7.4 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 8952

Jacobson: Kërcënimet dhe frikësimet janë të papranueshme, të raportohen në polici

0

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e SHBA-së, Tracey Jacobson në një intervistë për RTK, ka thënë se është duke e përciellë nga afër fushatën parazgjedhorë për zgjedhjet e 3 nëntorit. Jacobson ka theksuar se ka shumëçka që mund të thuhet se është pozitive. Sipas saj, fushatat në përgjithësi janë mbajtur pa incidente serioze.

“Fushatat ofrojnë mundësi të shkëlqyeshme për udhëheqësit politikë që të dëgjojnë drejtpërdrejt prej njerëzve dhe komuniteteve rreth sfidave me të cilat përballen ata. Por, në fund të fundit, do të varet nga vetë votuesit për të vendosur rreth cilësisë së secilit kandidat. Kemi dëgjuar raporte shqetësuese të kërcënimeve dhe frikësimeve dhe natyrisht, kjo është e papranueshme. Këto duhet të raportohen në polici. Kam biseduar me shefin e policisë dhe me ministrin e punëve të brendshme dhe e di se ata janë të gatshëm që të hetojnë çfarëdo rasti të parregullsisë që shfaqet. Kam pasur rastin të flas edhe me kryeprokurorin e shtetit. E di që të gjithë prokurorët janë të trajnuar dhe të gatshëm që ta zbatojnë ligjin, përfshirë edhe ndëshkime më të rrepta dhe gjoba më të mëdha që janë përfshirë në Kodin e ri të Procedurës Penale që ka hyrë në fuqi në vitin 2012. Mendoj se ka pasur edhe mjaft fushatë për ndërgjegjësimin e opinionit publik. Kushdo që e shikon TV-në apo dëgjon radion duhet ta dijë rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të drejta; duhet ta dijë se si mund të raportojnë çfarëdo rasti të mashtrimeve që e shohin. Në fund, më e rëndësishmja është që njerëzit të marrin pjesë në zgjedhje; të dalin të votojnë. Zgjedhjet ofrojnë mundësinë që njerëzit në Kosovë të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet në komunat e tyre, gjë që është diçka tepër e rëndësishme sepse është më së afërmi shtëpisë së tyre. Shpresoj se njerëzit do ta marrin këtë të drejtë dhe përgjegjësi demokratike shumë seriozisht të dielën”, ka theksuar Jacobson.

Ambasadorja e SHBA-së Tracey Jacobson ka komentuar edhe takimin e djeshëm me liderët politikë.

“Unë takohem me udhëheqësit politikë gjatë tërë kohës, veç e veç apo edhe në grup. Në këtë çast, të gjithë janë të përqendruar për të siguruar zgjedhje të lira dhe të drejta. Këtu përfshihet edhe bashkësia ndërkombëtare dhe Ambasada e SHBA-së, prandaj unë vazhdoj të bisedoj me udhëheqësit politikë rreth kësaj. Ata do ta luajnë rolin kryesor në këtë. Por do të thoja se nuk varet vetëm nga udhëheqësit politikë. Kjo varet edhe nga votuesit, nga qytetarët, nga të gjitha institucionet. Edhe mediat, si dhe shoqëria civile, luajnë rol në këtë. Pra, përderisa mund t’i mbajmë udhëheqësit politikë përgjegjës për veprimet e përfaqësuesve të tyre, këto janë zgjedhje të Kosovës. Ato iu takojnë të gjithëve njerëzve në Kosovë dhe të gjithë luajnë rolin e tyre. Në të vërtetë, më vjen shumë mirë për punën e palodhshme të bërë nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe Paneli Zgjedhor për ankesa dhe parashtresa dhe ndërveprimin e tyre me OSBE-në, BE-në dhe bashkësinë ndërkombëtare. Prandaj, po, flas me politikanë, por unë po flas me shumë njerëz”, ka theksuar Jacobson.

Kthehet në atdhe Thesari i Trashëgimisë

0

Thesari i TrashëgimisëRreth 260 objekte, pjesë e thesarit të trashëgimisë kulturore shqiptare, që u ekspozuan në Romë, Torino e Prishtinë, janë kthyer në atdhe. Pas një viti ‘emigrimi’, ato kanë mbërritur në Tiranë në datën 17 tetor dhe janë shpërndarë nëpër muzetë nga ishin marrë, në datën 18 tetor.

Spiro Nika, specialist i Institutit të Monumenteve të Kulturës, pjesë e grupit të shoqërimit të tyre, tregon për “GSH” se objektet me vlera unikale, janë dorëzuar nëpër muzetë që iu takonin, siç ishin marrë. Epitafi i Gllavenicës, Thesari i Korbit, ikona të Onufrit dhe objekte arkeologjike të shumta qenë pjesë e këtij thesari. Ndërkaq, punonjës të muzeve ku aktualisht janë objektet konfirmojnë ardhjen e tyre në gjendje të mirë, dhe flasin për dëmtime fare të lehta të ndonjë syresh, dëm që mund të jetë pësuar gjatë transportit.

EKSPOZITA

Në nëntor të 2012-ës, Ministria e Kulturës dërgoi një ekspozitë të quajtur “Rrënjët e Shqipërisë” (“I tesori del patrimonio culturale albanese”) për ekspozim në Muzeun Arkeologjik në Romë (Vittoriano), prej 21 nëntorit 2012 deri më 6 janar 2013. Më tej, ekspozita qëndroi në Torino (Palazzo Madama), prej 23 janarit deri në 7 prill 2013. Më pas, thesari u nis drejt Prishtinës për të qëndruar deri në mes të tetorit. E gjitha kjo shkaktoi debat në Tiranë, pasi shteti nxori jashtë vendit objektet e veta më të vyera (Epitafi i Gllavenicës, viti 1373, që në vitin 1974 u kërkua nga Franca për një vlerë prej 2.4 milionë $), e mbi të gjitha, drejt Kosovës ai u dërgua pa pasur as siguracion, sikundër procedohet në raste të tilla, dhe siç në fakt me të njëjtën ekspozitë për ‘udhëtimin’ e saj italian.

KTHIMI

Spiro Nika, nuk do të flasë për çështjen e siguracionit të munguar. “Unë jam marrë me mbledhjen e objekteve nga muzetë. Siç i morëm, i dorëzuam, të gjitha në gjendjen që kishin. Është bërë një punë e madhe dhe objektet janë dorëzuar duke u kontrolluar nga specialistë për origjinalitetin dhe gjendjen e tyre”,  thotë ai.

Ndërkaq, Nika Sqaron se transportimi i tyre është shoqëruar me eskorta policie gjatë gjithë rrugës, si në Shqipëri, edhe në Kosovë.

“Transportimi i tyre nga Tirana për në Prishtinë, është bërë me makina ushtrie. Edhe gjatë shpërndarjes nëpër muzetë e Shqipërisë, jemi shoqëruar nga 17 patrulla policie. Ato ishin marrë nga Muzeu i Butrintit, Muzeu Arkeologjik i Durrësit, ai i Shkodrës, Muzeu Mesjetar i Korçës dhe Muzeu i “Onufrit” në Berat. “Kishim rreth 20 ikona, Epitafin e Gllavenicës, objekte arkeologjike dhe për shembull ornamente prej floriri që shoqërojë sakëmet mortore”, tregon ai.

Filmi mbi atentatin në Mbretin Zog më 1931 shfaqet në Shqipëri

0

film per zogunShfaqet për herë të parë në Shqipëri 26 vite nga prodhimi filmi “Arie” dedikuar atentatit të Mbretit Zog në vitin 1931.Mbreti Zog i shqiptareve dhe historia mbi atentatin ndaj tij në Vjenë, në vitin 1931, ka frymëzuar realizuesit e filmit “Aria”. Prodhimi kinematografik i vitit  1987 mban regjinë e Nicolas Roge  dhe shfaqet për herë të parë në Shqipëri. Asokohe u kandidua madje edhe për Palmën e Artë në Festivalin e Kanës. Filmi u prodhua nga Don Boyd.

Çudia bëhet edhe më e madhe, kur në petkun e Ahmet Zogut vihet një aktore femër, Theresa Russel, e cila atëherë ishte e panjohur, por sot mund ta keni parë tek “Spider Man 3”.

“Aria”  shfaqet për herë të parë në Tiranë si pjesë e projeksioneve speciale në Festivalin e Filmit TIFF, 26 vjet nga krijimi i filmit që mes subjektit ka edhe një histori shqiptare.

Fatos Kongoli në panairin e librit në Beograd

0

fatos KongoliRomani “Lëkura e qenit” i Fatos Kongolit është botuar në serbisht nga shtëpia botuese “Samizdat-B92”, përkthyer nga Hamdi Ukaj.

Gjatë këtyre ditëve libri është përaqitur edhe në Panairin e përvitshëm të Librit të Beogradit. Botimi në serbisht i këtij libri vjen pas botimeve të tij në frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, sllovakisht, polonisht, italisht dhe vitin e kaluar në gjuhën esperanto.

“Lëkura e Qenit” është një roman i publikuar në vitin 2003. Në të gjenden pjesë të lezetshme pjesë tragjike dhe pjesë që e karakterizojnë autorin si pjesët me pullë të kuqe. Autori e sheh botën në një këndvështrim tjetër.

