10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Nisi Java e Filmit Frankofon, hapet me “La Delicatesse”

7Filmi “La Delicatesse” me tekst dhe regji të David Foenkinos, ka hapur mbrëmë në Prishtinë edicionin e 13-të të Javës së Filmit Frankofon. Ky film për protagoniste kryesore ka personazhin Natalia e cila ka gjithçka për të qenë e lumtur, ajo është e re, e bukur dhe përjeton dashurinë e përsosur deri ditën kur burri i saj vdes në një aksident trafiku. Pas disa vitesh hutimi, krejt rastësisht ajo puth një koleg të saj i cili quhej Markus, një burrë shumë të pazakontë. Ai me disa gjeste qesharake sillet paarsyeshëm ndaj Natalias së bukur.Në ambientet e në Teatrit Kombëtar hapjen e këtij festivali e bëri ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet e cila deklaroi para të pranishmëve se Java e Filmit Francez në Kosovë është një moment tejet i rëndësishëm për jetën kulturore në Prishtinë dhe më gjerë.

“Kinematografia frankofone është duke treguar dinamizëm të madh siç tregojnë edhe disa shpërblime të shumta ndërkombëtare të pranuara viteve të fundit dhe ne dëshiruam që në edicionin e këtij viti të iu sjellim filma që pasqyrojnë diversitet të kulturave të ndryshme. Në këtë mbrëmje ambasada e Francës në Kosovë si dhe Aleanca franceze kanë kënaqësi të paraqesin para jush filmin “La Delicatesse” të regjisorit David Foenkinos i cili është njëkohësisht edhe autor i një romani që është përkthyer në 30 gjuhë dhe në atë në gjuhën shqipe”, citon KultPlus ambasadoren Daviet.

Ndërkohë, Qëndrim Gashi, kryetari i Aleancës franceze në Prishtinë ka thurrur lëvdata për mikun e tij David Foenkinos, i cili kishte arritur t’i ballafaqonte dy personazhe krejtësisht të kundërta njëri me tjetrin.

“Kur e shihni për herë të parë këtë film nuk mund të mos iu lë përshtypje, përpos aktrimit të shkëlqyeshëm edhe mesazhi universal i tij. Ato janë mesazhe të dashurisë, të shpresës, zhgënjimit dhe përsëri shpresës e dashurisë të thurrura në një dialog vërtet të mrekullueshëm. Mesazhet bëhen edhe më të bukura kur inskenohen nga vetë aktorët e këtij filmi.”, theksoi Gashi.

Nga ana tjetër, shkrimtari dhe regjisori David Foenkinos deklaroi para shikueseve të shumtë se ndihet i privilegjuar që iu dha rasti për ta shfaqur filmin e tij para publikut në kryeqytet.

“Në Prishtinë kam arritur dje dhe jam pritur jashtëzakonisht mirë. Faleminderit prej kryetarit të Aleancës franceze i cili tha fjalë të mira për veprën time. Mbrëmë kemi drekuar bashkë dhe e kam bërë të pi aq shumë, ku kjo është një taktikë e mirë gjithmonë. Kam qenë edhe në Tiranë për të prezantuar librin tim dhe njëkohësisht jam shumë i lumtur që jam edhe në Kosovë. Pasditen e sotshme kam qenë në hotel dhe kam shkruar pak.”, deklaroi regjisori Foenkinos, duke shtuar që në rast se nuk pëlqehet filmi i tij, atëherë do të jetë tejet i dëshpëruar. “Edhe pse është e mundur që të mos iu pëlqej sa duhet ky film, unë iu bëj thirrje të mos largoheni sepse pas përfundimit të “La Delicatesse”, do t’iu pres një koktej shumë i mirë.” tha në fund ai.

Festivali “La Delicatesse”, vazhdon sonte me shfaqjen e filmave “Françoise heritier el les lois du Venere” dhe “Notre etrangere”. Java e Filmit Frankofon do të zgjasë deri më 17 nëntor. Gjatë këtyre ditëve, përveç në Prishtinë, do të shfaqen filma edhe në Prizren, Pejë, Mitrovicë dhe Gjakovë.

Më Shumë

Totaj takohet me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba, në një drekë solemne në Army & Navy Club...

Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti...

Lajmet e Fundit