8.1 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026
Home Blog Page 9006

Iniciativa e Limajt fillon fushatën parazgjedhore

0

Limaj-inciativa per malishevenHashim Thaçi e Fatmir Limaj, për herë të parë kanë filluar ndaras, një fushatë parazgjedhore, duke mbështetur dy subjekte të ndryshme politike. Thaçi ishte në Prizren, ndërsa Limaj në bastionin e tij në Malishevë, aty ku pretendon ta largojë nga pushteti partinë të cilën e drejton shefi i tij i partisë.

Në realitet fushata e Limajt nëpër fshatrat e Malishevës ka nisur ditë më parë, por tani nga odat, ajo ka kaluar nëpër objekte publike. Të enjten Limaj bashkë me udhëheqësit e Iniciativës Qytetare për Malishevën, ishin në fshatin Senik, ku prezantuan planin e tyre qeverisës, dhe për këtë kërkuan besimin e tyre më 3 nëntor.

Në njoftimin për media që ka bërë kjo inicativë thuhet se edhe në Senik, sikur se në të gjitha fshatrat as nuk mungoi pritja e mirë dhe mbështetja e fuqishme për Fatmir LIMAJ dhe Iniciativen Qytetare Për Malishevën.

Mihal Luarasi: Donte të ringjitej në skenë, shihte ëndërr teatrin

0

73752Paçka jetës së saj të gjatë e plot arritje, Pelinku ka lënë pas dy pengje… “Duke biseduar me Drita Pelinkun, artikuj, intervista, opinione”. Ky është titulli i librit mbi aktoren, që duhej të promovohej në javët në vijim. “Për fat ajo mundi ta shikojë, ta prekë dhe të gëzohet për librin, vetëm një javë më parë kur mori kopjet e para. Dëshira e Dritës ishte ta promovonim te ‘Piaca’, kur të bëhej pak më mirë…”, – tregon Flori Slatina, specialist pranë Arkivit Shtetëror të Filmit, e që është ndërkohë njeriu që është kujdesuar për realizimin e librit. Ndërsa e konsideron si “testamentin” e Pelinkut, tregon se në të përmblidhen intervistat e botuara në shtyp, këto 30 vitet e fundit. Nga ana tjetër, miq të saj tregojnë se ajo kishte kontaktuar drejtoreshën e Arkivit të Shtetit, znj. Nevila Nika, për të dorëzuar aty, disa sendet të sajat personale: një erashkë, disa fotografi, kujtime nga rolet, nga skena. Nuk mundi kurrë ta bëjë këtë, nuk ia doli dot ta çonte deri në fund këtë dëshirë. Nuk mundi as të ringjitet në skenë. Por, emri i saj, atje do të mbetet.

Mihal Luarasi
Miku i saj Mihal Luarasi tregon nga ana tjetër se ajo ka qenë shumë optimiste për rikthimin e saj në skenë. “Fola me të në telefon para 4 ditësh. Ishte mirë. Më tha që e përsërit shpesh tekstin e ‘Përjetësisht dashuri’, sepse sapo të përmirësohej, donte të ngjitej në skenë”, – tregon regjisori Luarasi, që këtë pjesë e shkroi enkas për të në vitin 2003. “Më thoshte që e shihte veten në ëndërr teksa luante rolin në skenën e teatrit. Ndaj, më premtonte se sapo të bëhej më mirë, do të dilte sërish para publikut, qoftë edhe duke u mbajtur mbi një shkop”, – kujton Luarasi. Miq prej vitesh, ata flisnin a takoheshin së paku një herë në tri ditë. Por herën e fundit që prof. Mihali i telefonoi asaj, foli me të nipin. Drita, nuk qe edhe aq mirë.

Ditari
Ditari është pjesa e pandashme e saj për 66 vite me radhë, që nga fillimet si aktore, tek njohja me bashkëshortin Hysen Pelinku, e deri në ditët e fundit. Detaje nga skena e prapaskena, detaje mbi familjen, teatrin, vështirësitë, mëritë, miqtë, gjithçka mbi Dritën, të përshkruara nga vetë ajo.

