18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Lamtumirë zysh Drita Pelinku! Homazhe për “Artisten e Merituar”

73753_1Familjarë, miq të shumtët artistë të skenës së teatrit e filmit, muzikës, spektaklit, politikanë, dashamirës së artit i janë drejtuar Teatrit Kombëtar për t’i dhënë lamtumirën “Artistes së Merituar”, Drita Pelinku. 87-vjeçarja u nda nga jeta dje nga një sëmundje e rëndë.

Homazhet u zhvilluan deri në orën 13:00 në Teatrin Kombëtar ndërsa më pas u zhvillua ceremonia e varrimit të aktores në Varrezat e Sharrës.
Duartrokitjet e fundit aktorja i mori teksa trupi zhvendosej nga teatri Kombëtar për tu dërguar drejt automjetit qe priste te nisej tek Varrezat e Sharrës.

Elvira Diamanti: Nga zysh Drita do më mungojë zemra e saj
Aktorja Elvira Diamanti pas homazheve që i bëri “zysh Dritës”, u shpreh për mikrofonin e “News 24” se: “Do më mungojë shumë zemra e saj, i jam shumë mirënjohëse, zysh Drita ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm, me një mirësi që i buronte nga brenda, ajo ka nxjerrë më të mirën nga të gjithë ne, brezi që ajo edukoi dhe mësoi”.

Fjalët më të mira për zysh Dritën dhanë dhe të tjerë artistë, që u rritën nën dijet e artistes së madhe.

Basha: Vepra e Pelingut, frymëzuese për breza të tërë artistësh
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka bërë sot homazhe, për nder të Artistes së Merituar, Drita Pelingu. Zoti Basha tha se vepra që la pas artistja, regjisorja dhe pedagogia Drita Pelingu do të frymëzojë breza të tërë artistësh edhe në të ardhmen.

“Qytetarët e Tiranës dhe mbarë shqiptarët ndahen sot nga një bashkëqytetare, e cila ka një domethënie të madhe për identitetin e shumë brezave, për kulturën dhe artin shqiptar. Sot, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia, por edhe në emër të qytetarëve të Tiranës, familjarëve të artistes, regjisores, pedagoges së artit Drita Pelingu si dhe komunitetit të artistëve shqiptarë, që sot ndahen nga një kontribuese e palodhur dhe që la mbresa të thella në artin skenografik shqiptar, në kujtesën e shumë brezave, të publikut dhe të artdashësve shqiptarë. Galeria e qindra personazheve që ajo i bëri të dashur, të pranishëm dhe të pashlyer nga kujtesa dhe arkivi historik i artit shqiptar, nga kujtesa e qytetarëve shqiptarë do ta shoqërojnë përgjithmonë emrin dhe veprën e saj. Tek ndahemi sot fizikisht nga ajo, një gjë është e sigurt. Vepra, arti, frymëzimi që la pas do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë artistësh dhe të jetë pjesë e identitetit qytetar dhe artistik të çdo shqiptari” – u shpreh pas homazheve kryebashkiaku Basha.

Rama në “Twitter”
“Një tjetër xhevahir u shkëput nga kurora e trashëgimisë sonë skenike! Drita Pelingu u largua përgjithnjë duke lënë pas shkëlqimin e saj…”, shkruan në “Twitter”, kryeministri Rama pak minuta pasi u bë publik lajmi për ndarjen nga jeta të Pelingut.

Më Shumë

2 mijë e 346 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve

2 mijë e 346 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu njofton policia përmes raportit. Brenda 24 orëshit poashtu janë shkaktuar 58 aksidente me...

Operacioni i Doganës dhe ATK-së në Prizren: Konfiskohen afër gjysmë milioni euro ari dhe argjend të kontrabanduar

Rreth gjysmë milioni euro ari dhe argjend pa dokumentacion janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës në qytetin e Prizrenin, pas një operacion të përbashkët...

Lajmet e Fundit