14.3 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 8955

Kryeziu në Malishevë: Varfërinë dhe eksodin e të rinjve po e shkakton korrupsioni

0

LDK Malisheve-kryeziu-morinaAnëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Eqrem Kryeziu, ka thënë të martën në Malishevë, në përmbyllje të fushatës zgjedhore, se varfëria e skajshme që po mbretëron në Kosovë dhe eksodi i të rinjve jashtë vendit po shkaktohet nga korrupsioni, i cili sipas sondazheve ndërkombëtare është 90%.

“Një ndër çështjet më shqetësuese është korrupsioni që edhe në sondazhet ndërkombëtare është cilësuar si 90%. Më lejoni që para jush të përmend 3 elementet e korrupsionit. E para është se janë duke u vjedhur paratë e buxhetit të Kosovës me miliona dhe kjo vjedhje drejtpërdrejt shkakton varfërinë dhe skamjen. E dyta, eksodi që po ndodh në Kosovë edhe pas sa viteve të lirisë, është pasoja e drejtpërdrejt e korrupsionit. E treta, si pasojë e korrupsionit, asnjë projekt ndërkombëtar nuk e ka ndërmend me ardh në Kosovë”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka thënë se flamujt e LDK-së, nëpër tubime zgjedhore po ngritën në shenjë proteste se Kosova nuk i ka punët mirë.

“Njerëzit tashmë e kanë humbur besimin në institucionet e veta, prandaj Sali Morina është këtu për t’i zhdukur këto gjëra negative që i ndodhin Malishevës dhe shumicës së komunave në Republikën e Kosovës”, ka thënë Kryeziu. Ai ka thënë se LDK është një parti e shpresës, e besimit dhe e mirëkuptimit.

“Krejt në fund më lejoni të ju bëjë thirrje ta votoni Sali Morinën për kryetar të Malishevës, ta votoni LDK-në, ta kthejmë frymën rugoviane dhe ta zhdukim këtë keqqeverisje, korrupsionin dhe çdo gjë negative që po ndodh në Republikën e Kosovës. E këtë punë mund ta bëjë vetëm LDK-ja me fitoren e saj”, ka thënë Kryeziu.

Ndërkaq, kandidat i LDK-së për kryetar të Malishevës, Sali Morina, ka thënë se programi ynë është bazuar për qeverisje në mandatin katërvjeçar dhe në vazhdimësi ka marrë të gjitha kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëv.

“Pika kryesore e programit tonë bazohet në zhvillimin ekonomik të komunës, forcimin e sektorit privat, shqyrtimin e të gjitha mundësive për krijimin e vendeve të reja të punës, përkrahjen e femrave, kujdes i veçantë do t’i kushtohet shoqërisë civile, që ajo të angazhohet për zhvillimin e komunës së Malishevës”, tha Morina.

Ai ka shtuar se në fushën e mirëqenies sociale do të kushtojmë kujdes për të gjitha grupet shoqërore, familjet dhe fëmijët e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe familjet e tyre, personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët pa prindër, invalidët e punës, veteranët e luftës etj.

“Në asnjë moment nuk do të lejojmë keqpërdorimin e asistencës social, siç po ndodh deri më tani. LDK në Malishevë do të vazhdojë të kultivojë frymën e aleancës së mirëkuptimit me qytetarët dhe do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve. Ne do të kemi në fokus krijimin e mundësive më të mira për zhvillimin e bizneseve dhe shikimin e mundësive për uljen e taksave”, tha kandidati i LDK-së për kryetar të Malishevës.

Ai ka shtuar se LDK në mandatin e ardhshëm do t’i përkrahim të gjitha aktivitetet e të rinjve, sepse rinia do të jetë prioritet i veçantë.

“Filozofia dhe koncepti ynë si parti është ndërtuar nga arkitekti i themelimit dhe reformimit të shtetit të Kosovës, nga Presidenti Historik, Ibrahim Rugova, ka thënë në fund Morina, duke i ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë për numrin 78″, tha Morina./PrizrenPress.com/

Basha: Deklarata e Presidentës për shaminë, e pamatur dhe e ngutshme

0

Kizolli-forumi grave dhe rinorNë një tubim me forumin e grave, kryetarti i Partisë Konservatore të Kosovës, Munir Basha, deklaratën e Presidentes Atifete Jahjaga për moslejimin e mbajtjes së shamisë për femra, e ka quajtur si të pamatur dhe të ngutshme,

“Kjo urdhërese administrative që nuk lejon mbajtjen e shamisë është diskriminuese dhe kundër kushtetuese, sepse pamundëson plotësimin e të drejtave themelore të njeriut ato për shkollim dhe punësim. Ndërsa kushtetuta e Republikës së Kosovës e cila bazohet edhe në konventat ndërkombëtare thekson se liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikumin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj”, tha Basha.

Prandaj Partia Konservatore e Kosovës kërkon nga Presidentja e vendit që të shfrytëzojë autoritetin e saj dhe të kërkojë shfuqizimin e urdhëresës administrative të lartpërmendur për ndalimin e mbajtjes së shamisë e cila është diskriminuese dhe jodemokratike.

Partia Konservatore e Kosovës ka mbajtur edhe një tubim me forumin rinor, e cila  prezantoi programin e saj para të rinjve të qytetit të komunës, në mesin e të cilëve kishte edhe përfaqësues të shoqërisë civile që veprojnë në regjionin e Prizrenit.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli, ka shpalosur në detaje programin e partisë konservatore dhe në veçanti është fokusuar në projektet që kanë të bëjnë me rininë e qytetit dhe me përparësitë që rinia do të ketë me ardhjen e konservatorëve në pushtet.

Për problemet e të rinjve, Kizolli theksoi se Partia Konservatore do t’i ketë prioritet pasi që rinia ka një vend shumë të rëndësishëm në programin e tyre.

“Pa rini nuk mund të shkohet përpara sepse rinia është e ardhmja e këtij vendi”, tha Kizolli.

Ndërkaq, kandidatja për Kuvend nga lista e PK-së, Adelina Tahiri, tha se rinia në Partinë Konservatore ka një vend të rëndësishëm dhe hapësirë të mjaftueshme për veprim, ashtu që të rinjtë nuk mund t`i gjejnë këto kushte në asnjë parti tjetër, prandaj dha porosinë që me 3 nëntor të dalin në zgjedhje dhe të votojnë numrin 63 pasi që është e vetmja alternativë e sukseseve./PrizrenPress.com/

Berisha merr mbështetje në Krushë të Vogël dhe Landovicë

0

K.VogelKandidati i BD-së për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha, është takuar me banorët e fshatit Krushë e Vogël dhe Landovic. Berisha para krushjanëve tha se është e tepërt që në këtë fshat të flasësh për Kosovën dhe perspektivën e saj, “ku dihet se ky fshat i ka dhënë shumë lirisë së Kosovës, liri e cila për fat të keq po vihet në pikëpyetje nga politikat korruptive aktuale”.

Kandidati nga ky fshat për Kuvend të Prizrenit Leart Batusha tha se ndjehet i lumtur që është pjesë e ekipit të BD-së. “ Jam i nderuar dhe respektuar që në emër të krushjanëve jam në ekipin fitues të Bashkimit Demokratik dhe nëse marr besimin e juaj do të vazhdoj t’i mbrojë vlerat e këtij fshati, si dhe do të avancojë kërkesat e shumta të këtij fshati të cilat nga qeveritë e pasluftës nuk janë marrë parasysh”

Zafir Berishën  fushatën elektorale e vazhdoi në  fshatin Landovic.Ai edhe në këtë fshat  premtoi që deponinë e qytetit që është duke dëmtuar perspektivën e këtij fshati do ta vëmë nën kontroll.“Keqmenaxhimi i kësaj deponie do të ndëshkohet edhe për faktin se këtij fshati i ka sjellë shumë dëme”/PrizrenPress.com/

Trajtim të veçant për gategoritë e luftës

0

DSC_0268Organizuar nga veteranët e luftës dhe familjet e dëshmorëve të fshatit Korishë, në lokalet e Restaurant “ Albes “ në Korishë është shtruar darkë solemne për ish- komandantin e Batalionit të Kabashit, dhe  kandidatit për kryetar të Prizrenit Lulzim Kabashi.

Kabashi falënderoi ata për iniciativën që kanë ndërmarrë për mbajtjen e këtij takimi. Ai premtoi  se si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, do të kontribuojë që familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës të kenë trajtim të veçantë.
“Ne jemi fokusuar që zhvillimi ekonomik të jetë synimi jonë kryesor, me qëllimin e fundit që çdo famailje në komunën e Prizrenit të ketë së paku një të punësuar “.

Ai tha se ka [prnuar të  kandidojë  për kryetar të Prizrenit,  me qëllim të krijimit të një ambienti dhe ardhmërie të sigurt për fëmijët.“ Këto mund të arrihen nëse ne kemi një qeverisje të mirë dhe jokorruptive, që fatkeqësisht kjo dukuri është bërë standard tek ne, por unë jam i përkushtuar që të luftojë korrupsionin “ theksoi dnër tjerash Kabashi.

Ai tha se qeverisja e ardhshme komunale e udhëhequr nga koalicioni AAK-LDD do të jep shembull edhe në nivel komunal, por edhe në atë qendror./PrizrenPress.com/

Thaçi: Vataj do jetë kryetari më i mirë i Therandës

0

Thaci-Studençan dhe SamadraxhëKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një takimi me banorët e fshatrave Studençan dhe Samadraxhë të Therandës, duke kërkuar votën për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të kësaj komunë, Ramë Vataj, ka thënë se Vataj është njeriu i duhur për ta drejtuar komunën e Therandës në katër vitet e ardhshme.

“Sonte jam këtë për t’i dhënë mbështetje kryetarit, Ramë Vataj, i cili është profesor i mirë, i nderuar dhe respektuar në Kosovë dhe më gjerë, është njeri i mirë dhe është menaxher i mirë. Të jeni të bindur që do jetë edhe kryetari më i mirë se të tjerët që ka pasur Theranda”, tha kryeministri Thaçi.

Ai shtoi më tej se çdo projekt që Vataj ka prezantuar para qytetarëve të Therandës gjatë fushatës zgjedhore, do ta ketë mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës. Gjatë këtij takimi elektoral ka folur edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili tha se Ramë Vataj është adresa e zhvillimi dhe e përparimit të Therandës.

“Jam këtu që t’ju ftoj që në mënyrë masive të dilni në zgjedhje dhe të votoni për Ramë Vatajn, sepse ai e ka mbështetjen edhe të Qeverisë qendrore dhe bashkë me të ne do bëjmë përpjekje maksimale që të sjellim sa më shumë investime në Therandë”, tha Hoxhaj, shkruan Zëri.

Duke e shpalosën programin qeverisës “Theranda Evropiane”, Ramë Vataj tha sa ky program është nxjerr sipas nga prioriteteve që i ka Theranda, prioritete të cilat i plotësojnë kushtet për të hyrë në Evropë. “Me mbështetjen që e kemi nga Qeveria të gjitha këto prioritete do të realizohen në një afat prej 3 vjetësh”, tha Vataj, gjatë prezantimit të programit zgjedhor.

Kryeziu: Nuk i kam punët mirë vetëm me media

0

EqremKryeziu-ldkKandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu,  ankohet se subjekti i tij politik nuk i ka punët mirë me media. Sipas tij, LDK-ja për shkak mungesës së buxhetit nuk është prezente në media, ashu siç janë partitë e tjera politike.

“LDK-ja nuk i ka punët mirë me media, sepse  nuk ka pare. Fakti pse nuk kemi para është përparësi e jona, sepse ne mund t’i hargjojmë parat tona e pasi s’kemi nuk mund t’i marrim askujt haraç si ata të tjerët”, tha Kryeziu. Ai tha se LDK-ja do të fitojë me 3 nëntor, pavarësisht raporteve jot ë mira me media.  Kryeziu  është  takuar me elektoratin  në lagjen  “Ganimete Tërbeshi”.Ai në këtë takim ka folur për  zhytjen në korrupsion të Kosovës.

“Milionat që vidhen ndikojnë drejtëpërdrejt , që disa familje të mos kenë bukë me ngrënë. Korrupsioni institucional ndikon  drejtëpërdrejt, që asnjë kapital i madh kurrë mos me ardh në Kosovë  dhe kurrë mos me pas përparim ekonomik”Kryeziu tha se qytetarët po  kërkojnë ndryshimin e gjendjes aktuale në vend./PrizrenPress.com/

Ki-moon: Suksesi i zgjedhjeve domethënie për konsolidimin e ardhshëm të paqes

0

BanKiMoonSuksesi i zgjedhjeve paraprake, sidomos në veri të Kosovës, do të ketë domethënie për konsolidimin e ardhshëm të paqes e të stabiliteti, ka vlerësuar Sekretari i Përgjithshëm i OKB –së, Ban Ki-moon. Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së për Kosovën pritet që ti prezantohet KS të OKB-së ne gjysmën e dytë të nëntorit.

Situata e sigurisë në Kosovë është thellësisht e qetë, me incidente të kohëpaskohshme etnike dhe të dy palët po dëshmojnë përkushtim të përforcuar për pengim të tensioneve në terren që të mundësojnë që dialogu i Prishtinës dhe i Beogradit për implementimin e asaj që është arritur të shkojë më tej. Kështu thuhet ë raportin tremujor të cilin e transmetojnë medie serbe.

Ban Ki mUn thekson se ndërkohë po vazhdon implementimi i Marrëveshjes së Brukselit, po ai por ka tërhequr vëmendjen se edhe pse udhëheqja e Serbisë është për zgjedhjet dhe po i shtyn serbët të marrin pjesë në to, në veri ende ka fushatë të fuqishme kundër daljes në zgjedhje.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun ndërkaq, ka falënderuar Prishtinën e Beogradin për përpjekjen e vazhdueshme për dialog. “Përparimi në terren drejt paqes e stabilitetit do të jetë me rëndësi vendimtare për synimet e Serbisë e të Kosovës drejt integrimeve evropiane. Të dy palët kanë ndërmarrë hapa impresivë për t’i afruar këtij qëllimi dhe përparimi i mëtejmë në normalizimin marrëdhënieve sipas kritereve të BE, do të jetë me rëndësi të veçantë”, ka thënë Moon, transmeton RTK.

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së që pritet të lexohet në gjysmën dytë në nëntorit, në pjesën që ka të bëjë me çështje policie e të jurisprudencës thekson se “Transferi i personelit të jurisprudencës dhe struktura gjyqësore ende është në bisedime dhe ai po zhvillohet ngadalë, por Ministria serbe e Drejtësisë më 1 shtator ka zgjatur vendimin e mëhershëm për të suspenduar aktivitetet e veta në veri duke pritur përgjigjet për çështjet e pazgjidhura”, thuhet ndër të tjera në raport.

Ndëshkoni keqqeverisjen në Prizren

0

Kabashi ne tabakhaneKandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi ka kërkuar nga banorët e lagjes “Tabakhane” që me 3 nëntor të ndëshkojnë keqqeverisjen në Prizren.

“3 nëntori është dita kur duhet të dënohet keqqeverisja që është bërë deri më tani.Është momenti që në komunën e Prizrenit të bëhen ndryshime të cilat do të bëhen vetëm me koalicionin AAK-LDD”, tha Kabashi.

Ai tha se synim kryesor i tij, është punësimi i të gjithë të rinjëve të aftë për punë.

“ Parashikoj që brenda mandatit katër vjeçar secila familje të ketë një anëtar të punësuar.

“Këtë do ta bëjmë të mundur përmes zhvillimit ekonomik, duke funksionalizuar zonat industriale, duke investuar në bujqësi, turizëm dhe ndërtimtarti”. Ai tregoi se platforma e tij qeverisëse është gjithëpërfshirëse./PrizrenPress.com/

 

Llazica i rikthehet LDK-së

0

Llazica 1Dega e LDK-së në Malishevë mbajti tubim elektoral në Llazicë. Të pranishëm në këtë tubim ishin kryetari i Degës Januz Kastrati, kandidati për kryetar të Komunws Salih Morina, si dhe kandidatët për Asamble Komunale.

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Degës Januz Kastrati. Ai tha se kësaj radhe LDK-ja është më e përgaditur se herave të tjera për t’i fituar zgjedhjet me 3 nëntor. “Salih Morina është kandidati më i mirë, sepse në përkrahje të tij janë qytetarët e Malishevës, Kryesia Qëndrore si dhe Kryetari i LDK-së Akademik Isa Mustafa”, tha Kastrati.

“Për ne kategoritë e dala nga lufta janë kategori të shenjëta, ne gjithëmonë i kemi respektuar këto kategori pa I përdorur ato për përfitime politike, siç kanë bërë partitë tjera në Malishevë tha ai. LDK-ja nuk ka kurfarë marrëveshje me askëndë, sepse jemi të bindur se me 3 nëntor pa balotazh do të zgjedhet kryetar Salih Morina”.

Kandidati për kryetar të Komunës, Salih Morina tha se LDK-ja ka ardhur sot në Llazicë të shpalosë programin e saj. “Ne ju garantojmë kategorive të dala nga lufta se me qeverisjen tonë këto kategori do të kenë trjatim meritor. LDK-ja në bazë të të gjitha takimeve që i kemi mbajtur deri më tani është treguar një përkraheje masive e qytetarëve të Malishevës për ndryshim me LDK-në. Ne ju garantojmë se në vitin e parë të qeverisjes sime Llazicës do t’i ndërtohet një shkollë e re. Ai tha se 3 nëntori është datë historike për të ardhmen e fëmijeve tuaj tha Morina. Kërkoj nga ju që ta votoni LDK-në dhe ta bëni ndryshimin në interes të Malishevës sepse unë do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Malishevës pa dallime partiake”./PrizrenPress.com/

 

Tadeusz Mazowiecki – ndahet nga jeta një europian i madh

0

Tadeusz MazowieckiKryeministri i parë antikomunist i Polonisë, Tadeusz Mazowiecki, ka ndërruar jetë. Një europian i madh, babai i pajtimit mes Gjermanisë e Polonisë, një kërkues i palodhur i dialogut.

Kalendari i takimeve të Tadeusz Mazowieckit ishte i mbushur plot. Ai nuk duhej të mungonte në asnjë festim të 25 vjetorit të transformimit të madh në Europën Qendrore dhe Lindore. Por tanimë ai mungon.

