19.8 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

PDK-ja, LDK-së në Has: Përgatitni elektoratin për humbjen që do të pësoni

PDK-logo8-07Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Has, kërkon nga LDK-ja që të jenë më dinjitoz dhe të mos i dëmtojnë apo largojnë afishet e subjektit të tyre politik. Ky subjekt politik, po ashtu kërkon nga LDK-ja që mirëmbahet nga humbja që do të pësojë në Has.

“PDK-ja pasi ka analizuar dhjetëditëshin e parë të fushatës zgjedhore në fshatrat e Hasit ka vlerësuar se fushata ka qenë e qetë dhe dinjitoze e PDK-së, por jo edhe subjekteve tjera politike, që kanë bërë fushatë në fshatrat e Hasit. Prandaj, i bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike që ta ruajnë qetësinë dhe me dinjitet të plotë të bëjnë fushatë e ta përgatisin elektoratin e tyre për fitoren e sigurt të PDK-së”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Has.

PDK-ja në Has, gjithashtu, ka kërkuar nga subjektet tjera politike e në veçanti nga LDK, që të vetëpërmbahet dhe të mos i nxis simpatizantë
e saj për ta prishur imazhin e fushatës elektorale duke i shqyer posterat dhe njoftimet e subjekteve politike.

“PDK-ja gjykon sjelljen e militantit të LDK-së Ramiz Demiraj, i cili e ka larguar nga shtylla elektrike posterin e madh të kryeministrit Thaçi dhe të kryetarit të Komunës së Prizrenit Muja”.

PDK-ja në Has ka paralajmëruar se nëse LDK-ja vazhdon fushatën në këtë mënyrë, atëherë do t’i drejtohen policisë.

“Kemi fakte të mjaftueshme për sjellje jo-korrekte të simpatizantëve të LDK-së, të cilët me gjasë pasi e kanë kuptuar humbjen e thellë të subjektit të tyre në Has, kanë nisë të sillen në mënyrë jo-demokratike”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Eliot Peçi transferohet te Grapelandi

Klubi i Basketbollit Grapeland ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në radhët e tij – organizatorin Eliot Peçi. “Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur...

Bashkimi sjell në Prizren gjigantin amerikan, De’Quon Lake

Bashkimi i Prizrenit ka prezantuar zyrtarisht përforcimin më të ri për sezonin 2025/26, qendrën amerikane De’Quon Lake, një lojtar me përmasa dhe përvojë të...

Lajmet e Fundit