Kilaj nis fushatën në vendlindje

0

Kilaj nis fushatenDega e Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, sot edhe zyrtarisht ka filluar fushatën zgjedhore në Lumnishtë dhe Gurbardh, duke prezantuar programin e “Qeverisjes së mirë” për Malishevën, për katër vitet e ardhshme.

Kilaj tha se prioritet për Qeverisjen e Malishevës në katër vitet e ardhshme janë: infrastruktura, zhvillimi ekonomik, me theks të veçantë bujqësia dhe mbrojtja e ambientit.

“Moto e jona është “Qeverisja e mirë vazhdon…”, pasi kemi arritur që Malishevën ta bëjnë një qytet dhe komunën e Malishevës në mesin e komunave mesatare, me një infrastrukturë të rregulluar, me shkolla, ujësjellës, kanalizime dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme, ndërsa do të vazhdojmë me investime në sektorët e tjerë të jetës, në të mirë të qytetarit dhe për qytetarin”, tha Kilaj.

“Të gjitha këto të arritura, nuk i kam arritur i vetëm, por me njerëzit e PDK-së, dhe me përkrahjen e madha nga Qeveria e Republikës së Kosovës”.

Kilaj, bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, por edhe për një fushatë të ndershme.

Në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore, Kilaj ishte i shoqëruar nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Hasime Mazreku-Krasniqi, anëtari i kryesisë së Degës, Naser Krasniqi, bartësi i listës së PDK-së për Kuvendin Komunal të Malishevës, Adem Berisha si dhe kandidatë të tjerë, të cilët kërkuan nga banorët e këtyre fshatrave që të votohet PDK-ja dhe Isni Kilaj./PrizrenPress.com/

Lamtumirë zysh Drita Pelinku! Homazhe për “Artisten e Merituar”

0

73753_1Familjarë, miq të shumtët artistë të skenës së teatrit e filmit, muzikës, spektaklit, politikanë, dashamirës së artit i janë drejtuar Teatrit Kombëtar për t’i dhënë lamtumirën “Artistes së Merituar”, Drita Pelinku. 87-vjeçarja u nda nga jeta dje nga një sëmundje e rëndë.

Homazhet u zhvilluan deri në orën 13:00 në Teatrin Kombëtar ndërsa më pas u zhvillua ceremonia e varrimit të aktores në Varrezat e Sharrës.
Duartrokitjet e fundit aktorja i mori teksa trupi zhvendosej nga teatri Kombëtar për tu dërguar drejt automjetit qe priste te nisej tek Varrezat e Sharrës.

Elvira Diamanti: Nga zysh Drita do më mungojë zemra e saj
Aktorja Elvira Diamanti pas homazheve që i bëri “zysh Dritës”, u shpreh për mikrofonin e “News 24” se: “Do më mungojë shumë zemra e saj, i jam shumë mirënjohëse, zysh Drita ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm, me një mirësi që i buronte nga brenda, ajo ka nxjerrë më të mirën nga të gjithë ne, brezi që ajo edukoi dhe mësoi”.

Fjalët më të mira për zysh Dritën dhanë dhe të tjerë artistë, që u rritën nën dijet e artistes së madhe.

Basha: Vepra e Pelingut, frymëzuese për breza të tërë artistësh
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka bërë sot homazhe, për nder të Artistes së Merituar, Drita Pelingu. Zoti Basha tha se vepra që la pas artistja, regjisorja dhe pedagogia Drita Pelingu do të frymëzojë breza të tërë artistësh edhe në të ardhmen.

“Qytetarët e Tiranës dhe mbarë shqiptarët ndahen sot nga një bashkëqytetare, e cila ka një domethënie të madhe për identitetin e shumë brezave, për kulturën dhe artin shqiptar. Sot, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia, por edhe në emër të qytetarëve të Tiranës, familjarëve të artistes, regjisores, pedagoges së artit Drita Pelingu si dhe komunitetit të artistëve shqiptarë, që sot ndahen nga një kontribuese e palodhur dhe që la mbresa të thella në artin skenografik shqiptar, në kujtesën e shumë brezave, të publikut dhe të artdashësve shqiptarë. Galeria e qindra personazheve që ajo i bëri të dashur, të pranishëm dhe të pashlyer nga kujtesa dhe arkivi historik i artit shqiptar, nga kujtesa e qytetarëve shqiptarë do ta shoqërojnë përgjithmonë emrin dhe veprën e saj. Tek ndahemi sot fizikisht nga ajo, një gjë është e sigurt. Vepra, arti, frymëzimi që la pas do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë artistësh dhe të jetë pjesë e identitetit qytetar dhe artistik të çdo shqiptari” – u shpreh pas homazheve kryebashkiaku Basha.

Rama në “Twitter”
“Një tjetër xhevahir u shkëput nga kurora e trashëgimisë sonë skenike! Drita Pelingu u largua përgjithnjë duke lënë pas shkëlqimin e saj…”, shkruan në “Twitter”, kryeministri Rama pak minuta pasi u bë publik lajmi për ndarjen nga jeta të Pelingut.

Duhet t’i japim fund qeverive të korruptuara

0

Arber rexhaj ne konferencShkruan: Arbër Rexhaj
Fillimisht e ndiej të nevojshme të kërkoj ndjesë që, duke filluar nga sot dhe deri me 3 nëntor, do t’ju bezdisim më fushatën parazgjedhore. E di se, bazuar në përvojat nga zgjedhjet e mëparshme, shumë prej jush e keni humbur besimin në fisnikërinë e procesit zgjedhor dhe ndiheni shumë të bezdisur me përsëritjen e premtimeve boshe dhe të retorikës, që nuk thotë asgjë. Por këto zgjedhje mund të jenë të parat, në vazhdën e ndryshimit pozitiv, që mund të fillojë me 3 nëntor. Dhe ndryshimi nuk vjen nëse të gjithë nuk bëhemi pjesë e ndryshimit. Andaj është shumë e rëndësishme që, përkundër bezdisë dhe neverisë që mund ta ndieni gjatë këtyre 30 ditëve, megjithatë të bëheni pjesë e ndryshimit.

Ndihem shumë i nderuar që jam kandidati më i ri për Kryetar Komune në Prizren. Edhe pse kjo gjë është produkt i rastësisë, megjithatë ndihem shumë i privilegjuar që si kandidati më i ri do ta kërkoj besimin në qytetin më të vjetër!
Shumë kush më ka pyetur pse kam vendosur të garojë për Kryetar të Prizrenit? Është e thjeshtë: Duhet që Prizrenin ta çlirojmë nga kthetrat e Ramadan Mujës dhe të qeverisë së tij. Poashtu të mos lejojmë ardhjen e fytyrave si Ramadan Muja.

Ky synim është pika ku bashkohemi të gjithë, pa dallim subjekti apo bindjeje qytetare, por a mjafton kjo që të nxitet ndryshimi, kaq i nevojshëm për qytetin e Prizrenit? A mjafton që vetëm ta ndryshojmë një njeri me një njeri tjetër, një qeveri me një qeveri tjetër?

Jo! Duhet ta fillojmë një kapitull të ri! Një kapitull ku do të ndryshohet mendësia e vjetër me një mendësi të re. Një kapitull ku do t’i jepet rast qytetarit të thjeshtë, që të ndihet pjesë aktive dhe e respektuar e shoqërisë. Një kapitull ku qeveria do të jetë e qytetarëve, e dalë nga vullneti i qytetarëve dhe për interesat e qytetarëve.
Andaj, nuk mjafton vetëm mos ta votojmë Ramadan Mujën dhe PDK-në, por duhet të mendojmë mirë për atë që votën tonë ta vëmë në funksion të ndryshimit. Duhet ta bëjmë të vlefshme votën, në mënyrë që mos të ndërrohen vetëm titullarët e qeverisë, por të ndryshojë logjika e qeverisjes. Me 3 Nëntor duhet të mbyllet kapitulli i qeverisjes shterpe, që është e pranishme që nga viti 2000 dhe së bashku ta nisim një fillim të ri.

E di se ka shumë shqetësime për manipulime, për blerje votash e të ngjashme, por unë dua të besoj në fisnikërinë e qytetarëve tanë dhe në vullnetin e tyre për ta nxitur ndryshimin.

Unë besoj në shpirtin e madh të qytetit të Prizrenit. Besoj në qytetarinë e mençur dhe vlerësimin fisnik të këtij qyteti.
Dhe e di se me 3 Nëntor do t’ia nisim një epoke të re.

