aty ku lëvizje, ka edhe bereqet”, me të vërtet miku im i fjalës së shkruar ka qenë, gjithherë në lëvizje, dhe me shkrimet e tija publicistike ka qenë promotor edhe i lëvizjes së shoqërisë kosovare drejt një të ardhme më të ndritur në përgjithësi e të rinisë në veçanti. Ka pasur raste kur edhe nuk pajtohesha me ndonjë ide dhe mendim që shtronte në shkrimet e tija publicistike, por kur debatonim më thoshte, mik i dashur, jeta nuk do të ishte interesant sikur të gjithë të mendonim dhe të shkruanim njëjtë, pasi që edhe Zoti, na ka krijuar të gjithëve me tipare dhe veçori të ndryshme nga njëri tjetri. Adnan Abrashi kishte një respekt dhe konsideratë të veçantë për të gjithë njerëz që merreshin me fjalën e shkruar, pa marrë parasysh profilet dhe stilet e tyre jetësore, dhe këndvështrimet e ndryshme. Shpesh herë më thoshte, shkruaj në mënyrë që shoqëria jonë shqiptare në përgjithësi, e kosovare në veçanti të kthjellohet, e të mos e kaplojë gjumi, për të qenë në lëvizje të përhershme në një apo formë tjetër të caktuar.

Adnan Abrashi ka qenë një intelektual në kuptim të plotë të fjalës, i cili ka korresponduar plotësisht me thënien e publicistit të shquar Enver Robellit, e citojë: “ Njeri që ndikon me fjalë dhe nëpërmjet saj, debaton, diskuton, flet, shkruan, mbi të gjitha shkruan. Janë katër virtyte të lirisë, guximi, drejtësia, maturia dhe mençuria. Nëse një intelektual është i pajisur me të gjitha këto, atëherë ai me siguri nuk do të qëndrojë pasiv përball së keqes. Ai do të jetë një vëzhgues aktiv dhe me fuqinë e fjalës së tij do të mbrojë lirinë, do të luftojë për drejtësi dhe për barazi të qytetarëve para ligjit”. I tillë ishte edhe Adnan Abrashi, shpirti i tij rahmet pastë.

Në fund të këtij shkrimi post mortum (pas vdekjes) për mikun e fjalës së shkruar, Adnan Abrashit, do e përfundoja me këto fjalë, jetove shkurt në këtë botë të përkohshme, por ke lënë gjurmë të përhershme të cilët do të mbeten përherë të shënuara në kujtesën e miqve dhe dashamirëve tuaj.

Hoxhaj kërkon përkrahjen e Danimarkës në proceset integruese

0

Hoxhaj-HaekkerupMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të mërkurën në takim ministrin për Tregti dhe Çështje Evropiane të Danimarkës, Nick Hækkerup, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e njoftoi ministrin Hækkerup për progresin në Kosovë, për forcimin e shtetësisë, të subjektivitetit ndërkombëtar dhe veçanërisht për progresin konkret në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.

Hoxhaj theksoi se Qeveria e Kosovës përmes përmbushjes të të gjitha kritereve të nevojshme, synon avancimin e shpejtë në proceset integruese dhe anëtarësimin e plotë në familjen evropiane.

Ministri i Jashtëm kosovar ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe të Danimarkës në të gjitha proceset, duke kërkuar mbështetje të mëtejshme në proceset integruese.

Hoxhaj po ashtu vlerësoi lartë bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve, duke theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të shkëmbimeve me Danimarkën.

Ministri për Tregti dhe Çështje Evropiane i Danimarkës, Nick Hækkerup, uroi ministrin Hoxhaj për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme të Danimarkës për proceset integruese të Kosovës.

Ministri Hækkerup po ashtu konfirmoi vullnetin e shtetit danez për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën e Kosovës./PrizrenPress.com/

Foenkinos: “Delikatesa”- është ta vësh tjetrin para teje

0

DavidFoenkinosShkrimtari, muzikanti dhe regjisori i njohur francez, David Foenkinos, autori i librit bestseller “Delikatesa”, thotë se ndihet i lumtur për suksesin që libri i tij e ka shënuar edhe në gjuhën shqipe.

“Jam i kënaqur që e marr këtë lajm. Mezi po pres takimin me lexuesit që do ta kem në Aleancën Franceze dhe gjatë javës së filmit”, tha Foenkinos, në një intervistë për Radio Kosovën.

Ai thotë se subjekti i romanit të tij i shkon çdo qytetari të botës moderne, qoftë ai francez apo shqiptar.

“Delikatesa për mua është që ta dëgjojmë tjetrin. Praktikisht – është ta vësh tjetrin para teje. Shpeshherë ne jemi egoistë, edhe gjatë jetës së përditshme, edhe gjatë punës. Kthimi për të qenë i vëmendshëm dhe i butë ndaj tjetrit. Kjo është delikatesa”, tha Foenkinos.