14 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 8975

Vetëvendosje: Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Sharr, kërkon ryshfet

0

VV-logo9-09Pavarësisht marrëveshjes në mes të Ministrisë së Arsimit dhe KQZ-së për lejim të organizimeve dhe manifestimeve të ndryshme nga ana e subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore nëpër objektet shkollore pas përfundimit të orarit mësimor, Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Sharr nuk po i lejohet mbajtja e trajnimit me vëzhguesit e saj brenda objektit të gjimnazit “Ruzhdi Berisha”.

Sipas VV-së, për t’u marrë leja zyrtare nga Drejtoria e Arsimit, ata kërkojnë që të paguhen paraprakisht 15 euro për shfrytëzim të klasës.

Në anën tjetër, drejtori i gjimnazit, Shukri Nebiu, duke u munduar që ta heq përgjegjësinë nga vetja, është arsyetuar se pa lejen e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, nuk mund ta lejojë shfrytëzimin e objektit shkollor.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Sharr shpreh shqetësimin e saj me këtë padrejtësi dhe fyerje që po u bëhet anëtarëve të saj, dhe dënon ashpër këtë akt që është në kundërshtim me ligjin dhe të drejtën e qytetarëve për të qenë pjesë aktive e shoqërisë dhe për të marrë pjesë në procesin elektoral

Mafia e librit!

0

Rezart PalluqiRezart Palluqi

“Nëse dje, egzistonin 3 milion spiunë, sot duhet të egzistojnë 3 milion shkrimtarë ose poetë”
“Sa më shumë libra, aq më i famshëm dhe i talentuar shkrimtari”
Ky ishte vizioni dhe motoja ime, përpara se të merresha me industrinë e librit shqiptar, të cilën, unë së bashku me disa të tjerë, e kemi shndërruar në industri mafioze.

Mallin për atdheun, dhimbjen e arratisë se miliona s…hqiptarëve, unë e tregtoj si mos më mirë. Gjysma e bashkëatdhetarëve të mi jeton jasht kufijve. Ata duan t’i ruajnë rrënjët në gjirin e tokës shqiptare. Këte e di edhe bufi, por si arrihet kjo? Ha, ha! Duke e hedhur dhimbjen e tyre në letër të trashë sa lëkura e qafës, gërma të mëdha sa një buburrec, dhe emrin e tyre të shkruar me shkronja të mëdha dhe mbushura me shkëlqim floriri. Rëndësi ka që pakoja me euro të bjerë mbi tavolinën time mafioze.

Botërisht,sot njihem si një botues librash, por në fakt jam pronar i një shtypshkronje super-moderne. Dikur, punoja si redaktor i shtëpisë botuese 8 Nëntori. Atëherë, detyra ime ishte jo vetëm të operoja mjeshtërisht idetë e rrezikshme, por të spastroja edhe gjuhën nga shprehjet e dykuptimshme si dhe fjalët e huaja. Sot, këtë s’kam përse ta bëj më.

-Më falni pak se po më tringëllin telefoni. Mund të them se ai, merr flakë në orët e mesditës.
-Eja, tek tri kullat, zoti shkrimtar! Po ju pres atje me një filxhan kafe mbi tavolinë.
-Ishte një emigrant nga Italia. Si gjithnjë, ata, të flasin me zë të dridhur, të vrarë dhe të shpejtë. Nuk janë të pakta rastet kur unë i kërkoj atyre të flasin pak më ngadalë për t’i kuptuar.
Emigranti Robert Famozi, u paraqit me korrektesë për ta pasur zili në orën e marrëveshur.
-Do ma botosh, marrësh përsipër librin?- më pyeti ai me zë gati përgjërues, fytyrë mëshirëlypëse.
Për pak sa nuk plasa në gaz. Doja të qeshja dhe zgërdhihesha si skile. E përse do ta refuzoja unë ty shtypjen e librit? A refuzohet topi me euro?- doja t’i thoja shkrimtarit të vuajtur emigrant.

Dëshira e zjarrtë e shkrimtarit vjen ndoshta ngaqë unë kam ndërtuar një emër prestigjioz në tregun e botimit të librave. Unë kam botuar dhe botoj shkrimtarë me emër të madh artificial. Dhe, unë, punësoj ca redaktorë, që në fakt ata janë mësuese të gjuhës shqipe, që i trajtojnë krijimet e shkrimtarëve, si mësuesja diktimet e nxënësve. Çmorrisin sa gabime drejtshkrimore trashanike. Sa për strukturën e romaneve,poezive, saktësinë matematikore të ngjarjeve, konceptin, origjinalitetin, etjer, etjer, as që i kalojnë në sitë.
-Ë…- kruaj majën e hundës dhe bëj si interesant para emigrantit. Krijoj një sferë policore, që reflekton pasiguri. Emigranti nxihet në fytyrë. Pandeh se do ia refuzoj shtypshkrimin.
-Hajde se po ta marr përsipër edhe këtë vepër. E bëj këtë, meqë ke botuar më parë tek mua trembëdhjetë libra. Përndryshe… Jam tepër i zënë këte muaj- e vë në dijeni.

Në vazhdim diskutojmë rreth anëve teknike të librit.
-Qysh të dojë zemra ty. Shëno këtu dëshirat tuaja. Llojin e letrës, trashësinë, madhësinë e gërmës, sfondin e letrës, trashësinë e kopertinës. Një mijë kopje the?
-Po.
-U bë! E përshëndes përzëmërisht dhe nuk harroj kurrën e kurrës të marr me vete zarfën me kartmonedhat e eurove. I mjeri. Ka punuar si qeni andej nën qiellin italian, për pak famë, njohje, erë atdheu. Dhe unë ia ofrova. Rezervova sallën më luksoze të kryeqytetit. Thirra gjashtë profe-s-korë të nderuar(pjesë e skuadrës time promocionale) dhe recituam si bilbila të dhimshëm vargjet e tij poetike. Në fund,(sa i mirë që jam o zot) faturova edhe taksi me portbagazh të madh të cilin e mbushëm me 900 kopjet e librit të tetëmbëdhjetë të shkrimtarit Robert Famozi! Sepse me shpërndarjen e tyre s’ merrem unë. U çmenda unë të humb kohën me punë të tilla të kota? Koha është flori, dhe shtypshkrimi i radhës më pret me frymën e prerë.

Jam në fakt pronari i një ndër shtypshkronjave më moderne dhe të fuqishme të Shqipërisë por edhe ballkanit. Nuk shtyp vetëm krijime letrare të emigrantëve por edhe të shqiptarëve të izoluar nga shoqëria dhe pushteti.
Duke e bërë këtë, unë jo vetëm pasurohem gjithnjë e më shumë, por vras edhe shpirtin e një revolucioni të mundshëm ndaj të keqes shqiptare. Urrejtja, mllefi, zemërimi i qytetarëve të vendit tim duhet shkarkuar në faqe libri që jetojnë një javë. Ai gdhendet në libra që nuk do të lexohen kurrë.
Librin e kam shndërruar në një pllakë varri, që shqiptari i gjallë e mban të varur në kurriz.
“Libri nuk vritet vetëm duke ia hequr kirurgjikisht nervin, mbytur shqisat e kobrës, siç bënte ish punëdhënesi im i dikurshëm, të 8 Nëntorit, por edhe duke e lënë atë të lirë, si një qen rrugësh, pa ushqim, pa kolibe, si sot! Mund të them se autori shqiptar ngjan sot me librat e tij: te dy, te braktisur, pa zinxhir,pa kolibe…
Kjo punë, bie era mafie. Unë jam i vetëdijshëm. Por çrëndësi ka kjo?

Emigrantët e harruar dhe dëbuar tutje barbarisht nga miqtë e mi intimë, anijedrejtuesit, unë i bëj të ndjehen edhe pse për dy javë Tolstoj, George Orwell. Kush vend tjetër në botë, i ofron shkrimtarit kaq respekt dhe lavdi edhe pse për një javë? O burra, shqiptarë, oj pena të mëdha, të frytshme dhe palodhura! Sa më shumë libra, aq më shumë famë dhe lavdi letrare dhe përfitime stratosferike për mua.

Më falni, o lexues të këtij rrëfimi sekret. Më falni se sapo më telefonoi një Pushkin i ri, njëjavor. Jeton në Boston, dhe ka tre libra të gatshëm për t’i shtypur (ai thotë botim, zavalli, ha ha) në shtypshkronjën time.
E thamë: nësë dikur kishim tre milion spiunë, sot duhet të kemi tre milion shkrimtarë, poetë, këngëtarë. Momentalisht kemi krijuar dy milion e tetëqind mijë të tillë. Brënda një trevjeçari do krijojmë edhe dyqind mijë Pushkinë ose George Orwellë të tillë. Rroftë sa malet libri shqiptar!

Liderët në “luftë” për Prizrenin

0

Lideret ne PrizrenLideri i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk ka ditë që nuk duket në Prizren. Ngado që ecë dhe kudo që shkon kërkon votën për kandidatin e subjektit të tij për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja.

Qyteti i Prizrenit është shndërruar në një fushëbetejë  në mes  liderëve të partive më të mëdha politike; Isa Mustafa (LDK), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje!. Ata më shumë se kudo tjetër e vizitojnë këtë qytet dhe kërkojnë votën për kandidatët e tyre për Prizrenin.

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, kërkon që me çdo kusht t’ia sigurojë edhe një mandat PDK-së dhe Ramadan Mujës në Prizren. Ai deri më tash ka vizituar disa fshatra dhe lagje të këtij qyteti. Në çdo takim, Thaçi ka premtuar se do të investojë projekte shtesë që vijnë nga qytetarët. Në tubimin e parë, ai para simpatizantëve të PDK-së, premtoi 100 milionë euro për Prizrenin. Në takimin e fundit me intelektualët, Thaçi është treguar edhe më dorëlirë,  premtoi dyfishin e shumës sa kishte premtuar në fushatën e parë zgjedhore. “Në mandatin e ardhëm do të investohen në Prizren 200 milionë euro, sepse ky qytet e meriton të investohet edhe më shumë, për të vazhduar të qenit kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve”.

Ai,  iu ka bërë thirrje të gjithëve që të votojnë  PDK-në dhe Ramadan Mujën për Prizrenin. “Vota juaj për kryetarin Muja është votë dhe besim edhe për mua”.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi,  edhe gjatë ditës së sotme, së bashku me partitë në koalicion, përuron rrugën në Pllanjanje dhe Shtëpinë e Kulturës në Manastricë.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, për dallim nga ai i PDK-së, Hashim Thaçi deri më tash e ka vizituar më pak Prizrenin. Ditën e parë të fushatës, Mustafa në Prizren, e shënoi duke shëtitur nëpër sheshin “Shatërvan” të Prizrenit  dhe duke vizituar dhe takuar banorët e fshatrave të Hasit. Pas tubimit zyrtar që ka mbajtur në “Shatërvan”, Mustafa nuk është dukur më në Prizren. Ai është i sigurt në fitoren e Eqrem Kryeziut. “Nga këtu i dërgoj selam Thaçit që të mos mundohet, sepse e ka të humbur Prizrenin”, ka thënë ai.

Pavarësisht bindjes në fitoren e Kryeziut, lideri LDK-së, Mustafa nuk ka mundur t’i ikë betejës që po zhvillohet për Prizrenin.  Ai, sot do të qëndrojë në fshatin Zhur dhe në lagjen “Ortakoll” në Prizren.

Qyteti i Prizrenit, nuk është lënë anash as nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i LDD-së, Nexhat Daci. Ata kërkojnë që të votohet kandidati i tyre për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi. Përveç tubimeve që kanë mbajtur në Prizren, Haradinaj dhe Daci, vota për Kabashin kanë kërkuar edhe në fshatra. Ata së fundi kanë qëndruar në Has dhe Zhur. “Me qeverisjen e koalicionit AAK-LDD dhe kryetarit Lulëzim Kabashi, qyteti i Prizrenit do të ketë zhvillim ekonomik me të mirë”.

Vota për Lëvizjen Vetëvendosje! dhe kandidatin për kryetar të Prizrenit, po kërkon edhe lideri i kësaj lëvizje Albin Kurti. Sipas tij, shumica e udhëheqjes së Komunës së Prizrenit, sot është nën hetime, ose me aktakuzë të ngritur.

“Le të mos e presim fundin e procesit gjyqësor, por le t’ua shqiptojmë verdiktin e qytetarëve të Prizrenit më 3 nëntor. Le t’i zhveshim nga pushteti mbi Komunën, para se këta njerëz të korruptuar t’i veshin teshat e të burgosurve”.

Edhe Kurti deri më tash ka vizituar disa fshatra të Komunës së Prizrenit. Në çdo takim, ai u ka bërë thirrje që të votohet kandidati i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj dhe kundër dy doktorëve të partive më të mëdha. “Për Vetëvendosje!-n, për Arbër Rexhajn, për numrin 61, për Prizrenin, e kundër këtyre dy doktorëve të krimit dhe korrupsionit”.

Analisti politik, Andnan Abrashi, betejën e liderëve të partive politike për Prizrenin e sheh si të natyrshëm.

“Prizreni është qyteti dytë për nga madhësia në Kosovë, prandaj është e natyrshme edhe kjo luftë e ashpër politike që aktualisht po zhvillojnë  subjektet politike  për marrjen e pushtetit në këtë qytet”, tha  Abrashi për “PrizrenPress”.

“Po të shikohet realisht, këtu kemi të bëjmë me një inat personal të liderëve të dy partive më të mëdha në Kosovë: Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. Janë pra këta që me çdo kusht qytetarëve të Prizrenit detyrimisht dëshirojnë t’i kontrabandojnë (riciklojnë) dy personalitete tashmë të demoduar, politikisht të komprometuar dhe mbi të gjitha fizikisht edhe të shtyrë në moshë”.

Abrashi tha se Thaçi në këtë garë ka hyrë me 76 vjeçarin Ramadan Muja, dhe Isa Mustafa me Eqrem Kryeziun,  i cili po ashtu është i shtyrë në moshë.

“Muja, përveç moshës, ka edhe probleme serioze me drejtësinë, pasi  që është i akuzuar për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës  zyrtare nga mandati i kaluar,  kurse  Eqrem Kryeziu, përveç moshës nga shumica konsiderohet si një politikan i amortizuar i kohës së UNMIK-ut”.

“Thjeshtë këta janë produkte të kokëfortësisë individuale autokratike të liderëve të tyre (Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës) dhe tashti, nga vetë ata si iniciatorë kokëfortë, pozita e tyre duhet të mbrohet me çdo kusht – edhe me gënjeshtra dhe premtime qesharake”.  Sipas tij, të gjithë liderët e partive politike, fillimin e ndryshimit të gjendjes në Kosovë e shohin në Prizren.

“Po ashtu në këtë interesim të tyre të theksuar për Prizrenin, po ndikon edhe rritja e autoritetit të dy subjekteve politike që për herë të parë garojnë këtë vit në këto zgjedhje, Lëvizjes Vetëvendosje ! dhe BD-së së  Zafir Berishës, të cilët për nga përkrahja, seriozisht po rrezikojnë pozitën e këtyre dy partive megalomane që veten po e konsiderojnë favorit absolut”. /PrizrenPress.com/

 

 

Kosova premton punësimin e të rinjve

0

Pajtim Kosova PD ne PrizrenPartia e Drejtësisë në Prizren është takuar me qytetarët e lagjes “Gani Çavdarbasha”, ku shpalosi programin dhe objektivat për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit..

Kryetari i Degës së PD-së Azzam Dida, tha se Partia e Drejtësisë në zgjedhjet komunale 2013, do të garojë me kandidatin për kryetar komune dhe 43 kandidatë për Kuvendin Komunal. “Në këtë listë janë të përfshirë shumë emra kompetentë si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë moral dhe njerëzor. Vlerat e tyre dhe përkushtimi që të jenë në shërbim të qytetarëve dhe atdhedashuria e tyre, kanë qenë kriteret kryesore për përzgjedhjen e tyre në listën e kandidatëve.Nëse votojmë vlerat tona do t’i dalim zot atyre; dhe nëse ia dalim që të ruajmë vlerat tona, atëherë do të jemi shumë të fuqishëm! “, tha Dida.

Ai tha se ndjehet i nderuar që para opinionit të gjerë do të paraqitet kandidati për kryetar të Komunës, një njeri familjar, humanist, i dashur dhe që është favorit,, Pajtim Kosova. “E paçim ndihmën e Zotit të Madhërishëm dhe na priftë e mbara!”

Kandidati i PD-së për kryetar të Prizrenit Pajtim Kosova, gjatë prezantimit të tij tha se disa nga çështjet kryesore që brengosin popullsinë e Prizrenit. Ai vuri theksin veçanërisht te papunësia e të rinjve dhe sidomos e atyre të shkolluar; te çështja akoma e pazgjidhur e pensionistëve dhe promovimit të turizmit lokal në përgjithësi dhe gjatë muajit të Ramazanit në veçanti.

Osman Krasniqi foli për politikat komunale dhe programin ekonomik dhe zhvillimin ekonomik, i cili është kusht pa të cilin nuk mund të mbijetojë një shoqëri, si dhe një strukturë politike që synon të veprojë në skenën politike, duke u ikur mënyrave tashmë të tejkaluara të planifikimit ekonomik nga një qendër. PD-ja në komunë do të nxisë investime në vendbanime dhe regjione për të mundësuar zhvillim të drejtë ekonomik.

Qemal Mehmeti trajtoi çështjen e kursimeve në ekonominë tonë, duke theksuar kursimin në energjetikë; si dhe shpalosi edhe mënyrën e funksionimit më efikas dhe më ekonomik të trafikut urban në mënyrë të atillë që me uljen e çmimit të biletave të trafikut urban, përdorimi i automjeteve do të ulej ndjeshëm dhe njëkohësisht do të ulej edhe ndotja e ajrit, pasi veturat do të përdoreshin më pak.

Yllka Berisha, kandidate për kuvendin komunal u zotua se do të jetë një zë i fuqishëm i qytetarëve në përgjithësi dhe i personave me aftësi të kufizuar dhe të atyre me nevoja të veçanta në veçanti për të realizuar pjesën më të madhe të nevojave dhe kërkesave të tyre./PrizrenPress.com/

Takimi me qytetarët u mbyll pas një seance diskutimi me pyetje të ndryshme që erdhën nga ana e qytetarëve dhe përfundoi me moton: “Votoni për drejtësi, ruajeni identitetin tuaj kombëtar dhe fetar; me buzëqeshje drejt fitores”

Takimin e hapi kryetari i nëndegës “Gani Çavdarbasha” Sait Llopari, i cili pasi i prezentoi kandidatët e nëndegës për Kuvendin Komunal, në pika të shkurtra paraqiti programin dhe synimet e PD-së.

 

Llapqeva e Panorci do të jenë në hartën turistike të Kosovës

0

SONY DSCIsni Kilaj dhe PDK, kanë vazhduar prezantimin e programit në fshatrat Llapqevë e Panorc, për zhvillimin e turizmit, ku planifikohet futja e këtyre vendbanimeve në hartën turistike të Kosovës, pasi ka një trashëgimi me vlera të veçanta, si kullat, por edhe trashëgimia natyrore, siç janë Ujëvarat e Mirushës dhe Shpella e Flladit.

“Qindra hektar, të zonës përreth Ujëvarave të Mirushës, tashmë janë zona të mbrojtura, ndërsa ne, pasi paraprakisht kemi investuar në rregullimin e kullës në Llapqevë dhe kemi bërë hapjen e shpellës së Flladit në Panorc, planifikojmë, ti shtojmë edhe akumulacionin në afërsi të shpellës, duke i bërë kështu, këto dy vendbanime, të hyjnë në hartën turistike të Kosovës, si pika të veçanta, përderisa edhe në programin tonë qeverisës për katër vitet e ardhshme, mbrojtja e ambientit dhe turizmi, janë njëra prej shtyllave kryesore, ku do të orientohet qeverisja katërvjeçare. Jemi orientuar në këto çështje tash, sepse pjesa më e madhe e rregullimit të infrastrukturës, tashmë ka përfunduar, ndërsa prioritet i dytë do të jetë Bujqësia, dhe pika e tretë do jetë Mbrojtja e ambientit dhe Turizmi”, tha Kilaj, para banorëve të Llapqevës dhe Panorcit.

“Infrastruktura, në asnjë mënyrë duk do të mbetet prapa, pasi rrugët në lagje, në tërë komunën tonë, brenda dy viteve do të përfundojnë, ndërsa do të përfundojnë edhe ndërtimi i shkollave në fshatrat e mbetura me shkolla të vjetra, sikur do të rregullohen trotuaret në vendet që kanë më së shumti nevojë dhe përfundimi i kanalizimeve, deri në fund të këtij viti. E gjithë kjo, neve na jep mundësinë, që të investojmë edhe fushën e bujqësisë, dhe do të jemi komuna e vetme në vend, që do të ndaj, brenda katër viteve afër dy milion euro në zhvillimin e bujqësisë”, tha mes tjerash Kilaj, para banorëve të këtyre dy fshatrave./PrizrenPress.com/

PK, trajnoi 100 vëzhguesit e saj

0

PK-trajnon vezhguesitPartia Konservatore e Kosovës ka trajnuar 100 vëzhguesit e saj për ditën e zgjedhjeve duke u fokusuar në detyrat, obligimet dhe përgjegjësitë e tyre. Rëndësi të veçantë është dhënë problemeve dhe keqpërdorimeve të evidentuara nga zgjedhjet e kaluara komunale me qëllim që ato të mos përsëriten më.

Kandidati i Partisë Konservatore për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli, është përqendruar në aftësitë dhe shkathtësitë e lobimit për përfitimin e votave duke prezantuar metodat e avancuara dhe të dëshmuara moderne.

“Metodat klasike të fushatave kur kombinohen me metodat moderne krijojnë mjete të fuqishme elektorale që zgjojnë interesimin e qytetarëve për të votuar, dhe Partia Konservatore e Kosovës është duke bërë këtë me sukse”, tha Kizolli.

“Puna juaj është madhore dhe e rëndësishme. Me përkushtimin tuaj ju do të parandaloni keqpërdorimet dhe do të garantoni votën e qytetarit. Puna e vëzhguesit ndahet në dy pjesë me rëndësi të barabarta. Pjesa e parë ka të bëjë me vëzhgimin e procesit të votimit dhe pjesa e dytë me vëzhgimin e numërimit të votave pas mbylljes së vendvotimeve. Prandaj, përqendrimi i juaj është i domosdoshëm për sigurimin e një të ardhme demokratike të shoqërisë sonë”, theksoi Nderim Pasuli, kandidati për asamblenë komunale të Prizrenit, i cili ishte edhe ligjërues dhe trajnues i vëzhguesve./PrizrenPress.com/

Buja legalizon diplomat e dyshimta

0

RameBuja-ministri arsimitMinistri i Arsimit, Ramë Buja, në fillim të këtij muaji ka nënshkruar një Udhëzim Administrativ, në bazë të të cilit do të njihen edhe diplomat e dyshimta të fituara jashtë Republikës së Kosovës.

Udhëzimi Administrativ: “Parimet dhe procedurat e njohjes së diplomave të shkollave të larta profesionale dhe gradave universitare të fituara jashtë Republikës së Kosovës”, i nënshkruar nga ministri Buja më 2 tetor të këtij viti, ka alarmuar Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), sipas së cilës ky Udhëzim nuk është hartuar në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe nuk përmban as kriteret e cilësisë të përfshira më parë në udhëzimin e vjetër.

Prandaj, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është e vendosur që të mos e njohë këtë Udhëzim Administrativ, pasi që, sipas tyre, nuk do të ruajë cilësinë, por do të legalizojë diplomat e dyshimta dhe jocilësore, të të gjitha niveleve.

Përmbajtja e këtij udhëzimi, sipas kryetares së Këshillit Shtetëror të Cilësisë në AKA, Ferdije Zhushi-Etemi, bie ndesh dhe me Ligjin për Arsimin e Lartë. Zhushi-Etemi ka thënë se Ligji për Arsimin e Lartë është më i fuqishëm dhe më i qëndrueshëm sesa udhëzimi.

“Ky udhëzim do të rrezikojë cilësinë dhe standardet e arsimit të lartë në Kosovë”, ka thënë ajo për “Zërin” duke shtuar se Udhëzimi Administrativ nuk përmban kriterin që programet e institucioneve të arsimit të lartë të jenë të akredituara nga një trupë ekspertësh ndërkombëtarë, nga një institucion i njohur ndërkombëtarisht për akreditim./Zëri/

Ministri Gashi, i vendosur të vazhdojë rrënimin e vilave në Prevallë

0

Prevalla7-12Inspektorati i Ministrisë së Ambientit ka ndërprerë për një ditë rrënimin e vikend shtëpizave dhe vilave në Prevallë të komunës së Prizrenit. Kjo për t’u dhënë afat një ditor pronarëve t’i mbledhin gjërat e tyre. Pushuesit, duke e parë tashmë se Ministria është e vendosur në shkatërrimin e tërësishëm të këtij kampingu, po mundohen që me shpejtësi t’i largojnë gjërat nga aty. Por dikush ka shfrytëzuar këtë rast natën e së premtes për të vjedhur në vilat gjysmë të rrënuara. Në disa vila mungojnë shumë gjëra, për çka ankohen pronarët, të cilët nuk ishin të pranishëm aty.

Ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, është shprehur i vendosur të vazhdojë rrënimin e vilave që kanë tejkaluar përmasat e ndërtimit edhe në fshatin turistik, të cilat u takojnë zyrtarëve e politikanëve të shumtë, transmeton KTV.

Siç dihet, me kërkesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, më 18 tetor kanë nisur rrënimet pa leje në kampingun veror në Prevallë të Prizrenit.

Sipas një vendimi të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pronaret e këtyre ndërtimeve ishin urdhëruar që në afat prej 15 ditësh të bëhet largimi i të gjitha objekteve montazh, të rrënohen të gjitha ndërtimet përcjellëse në kamp, të bëhet pastrimi i zonës së kampingut nga mbeturinat ndërtimore dhe të rehabilitohet sipërfaqja e degraduar natyrore.

Histori: Çfarë ka ndodhur më 20 tetor?

0

Patent1781 – Monarkia austriake e Habsburgëve miraton të ashtuquajturën “Patenta e Tolerancës” e cila zgjeroi, por jo shumë, liritë fetare të të krishterëve jo-katolikë që jetonin në territorin e perandorisë, duke përfshirë luteranët, kalvinistët, dhe ortodoksët grekë. Sipas “Patentës së Tolerancës”, besimtarët tani lejoheshin ligjërisht për të ushtruar privatisht fenë e tyre, por në kisha klandestine.

1803 – Senati i Shteteve të Bashkuara ratifikon Blerjen e Luizianës, duke i paguar Francës rreth 234 milionë dollarë (me vlerën sotme të dollarit). Franca e kishte kontrolluar këtë zonë të gjërë nga viti 1699 deri më 1762, kur ia dha Spanjës, aleate e saj. Më 1800, nën Napoleon Bonapartin, Franca e mori përsëri territorin me shpresë për të krijuar një perandori në Amerikën e Veriut. Por revoltat në Haiti dhe një luftë e pashmangshme me Britaninë e detyruan Francën t’i braktisë këto plane dhe t’ia shesë të gjithë territorin Shteteve të Bashkuara, edhe pse qeveria amerikane kishte menduar fillimisht vetëm për të kërkuar blerjen e Nju Orleansin dhe tokave rreth tij.

1818 – Britania dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruajnë konventën që përcaktoi vijën kufitare midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Dy vendet ranë gjithashtu dakord për zotërim të përbashkët të territorit të Oregonit për 10 vjet; dhe pastaj e vazhduan këtë zotërim edhe 10 vjet të tjera deri më 1838. Pas kësaj, çështja se kush e zotëronte Oregonin u bë gjithnjë e më e diskutueshme, sidomos kur kur filloi migrimi masiv amerikan të viteve 1840. Disa politikanë amerikanë filluan të kërkonin konfiskimin e Oregonit, dhe në vitin 1844, demokrati James K. Polk kandidoi me sukses për president me platformën “Oregonin ose luftë”. Por as presidenti Polk dhe as qeveria britanike nuk donin një luftë të tretë anglo-amerikane, dhe më 15 qershor 1846 i dhanë fund këtij problemi me kompromisin, që njihet në histori si Traktati i Oregonit.

1900 – “Vdiq Naimi, po ç’të gjeti,
O moj Shqipëri e mjerë!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s’ka të tjerë.”
Pa Naimin si poet pak mund të thuhet se ndjenja e zgjimit kombëtar do të kishte arritur deri tek shqiptari më i thjeshtë – nga fshatari i robtuar deri tek “nizami” që luftonte pa ditur pse në dhera të huaj ndërsa vend për vete s’kishte. Por nuk ishte vetëm Naimi; ai ishte 1/3, sepse Vëllezërit Frashëri i ngjajnë trinisë, pa njërën prej të cilave njeriu a kombi nuk mund të qëndrojë në këmbë e as të jetojë – Abdyli luftëtar (Trupi); Samiu dijetar (Mendja); Naimi poet (Shpirti); së bashku ndihmuan a sollën rilindjen; u dhanë shqiptarëve kyçin për të rigjetur veten duke përdorur forcën, mendjen dhe ndjenjën – së bashku a në harmoni. Dhe Noli fetar e poet e dinte se sa e rëndë është humbja e shpirtit, dhe e qau me vargje vdekjen e Naimit.

Naim Frashëri
(nga Fan Noli)

“Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipëri!
Mendjelarti, zemërtrimi,
vjershëtori si ai!

Vdiq Naimi, po vajtoni
shqipëtarka, shqipëtarë!
Naimnë kur ta kujtoni,
mos pushoni duke qarë!
………..
Vdiq Naimi, që këndoi
trimërinë, Skënderbenë,
vdiq Naimi, që lëvdoi
dhe nderoi memëdhenë!

Vdiq Naimi, po ç’të gjeti,
o moj Shqipëri e mjerë!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s’ka të tjerë….”

Naim Frashëri lindi në vitin 1846 në Frashër të Përmetit. Në vendlindje ai mori edhe mësimet e para. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea”. Më vonë punoi pak muaj në Stamboll, si nëpunës në zyrën e shtypit, por iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë më të mirë. Në fillim ishte nëpunës në Berat e më pas doganier në Sarandë (1872-1877). Në këtë periudhë Naim Frashëri shkroi edhe pozitë e para në shqip. Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe nën ndikim e veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu – Naim Frashëri iu kushtua tërësisht letërsisë shqipe. Në Stamboll, Naimi ishte ndër botuesit kryesorë të revistës “Drita”, më pas “Dituria” (1885), ku u botoi edhe shumë prozë e vjersha të tij, prej të cilave:

Pellazgët-shqiptarët
(Naim Frasheri)

Ishte një ditë/Që pellasgjitë/Posi një dritë/Mbuluan dhenë/Duall ng’ Asia/Si mizëria/Dhe me ania/E hodhë denë.

Pas pakë herë,/Duke përzjerë /Ca me të tjerë,/Bënë elinët, /Dhe duke ndarë /Syresh një farë,/Si ka të ngjarë,/Bëri llatinët.

Edhe të tjerët/E më të ndjerët,/Të papërzjerët,/Pellasgjinj mbenë/Maqedhoninjtë/E ilirinjtë/E mollosinjtë,/Gjith’ ata qenë.

Dhe ata janë/Prindërtë tanë,/Pastaj na thanë/Na shqipëtarë/Mundim të themi/Ne ata jemi,/Atë gjak kemi,/Si dhe shtyparë.

Thot’ Herodoti,/Në Tomor zoti/Shtëpi qëmoti/Kishte Dhodhonë/Eshtë m’e vjetër/Ngaha çdo tjetër,/Shumë më tepër,/Kjo gjuha jonë.

Ne kurdoherë/Burra të ndjerë/Edhe të vlerë/Jemi treguar;/Me grekërinë/Dhe me Persinë,/Me gjith’ Asinë/Kemi lëftuar.

Me Lekën vamë,/Muntmë Daranë,/Datën i dhamë/Gjithë Asisë /Burr’ u dëftyem,/Të gjith’ i thyem,/Përmbys e kthyem/Fron’ e Persisë.

Të tërë dhenë,/Den’ e sterenë,/Sa kombe qenë/Në këmb i vumë/Dhe mbretëruam/Kudo që shkuam,/Tekdo lëftuam,/Vëndin e zumë.

Me Pirron vamë/Romës i ramë,/Llatint’ i vramë/E i tmeruam;/Me Skënderbenë/Tyrqve sa qenë/U dhamë dhenë/Dhe i dëbuam.

Kush i goditi/Posi petriti/E i cfiliti/Tyrqit, barbarët?/Bota s’kuxonte/Që t’u qëndronte,/Po kush lëftonte?/Ne shqipëtarët.

Pastaj u ndruam,/Se s’kupëtuam/Dhe nuk e çquam/Të mirën tënë/Gjaknë për botë/E derthmë kotë,/Njeri ç’të thotë?/Nuk ishte thënë!

Mbajtmë Tyrqinë,/Ngjallmë Greqinë,/Ndihm’ Italinë./Po Shqipërinë?/Pse s’u munduam?/Për kë lëftuam?/Neve ç’fituam?/Ç’kemi taninë?

1947 – Komisioni mbi aktivitetin anti-amerikan fillon hetimin rreth infiltrimit komunist në Hollivud, duke rezultuar në një listë të zezë që pengoi disa aktorë, regjisorë e skenaristë të njohur për të punuar në industrinë e filmit për vite me rradhë.

1968 – Ish-zonja e parë Jacqueline Kennedy martohet me manjatin grek të anijeve Aristotle Onassis.

2011 – Lufta civile në Libi: Forcat rebele të Këshillit Kombëtar Kalimtar kapin diktatorin e rrëzuar libian Muammar Gaddafi në qytetin Sirte dhe e vrasin menjëherë./VOA/

Koalicioni AAK-LDD, ndryshimi i ardhshëm i Prizrenit

0

kabashiiiKandidati i koalicionit AAK-LDD, për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi,ka zhvilluar fushatën zgjedhore në fshatin Gërnçar dhe në lagjen “28 Nëntori” në Prizren.

Në të dy dubimet, Kabashi ka prezantuar platformën e tij zgjedhore për qeverisjen e komunës së Prizrenit gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar.

Ai para banorëve të Gërnçares tha se platforma zgjedhore e koalicionit AAK-LDD, synim kryesor ka zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas tij, zhvillimi ekonomik do të realizohet përmes katër shtyllave kryesore, që janë funksionalizimi i zonave industriale, investimeve në bujqësi, turizëm dhe ndërtim.“ Të gjitha këto katër shtylla do të krijojnë vende të reja të punës, dhe i kemi vënë synim vetës që gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar, secila familje në komunën e Prizrenit, të ketë së paku një anëtar të punësuar”, tha Kabashi.

Ai premtoi se në këtë fshat do të realizojë rregullimi i sistemit të ujësjellësit, ndërtimi i objektit të ri të shkollës, rregullimi i rrugëve dytësore pa participim të komunitetit, ndriçimi i fshatit, si dhe rregullimi i rrjetit të kanalizimit. “Po ashtu në këtë fshat do të investohet edhe në sektorin e blegtorisë dhe pemëtarisë”.Kabashi edhe në tubimin në lagjen “28 Nëntori”, premtoi se do të angazhohet që t’i zgjidhë të gjitha problemet dhe kërkesat e kësaj lagjeje.

Ai kërkoi nga elektorati e kësaj lagjeje që të angazhohen maksimalisht për të kërkuar vota.“Zgjedhjet po afrohen, dhe vota është shumë e vlefshme, për të sjell ndryshime e ndryshimet do të vijnë me ardhjen në qeveri të koalicionit AAK-LDD”. / PrizrenPress.com/