Zbulohet në Prizren busti i dëshmorit Xhevat Berisha

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Dëshmorëve të Prizrenit, sot u përurua busti i heroit kombëtar Xhevat Berisha në oborrin e shkollës që mban emrin e tij, në “Lagjen e Trimave”. Projekti u realizua nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Prizrenit.

Në ceremoninë e përurimit mori pjesë kryetari i komunës, Shaqir Totaj, i cili theksoi rëndësinë e kontributit të Xhevat Berishës në luftën për liri.

“Xhevat Berisha është simbol i guximit dhe sakrificës për liri, ndërsa kjo është një mënyrë për ta nderuar kontributin e tij të madh dhe për t’u dhënë brezave të rinj shembullin e dashurisë për atdheun,” deklaroi Totaj, duke shtuar: “Lavdi dëshmorëve!”

Busti u vendos në kuadër të aktiviteteve përkujtimore që nderojnë dëshmorët dhe heronjtë që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit