10.3 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 8964

Kosova një shtet pa zot shpije, ku kullosin turq e shkije

0

NueOroshiMr.sc.Nue Oroshi

Ka kohë që personalishtë kam ndezurë këmbanën e alarmitë përmes opinoneve të mija të botuara kohë më parë nëpër gazeta revista si dhe portale informative shqiptare, rreth dominimitë të politikës serbe dhe turke në Kosov. Ky alarmë i imi ishte shqetësues për atdhetarët shqiptarë kudo në botë, por nukë u pritë mirë nga qarqet politike në Kosovë që jan përquesë të dominimitë të politikës turko-serbe në Kosov. Koha më parë kisha njoftuarë opininin shqiptarë me këto shkrime, dy re të zeza mbi Prizrenin, udhëkryqetë shqiptare në mes perëndimit dhe lindjes apo Bashkimi Kombëtarë si rrugë e vetme në 100 vjetorin e Pavarsisë, pse Evropa e ka harruar Kosovën, me Beslidhje Kastriotike drejt Shqipëris Etnike apo mallin e shkret e hanë kuajtë e verbër, në Kosovë vriten atdhetarët e perfitojnë pushtetarët, apo, punon fatkeqi e han barkdreqi, dhe shum paraqitje të tjera që kishin qëllim parësor vetdisimin e shqiptarëve që mosë ta pranojn dominimin e politikës serbo-turke ne Kosov.

Personalishtë e dhashë edhe një shembullë konkretë të mospranimitë të këtyre dy politikave serbo-turke në Kosovë, ku me fakte demantova vendimin e Parlamentit të Kosovës mbi ligjin famëkeq mbi Qendrën Historike të Prizrenit i aprovuar nga Parlamenti i Kosovës i cili jepte kompetenca të paparashikushme ndonjëherë Kishës Ortodokse serbe, si dhe për një kohë të gjatë e mbrojtja logon e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e ku në kët rastë ishte direktë e involvuarë politika turke e Erdoganit, për heqjenë e kësajo logo të shenjët sepse i pengonte dhe sod e kësaji dite i pengon politikës turke Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Edhe në kët rastë fatkeqsishtë Asambleja Komunale e Prizrenit e pranoji kët shëmti, të paparë ndonjëher.

Aty kam vërtetuarë përsonalishte se Politika e Kosovës ësht nën ndikiminë e politikës serbe dhe turke, dhe mu smë mbeti gjë tjetër përveq që publikishtë të deklaroji dorheqjenë time të parevokushme nga detyra e këshilltarit Komunal në Prizren, dhe të njoftoji opinionin e gjerë shqiptarë se Asambleja Komunale e Prizrenit, ësht një Asamble e cila ësht si një Asamble e një Lagjeje periferike të Stambollit, e cila komplet punonë për Interesa Turke në Prizren.

Fatkeqishtë koha e vërtetoji se unë kisha të drejtë. E themë fatkeqsishtë për faktinë se kisha dëshir që mosë të kisha të drejt dhe që politika e Kosovës, në përgjithësi e ajo e Prizrenit në veqanti të orjentohen, drejt Integrimitë të Kosovës në Evrop, porë politika në Kosovë tani ka marrë kahje komplet në të kundërten pra ka marrë kahje Aziatike, më një dominim të fort ruso-serb në kët politik. Vizitatë e kohëpaskoshme që bëjn zyrtarët serbë në Kosovë Daciq, Vuliqë dhe ndonjë tjetër, ku deklarojnë haptasë se Kosova ësht Serbi, dhe nukë mirrenë asnjë masë nga udhëheqsit politikë të Kosovës, për tu penguarë këto vizita, përveqë se ndonjë deklaratë e Hajredin Kuqit që ka për qëllim të bëji biznes politikë, dhe që e demantonë vetën ende pa dalë ditën tjetër në mjetët e informimitë, ende pa le dielli në mëngjes fjalët e Hajredin Kuqit i merrë era, dhe ato fjalë tani më jan shëndrruarë në objektë talljeje tekë populli shqiptarë në Kosovë, ku thuhet së “Kur flet Hajredin Kuqi në mes të pranverës bie dushku”.
Ky veprim i ti ësht një papërgjegjësi e plotë e fjalës publike të një politikani kontravers që e luanë rolinë e një politikani të dirigjuar, sikurse të ishte një figurë shahu që lëvizet në qdo drejtim nga shefi i ti Hashim Thaqi. Derisa politikanët serbë për qdo ditë bëjn propagandë politike në Kosovë pa u penguarë fare, sikurë Kosova të mosë ketë fare institucione shtetërore, kët propagandë zgjedhore tani e kanë filluarë edhe politikanët Turqë.

