14.3 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 8937

Festivali i RTSH-së, vetëm 16 këngë pjesëmarrëse

0

rtvshVetëm 16 këngë janë përzgjedhur për të konkuruar këtë vit në Festivalin e Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar në edicion e tij të 52-të. Si çdo vit kënga fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Luiz Ejlli, Marjeta Billo, Sajmir Braho, Frederik Ndoci, Rezarta Smaja, Xhejsi Jorgaqi, Klodian Kaçani, etj janë disa nga këngëtarët që do të konkurojnë në festivalin më të vjetër të muzikës së lehtë shqiptare. Ajo që vihet re këtë vit, përveç numrit të vogël të pjesëmarrësve është mungesë e emrave të njohur të muzikës.

RTSH ka bërë me dije se dy netë gjysmë-finaliste do të mbahen në datat 26 dhe 27 dhjetor, ndërsa finalja e madhe do të mbahet në 28 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Ditën e nesërme, pranë RTSH-së, organizatorët e festivalit do të prezantojnë për mediat formulën e festivalit te ketij viti.
Në edicionin e fundit të Eurovizionit, Shqipëria u prezantua me këngën “Identitet” të kënduar nga Bledar Sejko & Adrian Lulgjuraj, por nuk arriti të hyjë në finale.

Neutral

0

MunirBasha-PK8-29Partia Konservatore e Kosovës (PK) në Prizren, po planifikon që të jetë neutral në balotazh të kandidatit të PDK-së Ramadan Muja dhe të LDK-së, Eqrem Kryeziu.

Kryetari i PK-së, Munir Basha tha se disponimi i anëtarëve të Kryesisë, është që në balotazh të mbesin neutral. “Jemi duke i pritur rezultatet përfundimtare të KQZ-së. Kur t’i marrim rezultatet do të shikojmë, edhe pse disponimi është që të mbesim neotral në balotazh”, tha Basha për “PrizrenPress”.

Ai tregon se nga dy partitë politike kanë marrë “selame”, që t’i mbështesin në balotazh. “I kemi marrë disa ‘selame’, mirëpo nuk i kemi shqyrtuar. Disponimi është që të mos mbështetet as Muja as Kryeziu”. /PrizrenPress.com/

Për Therandën

0

Burim Ramadani AAKBurim Ramadani
I njoh të dy. Edhe Bali Muharremajn. Edhe Sali Asllanajn. Që të dy janë në balotazh për Kryetar të Komunës së Therandës. Që të dy janë deputetë të Kuvendit të Kosovës. Që të dy kanë qenë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Madje, që të dy janë nga i njëjti fashat: Gjinoci.
Unë jam për dhe me Bali Muharremajn, kandidat i Aleancës për kryetar të Therandës. Dhe, jo vetëm për shkak sepse i takojmë të njëjtës parti. Jo vetëm sepse e kam kryetar të Degës së Aleancës, në të cilën jam anëtar i Kryesisë. Jo vetëm sepse e kam mik të afërt.
Janë një mijë e një arsye përse besoj fuqishëm se Bali Muharremaj është kandidati më i mirë për të udhëhequr komunën time për katër vjetët e ardhshme.

Dallimi mes Baliut dhe Saliut është substancial. Është dallim koncepti menaxherial. Është dallim sikurse dita me natën.
Bali Muharremaj është menaxher i klasit të parë në standardet e menaxhimit në Kosovë. Është i dëshmuar për më shumë se njëzet vjet se arrin të menaxhojë secilën situatë që ka përpara.

Edhe në aspektin ekonomik që të dy dallojnë shumë. Bali Muharremaj ka koncept të detajuar për zhvillimin ekonomik lokal. Është i njohur në Komunën e Therandës për ekonomi. Është i njohur për angazhim të pandalshëm. Është i njohur për disiplinë në punë.
Plotësisht e kundërta është për Sali Asllanajn. Është i njohur që nuk ka bash asnjë lloj koncepti për ekonominë. Është i njohur për neglizhencë dhe dembellëk në punë. Është i njohur për mungesë disipline në ekip dhe në punë.

Që të dy kanë qenë në udhëheqje të komunës së Therandës vite më parë. Bali Muharremaj ka qenë dy herë nënkryetar i Komunës së Therandës, në vitet 1999-2001 dhe në vitet 2010-2011. Pikërisht këtu ka dëshmuar angazhimin e plotë dhe të pandalshëm në punë. Ka qenë çdokund dhe çdoherë. Sikurse thuhet hapur në Therandë, Bali Muharremaj të lajmërohet në telefon dhe në gjysmë të natës dhe është afër qytetarit në çdo kohë.
Sali Asllanaj ka qenë kryetar i Komunës së Therandës shtatë vjet (2002-2009). Aty ka dëshmuar pazotësinë e tij në punë. Është një byrokrat klasik. Në orën 16:00 ka mbyllur zyrën e kryetarit, ndërsa pasditen e ka kaluar duke luajtur letra në Mushtisht. Kjo është tepër e njohur në gjithë komunën e Therandës.

Si deputetë, që të dy kanë reflektuar dallimin substancial që e kanë. Bali Muharremaj ka qenë i lidhur jashtëzakonisht shumë me qytetarët e komunës së Therandës. Ka pasur një zyre të deputetit në Therandë, në të cilën çdo të hënë ka pasur pritje dhe takime me qytetarët gjatë tërë ditës. Ka qenë afër qytetarëve në çdokohë. Veç një shembull konkret, në vitin 2012, kur pati rënë borë shumë e madhe, deputeti Bali Muharremaj ka qenë në bundozherë për të pastruar rrugët në fshatrat malore të komunës së Therandës.

Në anën tjetër, Sali Asllanaj ka qenë një prej deputetëve më pasiv të Kuvendit të Kosovës. Nuk i ka interesuar fare Theranda, madje për më keq, ka qenë mjaft destruktiv kur bëhej fjalë për fondet qeveritare për komunën e Therandës.
Derisa Bali Muharremaj ka qenë deputeti kryesor që ka lobuar dhe insistuar për të dërguar në Therandë rreth 5 milionë euro investime kapitale nga Qeveria e Kosovës, deputeti Sali Asllanaj jo vetëm që ka votuar kundër, por, për më keq, ka tentuar të bllokojë sa më shumë këto investime.
Rasti tjetër i rëndësishëm është momenti kur patëm inicuar të formojmë Grupin Jo-Formal të Deputetëve nga Theranda. Sali Asllanaj ka qenë më këmbëngulësi kundër një iniciative të tillë. Si e tillë, ajo iniciativë pati dështuar.

Kur Blerim Kuçi, kryetari i Komunës së Therandës, u pat burgosur për shkak të një procesi politik që udhëheqte EULEX-i për të ashtuquajturat krime lufte, kam pasur përvojë jashtëzakonisht të keqe me Sali Asllanajn. Edhe pse ishte e qartë se ajo që bëri Blerim Kuçi ishte një vepër plotësisht patriotike dhe në mbrojtje të vlerës së UÇK-së, Sali Asllanaj jo vetëm se nuk u solidarizua me të, por shpërndante thashetheme nga më të ndryshmet në Komunën e Therandës.

Me thashetheme dhe me shpifje deri në nivelin më të ndyrë, Asllanaj filloi edhe fushatën për zgjedhjet e vitit 2013. Derisa, e kundërta ndodhi edhe gjatë këtyre javëve me kandidatin Bali Muharremaj, i cili gjatë tërë fushatës reflektoi respekt të plotë për kandidatët e partive tjera. Shpifjet e vazhdueshme dhe denigruese që bëri dhe po bën Sali Asllanaj nuk i bëjnë nder as atij, dhe as ekipit të tij. Shpifjet nuk janë karakteristikë për njerëzit e ndershëm. Shpifjet nuk janë elemente të njerëzve të sinqertë.
Definitivisht, Theranda do të vendos në balotazh mes fuqizimit të zhvillimit dhe ngecjes. Do të vendos mes punëtorit dhe dembelit.
Tek e fundit, një fakt tepër domethënës është votimi në fshatin e dy kandidatëve: në Gjinoc. Bali Muharremaj ka fituar bindshëm në krahasim me Sali Asllanajn. Ky rezultat ka mesazh të qartë dhe domethënës.

Haradinaj i pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve

0

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka deklaruar se nuk janë të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, pavarësisht se sipas tij, AAK ka rritje të votave.

Ai tha se janë në balotazh në tetë komuna dhe do të vazhdojnë garën për të fituar, ndërsa lidhur me koalicionet e mundshme Haradinaj tha se janë degët ato që do të vendosin se cilin kandidat do ta përkrahin.

Haradinaj u ndal edhe te koalicioni me PDK-në në Prizren, ku tha se ka qenë vendim i degës, pas një oferte që kanë marr nga PDK-ja për marrjen e katër drejtorive dhe postin e nënkryetarit, transmeton KP.

Ai gjithashtu tha se është i befasuar me rezultatin në dy komunat, të cilat i ka udhëhequr deri më tani, Pejën dhe Gjakovën.

Pack: Kosova dha testin e demokracisë – ju përgëzoj!

0

Doris PackKosova me 3 nëntor dha testin e demokracisë evropiane, kështu tha eurodeputetja gjermane, Doris Pack në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën. Ajo theksoi se do të kishte qenë mire sikur këtë testa ta kishte dhënë edhe pjesa veriore, por kjo u pengua nga ekstremistët dhe vandalë serbë që nuk duan të pranojnë se kohërat kanë ndryshuar dhe që jetojmë një realitet të ri.

Pack thotë se përgjegjës këtu është edhe Serbia e cila e ka vetë në dorë të dëshmojë dhe tregojë se vërtet e ka seriozisht qëllimin për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Kosovën, pasi nga kjo varet e ardhmja evropiane.

Radio Kosova: Zonja Pack, me tre nëntor në Kosovë u mbajtën zgjedhjet komunale. Ato u mbajtën fer dhe me standarde demokratike. Ky është vlerësimi i OSBE-së dhe vëzhguesve evropianë. Sipas mendimit tuaj, e dha Kosova testin demokratik me këto zgjedhje, me përjashtim të veriut?

Pack: Do të ishte mirë që e gjithë Kosova ta kishte dhënë këtë test demokratik dhe jo vetëm pjesa në jug të lumit Ibër. Për fatkeqësinë e zotit, siç thash, këtë test e dha vetëm pjesa më e madhe e Kosovës. Në veri pati akte të këqija të sulmeve në qendra dhe vendvotime, dhe kjo mendoj se i jep pak hije të keqe zgjedhjeve në përgjithësi. Ndryshe, siç e ka konstatuar edhe OSBE-ja edhe vëzhguesit e Bashkimit Evropian, zgjedhjet rrodhën mirë dhe pa probleme, duke plotësuar standardet demokratike dhe evropiane dhe duke u nisur nga kjo, unë vetëm uroj dhe përgëzoj shqiptarët dhe serbët kosovarë në jug të lumit Ibër, për këtë sukses në zgjedhje.

Radio Kosova: Siç e përmendët, në veri pati sulme nga grupe ekstremiste. Kush është përgjegjës që lejoi të ndodhte kjo, zonja Pack?

Pack: Është e qartë, kanë qenë grupet ekstremiste serbe që përdorën dhunën dhe sulmuan qendrat e votimit. Ashtu siç kam parë edhe televizionin gjerman, ka pasur raste kur femra të guximshme serbe që shkonin për të votuar të “armatosur” me shkopinj të drunjte për tu mbrojtur nga ata burra ekstremistë serbë që donin t’i pengonin për të votuar. Kjo është një turp, është një trup i madh për ata burra dhe për ata serbë në përgjithësi që ende nuk po e kuptojnë ndryshimin e kohërave. Dëshiroj që Beogradi ta kuptojë se kjo nuk shpie askund. Beogradi duhet të ndikojë që zgjedhjet për balotazh që mbahen me 1 dhjetor të mbahen pa u penguar nga askush.

Radio Kosova: Pas këtij procesi të rregullt zgjedhor që u mbajt me 3 nëntor, me përjashtim të veriut, a është Kosova tani një hap më afër në rrugën e saj, në procesin drejt anëtarësimit evropian?

Pack: Po patjetër që është. Kaq qenë më se e domosdoshme që këto zgjedhje të mbahen fer, të rregullta dhe demokratike. E thash, se ato kaluan të rregullta, me standarde evropiane, me përjashtim në veri ku u shkaktuan turbullira nga serbë që nuk duan të pranojnë se kohërat kanë ndryshuar dhe që jetojmë një realitet të ri. Tani po zhvillohet edhe një dialog midis Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Qeveria Serbisë duhet ta kuptojë dhe të ndikojë që aktet të tilla nacionaliste dhe kriminale të mos ndodhin më.

Radio Kosova: Sot kemi takimin e radhës midis kryeministrit Thaci dhe atij të Serbisë Daçiq. Si e vlerësoni në përgjithësi dialogun që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe si vlerësoni zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit?

Pack: Ky dialog është duke ndodhur, duhet të vazhdojë dhe jam shumë falënderuese që kjo po ndodh. Jam e Gëzuar që Beogradi dhe Prishtina po gjejnë ngadalë rrugën e duhur. Por edhe në takimin e të mërkurës, duhet të flitet për veriun, lidhur me atë që po ndodh, që edhe këtyre grupeve të serbëve, përkatësisht këtij grupi të paktë të njerëzve, por që janë vandalë dhe ekstremiste, tu bëhet e qartë, sepse ata nuk e kanë kuptuar përse po zhvillohet ky dialog mes dy kryeministrave.

Radio Kosova: Serbia po heziton ti plotësojë të gjitha kushte që dalin nga marrëveshja e 19 prillit e arritur mes dy kryeministrave ne Bruksel. Shpresoni ju se Serbia do të detyrohet ti respektojë dhe plotësojë të gjitha marrëveshjet e arritura?

Pack: Po, sigurisht që shpresoj, ndryshe pse të bëheshin ato marrëveshje. Marrëveshjet arrihen vetëm për tu zbatuar. Serbia e ka vetë në dorë të dëshmojë dhe tregojë se vërtet e ka seriozisht qëllimin për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Kosovën. Ajo ka marrë zotime për të zbatuar këto marrëveshje të arritura, të cilave Kosova po u përmbahet dhe po i zbaton nga ana e sajë në mënyrë korrekte. Po kështu, në mënyrë korrekte, duhet të sillet edhe Serbia sepse vetëm kështu ajo do të mund të ecën përpara në rrugën evropiane. Kjo vlen për të dyja palët.

“Lufta e Tretë Botërore” fiton “Katarina Josipin”

0

000“Lufta e Tretë Botërore” me shifër “Egoboka” është teksti që ka fituar në konkursin për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”, të organizuar nga Teatri Kombëtar. Ndërkaq vendi i dytë i është ndarë dramës “Fabrika e kukullave” me shifrën 1011459249, si dhe në vendin e tretë “Kasetat” shifra “Amadeusi”.

Në një konferencë për media, juria e këtij konkursi në përbërje të Ag Apollonit, kryetar, Burbuqe Berishës, Ismet Azemit, Liri Camit dhe Emin Eminit, bëri të ditur emrat e dramave fituese, duke thënë se teksti fitues i çmimit “Katarina Josipi”, është tekst potencial i cili do të inskenohet në njërën nga sezonet artistike të Teatrit Kombëtar.

