Ylli e “shkrin” Borën

Golden Eagle Ylli e ka nisur me fitore edicionin e ri të basketbollit.

Suharekasit e mposhtën ekipin Bora, e cila u sapo promovua në ligën elitare me rezultat 67 me 74.

Por, ndeshja nuk ishte aspak e lehtë.

Vendasit e nisën mjaft mire ndeshjen duke e fituar çerekun e parë 27:13, derisa mysafirët u kundërpërgjigjën në çerekun e dytë, që e fituan me rezultat 28:14.

Pjesa e pare mbaroi baras, 41:41.

Pas çerekut të tretë Ylli kishte vetëm një pikë epërsi, 54:53.

Në çerekun e katërt, Bora ishte në epërsi deri 1:45 minuta para fundit.

Pas epërsisë 67:64 të skuadrës vendase, Ylli barazoi në 67:67, kurse doli para 69:67, 1:21 minuta para fundit.

Ylli shënoi sërish duke e ‘rrëmbyer’ fitoren me rezultat 74:67.

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit