Home Blog Page 898

Amarildo Bakaj nuk di të ndalet, detyron ganezin që të dorëzohet

0

Amarildo Bakaj është i pandalshëm. Boksieri shqiptar ka arritur një tjetër fitore ndaj ganezit Maluwi Folivi, një ndeshje ku kundërshtari është detyruar që të dorëzohet nga grushtet e fuqishme të shqiptarit.

Dueli i luajtur në Londër në “Harrow Leisure Centre”, u dominua nga Amarildo në të gjitha raundet. Kjo është fitorja e dytë në 12 ndeshje.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Proton Cable Prizreni triumfon ndaj Sigal Prishtinës

0
Proton Cable Prizreni e ka nisur me fitore kampionatin e ri. Prizrenasit fituan ndaj Sigal Prishtinës 100:88 (29:17, 27:20, 24:19, 20:32), në javën e parë të ProCredit Superligës.
Më i miri te vendasit ishte Urim Zenelaj me 15 pikë e 14 kërcime, kurse Jawachi Nzeakor më i miri te mysafirët me 29 pikë e shtatë kërcime.

Ylli e “shkrin” Borën

0

Golden Eagle Ylli e ka nisur me fitore edicionin e ri të basketbollit.

Suharekasit e mposhtën ekipin Bora, e cila u sapo promovua në ligën elitare me rezultat 67 me 74.

Por, ndeshja nuk ishte aspak e lehtë.

Vendasit e nisën mjaft mire ndeshjen duke e fituar çerekun e parë 27:13, derisa mysafirët u kundërpërgjigjën në çerekun e dytë, që e fituan me rezultat 28:14.

Pjesa e pare mbaroi baras, 41:41.

Pas çerekut të tretë Ylli kishte vetëm një pikë epërsi, 54:53.

Në çerekun e katërt, Bora ishte në epërsi deri 1:45 minuta para fundit.

Pas epërsisë 67:64 të skuadrës vendase, Ylli barazoi në 67:67, kurse doli para 69:67, 1:21 minuta para fundit.

Ylli shënoi sërish duke e ‘rrëmbyer’ fitoren me rezultat 74:67.

Liria e mposht Mitrovicën

0

KF Liria e Prizrenit ka triumfuar me rezultat 2-1 kundër KF Mitrovicës në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Parë të Kosovës.

Golat për ekipin vendas u shënuan nga Erastus dhe Susuri, duke i dhënë ekipit vendas një fitore të rëndësishme në garën për ngjitje në renditje. Për ekipin mysafir, golin e vetëm e shënoi Nyemebe.

Nga ana tjetër, KF Mitrovica ka reaguar ashpër ndaj referimit të ndeshjes, duke pretenduar për dy penallti të paakorduara dhe disa vendime të tjera të diskutueshme që, sipas klubit, ndikonin në rezultatin përfundimtar. Përmes një postimi zyrtar, klubi nga Mitrovica njoftoi se do të publikojë videot e momenteve kontestuese për të mbështetur pretendimet e tyre./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Malisheva fiton tri pikë të vlefshme ndaj Dukagjinit

0

Malisheva ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Dukagjinit ndeshje e vlefshme për javën e pestë në elitën e futbollit kosovar.

Mysafirët ia dolën që të kalojnë në epërsi në minutën e tetë të takimit falë një super goli të realizuar nga Vesel Limaj prej gjuajtjes së lirë për 1-0.

Reagimi i Malishevës erdhi në minutën e 21-të atëherë kur të besuarit e Ismet Munishit arritën që të barazojnë shifrat.

Për të barazuar rezultatin u përkujdes transferimi i ri i Malishevës këtë verë, Mërgim Pefqeli, i cili realizoi për 1-1.

Në pjesën e dytë Malisheva ia doli që ta rikthejë sërish epërsinë, duke gjetur golin kësaj radhe me Arbër Pirën në minutën e 50-të për 2-1.

Për të shuar plotësisht shpresat e Dukagjinit për ndonjë rezultat pozitiv u përkujdes Laurent Xhylani i cili në minutën e 80-të shënoi për 3-1 pas asistimit të Arbër Pirës.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Malishevën teksa tashmë numërojnë shtatë pikë të fituara dhe renditen në pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Dukagjini mban vendin e pestë me gjashtë sosh.

Zbulohet në Prizren busti i dëshmorit Xhevat Berisha

0

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Dëshmorëve të Prizrenit, sot u përurua busti i heroit kombëtar Xhevat Berisha në oborrin e shkollës që mban emrin e tij, në “Lagjen e Trimave”. Projekti u realizua nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Prizrenit.

Në ceremoninë e përurimit mori pjesë kryetari i komunës, Shaqir Totaj, i cili theksoi rëndësinë e kontributit të Xhevat Berishës në luftën për liri.

“Xhevat Berisha është simbol i guximit dhe sakrificës për liri, ndërsa kjo është një mënyrë për ta nderuar kontributin e tij të madh dhe për t’u dhënë brezave të rinj shembullin e dashurisë për atdheun,” deklaroi Totaj, duke shtuar: “Lavdi dëshmorëve!”

Busti u vendos në kuadër të aktiviteteve përkujtimore që nderojnë dëshmorët dhe heronjtë që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës./PrizrenPress.com/

Katër vite më parë, mbylli perden përgjithmonë aktori Adem Mikullovci

0

Më 15 shtator 2020, pikërisht sot para katër viteve, vdiq aktori Adem Mikullovci. Ai iku për t’u përjetësuar gjithmonë përmes veprave që la pas vetes, vepra këto që filluan qysh në kohët më të vështira për popullin e Kosovës e vazhduan deri sot e kësaj dite, e ndoshta disa prej tyre akoma gjejnë vend në aktualitetin e shoqërisë së sotme kosovare, shkruan KultPlus.

Adem Mikullovci ka qenë një artist i popullit, i cili pareshtur ka punuar për popullin e Kosovës. Arti i tij nuk ka qenë vetëm një satisfaksion individual, ai ka punuar vazhdimisht duke shfrytëzuar artin e tij për të hedhur dritë mbi të këqijat që janë pjesë e këtij vendi, ka realizuar seriale e filma që kanë ardhur si një formë revolte e kundërshtimi për mendësinë e popullit tonë. Arti i tij gjithmonë ka përçuar mesazhe të fuqishme.

‘Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….Teatri i jonë Leze-u mbyll’, ishin këto fjalët që qarkulluan më së shumti në rrjetet sociale. Këto fjalë të shkruara aq thjeshtë por që aq shumë e përshkruajtën dhimbjen e madhe që Adem Mikullovci pati me vdekjen e Leze Qenës, duke u mbyllur kështu një epokë e artë e artit teatral. Mirëpo, e vërteta nuk qëndron kështu sepse arti i tillë është, jeton e përjetësohet me shekuj e shekuj, duke i dhënë frymë secilit artist edhe pas vdekjes.

Teatri i Ademit, i Lezes, i Xhevatit, Shanisë e shumë të tjerëve, nuk u mbyll, ai veçsa ka marrur një formë tjetër, duke emëruar vetveten si Epoka e Artë e Teatrit të Kosovës.

Muharremaj përkujton Demë Ndrecajn

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot e ka përkujtuar Demë Ndrecajn, përcjell PrizrenPress.

Ai e ka cilësuar Ndrecajn si shembull të përkushtimit për vendin dhe familjen, duke e vlerësuar si një punëtor të jashtëzakonshëm dhe njeri të mirë.

“Demë Ndrecaj ishte shembulli i përkushtimit për vendin dhe familjen. Punëtor i jashtëzakonshëm dhe njeri i mirë. I përjetshëm kujtimi për te”, deklaroi Muharremaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Totaj bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

0

Në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Prizrenit, kryetari Shaqir Totaj, së bashku me nënkryetarin Kujtim Gashi, kryesuesen e Kuvendit Antigona Bytyqi, zyrtarë të ekzekutivit, familjarë të heronjve dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bënë sot homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe veteranë të luftës dhe qytetarë të shumtë.

Gjatë ceremonisë, u nderua me respekt të veçantë vepra e dëshmorëve të kombit, duke u theksuar roli i tyre vendimtar në ndërtimin dhe mbrojtjen e shtetit të Kosovës./PrizrenPress.com/

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Shtëpia e veçantë në Prizren që i shpëtoi rrënimit, së shpejti do të duket si e re

0

Shtëpia e familjes Munik në Prizren, shtëpi mjaft e veçantë, i shpëtoi rrënimit. Përveç që i shpëtoi rrënimit, ajo është po ashtu drejt restaurimit të saj.

Kështu bëri të ditur ministri e Kulturës përmes një postimi në Facebook.

“Me kujdes dhe profesionalizëm po punohet në detajet e fundit në shtëpinë e familjes Munik, në Prizren. Kjo shtëpi është shpëtuar nga rrënimi dhe restaurimi pritet të përfundoj së shpejti”, thuhet në postim.