Në konkurs kishin konkuruar gjithsej 44 drama. Ag Apolloni kryetarë i jurisë, ka thënë se dramat të cilat kanë konkuruar nuk kanë qenë në nivelin e duhur, kjo pasi që sipas tij shpesh është abuzuar me konkursin “Katarina Josipi”

“Në krahasim me të gjitha dramat e tjera konkurente, drama “Lufta e Tretë Botërore” është e vetmja që përmbush kriteret e mirëfillta dramaturgjike, duke qenë e këndshme për lexim, atraktive për inskenim dhe e thellë në motivim” ka thënë Apolloni. Ndërkaq ndër dramat e përzgjedhura në rrethin e ngushtë ishin edhe “Procesi”, i shifrës “Rks 25”, “E fshehta drithëruese”, shifra “Neë Year”, dhe “Dashnorët”, shifra “Parisi”.

Emin Emini drejtori artistik i Teatrit Kombëtar, ka folur për qëllimin që synohet të arrihet nëpërmjet këtij konkursi. “Teksti i dramës fituese meriton plotësisht vendin e parë. Nëpërmjet këtij konkursi synohet që të stimulohen më shumë krijuesit e dramave” tha Emini.
Juria duke arsyetuar çmimet që ka ndarë për tekstet e dramave fituese, ka thënë se ato kanë karakteristikat e veta dhe sipas tyre këto tri drama janë kurora e këtij konkursi.

“ Drama “Lufta e Tretë Botërore”, e përzgjedhur për çmimin e parë për dramë origjinale shqipe, është një gërshetim i tradicionales me modernen, ka bër të ditur Apolloni. Ky është edicioni i pestë ma radhë i konkursit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës. Me këtë rast çmimit të parë do t’i ndahen 3600 euro, të dytit 2400 euro dhe vendit të tretë 1200 euro. Ndërkohë, ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet të shtunën me 9 nëntor, në ora 12:00 në sallën e Teatrit Kombëtar të Kosovë/Zëri/

PDK: Nuk e përkrahim Iniciativën në Malishevë

0

IsniKilaj-malishevaDega e Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë dhe kryetari i degës, Isni Kilaj, sqarojnë opinionin publik, se shkrimi i sotëm nëpër media të ndryshme, me titullin “Të mëdhenjtë bashkohen në balotazh”, se kinse Isni Kilaj “mendon se elektorati i tij, do ta përkrahë Begajn, pasi që siç ka thënë ai, është i njëjti elektorat”, është një e pavërtetë, dezinformim.

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Malishevë, është në pritje të rezultateve përfundimtare, dhe varësisht prej rezultateve, që ne besojmë që do të shkojmë në balotazh, ose në të kundërtën, nëse nuk shkojmë në balotazh, qëndrimi i PDK-së në Malishevë, do të bëhet publik me kohë. Prandaj, kjo “informatë” e dhënë nga gazeta e lartpërmendur, është e pavërtetë. /PrizrenPress.com/

Në pritje të ofertës

0

Rahoveci5-22Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Rahovec ende nuk ka marrë asnjë ofertë nga dy partitë (AAK) dhe (PDK),të cilat në zgjedhjet e 3 nëntorit kanë mbetur në balotazh.

Kryetari i Degës së LDK-së në Rahovec, Nahit Elshani, ka thënë se nuk kanë pasur kërkesë nga asnjëra prej këtyre dy subjektëve për të lidhë ndonjë koalicion të mundshëm. “Asgjë nuk mund të them pa pasur rezultatet zyrtare. Kur t’i kemi këto të fundit atëherë do të shohim. Për momentin nuk kemi oferta”, ka thënë Elshani për KD.

Sekretari i Degës së PDK-së, Xhemajli Haxhimustafa ka thënë ndërkaq se deri më tash nuk ka asgjë konkrete. “Jemi duke i pritur rezultatet. Pastaj Kryesia do të ulet dhe do t’i bëjë kalkulimet”.

Kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, i cili është në balotazh me kandidatin e PDK-së, Idriz Vehapi tha se është herët të bisedohet për koalicione.”Do të shohim më vonë”.

Në Prizren, përgjysmohen aksidentet fatale

0

Aksident 1Njëmbëdhjetë persona humbën jetën gjatë këtij viti në aksidente trafiku në rajonin e Prizrenit, që është gati përgjysmë më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Megjithatë, ka ngritje të numrit të personave që kanë pësuar lëndime trupore, të rënda apo të lehta.

Ndër aksidentet më të rënda gjatë kësaj periudhe llogaritet ai që ndodhi dy javë më parë në rrugën Prizren-Prevallë, kur një veturë humbi kontrollin, dhe pastaj u rrokullis në një humnerë rreth 100 metra, diku mbi Fshatin e Epërm (Gornje sello) dhe vetura mori flakë, andaj vozitësi mbeti i djegur brenda.

Nga janari e deri në tetor të këtij viti, në aksidente fatale në rajonin e Prizrenit vdiqën 11 persona, por shifrat tregojnë se numri i tyre pothuajse është përgjysmuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur 21 persona humbën jetën në aksidente.

Zyrtari për media pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha, konfirmoi për “Zërin” se gjatë dhjetë muajve të këtij viti janë regjistruar afro 900 aksidente. “Lëndime të rënda kanë marrë 119 persona, ndërsa numri i atyre me lëndimeve trupore dhe dëme materiale ka qenë më i madh”, tha ai.

“Sidoqoftë, numri i aksidenteve mbetet i lartë. Ato rriten sidomos gjatë kohës së pushimeve verore dhe në periudhat e organizimeve të shpeshta, dasmave dhe ceremonive të tjera, të cilat reflektojnë në sigurinë në trafik. Njëkohësisht janë shtuar lëvizjet edhe për shkak të autostradës dhe shfrytëzimit të pikëkalimit të Vërmicës për në Shqipëri”, tha kapiten Berisha.

Si shkaktar kryesor të aksidenteve, në të shumtën e rasteve, policia ka veçuar mungesën e kulturës në trafik, pastaj mosrespektimin e rregullave dhe rrethanave nga pjesëmarrësit në komunikacion. Këto dhe faktorë të tjerë, një farë forme, rrugët tona i kanë shndërruar në vija të vdekjes, apo gjymtimit dhe shkatërrimit të pasurisë.

Lulzim Shala, komandant i sektorit të trafikut në policinë e Prizrenit, thotë se në të shumtën e rasteve viktima kanë qenë vozitësit, ndërsa si shkaktar del të jetë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet dhe rrethanat e rrugës dhe kohës.

“Në shqiptimin e gjobave ka ngritje prej 16 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2012”, tha ai, por gjoba nuk është i vetmi mjet që mund të sigurojë më shumë rregull e rend në trafik. Sidoqoftë, sipas inspektorëve komunalë të trafikut, shumica e aksidenteve ka ndodhur për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së paraparë.

Ish-hetuesi policor në Prizren, dënohet me 5 vjet burg për 300 euro ryshfet

0

Policia e KosovesGjykata Themelore në Prizren, ka shpallur fajtor  ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Adem Dakaj për kryerjen e veprës penale të marrjes së ryshfetit  dhe ia ka shqiptuar dënimin  me burg për pesë vjet  si dhe gjobën  në të holla  prej një mijë eurosh.

”Trupi gjykues  shpalli fajtor  ish pjesëtarin e Policisë së stacionit “Alfa” në Prizren Adem Dakaj , si polic hetues  për shkak të veprës  penale  marrja e ryshfetit  dhe e ka gjykuar  me dënim prej 5 vjet burg dhe  gjobë prej 1000 eurosh”, ka thënë për Koha Ditore, Afërdita Kicaj, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prizrenit.