VV-ja premton lehtësira tatimore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

rexha te afaristetKandidati  i VV-së për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, ka  vizituar Shoqatën e Afaristëve dhe Zejtarëve “Esnaf” në Prizren. Ai tha se VV-ja çmon angazhimin e kësaj shoqate në dërgimin e kuadrove prizrenas për aftësim jashtë vendit. “Zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i komunës sonë është një mision i cili kërkon angazhimin e të gjithë neve. Një koordinim dhe bashkëveprim i të gjithë aktorëve relevant në Prizren, është më se i domosdoshëm”, tha  Rexhaj.

Ai premtoi se do angazhohet për lehtësim tatimor për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, varësisht edhe nga numri i të punësuarve. “Lëvizja Vetëvendosje! do të angazhohet në krijimin e një klime të përshtatshme për bizneset që veprojnë në Prizren si dhe përmes ofrimit të shërbimeve të caktuara publike të ndikoj në rritjen e efikasitetit ekonomik të tyre”,tha Rexhaj.

VV-ja parasheh subvencionimin e tatimit  në pronë sipas kësaj  skeme
– 1 deri në 10 të punësuar: 1% subvencion të tatimit, për çdo të punësuar.
– 11 deri në 50 të punësuar: 0.5% subvencion të tatimit për çdo të punësuar
– 51 deri në 200 të punësuar: 0.3% subvencion të tatimit për çdo të punësuar
– mbi 200 të punësuar: 0.1% subvencion të tatimit për çdo të punësuar.

Më Shumë

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Lajmet e Fundit