Në fjalimin e djeshëm elektoralë në Prizren Erdoganë deklaroji publikishtë, se Kosova ësht Turqi, Daciq deklaronë se Kosova ësht Serbi, dhe un e njoftoji opinionin e gjerë shqiptarë se Kosova tani ësht mbeturë pa zotë shpije ku kullosin turq e shkije. Për kët tubim elektoral ne Prizren mjetët e informimit njoftojn se “Thaçi, Rama dhe Erdogan nuk janë ndalur së shprehuri se janë vëllezër, edhe gjatë vizitës së tyre në Prizren, ku u pritën nga shumë qytetarë. Meqë i gjithë ky organizim u bë në kohë fushate, në këtë tubim, në secilin fjalim të tyre, përkrahje iu dha Ramadan Mujës, i cili është kandidat për kryetar të kësaj komune.

Kryeministri i Turqisë tha se e falënderon Mujën që personalisht e ka ftuar të marrë pjesë në këtë tubim”. Prandaji tani më elektorati shqiptarë në Kosovë në përgjithësi e sidomosë aji në Prizren në veqanti, duhetë ta ketë të qartë se qdo votë që ju ipet PDK dhe AKR, në Kosovë e në veqanti në Prizren ësht votë që Kosovën e largonë nga rruga e nisurë drejtë integrimitë të Kosovës në Bashkimin Evropian, ësht votë e cila Kosovën e afronë edhe më shum me politikat serbo-turke, ësht votë që shqiptarët i orjenton drejt shkrepave të Azis ku fatkeqsishtë në këto shkrepa tani kemi edhe djem shqiptarë që po e humbin jetën pa nevoji për pazare të politikës ditore Aziatike, siqë ësht rasti i Siris.

Dhe për fund shpirtënishtë do ta ndieja vetën shum keqë sikurse që mosë ta njoftoja opinionin shqiptarë në përgjithësi për një marrveshje të dytë, që ësht bër kohë më parë në mesë të Turqis dhe Serbis, sepse për të parën tani opinioni i gjër shqiptarë ësht i njoftuarë e cila solli pastrimin e trojeve shqiptare dhe debimin e shqiptarëve në Turqi, ku Qeveria e asaji kohe e Turqis aq “respektë” kishte për shqiptarët, ku për qdo shqiptarë që mirrte në shtetin e saji i ipte ish qeveris jugosllave një mushk. Pra shqiptarët e dëbuar nga toka e Arbëris shkonin në Turqi me vlerën sa kushtonte një mushk.

Ndërsa në marrveshjen tjetër politike që ësht tani në veprim në mesë të Turqis dhe Serbis, Turqia ka marrë obligimë që të shtrijë ndikimin politik, ekonomik, dhe fetar, mbi Kosovën, dhe Kosovën sërish ta ktheji nën kthetrat e Serbis. Prandaji neve Shqiptarëve sna mbetët rrugë tjetër përpos ringjalljës së ndërgjegjës Kastriotase, themelimit të një Beslidhje Kastriotike, lidhjes së kësaji Beslidhje me botën Përendimore në përgjithësi e në veqanti me politikën Gjermane. Nëse nukë bëhet kjo shum shpejtë Kosova do të vazhdon të mbetët pa përkrahje ndërkombëtare, Evropa mundë të shihet vetëm në ëndërr, ndërsa nëpër fushatë e Kosovës, sikurë hije do të kullosin turq e shkije.

 

Ne jemi ndryshimi

0

rexhaj ne malesi te reKandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Arbër Rexhaj së bashku ma kandidatët për Kuvendin Komunal vizituan banorët e fshatit Malësi të Vrrinit. Në këtë takim kandidati, Rexhaj kërkoi që të mos votohen subjektet e vjetra politike. “Ky vend ka nevojë për ndryshim. Kurse, këtë ndryshim nuk mund ta bëjnë subjektet politike që kanë hise në këtë gjendje të padrejtë. Kërkojmë nga ju që ta votoni Lëvizjen Vetëvendosje! dhe kandidatët e saj, sepse vetëm ne jemi ndryshimi”

Rexhaj tha se përmes subvencionimit të bujqësisë, do të bëhet ulja e nivelit të lartë të papunësisë në këtë fshat. “Bujqësia është sektori i cili si në kuptimin cilësorë, ashtu edhe atë sasiorë, mund të krijojë shpejt dhe shumë vende të reja të punës. Investimet kapitale prej 360.000 euro në sektorin bujqësor, pra 1% të buxhetit, aq sa bën pushteti aktual, janë qesharake në raport me nevojat dhe mundësitë që posedon ky sektor. Me Lëvizjen Vetëvendosje do të bëhet subvencionimi i naftës, farës, hardhive, makinave bujqësore, grumbullimin dhe finalizimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, varësisht nga nevojat e fermerëve. Gjithashtu do të angazhohemi që ta bëjmë konceptualizimin e projekteve për prodhim dhe angazhimin e Komunës për ndërmjetësim rreth bashkimit të kapitalit privat, duke shtuar në këtë mënyrë shumën e investimeve të përgjithshme në bujqësi”, theksoi Rexhaj./PrizrenPress.com/

Ramadan Mujës mund t’i ndihmojë vetëm Sylejmani i Madhërishëm

0

EqremKryeziu-ldkKandidati i LDK’së për Kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu thotë se është ndier i rëndësishëm të mërkurën kur në qytetin e tij kanë ardhur tre Kryeministra për ta mbështetur rivalin e tij, Ramadan Mujën.

Por ai pohon se prania e Shefave të qeverisë turke, shqiptare dhe kosovare nuk është mjaftueshme për të fituar kandidati i PDK’së në Qytetin e Vjetër.

Kryeziu me shpoti thotë se duhet të ringjallet Sulltani i Madhërishëm, për të lëvizur diçka në drejtim të fitores së PDK’së.

“Pak janë tre Kryeministra ose të paktën do të duhej që vet Sylejmani i Madhërishëm të zgjohej nga varri, ndoshta, diçka kish lëviz për me votu Ramazanin, siç tha i madhi Erdogan”, ka thënë Kryeziu, në një intervistë për express.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan bashkë me Shefin e Qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi kanë qëndruar të mërkurën në një tubim në Prizren. Pjesëmarrja e tyre përkrah kandidatit të PDK’së për Kryetar të Komunës, Ramadan Muja, nga partitë opozitare është cilësuar si përkrahje për Partinë e Thaçit.

Eqrem Kryeziu thotë se nuk e ka ditur se është kaq i rëndësishëm për t’i detyruar tre Kryeministra të lobojnë kundër tij.

“Nuk e kam ditur para se gjithash se jam kaq i rëndësishëm. Me ardh tre Kryeministra për një njeri, në moshë kështu si unë, me të vërtetë më kanë nderu shumë. Ajo ishte shumë evidente (kundër meje) dhe nuk e lanë pa e thanë. Kryeministri Thaçi kohë pas kohe po ma ngjet dorën me këto ndihma. Ia di për nder”, ka thënë ai.

Kryeziu nuk i ka komentuar shumë deklaratat e Erdoganit se “Kosova është Turqi e Turqia Kosovë”, duke thënë se këto parulla i ka dëgjuar edhe nga Beogradi.

“Do të dëshiroja që gjithmonë të kemi raporte të mira me Turqinë. Por, jo me ato parulla, se ato i kemi dëgjuar edhe prej Beogradit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se deklaratat e Kryeministrit të Turqisë duhet t’i komentoj lideri i LDK’së, Isa Mustafa.

Prizreni zyrtarisht ka 6.9 për qind të popullsisë të komunitetit turk, të cilët shihen si vendimtarë në fitoren e cilësdo parti shqiptare.

Por, Eqrem Kryeziu thotë se turqit kanë qenë edhe më të bashkuar rreth PDK’së në zgjedhjet e fundit dhe nuk kanë arritur të fitojnë në mënyrë të rregullt. “Para katër vitesh ishim më bashkë me z. Ramadan Muja dhe nuk fituan. U detyruan me i mbush kutitë tjera me vota. Në atë kohë ishin shumë më bashkë”, ka thënë ai.

Ai pret të votohet edhe nga të gjitha komunitetet e Prizrenit.

“Turqit, boshnjakët dhe të tjerët do të votojnë për mua pikërisht për shkak të alergjisë që kanë ndaj këtij pushteti në Komunën e Prizrenit”, ka shtuar ai.

Kryeziu ka ironizuar me Ramadan Mujën, i cili po mungon nëpër seanca për shkak se po thotë se është i sëmurë.

Ai ka thënë se i vjen mirë që Muja është shëndosh e mirë e për të tjerat janë për burra.

“Me rëndësi me qenë shëndosh. Të tjerat janë për burra, edhe burgjet”, ka thënë ai.

Saimir Pirgu të premten koncert bamirësie

0

SaimirPirgu-tenoriTenori i njohur shqiptar Saimir Pirgu do të shfaq mbrëmjen e nesërme në skenën e TKOB-së, një koncert bamirsie në mbështetje të kauzes së sindomës down.

“Kauz kjo, që vërtet meriton një mbështetje nga të gjithë ne. Prezenca juaj në koncert do të ndihmoj shume sensibilizimin e shoqërise tonë për njerzit dhe fëmijet me Syndrome”, është shprehur Pirgu, transmeton BW.

E ndërsa në skenat e botës tenori Saimir Pirgu po zhvillon një jetë të ngjeshur artistike, këtë herë për skenën shqiptare vjen me një mision të veçantë ndryshe nga herët e tjera. Në këtë koncert që do të dirigjohet nga mjeshtri Zhani Ciko, tenori do të shoqërohet dhe nga artistë të tjerë të njohur si, Marjana Leka, Sidrit Bejleri dhe Vikena Kamenica.

Ky koncert është një iniciativë personale e tij në bashkëpunim me “Doën Syndrome Albania”, një organizatë ekonomikisht jofitimprurëse, themeluar më 13 qershor 2013 nga prindi i një fëmije me sindromën Doën, me qëllim rritjen e cilësisë së jetesës të personave me këtë sindromë.

Tenori Saimir Pirgu vjen në Tiranë pas marrjes së çmimit prestigjioz “Pavarotti i Artë” për vitin 2013.

Mazreku e lë PDK-në për LDK-në

0

Qamil Demir MazrekuAnëtari i PDK-së dhe ish pjestarë i UÇK-së, Qamil Demir Mazreku, sot ka aderuar në Degën e LDK-së në Malishevë.

“Qamil Mazreku deklaroi se i bashkohet LDK-së sepse është shumë i zgënjyer me udhëheqjen e PDK-së në Malishevë. Ai shprehu kënaqësinë e tij që tash e tutje do të jetë pjesë e LDK-së në mënyrë që të kotribuojë për të mirën e Malishevës”, thuhet në kumtesën e LDK-së në Malishevë./PrizrenPress.com/

Një veturë përfundon në humnerë në rrugën Prizren-Prevallë

0

Istog-aksidentNjë person ka humbur jetën aksidentalisht në rrugën Prizren-Prevallë. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 16:20 minuta, përballë restorantit “Sharri”.

Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.”Por, që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit ‘Audi’ me kushtet e rrugës e që për pasojë vetura ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë rreth 100 metra, ku edhe është kapluar nga flaka duke u shkrumbuar në tërësi”. Sipas tij, në bazë të dokumenteve të gjetur dyshohet se viktima mund të jetë nga Suhareka.

“Në vendin e ngjarjes për hetime kanë qenë të pranishëm drejtori rajonal dhe komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit, Kryeprokurori dhe mjekoligjorët. Trupi i pa jetë nuk ka mundur të tërhiqet nga vendi i ngjarjes”/PrizrenPress.com/

 

Deklarata e Erdoganit në Prizren dridh Serbinë

0

erdogan ne prizrenMinistria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka dënuar deklaratën e kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan i cili dje në Kosovë deklaroi se “Kosova është Turqi, e Turqia Kosovë”. Sipas një njoftimi për media të MPJ serbe, deklaratat e tilla nuk janë miqësore.

“Në Republikën e Serbisë deklarata të tilla nuk munden assesi të pranohen si miqësore. Devijojnë nga konfirmimet që i kemi në kontakt me zyrtarët më të lartë turq”, thuhet në njoftim, transmeton Orainfo.

Në këtë njoftim që përdorët gjuhë e urrejtjes Prizreni quhet si “Dushanov grad” (Qyteti i Dushanit).

“Qyteti i Dushanit sigurisht është vendi më i papërshtatshëm për deklarata të tilla. Secili në botë e di që Kosova është fjala serbe dhe territor serb, bile edhe për ata që e kanë pranuar një kuazi-shtet”.

Kizolli prezanton projektin “Tenderi i Bardhë”

0

Hapja e fushates KizolliKandidati i PK-së për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli,prezantoi projektin “Tenderi i Bardhë”. Ai tha se ky projekt ka për qëllim parandalimin e keqpërdorimeve dhe manipulimeve.

“Qeveria aktuale gjithmonë është munduar të manipulojë me proceset e tenderit, sidomos kur bëhet fjalë për transparencë dhe qasje në dokumente publike”, tha Kizolli.