Merita e Tadeusz Mazowiecki – ndryshim pa gjakderdhje

Në Poloni Mazowiecki konsiderohet si njëri nga baballarët e lirisë polake dhe pavarësisë së saj. “Të bëjmë të pamundurën të mundur”, kjo ka qenë motoja e Mazowieckit. Si këshilltar i sindikatave “Solidarnosc” ishte ai, që i detyroi palët të ulen në “tavolinën e rrumbullakët”. Në këtë forum të ri u mundësua dialogu mes pushtetmbajtësve dhe opozitarëve. Ky ishte sinjali i ndryshimit në Poloni, i mundësuar vetëm pas kompromiseve të shumta. Gjëja e më e dhimbshme për Tadeusz Mazowieckin dhe opozitën: Për të mundësuar zgjedhjet e lira, opozitarët duhej t’u premtonin komunistëve, që edhe në rast të fitores, ata do ta ndanin bashkë pushtetin. Opozita fitoi dhe Tadeusz Mazowiecki u zgjodh kryeministër. Por falë këtyre kompromiseve u ndërrua pushteti pa gjakderdhje në vitin 1989. “Në intervistën e tij të parë me Deutsche Welle-n Tadeusz Mazowiecki u shpreh se ai “donte të instalonte sistemin demokratik pa gjakderdhje”. “Ne ishim të parët në Europë dhe shembull për të tjerët.”

Çështja e kufijve – gurthemeli

Pas ndërrimit paqësor të sistemit në Poloni suksesi i arritur në marrëdhëniet me Gjermaninë konsiderohet si suksesi më i madh i Tadeusz Mazowieckit. Kjo falë kontaktit të tij intensiv me kancelarin e atëhershëm, Helmut Kohl, i cili mori udhë me meshën e përbashkët simbolike të pajtimit të organizuar në Kresau. Me këtë pajtim mes dy fqinjëve miqësia Poloni Gjermani fitoi një përmasë të re. Para së gjithash Polonia donte që Gjermania të njihte përfundimisht kufirin Oder-Neiße. Tadeusz Mazowiecki kujton pas disa vitesh: “Isha i mendimit se ishte e drejta e Gjermanisë të ribashkohej, por në të njëjtën kohë unë duhej të tregoja kujdes që të zgjidhej një çështje ekzsitenciale për Poloninë dhe kjo ishte çështja e kufirit.”

Helmut Kohl për shkak të gjendjes së brendshme politike donte ta shtynte zgjidhjen e çështjes së kufirit. Ishte merita e Tadeusz Mazowieckit, që kjo çështje u zgjidh në marrëveshjen “2 plus katër”. “Pa këtë marrëveshje nuk do të ishim afruar kaq shpejt”, u shpreh Mazowiecki vite më vonë.

Ballkani – një përvojë e hidhur

Pas një viti e gjysmë si kryeministër Tadeusz Mazowiecki kandidoi për postin e presidentit në vitin 1990 dhe humbi. Më pas ai dha dorëheqjen. Në vitin 1992 ai mori sërish një rol shumë të rëndësishëm në ish-Jugosllavi. Si i dërguar i Kombeve të Bashkuara ai duhej të raportonte për gjendjen e të drejtave të njeriut. Masakra e Srebrenicës, ku trupat serbo-boshnjake vranë në verën e 1995 8000 boshnjakë, e deziluzionoi Tadeusz Mazowieckin. “Në një intervistë me Deutsche Wellen ai kujton: “Kisha përgatitur disa raportime të mëparshme dhe kisha paralajmëruar për situatën. Por nuk u bë asgjë, bashkësia ndërkombëtare nuk ndërmori asnjë hap, dhe kur tragjedia ndodhi, mua vetëm më mbetej të jepja dorëheqjen dhe me këtë të fokusoja opinionin tek kjo çështje.”

Për Tadeusz Mazowieckin është thënë se ai ka qenë një “romantik polak”. Por romantika e tij ishte e lidhur me pragmatizmin. Në çdo situatë ai kërkonte dialogun dhe zgjidhjen. Të bënte të pamundurën të mundur me mjetet, që dispononte, kjo ishte deviza e tij. Ai kontribuoi mjaft për Poloninë dhe Europën. Të hënën në moshën 86 vjeçare Tadeusz Mazowiecki ndërroi jetë në Varshavë./DW/