1.8 C
Prizren
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Thaçi premton 100 milion euro për Prizrenin

KOSOVO-VOTE

(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi ka premtuar të enjten se do të investojë edhe 100 milion euro në Prizren. Këtë premtim Thaçi e ka dhënë në hapjen e fushatës zgjedhore të PDK-së në Prizren.” Qeveria e Kosovës deri më tash në Prizren ka investuar 90 milion euro. Unë iu premtoj se në të ardhmen Qeveria e Kosovës do të investojë edhe 100 milion euro në Prizren”, tha Thaçi.

PDK-ja në Prizren ka hapur të enjten fushatën zgjedhore. Mijëra simpatizantë të PDK-së, kanë marrë pjesë në Qendrën Sportive “Sezair Surroi”. Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi para tyre ka lavdëruar punën që ka bërë kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat i PDK-së, Ramadan Muja. Sipas tij, Muja në në dy mandatet e kaluar ka bërë investime të mëdha në P rizren. “Muja jo që i ka realizuar, por i ka tejkaluar premtimet e dhëna“, tha Thaçi.

Ai ka ftuar të gjithë që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë sërish kandidatin e PDK-së, Ramadan Mujën. “ Muja do të jetë garanci e fitores së radhës në Prizren”, tha Thaçi. Sipas tij, PDK-ja në zgjedhjet e 3 nëntorit do t’i fitojë shumicën e komunave në Kosovë. ”Në mesin e këtyre komunave sigurt do të jetë edhe Prizreni”, tha ai. Thaci ka kërkuar që të bëhet një fushatë e qetë dhe me standarde demokratike.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, ndërkaq ka premtuar se do të punojë edhe më shumë në mandatin e ardhshëm që do të fitojë me 3 nëntor. Ai ka falënderuar disa herë PDK-në dhe liderin e saj Hashim Thaçin për besimin që ia ka dhënë. Ai tha se në mandatin e ardhshëm do të punojë edhe më shumë . “ Do të vazhdojë të punoj për të gjithë qytetarët edhe më shumë. Ne do të rrugëtojmë së bashku edhe për katër vite”, tha Muja. Ai tregoi se deri më tash Komuna e Prizrenit ka investuar 90 milion euro në të mirën e qytetarëve”, tha Muja../PrizrenPress.com/

Më Shumë

Qeveria ndan 5 milionë euro për lëndë djegëse për familjet me asistencë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 5 milionë euro, si masë shtesë për blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje për familjet me asistencë sociale.   “Në mbledhjen...

Jose Mourinho shënjestron lojtarin e tij pas barazimit në Europa League

Jose Mourinho ka marrë edhe një herë vëmendjen pasi shpërtheu pas ndeshjes së Roma-s të enjten në mbrëmje, duke akuzuar në veçanti një lojtar. Verdhekuqtë...

Lajmet e Fundit