“Duke u nisur nga ky fakt ne si PK- një rëndësi të veçantë do t`i kushtojmë projektit “Tenderi i Bardhë”, i cili si qëllim ka parandalimin e keqpërdorimeve dhe manipulimeve, dhe njëkohësisht siguron transparencën para qytetarëve”.
Ai tha se me anë të këtij sistemi aplikimi nuk do të bëhet me anë të zarfeve, por me një sistem elektronik.

Edhe kandidati për Kuvendin e Prizrenit nga lista e PK-së Nderim Pasuli tha se me këtë projekt do të parandalohen keqpërdorimet dhe animet gjatë tenderimit për grupet e caktuara të interesit. “Proceset do të monitorohen që nga periudha e aplikimit deri në kohën e mbylljes dhe me përfundimin e afatit të aplikimit rezultatet do të publikohen në mënyrë automatike dhe elektronike edhe në ekranin e madh publik që gjendet në qendër të qytetit”

“Qëllimi i këtij projekti është të sigurojmë shërbim sa më të ndershëm dhe transparent ku do të fitojnë ofertat më të mira dhe adekuate duke u bazuar në principet profesionale”/PrizrenPress.com/

Vrasja e Skender Limajt, rasti kthehet në rigjykim

0

vrasja e skender limajtNjë kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës se Apelit ka marr vendim që ta anuloj aktgjykimin e Gjykatës se Qarkut në Prizren, ndaj të akuzuarve Emin Krasniqi, Durim Krasniqi, Berat Krasniqi, Astrit Krasniqi dhe Hazir Krasniqi dhe të njëjtën çështje të ja kthej për rigjykim Gjykatës Themelore në Prizren. Po ashtu kolegji ka vendosur që tu a vazhdoj paraburgimin të akuzuarve Emin Krasniqi dhe Berat Krasniqi.

Vendimi u mor pas ankesave të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe mbrojtësve të akuzuarve të ushtruar kundër aktgjykimit të shkallës së parë. Të akuzuarit në fjalë ishin shpallur fajtor nga gjykata e shkallës se parë për një mori veprash penale të kryera në restorantin “Kështjella” më 01.01.2011, në Banjë të Malishevës, të cilat kishin rezultuar me vdekjen e një personi ( Skender Limaj ) dhe lëndimin e disa të tjerëve. E njëjta gjykatë u kishte shqiptuar një dënim unik të pandehurve prej 35.5 vjet burgim.

Gjykata e Apelit ka gjetur një varg shkeljesh nga ana e ish Gjykatës së Qarkut në Prizren si:

– shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale,
– vërtetim jo i plotë dhe i gabuar i gjendjes faktike dhe
– shkelje të ligjit penal.

Në aktvendim kjo gjykatë i ka sugjeruar Gjykatë Themelore në Prizren që t’i mënjanoj shkeljet e theksuara në arsyetim, të vlerësoj pretendimet e tjera ankimore, të administroj të gjitha provat e propozuara dhe pastaj të marr një vendim të drejtë dhe te ligjshëm.

Veselaj, premton avancimin e të drejtave të komunitetit ashkali

0

veselaj te ashkalitKandidatja e PDK-së për Asamblenë Komunale Luljeta Veselaj është takuar me banorët e lagjes “Arbana” në Prizren. Në këtë takim me qytetarët ka marrë pjesë Fadil Sallauka Shef i Shtabit Zgjedhor i Nëndegës “2 Korrikut” ,zv. ministri i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Gani Elshani ,Vezire Berisha Sekretare e Nëndegës, Rasim Krasniqi, Arlind Sejdiu, dhe Nexhmedin Krasniqi.
Kandidatja Veselaj i falënderoi të gjithë për pritjen. Ajo premtoi komunitetit ashkali, se do të jetë zëri i tyre në Kuvendin Komunal.

Ajo po ashtu foli për të arriturat e PDK-së, sidomos sa i përket avancimit të drejtave të Komunitetit Ashkali.

Në emër të banorëve të lagjes ” Arbana ” foli edhe Leonarda Gashi. Ajo në këtë takim e ngriti shqetësimin sa i përket ndihmës për avancimin e të drejtave të komunitetit ashkali, dhe integrimin e tyre.

Kandidatja për Kuvendin Komunal, Vesaelaj premtoi se me të gjitha mundësitë dhe kapacitetin dhe bagazhin intelektual do të punojë në avancimin e të drejtave të komunitetit ashkali.

“Nëpërmjet votës suaj do të jem zëri i juaj dhe i arsyes”.Zv. Ministri i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Elshani, ndërkaq kërkoi nga komuniteti ashkali që të votohet numri 99 i PDK –së dhe kandidatja Luljeta Veselaj nr.21. /PrizrenPress.com/