(Autori është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit)

Thaçi premton 100 milion euro për Prizrenin

0

KOSOVO-VOTE

(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi ka premtuar të enjten se do të investojë edhe 100 milion euro në Prizren. Këtë premtim Thaçi e ka dhënë në hapjen e fushatës zgjedhore të PDK-së në Prizren.” Qeveria e Kosovës deri më tash në Prizren ka investuar 90 milion euro. Unë iu premtoj se në të ardhmen Qeveria e Kosovës do të investojë edhe 100 milion euro në Prizren”, tha Thaçi.

PDK-ja në Prizren ka hapur të enjten fushatën zgjedhore. Mijëra simpatizantë të PDK-së, kanë marrë pjesë në Qendrën Sportive “Sezair Surroi”. Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi para tyre ka lavdëruar punën që ka bërë kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat i PDK-së, Ramadan Muja. Sipas tij, Muja në në dy mandatet e kaluar ka bërë investime të mëdha në P rizren. “Muja jo që i ka realizuar, por i ka tejkaluar premtimet e dhëna“, tha Thaçi.

Ai ka ftuar të gjithë që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë sërish kandidatin e PDK-së, Ramadan Mujën. “ Muja do të jetë garanci e fitores së radhës në Prizren”, tha Thaçi. Sipas tij, PDK-ja në zgjedhjet e 3 nëntorit do t’i fitojë shumicën e komunave në Kosovë. ”Në mesin e këtyre komunave sigurt do të jetë edhe Prizreni”, tha ai. Thaci ka kërkuar që të bëhet një fushatë e qetë dhe me standarde demokratike.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, ndërkaq ka premtuar se do të punojë edhe më shumë në mandatin e ardhshëm që do të fitojë me 3 nëntor. Ai ka falënderuar disa herë PDK-në dhe liderin e saj Hashim Thaçin për besimin që ia ka dhënë. Ai tha se në mandatin e ardhshëm do të punojë edhe më shumë . “ Do të vazhdojë të punoj për të gjithë qytetarët edhe më shumë. Ne do të rrugëtojmë së bashku edhe për katër vite”, tha Muja. Ai tregoi se deri më tash Komuna e Prizrenit ka investuar 90 milion euro në të mirën e qytetarëve”, tha Muja../PrizrenPress.com/

Ndërrim komande tek Kontingjenti gjerman i KFOR-it në Prizren

0

KFORi gjermanZëvendëskomandanti i Komandës për Misione jashtë vendit i Ushtrisë gjermane, kundëradmirali Rainer Brinkmann, i dorëzoi me 2 tetor 2013 komandën për Kontingjentin gjerman të KFOR-it nga koloneli Hartwig Stork tek koloneli Michael Stuber. Dorëzimi i komandës u mbajt në Kampin Fushor të KFOR-it gjerman në Prizren.

Brinkmann, vlerësoi pozitivisht punën e Kontingjentit gjerman të KFOR-it. Komandanti në largim, koloneli Hartwig Stork, theksoi bashkëpunimin e mirë me qytetarët dhe KK të Prizrenit.

“Kemi pasur një miqësi të mirë me qytetarët e Prizrenit”, tha koloneli Stork në fjalimin e tij para ushtarëve të rreshtuar gjermanë, austriakë dhe zvicëranë si dhe mysafirëve të ftuar për këtë ceremoni. Pasardhësit e tij i luti që të vazhdojnë këtë bashkëpunim të mirë me qytetin e Prizrenit.

Gjithashtu, kundëradmirali Rainer Brinkmann, ka lavdëruar komandantin në largim, kolonelin Hartwig Stork, me fjalët “well done”. Komandantit të ri, kolonelit Michael Stuber, dhe ushtarëve të tij ndërkaq, i uroi shumë suksese, fat dhe bekimin e Zotit në kryerjen e detyrave.

“Situata në veri të Kosovës nuk është çliruar nga tensionet dhe këto tensione mund të kalojnë në dhunë të hapur”, tha kundëradmirali Brinkmann.

“Pengimi i dhunës dhe mundësimi i dialogut janë detyra jonë“, shtoi admirali gjerman.

“Dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë po ecën përpara edhe përkundër goditjeve dhe po tregon sukseset e para dhe të kapshme. Është një përparim me hapa të vegjël dhe neve me siguri na duhet qëndrueshmëri derisa të kemi vendosur një paqe stabile”, nënvizoi admirali.

“Kosova dhe Serbia tanimë janë pajtuar për një normalizim të marrëdhënieve dhe po e vazhdojnë dialogun nën mbikqyrjen e BE-së. Tanimë kemi një arsye për të qenë optimistë të kujdesshëm”, u shpreh oficeri i lartë gjerman.

Trupat gjermane kontribuojnë në kuadër të misionit të KFOR-it me numrin më të madh të ushtarëve, me rreth 750 ushtarë. Këta të fundit kujdesen për një ambient të qetë dhe paqësor si dhe për lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës./PrizrenPress.com/

Hoxhaj uron Westerwellen në përvjetorin e bashkimit të Gjermanisë

0

Hoxhaj_WesterwelleMinistri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle me rastin e 23 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë.

Ministri Hoxhaj ka shprehur urimet më të përzemërta për këtë ditë të shënuar për popullin gjerman dhe mbarë botën demokratike.

“Vlerësoj rolin vendimtar në demokratizimin e Evropës dhe më gjerë, që pati rrëzimi i murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë më 3 Tetor 1990”, shkruan në një komunikatë të MPJ-së.

Ministri Hoxhaj me anë të këtij telegrami po ashtu ka theksuar mirënjohjen e popullit të Kosovës për ndihmën e madhe që po jep Gjermania për shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës, duke shprehur vullnetin e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale.

Muzika e sjell kalabrezin te rrënjët

0

KamerfestNata e dytë e “Kamerfest” i është kushtuar artistëve italianë, të cilët kanë interpretuar kompozime nga vepra të ndryshme të kompozitorëve të njohur, duke përfshirë edhe Verdin e Bachun.

Luigi Santo në trumpet dhe Daniela Gentile në piano kanë hapur natën e dytë të Festivalit ndërkombëtar “Kamerfest”, që po mbahet në kryeqytet.

Daniela Gentile e cila luante gishtat e saj në piano si dhe artisti me prejardhje shqiptare nga Kalabria e Italisë, Luigi Santo me trumpetën e tij, kanë hapur performancën e tyre me interpretimin në kompozimin e kompozitorit Edward Mc Dowell “To a Wilde Rose” (Për një trëndafil të egër) para një publiku jo edhe aq të madh, transmeton portali KultPlus.

Instrumentistët italianë më pas kanë performuar edhe në kompozimet e Bach-ut, të Peskjn…Dyshja italiane ka arritur ta bëjë për vete publikun e mbledhur në ambientin e kishës katolike “Shën Ndou”, edhe me ekzekutimin e “Arie dal Belcanto Italiano” të Gussepe Verdit, “Salmo” nga Joseph Turrin, kurse në përmbyllje të kësaj mbrëmjeje ishte përzgjedhur kompozimi i Gerswhinit .

Mit’hat Saidi, profesor i muzikës i cili ishte më i koncentruari në këtë mbrëmje për ta përcjellur performancën e artistëve italianë, tha se interpretimi nga këta artistë po ia kujtonte kohën e artë të tij.

“Performanca e mysafirëve nga Italia e largët, ma përkujtoi rininë ku kam luajtur vetë në trumpetë g-mol. Por, me keqardhje dua të them se nuk kishte publik aq sa duhet, kurse programi ishte jashtëzakonisht i një niveli të lartë artistik. Sinqerisht më vjen keq, pse publiku vendas heziton t’iu përgjigjet këtyre programeve fantastike”, ka thënë Saidi.

“Është hera e parë që marr pjesë në festivalin “Kamerfest”, dhe që performoj në Kosovë”, ka thënë për KultPlus, Luigi Santo. “Prishtina si kryeqytet i Kosovës është emër shumë i njohur për italianët, dhe ne e dimë se çka ka ndodhur pikërisht në këtë qytet vite me parë, ku ka pasur edhe luftë. Dje duke u nisur nga Kalabria, takova një shoqe time e cila quhet Jozefina, dhe më pyeti se ku po shkoj. Unë iu përgjigja se po nisem për një koncert që do ta mbaj në Prishtinën e Kosovës. Ajo mbeti e mahnitur dhe më tha se kishte qenë këtu 15 vite më parë në një projekt humanitar”, ka thënë ai, duke tërhequr një paralele për këtë vend, sot e 15 vite më parë.

