10.9 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 8991

VV-ja premton lehtësira tatimore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

0

rexha te afaristetKandidati  i VV-së për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, ka  vizituar Shoqatën e Afaristëve dhe Zejtarëve “Esnaf” në Prizren. Ai tha se VV-ja çmon angazhimin e kësaj shoqate në dërgimin e kuadrove prizrenas për aftësim jashtë vendit. “Zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i komunës sonë është një mision i cili kërkon angazhimin e të gjithë neve. Një koordinim dhe bashkëveprim i të gjithë aktorëve relevant në Prizren, është më se i domosdoshëm”, tha  Rexhaj.

Ai premtoi se do angazhohet për lehtësim tatimor për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, varësisht edhe nga numri i të punësuarve. “Lëvizja Vetëvendosje! do të angazhohet në krijimin e një klime të përshtatshme për bizneset që veprojnë në Prizren si dhe përmes ofrimit të shërbimeve të caktuara publike të ndikoj në rritjen e efikasitetit ekonomik të tyre”,tha Rexhaj.

VV-ja parasheh subvencionimin e tatimit  në pronë sipas kësaj  skeme
– 1 deri në 10 të punësuar: 1% subvencion të tatimit, për çdo të punësuar.
– 11 deri në 50 të punësuar: 0.5% subvencion të tatimit për çdo të punësuar
– 51 deri në 200 të punësuar: 0.3% subvencion të tatimit për çdo të punësuar
– mbi 200 të punësuar: 0.1% subvencion të tatimit për çdo të punësuar.

Begaj:Malisheva është qeverisur nga shoferët e automjeteve

0

RagipBegaj-IQPMIniciativa Qytetare Për Malishevë (IQPM),  ka shpalosur  programin qeverisës para qytetarëve të Bellanicës. Kandidati   i IQPM-së, Ragip Begaj tha se pakënaqësit e qytetarëve kanë arritur kulmin në Malishevë. ”Komuna e Malishevës është qeverisur nga shoferët e   individët e caktuar  e jo nga të zgjedhurit e popullit”, tha Begaj.

Sipas tij, njerëzit që kanë qeverisur Komunën e Malishevës nuk kanë pasur kurrfarë lidhje zyrtare dhe institucionale. “Iniciativa Qyetare po përkrahët fuqimisht nga të gjithë qytetaret e Malishevës,  sepse është burimi i pakënaqësisë së tyre”, tha Begaj.

Ai tha se  pushteti aktual ka filluar të merret me shtresën sociale, duke ia kushëzuar vazhdimin e asistencës siciale me votë.
Qytetarët  Bellanicës, ndërkaq në mënyrë masive kanë  shprehur zhgënjimin e thellë të tyre në qeverisejn aktuale lokale dhe mosbesim për udhëheqësit e saj. Edhe në këtë takim, ka marrë pjesë deputeti i Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj.IQPM –ja iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të zhvillojnë një fushatë të qetë , demokratike dhe  civilizuese./PrizrenPress.com/

PDK: Dhuna dhe shantazhi janë karakteristikë e IQPM-së

0

PDK-logo8-07Partia Demokratike e Kosovës vlerësoi të premten se Iniciativa Qytetare për Malishevën, duke parë reagimin e qytetarëve të Malishevës dhe duke ndier humbjen e saj, si dhe duke u munduar të ndikoj tek qytetarët e Malishevës, përmes kësaj forme të plasimit të pavërtetave tek opinioni, po mundohet të krijoj huti tek qytetarët e Malishevës.

PDK thekson se dhuna, shantazhi dhe presioni, janë karakteristikë e IQM-së, e cila përmes tyre tenton të përfitoj vota në Malishevë.

“Përmes një deklarate për medie, IQM bën akuza të pabazuar, pa dhënë asnjë fakt të vetëm për asnjë rast të vetëm. Kjo deklaratë e IQM-së, vije një ditë pas ankesës së Partisë Demokratike të Kosovës, për heqjen e posterëve të kandidatit për kryetar, Isni Kilaj, madje duke i hequr fotografitë dhe kornizat. Pas dëmtimit të veturave nga aktivistët e IQM-së në Damanek, janë hequr edhe fotografitë dhe panot në qytetin e Malishevës. Për këto veprime, është e njoftuar edhe KQZ, PZAP dhe opinioni në përgjithësi”, thuhet në kumtesën e PDK-së.

Latifi kërkon të respektohet puna zyrtare gjatë fushatës zgjedhore

0

latifi ne ekzekutivKryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka kërkuar të premten nga drejtorët e Ekzekutivit që të mos i lënë punët zyrtare për fushatë zgjedhore. Ai tha se të gjitha obligimet institucionale duhet të kryhen me përgjegjësi të plotë. ” Duhet të dëshmojmë që në prioritet i kemi detyrimet ndaj qytetarëve”, tha  Latifi

Në mbledhjen e sotme të Ekzekutivit të Rahovecit, është diskutuar për ecurinë e punëve në territorin e Komunës. Gjatë raportimit u konstatua se shumica e projekteve që kanë nisur kohë më parë janë në vijim. Po ashtu në këtë mbledhje  janë diskutuar edhe problemet e caktuara me disa operatorë ekonomik, të cilët nuk po arrijnë të përmbushin obligimet e tyre ndaj kontratave.

Drejtori për Urbanizëm Fatmir Kryeziu, ngriti shqetësimin rreth ndërtimin e një ure në fshatin Fortesë, ku operatori ka hasur në vështirësi financiare dhe nuk po arrin të përfundojë me kohë projektin.
Drejtor i Financave Afrim Limani, tha ndërkaq  se deri më tani janë realizuar 651 mijë euro të hyra komunale.”Shumica prej tyre vijnë nga tatimi në pronë”,tha Limani. Ai tha se  po punohet edhe  në shlyerjen e obligimeve ndaj operatorëve ekonomik, që i kanë përmbushur obligimet nga kontratat.

Drejtori për Shërbime Komunale Publike dhe Emergjencë Përparim Krasniqi, raportoi për shpërndarjen e gypave për kanalizime dhe ujësjellës në lagje të qytetit dhe fshatra.”Po vazhdon edhe rregullimi i trotuarit në disa rrugë të qytetit, ndërsa shqetësim paraqet shiu që bie herë pa here. Po punohet që të rregullohet rruga me zhavorr në Kaznik, rruga në Vrajakë dhe disa rrugë të tjera në zona të ndryshme të komunës”, tregoi Krasniqi./PrizrenPress.com/

“Drejtësia në zgjedhjet e 3 nëntorit” mbahet në Prizren

0

IKD-prizrenInstituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe “Ec Ma Ndryshe” kanë organizuar të premtën në Prizren tryezën “Drejtësia në zgjedhjet e 3 nëntorit”, me pjesëmarrjen e të gjithë akterëve të institucioneve të drejtësisë të nivelit qendror dhe lokal, me kandidatët e partive politike, shoqërinë civile dhe mediat.

Betim Musliu nga IKD tha se qëllimi i kësaj tryeze ishte ngritja e debatit dhe senzibilizimi i të gjithë akterëve, partive politike dhe opinionit të gjerë rreth gatishmërisë së institucioneve të drejtësisë për të luftuar çdo veprim në drejtim të manipulimit të votave në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013.

“IKD vitin e kaluar ka publikuar raportin “Krimi i Organizuar në zgjedhje: Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve”, në të cilën kishte bërë rekomandime konkrete rreth rolit proaktiv që duhet ta ketë Prokurori i Shtetit në rastet që ndëlidhen me veprat penale kundër të drejtav të votimit. Sivjet me iniciativë të Kryeprokurorit të Shtetit, z. Ismet Kabashi me 18 shtator 2013 është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi “Lidhur me zgjedhjet 2013” në mes Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës, Komisionit Qendror Zgjedhor dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të këtyre institucioneve në ndërmarrjen e aktiviteteve për luftim të suksesshëm të veprave penale kundër të drejtave të votimit duke përfshirë këtu, edhe parandalimin e këtyre veprave penale që bien ndesh me legjislacionin në fuqi. Si rezultat i këtij memorandumi Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit kanë përpiluar Procedurat Standarde të Veprimit (PSV) për të shtuar efikasitetin e veprimeve për veprat penale kundër të drejtave të votimit”, tha Musliu.

Koordinatorja Nacionale për zgjedhje nga Prokurori i Shtetit, Laura Pula, tha se për dallim nga zgjedhjet e kaluara këtë herë roli i Prokurorit të Shtetit është shumë proaktiv, pasi është nënshkruar memorandum bashkëpunimi dhe janë krijuar PSV. “Dua tua bëjë me dije të gjithëve se roli i prokurorëve do të jetë si asnjëherë më parë proaktiv. Në të gjithë territorin e Kosovës në ditën e zgjedhjeve do të kooperojnë 50 prokuror së bashku me Hetues nga Policia e Kosovës”, tha Pula. Ajo theksoi se parimi kryesor që del nga PSV-të është ndalim/arrestimi i të gjithë personave të cilët në një apo mënyrë tjetër do të veprojnë kundër të drejtave të votimit. Pula tha se pas këtij veprimi të përbashkët të policëve dhe prokurorëve, konform dispozitave ligjore prokurorët do të kërkojnë nga gjyqtari i procedurës paraprake caktimin e masës së paraburgimit, i cili gjyqtar poashtu do të jetë kujdestar në ditën e votimit. “Ju inkurajoj si Koordinatore Nacionale që të gjithë qytetarët të dalin në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe të votojnë lirshëm në mënyrë demokratike, sepse institucionet e drejtësisë do të jenë kujdestar gjatë gjithë procesit zgjedhor për të garantuar se do të ndiqen penalisht të gjithë ata që tentojnë të manipulojnë me votën e tyre”, tha Pula.

Kurse, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Sylë Hoxha, tha se tashmë janë caktuar prokurorët kujdestar që do të bashkëpunojnë me hetuesinë dhe policinë. “Në Prizren veç kanë filluar të zbatohen PSV-të. Në bazë të këtyre procedurave ne kemi inicuar tri raste, me të cilat tashmë po merremi intensivisht”, tha Hoxha.

Nërsa, koordinatori për zgjedhje nga Policia e Kosovës, Rashit Qalaj, tha se Policia e Kosovës ka përgatitur planet e veprimit dhe se policët në bashkëpunim me prokurorët do të veprojnë si asnjëherë më parë për të zbatuar PSV-të. “PSV-të të bazuara në ligjet ekzistuese do të mundësojnë një veprim efikas të policëve dhe prokurorëve dhe ne do të veprojmë me urgjencë për t’i përgjigjur në mënyrë adekuate secilit keqpërdorim të zgjedhjeve”, tha Qalaj.

Ndërkaq, gjykatësi në Gjykatën Themelore të Prizrenit, Xhevdet Elshani, tha se politika e dënimeve për rastet që ndërlidhen me zgjedhjet është ashpërsuar nga gjykatat, duke shqiptuar dënime kryesisht me burgim efektiv. “Rastet e zgjedhjeve janë paksa të koklavitura. Hetimet nga prokurorët nuk kanë qenë më adekuatet dhe kjo na ka krijuar vështirësi në shqyrtimin e këtyre rasteve. Momentalisht në gjykatën tonë gjenden 21 lëndë që po procedohen dhe janë në gjykim e sipër. Prej tyre dy raste kanë përfunduar sa kanë qenë gjykatat komunale”, tha Elshani.

Në tryezë u tha se Kodi Penal me Kapitullin e kushtuar veprave penale kundër të drejtave të votimit ka ashpërsuar dënimet. Debati rreth manipulimit të zgjedhjeve nuk është ndalur për asnjë moment dhe në çdo vendim apo proces të rëndësishëm për Kosovën, çështja e manipulimit të votave ka zënë vend kyç në debat. Për zgjedhjet e 3 nëntorit 2013, institucionet e drejtësisë kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit “Lidhur me zgjedhjet 2013” si dhe kanë krijuar Procedura Standarde të Veprimit për të vepruar para, gjatë dhe pas ditës së votimit lidhur me veprat penale kundër të drejtave të votimit.

Përfaqësuesit e partive politike, pjesa dërrmuese kandidatë për kryetarë, duke përgëzuar iniciativën dhe duke shprehur se këto aktivitete kanë munguar pikërisht në zgjedhjet e kaluara, kanë ngritur shqetësimet e tyre rreth përbërjes së komisioneve në vendvotime, sikurse menaxhimi që ushtrohet nga njerëz të deleguar nga politika si dhe numër disproporcional të komisionerëve, ku koalicioni qeverisës ka shumicën./PrizrenPress.com/

Berisha premton kushte për punësim

0

Berisha-VlashnjeKandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha së bashku më bartësin e listës së BD-së, Osman Hajdari dhe kandidatët për Kuvend të Prizrenit, Ramadan Tarashaj, Ganimete Hoxha, kanë takuar banorët e fshatit Vlashnje. Ata para qindra banorëve kanë prezantuar programin zgjedhorë të BD-së.

Berisha garantoi qytetarët e këtij fshati se do të mbeten parimorë në përcaktimet tyre për një jetë më të mirë.

“Bashkimi Demokratik dhe numri 74 me listën e kandidatëve është përfaqësimi më dinjitoz që ka ndonjë subjekt politik, edhe për faktin se ne nuk premtojmë gjëra të parealizueshme por garantojmë se atë që e themi edhe e realizojmë”, tha Berisha.

Ai tha se në fokus do të jetë punësimi dhe zhvillimi ekonomik i komunës së Prizrenit.

“Ata që premtojnë ndërtime autostradash në këtë krizë ekonomike janë duke bërë manipulimin e radhës sepse qytetari për të dalë në autostradë nuk mund të del me biçikletë dhe qerre kuajsh, por me makinë dhe për të dalë me makinë duhet pasur të ardhura për të siguruar karburant, dhe për të siguruar mjetë për karburante duhet me qene i punësuar, e i punësuar, për fat të keq, është një numër tepër i vogël të cilët kanë të ardhura që ngjajnë me ndihma sociale dhe jo pagë mujore që plotëson nevojat e familjeve tona”, tha Berisha.

Ndërkaq, bartësi i listës nga Bashkimi Demokratik, Osman Hajdari, premtoi administratë funksionale dhe lehtësira në këtë drejtim deri në atë shkallë që disa nga shërbimet për qytetarë, të bëhen edhe nga shtëpia përmes internetit. Kurse kandidatët e BD-së për Kuvend të Prizrenit thanë se do të jenë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Rexhaj: VV është shpresa e vetme për ta nxjerr Prizrenin nga bataku

0

Rexhaj-SelimiLëvizja Vetëvemdosje! ka mbajtur takim me banorët e lagjes “Dardania”. Kandidati për kryetar Arbër Rexhaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës Rexhep Selimi dhe kandidatë për ansamble nga VV-ja, thanë se mbështetja e qytetarëve është e domosdoshme për ta ndryshimin politik në Prizren.

Rexhaj tha se PDK-ja është në panik. “Asaj nuk i ka mbetur gjë tjetër përpos që të fokusohet në manipulimin e zgjedhjeve”.

Ai tha se vota e qytetarit PDK-së  do t’ia jap goditjen përfundimtare, e cila do të hap udhë ardhjes së pushtetit të qytetarëve për qytetarët. “Prandaj Lëvizja Vetëvendosje! nuk është vetëm shpresa e fundit, por është shpresa e vetme për ta nxjerr Komunën e Prizrenit nga ky batak që e kanë katandisur pushtetet e kaluara. Përmes drejtësisë, barazisë dhe solidaritetit, së bashku do të angazhohemi që Prizrenin t’ia kthejmë qytetarëve të vetë”, tha Rexhaj.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi tha se gjithandej nëpër Kosovë ka filluar të ndodh ndryshimi. “Tashmë qytetarët janë të bindur se rikonfigurimi i skenës politike në Kosovë është i domosdoshëm. Prandaj ju ftojmë t’i përgjigjeni thirrjes tonë për ta bërë ndryshimin e madh që fillon nga lagjet, fshatrat, komunat e deri në nivelin qendror. Koha është duke punuar për Lëvizjen Vetëvendosje!”, theksoi Selimi./PrizrenPress.com/

Edith Piaf, 50 vjet më parë ndërroi jetë

0

Edith Piaf50 vjet më parë në moshën 47 vjecare do të shuhej Edith Piaf, një nga simbolet e këngës franceze në botë.

E lindur në 19 dhjetor të vitit 1915 në lagjen pariziene të Belleville, ajo ishtye vajza e një këngëtareje kabareje.

Në vitin 1940 pasi incizou disa këngë të suksesshme, shkrimtari Zhan Kokto, e vuri re dhe e ngjiti në skenën e teatrit. Që atëherë Edith Piaf nuk ndaloi më.

Për shumë fansa të saj ajo është një monument.

Në funeralin e saj në Paris në 14 tetor 1963, me qindra mijëra persona i dhanë lamtumirën në lot. Ajo ishte vetëm 47 vjec por fiziku i saj nuk e mbështeti më.

Zyrtare: OPCW fiton Çmimin Nobel për Paqe

0

OPCWEdhe pse si favorite kryesore për Çmimin Nobel për Paqe javëve të fundit përmendej emri i pakistanezes 16-vjeçe, Malala Juafzai, të cilën talibanët tentuan ta vrisnin vitin e kaluar, ky çmim prestigjioz, megjithatë iu nda Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

Menjëherë pasi që u njoftua lajmi për fituesin e sivjetmë të Çmimit Nobel për Paqe, në Twitter u shfaqën komente të cilat e kritikojnë Komitetin E Nobelit për shkak se përzgjodhi fitues OPCW’në.

“Që nga koha kur Nobelin për Paqe ia dhatë Obamës, ju keni humbur kredibilitetin tuaj” thuhet në një koment. “Të gjithë ishim dëshmitar të sulmit të parë kimik në këtë shekull, ndërkohë që Çmimin Nobel për Paqe e fitoi organizata e cila do të duhej ta kishte parandaluar këtë ngjarje”, thuhet në një tjetër koment.

OPCW është një organizatë me seli në Den Haag, në Holandë. Javëve të fundit kjo organizatë u gjend në fokus të opinionit publik botëror, për shkak të rolit që pati në inspektimin dhe shkatërrimin e armatimit kimik të regjimit sirian të presidentit Bashar al-Assad.

Ekspertët e OPCW’së aktualisht po qëndrojnë në Siri, duke i ofruar përkrahje ekipit të OKB’së që po punon në shkatërrimin e reparteve dhe pajisjeve për prodhimin e armatimit kimik. Sipas marrëveshjes amerikano-ruse, të arritur muajin e kaluar, i gjithë programi i armatimit kimik i Sirisë duhet të shkatërrohet ose vihet nën kontrollin e bashkësisë ndërkombëtare deri nga mesi i vitit 2014.

Ndryshe, OPCW është themeluar në vitin 1997, dhe anëtar të saj janë 189 shtetet botërore.

Çmimi Nobel për Paqe, i cili me vete bartë edhe vlerën monetare prej 1.25 milionë dollarëve, do të ndahet më 10 dhjetor, gjatë ceremonisë që do të mbahet në Oslo. Kjo datë në fakt paraqet përvjetorin e vdekjes së industrialistët të njohur suedez, Alfred Nobel, i cili nëpërmjet testamentit të tij, të vitit 1895, themeloi çmimin që vazhdon të bartë emrin e tij.

Hoxhaj kërkon vota për Vatajn

0

hoxhaj lper vatenKandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Therandës, Ramë Vataj, ka vazhduar fushatën e tij zgjedhore në fshatrat Terrnje dhe Leshan.Vataj, i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, u thanë banorëve të këtyre dy fshatrave se programi qeverisës i PDK-së, është alternativa e vetme që Theranda të nxirret nga izolimi në të cilin e ka futur këtë komunë qeverisja e aktuale. Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga banorët e Terrnjës dhe të Leshanit më 3 nëntor ta votojnë për Ramë Vatajn, sepse, siç u shpreh ai, të gjithë qytetarët e komunës së Therandës tashmë besojnë dhe janë të bindur fuqishëm në fitoren Vatajt. Më pas, Ramë Vataj, pasi shpërndau libreza të anëtarësisë për 30 të rinj të fshatit, e ka shpalosur programin qeverisës.

Vataj tha se ky program përfshin realizmin e projekteve prioritete për nevojat e të gjithë therandasve, dhe nga ky program askush nuk do të dal i diskriminuar.

“Programi ynë është gjithëpërfshirës, i hartuar mbi bazë të nevojave që kanë qytetarët e komunës së Therandës, si në bujqësi, programe për rininë, kulturën, infrastrukturën rrugore dhe shkollore, për shëndetësinë etj. Shpreh bindje të plotë duke garantuar se këto prioritete do të realizohen shumë shpjet, me punën e përkushtuar të ekipit tim dhe nga mbështetja e fuqishme që do ta kem nga Qeveria”, tha Ramë Vataj.