6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Muzeu i Zymit jashtë funksionit

Muzeu i ZymitMuzeu i Zymit është ndërtuar që në vitin 2003, në kuadër të Kompleksit Përkujtimor “Atë Shtjefën Gjegjovi”, por ende nuk është funksional. Edhe pse banorët e Zymit dhe fshatrave për rreth kishin mbledhur fillimisht rreth 500 eksponate, ato vazhdojnë të ruhen në Shtëpinë e Kulturës, në Zym, pasi muzeu nuk ka përfunduar tërësisht.

Kuvendi Komunal i Prizrenit që nga gushti i vitit 2011 ka marrë përsipër që pjesën e mbetur të punimeve në muze ta kontraktoj kompaninë “Daja Rrah”, për realizimin e punimeve.

Tash dy vjet punimet nuk kanë përfunduar dhe eksponatet nuk kanë siguri në këtë institucion. Zyrtarët e komunës së Prizrenit nuk ishin në dijeni se punimet nuk kanë përfunduar tërësisht deri në momentin që Radio Kosova kërkoi një sqarim rreth kësaj teme.

Drejtori për informim në Komunën e Prizrenit, Ymer Berisha, rreth mosfunksionimit të muzeut thotë se u njoftua nga RTK pasi nuk kanë patur ndonjë informatë se muzeu është jashtë funksionit.

“Me tu informuar nga Radio juaj lidhur më atë se Muzeu i Zymit ende nuk është funksional dhe eksponatet po qëndrojnë në Shtëpinë e Kulturës, në Zym, në gjendje jo të mirë, Kryetari i KK të Prizrenit ka formuar një komision i cili do të dal në terren dhe do të shoh nga afër punën në Muze”.

Përgjegjësi i muzeut, Nikollë Kërhanaj, gjatë vizitës së RTK-së shprehu brengen e tij, për mosfunksionimin e Muzeut dhe mundësinë e shkatërrimit të eksponateve që janë aq shumë dhe me një vlerë të lashtë të kulturës shqiptare.

Kërhanaj kritikoi Kuvendin Komunal të Prizrenit për mospërmushjen e obligimeve financiare ndaj kompanisë “ Daja Rrah”, por edhe këtë të fundit për punë jocilësore në muze.

“Punët nuk i ka kryer Kuvendi Komunal sepse punëmarrësi kontratën që e ka nuk iu kanë paguar dhe i ka ndërprerë punimet…përse KK nuk i ka përmbush kërkesën e punëmarrësit firmës “ Daja Rrah” ne nuk e dimë, as ata nuk e din kur do të vazhdojnë”, thotë Nikollë Kërhanaj.

“As edhe një kërkesë apo njoftim nuk e kemi pasur nga zoti Nikollë Kërhanaj rreth mosfunksionimit të Muzeut të Zymit”, thotë Ymer Berisha, i cili mendon se punët nuk kanë ngecur për shkak të mospagesës, por mospajtimeve në mes përgjegjësit të Muzeut dhe kontraktuesit të punimeve..

“Nuk është në pyetje mospagesa ose dicka e kësaj natyre, për arsye se edhe shumat nuk janë të larta dhe ky është një projekt që ka filluar të zbatohet më shumë se një vit. Por nga informacionet tona Kërhani dhe operatori nuk janë pajtuar për mënyrën e punimeve. Besoj është më shumë aspekt i neglizhencës atje mes operatorit dhe përgjegjësit të muzeut”, thotë Berisha.

Tani për tani në muze janë pak eksponate, disa vegla të punës, amvisërisë, disa libra dhe ekspozita e relikte të Katarina Josipit. Si eksponate të rëndësishme dhe me vlerë , thotë Nikollë Kerhanaj, të cilat i ruajnë me nostalgji, është tavolina e punës, arkat e librave, veladoni apo zhguni i Atë Shtjefën Gjeçovit dhe relikte e eksponate tjera.

Për pasurimin e Muzeut me eksponate kanë kontribuar banorët e fshatit Zym dhe fshatrave tjera e në veçanti diaspora e kësaj treve, e cila ndihmoi në ngritjen e kompleksit, por edhe të ruajtjes së eksponateve të ndryshme.

Kërhanaj mendon se institucionet duhet të ndihmojnë me një fond të veçantë muzeun, në mënyrë që të kenë mundësi të stimulimit të banorëve që eksponatet e lashta t’i mbledhin në këtë institucion kulturorë, e jo të krijojnë minimuze në shtëpitë e tyre private. Ai thotë se tani për tani ekzistojnë rreth 10 minimuze të tilla.

Zymi është një vend i trashëgimisë e kulturës së lashtë shqiptare, prandaj edhe duhet të punohet që të jetë një vend turistik i vizituar gjatë gjithë vitit, e jo vetëm në tubimin tradicional “Takimet e Gjeqovit”.

Zymi është fshat i pasur me trashëgimi kulturore, që sipas zyrtarëve komunal e kanë në prioritetet e tyre nxitjen e zhvillimit të turizmit kulturor të këtij mjedisi, por edhe të futjes nën mbrojtje të shtetit si zonë turistike me vlera kombëtare./RTK/

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Lubizhdës së Hasit

Në Lubizhdë të Hasit, të premten është mbajtur manifestim përkujtimor në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti. Familjarë të dëshmorëve...

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Lajmet e Fundit