“Unë vërejta sonte se populli i Kosovës është popull shumë i dashur dhe që e dëshiron shumë muzikën klasike. Ne muzikantët e kemi mundësinë që askush tjetër nuk e ka, pra të komunikojmë direkt me audiencën nëpërmjet ritmeve të instrumenteve”, ka thënë Santo.

Nga ana tjetër, Daniela Gentile, është shprehur për përshtypjet e mira që i ka lënë publiku prishtinas. Sipas saj, ajo e ka vërejtur se interpretimi i tyre është përcjellë me shumë ëndje.

“Kamerfest” do të ketë prezantimin e radhës më 8 tetor, në kishën katolike “Shën Ndou”, në Prishtinë.

Hodaj: LDK-ja, do të mbrojë vullnetin fitues të prizrenasëve

0

Hodaj-ldk konferenceLidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka filluar fushtatën zgjedhore me një konferencë për media. Nënkryetar i Degës, Haziz Hodaj i shoqëruar nga bashkëputor të Shtabit Zgjedhor, falenderoi mediat për përkujdesjen sistematike që ato kanë treguar gjatë gjithë këtij mandati që shkoi, për të plasuar objektivisht të gjitha shqetësimet e qytetarëve që LDK-ja i ka ngritë si çështje me interes të përgjithshëm.

“Urojë një fushatë të qetë, fer dhe pa incidente”, tha Hodaj, duke shtuar se këtë ia kemi borxh Prizrenit.

Sipas Hodajt, simptomet e para në fillim të kësaj fushate nuk janë të mira, pasi që partia në pushtet nuk po zgjedhë mjete për ta nënshtruar votuesin e Prizrenit,

“Ne nuk do të qëndrojmë të heshtur”, tha Hodaj.

Hodaj bëri me dije se ky destruktivitet shifet në rradhë të parë tek ndërhyrja e PDK-së në KKZ me tendencën e shkeljes së ligjit zgjedhor, duke tentuar që në kundërshtim me dispozitat ligjit, i përdorë parititë minoritare që nëpërmes tyre t’i sistemojë militantët e saj si komisioner në vendvotimet ku nuk ka as një anëtar dhe votues minoritar, siç është rasti me militantët e PDK-së në Has e në lokalitete të ngjajshme, të cilët militant tentohet të futen si komisioner të KDTP-së dhe partive boshnjake.

“Keqëpërdorimi i mjeteve të taksapaguesve për dreka dhe eksurizione zgjedhore tani më është dukuri e njohur dhe praktikë e zakonshme, vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti, raportet zyrtare tregojnë se ata harxhuan hiq më pak se 46 mijë euro për të ashtuquajturat dreka zyrtare”, tha Hodaj.

Shqetësim tjetër, sipas LDK-së,  paraqet dukuria e dërgimit të eskavatorëve elektoral në lokalitete të cakutara duke mos rrespektuar as një kritet të prokurimit publik, duke e shkel me të dy këmbët vet ligjin e prokurimit .

“Ky pushtet me në krye Ramadan Mujën, në vend se të merren me akuzën dhe mbrojtjen e turpit te tyre, ata pa turpërisht nga 2-3 herë shkojnë dhe përurojnë projektet e caktuara”, tha Hodaj.

Ai kerkoi që institucionet relevante të Republikës së Kosovës të garantojnë një garë korrekte, zgjedhje të ndershme, duke shpresuar që most të na përsëritet skenari i zgjedhjeve të kaluara të cilat e devalvuan tërë procesin.

“LDK-ja kësaj here me çdo çmim do të mbrojë vullnetin e qytetarëve ku pa dyshim do jemi fitues”, tha Hodaj.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren nesër bënë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore,  në sheshin “Shatërvan” në ora 16:30. Në këtë organizim pjesmarrës do të jenë shumë figura qëndrore të LDK-së, në mesin e tyre edhe lideri partisë Isa Mustafa./PrizrenPress.com/