Ndërkohë në Panairin e Librit në Tiranë gjatë muajit nëntor, do të paraqitet romani më i fundit i Kongolit, me titull “Njeriu me fat”.

Vetëvritet me pistoletë 62 vjeçari nga Sërbica e Epërme

0

Policia-crime sceneGjendet trupi i pajetë i Nikollë Kçirës nga Sërbica e Epërme e Prizrenit, i lindur në vitin 1951. Sipas informatave të para të policisë në Prizren, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje me armë zjarri të llojit pistoletë.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet relevante të policisë për hetimin e rastit.

Për hetimin e rastit përveç hetuesve dhe krim teknikës të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë qenë: prokurori i shtetit; drejtori rajonal i policisë dhe mjekoligjorët të cilët e kanë marrë trupin e pa jetë për autopsi.

Policia ka iniciuar hetim për zbardhjen e rrethanave të rastit./PrizrenPress.com/

Tendat infomuese të AAK-së-LDD-së

0

tendat e aak lddAktivistët e Forumit Rinor dhe një pjesë e asabmbleistëve të koalicionit AAK-LDD, kanë vendosur  dy tenda në qendër të qytetit të Prizrenit.Ata po e shfrytëzojnë rastin që të bashkëbisedojnë me qytetarët dhe t’i njoftojnë për kandidatin për kryetar të prizrenit, Lulëzim Kabashi.

Aktiviteti ka filluar nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes dhe do të vazhdojë
deri në heshtjen zgjedhore.

Qytetarët prizrenas, shfaqën gatishmërinë dhe interesimin e tyre për programin e zhvillimit ekonomik, që u shpërndahej atyre përmes broshurave.
Asambleistët të cilët ishin aktiv në këtë aktivitet shfrytëzuan rastin të promovojnë edhe veten si kandidatë potencial për Asamblenë Komunale nga koalicioni AAK-LDD. /PrizrenPress.com/

Berisha merr mbështetje nga komuniteti boshnjak në Zhupë

0

nebregoshteKandidati i BD-së për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha vizitoi rajonin e Zhupës.Ai është takuar me banorët e fshatit Nepërgosht.“Jam shumë i nderuar që në fshatin Nepërgosht më bëhet kjo pritje kaq e ngrohtë dhe prezenca juaj në këtë tubim më bën edhe më përgjegjës në synimet tona për një qeverisje të suksesshme në Prizren”.

Berisha tha se Bashkimi Demokratik në programin e saj prioritet e ka zhvillimin ekonomik, mbështetjen e bujqve dhe blegtorëve e veçanërisht turizmin që rajoni i Zhupës me bukuritë e saj është atraktiv jo vetëm për qytetarët e Kosovës por edhe të rajonit.“Ne si forcë politike tashmë me sloganin e njohur që për Prizrenin të vendoset në Prizren,  synim  kryesor është që shpresën e humbur të qytetarët e Prizrenit ta rikthejmë duke krijuar kushte për një jetë më të mirë për të gjitha komunitetet si shqiptarë boshnjak, turq dhe REA”.

Prof.dr. Gjemil Bytyqi,  në fshatin e origjinës të familjes së tij, kërkoi nga banorët e Zhupës dhe veçanërisht të Nepërgoshtit, që të mbështesin subjektin të cilin udhëheqë Zafir Berisha.“Sepse është garanci më e mirë për një qeverisje në interes të gjithë qytetarëve të Prizrenit”.

Intelektuali nga ky fshat Sejdi Ogjini i cili ishte dhe organizator i këtij tubimi të pranishmit i njoftoi për personalitetin e Zafir Berishës.Ai  kërkoi nga bashkë vendasit e tij që më 3 nëntor të mbështetet fuqishëm numri 74 Bashkimi Demokratik dhe lideri i sajë Zafir Berisha.
Karvani i Bashkimit Demokratik në krye me Zafir Berishën vazhdoi takimet edhe në fshatin Manasteric, ku mori mbështetje të pa kontestueshme nga banorët e këtij fshati./PrizrenPress.com/

Qeverisjet e kaluara kanë sjellë vetëm kampe të Hungarisë dhe ura të Lionit

0

2121Lëvizja Vetëvendosje!  në Prizren tubim e radhës e mbajti me banorët e fshatit Zym. Kandidati për kryetar Arbër Rexhaj dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Rexhep Selimi,  para të pranishmëve shpalosën  Alternativën për Prizrenin.

Rexhaj falënderoi qytetarët e Komunës së Prizrenit për mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje! në ndryshimin e kësaj gjendje në të cilën na kanë katandisur pushtetarët aktual dhe ata kaluar.

Duke shpalosur alternativën qeverisëse lokale,  Rexhaj theksoi se “Lëvizja Vetëvendosje! synon që Prizrenin t’ua kthej qytetarëve, ta  kthej komunën në hapësirë publike me qasje për të gjithë, pa kurrfarë diskriminimi”.

Deputeti  Rexhep Selimi, ndërkaq ka lavdëruar kandidatin e VV-së për kryetar të prizrenit, Arbër Rexhaj.  “Arbër Rexhaj është kandidati më i mirë nga të gjithë kandidatët e subjekteve tjera politike. Ai do të përfaqësoj vullnetin tuaj në qeverisjen pas 3 nëntorit”.

Ai potencoi se qeverisja e subjekteve aktuale në nivel qendror dhe komunal ka sjellë vetëm kampe të Hungarisë dhe ura të Lionit të Francës, të cilat janë bërë vendstrehime më të pranueshme se sa jeta në Kosovë. “ Me Vetëvendosje! kjo gjë do të fillojë të ndryshojë, sepse Alternativa jonë është alternativë për ndryshimin e kësaj gjendjeje e cila vjen si pasoj e keqqeverisjes, hajnisë dhe korrupsionit të kësaj klase politike”. /PrizrenPress.com/

AAK: Krim elektoral në Ratkoc

0

SmajlLatifi-rahovecDega e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës në Rahovec shprehet e shqetësuar me faktin se, mbi 1000 votues, banorë të fshatit Ratkoc të komunës së Rahovecit, janë bartur në qendrën e votimit në Drenoc. Ky proces i dëmshëm bie ndesh me ligjin për zgjedhjet, si dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke iu mohuar e drejta themelore për të votuar lirshëm dhe në përputhje me vullnetin e tyre.

“Ndryshimi i kodit të qendrës së votimit 1612 (Ratkoc) me kodin 1628 (Drenoc), konsiderojmë se ka prapavijë politike dhe synon të ulë pjesëmarrjen e qytetarëve të këtij fshati në procesin e votinmit. Në këtë mënyrë do të këtë efekt të drejtpërdrejtë në përgjigjen e qytetarëve ndaj krejt procesit zgjedhor”, thuhet në një deklaratë për opinion, të lëshuar nga shtabi zgjedhor i degës se AAK-së në Rahovec.

Kjo parti kërkon nga KQZ-ja që urgjentisht të formojë një komision për vrifikim të gjendjes dhe të krijojë një listë të veçantë të banorëve të fshatit Ratkoc dhe t’iu mundësohet atyre që të vendosin vetë për të ardhmen në komunën e Rahovecit.“Në të kundërtën do të detyrohemi të reagojmë në përputhje me të drejtën qytetare për të protestuar dhe ngritur zërin kundër këtij krimi elektoral”, përfundon deklarata.

Muharremi: “Qeveria Muja” ka pasur vetëm hallin e mbushjes së xhepave

0

hanefimuharremi-ldkLDK-ja ka mbajtur një tubim zgjedhor me banorët e lagjes “Dardani” dhe të fshatit Gërnqare.  Në lagjen “Dardania “ nënkryetari i Degës së LDK-së  Hanefi Muharremi, i shoqëruar nga kandidatët e LDK-së për Asamblenë komunale, ka paraqitur vizionin e LDK-së për udhëheqjen e Prizrenit në katër vitet e ardhshme.

Muharremi tha  se qeveria lokale duhet të ketë konsideratë për këtë lagje të mrekullueshme .“Problemi më i madh në këtë lagje është  se   nuk ka ujë, sepse pushteti aktual nuk ka pasur kohë që të merret me këtë problem të kësaj lagjeje”, tha Muharremi.

Sipas tij, pushteti komunal  fare nuk ka punuar  në këtë drejtim. ‘Ky pushtet që është në ikje  ka pas hallet e veta qysh me i mbush xhepat e veta, qysh me përfitu prej tenderëve të caktuar. Tash qytetarët e Prizrenit janë të vetëdisjhëm se çfare qeverie kemi pasur në gjashtë vitet e kaluara. Këto gjashtë vite kanë qenë gjashtë vite të keqqeverisjes, të korrupsionit, të problemeve të cilat në fund të të cilave kryetari përfundon me aktakuzë në prokurori”, tha Muharremi.

Sipas tij, është disponim I qytetarëve që të fitojë LDK-ja. “Ne si Lidhje Demokratuike e Kosovës e kemi projektin për funizimin me ujë të Prizrenit 24 orë pa ndërprerje. E kemi projektin e gatshëm që kjo pjesë e qytetit të ketë ujë 24 orë”.

Hanifi Muharremi votën për LDK-në e ka kërkuar edhe në fshatin Gërnqar. Ai në këtë fshat premtoi realizimin e projekteve për përmirësimin e infrastructures. “Ky bështë problmei më i madh sot për banorët e këtij fshati” , tha Muharremi./PrizrenPress.com/