6.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Nënkryetari i Prizrenit, i AAK-së-LDD-së

Lulezim KabashiiPartia Demokratike e Kosovës në Prizren ka pranuar që t’ia japë koalicionit AAK-LDD postin e nënkryetarit dhe disa drejtori komunale, me qëllim që ky koalicion ta mbështes Ramadan Mujën për kryetar komunës së Prizrenit. Nëse kalkulimet e dy partive që kanë bërë koalicion të martën dalin të sakta, atëherë nënkryetar i Mujës do të jetë Lulzim Kabashi i AAK-LDD-së.

Në zgjedhjet e 3 nëntorit, PDK mori 37 për qind, ndërsa LDK 25 për qind të votave, ndërsa kandidatët e tyre, Ramadan Muja dhe Eqrem Kryeziu, do të përballen në balotazh. Kjo ndërkaq është hera e dytë, pas asaj të zgjedhjeve lokale të vitit 2007, kur Muja e Kryeziu do të kandidojnë për postin e të parit të Prizrenit, njëri për të ruajtur, ndërsa tjetri për ta rimarrë atë, që e humbi gjashtë vjet më parë.

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren, subjekti ky që fitoi numrin më të madh të votave në Prizren, e që një ditë më parë nënshkroi marrëveshje me koalicionin AAK-LDD, për përkrahjen në balotazh të kandidatit të PDK-së Ramadan Muja, nuk japin hollësi rreth përmbajtjes së marrëveshjes dhe kushteve, që PDK duhet t’i ofrojë AAK-së.

Shefi i shtabit zgjedhor Hasan Hasani, tha për “Zërin” se gjërat janë kryer më parë, para fushatës sa u përket koalicioneve dhe se për modalitetet e bashkëqeverisjes me AAK-në do të bisedohet më vonë.

Ai ndërkaq nuk i mohoi zërat nëse AAK me këtë marrëveshje përpos disa drejtorive, do të ketë edhe postin e nënkryetarit të komunës.

Në Prizren në mandatin e kaluar në bashkëqeverisje me PDK-në, pos minoriteteve ka qenë edhe AAK. Ky subjekt pati bërë pjesë e partneritetit me PDK-në, dy muaj pas fillimit të qeverisjes së dalë nga zgjedhjet e 2009-s, kur dukej se pozita (PD) e kishte shumë vështirë mbajtjen e pushtetit për shkak të përçarjeve të brendshme që kishte atë kohë, pas dorëheqjes se kryetarit të degës Zafir Berishës, që kishte ndikim të disa asamblistë, që bënin telashe në organin më të lartë lokal, ndonëse udhëhiqte partia e tyre.

Edhe pse kishte 4 asamblistë lokalë, tre më shumë se AKR, partneri tjetër i PDK-së, AAK mori më pak drejtori komunale, apo vetëm dy sosh, ndërsa nuk kishte poste tjera.

Fatmir Kastrati, kryetar i AAK-së në Prizren tha për “Zërin” se marrëveshja është bërë vetëm për atë, që në mënyrë parimore të përkrahim kandidatin e PDK-së Ramadan Muja për kryetar komune, ndërsa për detaje të tjera të bashkëqeverisjes, ai tha se do të bisedohet pas zgjedhjes së kryetarit.

I pyetur rreth asaj nëse në kuadër të marrëveshjes është folur edhe atë që kandidati për kryetar i koalicionit AAK-LDD, Lulzim Kabashi, të zgjidhet nënkryetar i KK-së, sikurse edhe është folur gjatë fushatës, Kastrati këtë nuk e mohoi, duke lënë të kuptohet se ky është përfitimi i subjektit të tij.

Kastrati ndërkaq pranoi se nuk kanë qenë shumë të kënaqur gjatë qeverisjes së kaluar, pasi PDK shpesh nuk ka qenë fer ndaj tyre, ndërsa mohoi se kjo mund të jetë ndonjë pengesë për vazhdimin e bashkëqeverisjes aktuale.

Në anën tjetër, kryetari i Bashkimit Demokratik (BD) të Prizrenit, Zafir Berisha, partia e të cilit ishte befasia e këtyre zgjedhjeve, pasi doli e treta për nga numri i votave, pas dy partive më të mëdha, thotë se ka oferta për koalicione nga të dyja anët, bile nga struktura të larta të PDK-së dhe të LDK-së, por ai nuk i përmendi ata.

Sa i përket koalicionit eventual, Berisha tha se akoma nuk ka vendosur, pasi këto gjëra do të shqyrtohen me kryesinë dhe miqtë e BD-së dhe pasi të jetë certifikuar rezultati zgjedhor, për të cilin ai thotë se do të del më i lartë, nga ai që thuhet aktualisht. Madje siç shpreson Berisha, ai do të marrë deri në 13 mijë vota, apo rreth 3.500 më shumë se këto që janë deklaruar tash, pra rreth 8. 500 qind.

Berisha, ndërkaq ankohet për parregullsi zgjedhore, ndërsa thotë se në mungesë të komisionarëve të tij, ai është dëmtuar, sidomos në disa qendra, kur votat e tij janë shpallur si të pavlefshme dhe se për këtë ka adresuar tetë ankesa pranë Komisionit të Zgjedhjeve në Prishtinë.

Në këtë kontekst ai thotë se vota demokratike e qytetarëve është tjetërsuar në mënyrën më jodemokratike, ndërsa sqaron se brenda 2-3 ditë policia duhet të zbardhë disa raste të keqpërdorimit të votës, tashmë të denoncuara në organet e rendit.

“Më 3 nëntor u është marrë mundësia qytetarëve për të bërë ndryshimet e kërkuara, ndërsa tashmë pas shpalljes së këtij rezultati mundësia për ndryshime është e vogël dhe kozmetike”, tha ai./Zëri/

Më Shumë

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

“Vizitova Krushën e Madhe, e njoha në audiencë zonjën Hoti…”/ Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Ish-shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tash përfaqësues i Sllovenisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë fjalimit të tij ka përmendur...

Lajmet e Fundit