2.8 C
Prizren
E shtunë, 2 Nëntor, 2024

PDK: Dhuna dhe shantazhi janë karakteristikë e IQPM-së

PDK-logo8-07Partia Demokratike e Kosovës vlerësoi të premten se Iniciativa Qytetare për Malishevën, duke parë reagimin e qytetarëve të Malishevës dhe duke ndier humbjen e saj, si dhe duke u munduar të ndikoj tek qytetarët e Malishevës, përmes kësaj forme të plasimit të pavërtetave tek opinioni, po mundohet të krijoj huti tek qytetarët e Malishevës.

PDK thekson se dhuna, shantazhi dhe presioni, janë karakteristikë e IQM-së, e cila përmes tyre tenton të përfitoj vota në Malishevë.

“Përmes një deklarate për medie, IQM bën akuza të pabazuar, pa dhënë asnjë fakt të vetëm për asnjë rast të vetëm. Kjo deklaratë e IQM-së, vije një ditë pas ankesës së Partisë Demokratike të Kosovës, për heqjen e posterëve të kandidatit për kryetar, Isni Kilaj, madje duke i hequr fotografitë dhe kornizat. Pas dëmtimit të veturave nga aktivistët e IQM-së në Damanek, janë hequr edhe fotografitë dhe panot në qytetin e Malishevës. Për këto veprime, është e njoftuar edhe KQZ, PZAP dhe opinioni në përgjithësi”, thuhet në kumtesën e PDK-së.

Më Shumë

Përurohen tribuna dhe zhveshtoret e reja në stadiumin “Liman Gegaj”

Sot, në një ceremoni të veçantë, u përuruan tribuna dhe zhveshtoret e reja në stadiumin "Liman Gegaj" në Malishevë, një investim që pritet të...

Abrashi akuzon opozitën: Gjuriqi bëri thirrje të mos votohet Kurti, po kërkon të kthehet koha prapa

Artan Abrashi, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar opozitën. Në fakt, Abrashi ka bërë një akuzë ndaj partive opozitare,...

Lajmet e Fundit