Hoxhaj kërkon përkrahjen e Danimarkës në proceset integruese

Hoxhaj-HaekkerupMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të mërkurën në takim ministrin për Tregti dhe Çështje Evropiane të Danimarkës, Nick Hækkerup, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e njoftoi ministrin Hækkerup për progresin në Kosovë, për forcimin e shtetësisë, të subjektivitetit ndërkombëtar dhe veçanërisht për progresin konkret në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.

Hoxhaj theksoi se Qeveria e Kosovës përmes përmbushjes të të gjitha kritereve të nevojshme, synon avancimin e shpejtë në proceset integruese dhe anëtarësimin e plotë në familjen evropiane.

Ministri i Jashtëm kosovar ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe të Danimarkës në të gjitha proceset, duke kërkuar mbështetje të mëtejshme në proceset integruese.

Hoxhaj po ashtu vlerësoi lartë bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve, duke theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të shkëmbimeve me Danimarkën.

Ministri për Tregti dhe Çështje Evropiane i Danimarkës, Nick Hækkerup, uroi ministrin Hoxhaj për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme të Danimarkës për proceset integruese të Kosovës.

Ministri Hækkerup po ashtu konfirmoi vullnetin e shtetit danez për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën e Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit në Prizren, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit, ndërsa...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit