4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Mihal Luarasi: Donte të ringjitej në skenë, shihte ëndërr teatrin

73752Paçka jetës së saj të gjatë e plot arritje, Pelinku ka lënë pas dy pengje… “Duke biseduar me Drita Pelinkun, artikuj, intervista, opinione”. Ky është titulli i librit mbi aktoren, që duhej të promovohej në javët në vijim. “Për fat ajo mundi ta shikojë, ta prekë dhe të gëzohet për librin, vetëm një javë më parë kur mori kopjet e para. Dëshira e Dritës ishte ta promovonim te ‘Piaca’, kur të bëhej pak më mirë…”, – tregon Flori Slatina, specialist pranë Arkivit Shtetëror të Filmit, e që është ndërkohë njeriu që është kujdesuar për realizimin e librit. Ndërsa e konsideron si “testamentin” e Pelinkut, tregon se në të përmblidhen intervistat e botuara në shtyp, këto 30 vitet e fundit. Nga ana tjetër, miq të saj tregojnë se ajo kishte kontaktuar drejtoreshën e Arkivit të Shtetit, znj. Nevila Nika, për të dorëzuar aty, disa sendet të sajat personale: një erashkë, disa fotografi, kujtime nga rolet, nga skena. Nuk mundi kurrë ta bëjë këtë, nuk ia doli dot ta çonte deri në fund këtë dëshirë. Nuk mundi as të ringjitet në skenë. Por, emri i saj, atje do të mbetet.

Mihal Luarasi
Miku i saj Mihal Luarasi tregon nga ana tjetër se ajo ka qenë shumë optimiste për rikthimin e saj në skenë. “Fola me të në telefon para 4 ditësh. Ishte mirë. Më tha që e përsërit shpesh tekstin e ‘Përjetësisht dashuri’, sepse sapo të përmirësohej, donte të ngjitej në skenë”, – tregon regjisori Luarasi, që këtë pjesë e shkroi enkas për të në vitin 2003. “Më thoshte që e shihte veten në ëndërr teksa luante rolin në skenën e teatrit. Ndaj, më premtonte se sapo të bëhej më mirë, do të dilte sërish para publikut, qoftë edhe duke u mbajtur mbi një shkop”, – kujton Luarasi. Miq prej vitesh, ata flisnin a takoheshin së paku një herë në tri ditë. Por herën e fundit që prof. Mihali i telefonoi asaj, foli me të nipin. Drita, nuk qe edhe aq mirë.

Ditari
Ditari është pjesa e pandashme e saj për 66 vite me radhë, që nga fillimet si aktore, tek njohja me bashkëshortin Hysen Pelinku, e deri në ditët e fundit. Detaje nga skena e prapaskena, detaje mbi familjen, teatrin, vështirësitë, mëritë, miqtë, gjithçka mbi Dritën, të përshkruara nga vetë ajo.

Më Shumë

Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`

Kirurgë shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj, përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kryetari i këtij kolegji Dr. Rifat...

FSK pranon kamionë ushtarak gjerman në vlerë 2.7 milionë €

Forcat e Sigurisë së Kosovës janë bërë me pesë kamionë ushtarak sot pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mjeteve në vlerë prej 2.7 milionë eurove...

Lajmet e Fundit