9.7 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026
Home Blog Page 9009

Partitë ”deklarojnë” 1.5 milion euro për fushatë

0

90127509PS025_GER_Plac.JPGMbi 1.5 milion euro po del të jenë planifikuar të shpenzohen për zgjedhjet e 3 nëntorit nga pesë partitë më të mëdha në vend. Hisen më të madhe të deklaruar për Radion Evropa e Lirë, del ta ketë Lidhja Demokratike e Kosovës, kurse më të voglën Aleanca për Kosovën e Re.

Partia më e madhe në nivel të vendit, Partia Demokratike e Kosovës nuk e deklaron në saktësi shumën e paraparë për fushatën në nivel vendi.

Blerand Stavileci nga PDK-ja, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky subjekt do të respektojë normën që ka përcaktuar Komisioni Qendror Zgjedhor, për afro 1,7 milion votues.

“Numri i votuesve dhe 50 centëshi, besoj se ky është limit i cili duhet të respektohet nga të gjithë”, thotë ai.

“Nuk e di saktë [se sa do të jetë buxheti] por e di që këtë duhet ta respektojnë, dhe nëse e shohim nga zgjedhjet e kaluara, duke e ditur që gjithmonë i kemi respektuar, nuk e besoj që ka diçka që mund të tejkalojë. Bile, bile do të thosha që edhe më pak [se 800 mijë euro], duke e ditur që në një pjesë të madhe të komunave, u patën përsëritur zgjedhjet, kështu që ne kemi vendosur që shumë më shumë kohë t’ia kushtojmë terrenit”, shton Stavileci.

Mungesën e të dhënave, ai e arsyeton me vështirësinë në planifikim si një ndërmarrje, “që për secilën ditë të dihet, dhe të planifikohen në mënyrë të saktë shpenzimet”.

Respektimin e normës e propagandon edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila shpjegon për Radion Evropa e Lirë se planifikimet e saja nuk do të tejkalojnë 500 mijë euro, sa thotë t’i ketë kursyer për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Lutfi Zharku, si zyrtar financiar i LDK-së thotë se partia do të shpenzojë më pak se plafoni prej 800 mijë eurosh që caktoi KQZ-ja.

“E gjithë shuma me ligjin e ri, pavarësisht dega, apo e financon qendra, duhet të jetë në kuadër të kufizimeve, atë se janë 50 cent për votues, po si LDK themi të mos e tejkalojmë 500 mijë euro”, thotë Zharku për REL.

Ai vlerëson se kjo kosto nuk pasqyron gjendjen reale në terren, dhe se “një shpenzim që sot bën gjysmë milioni [500,000 euro], në kushte normale ndoshta mund të kushtojë 200 mijë euro.”

“Por për shkak të fushatës, ato çmime janë të fryra jashtëzakonisht shumë. Kështu që partitë, edhe LDK-ja është, ose thënë më mirë i imponohet që të harxhojë shuma të tilla”, thotë ai.

Në krahasim me dy partitë e mëdha, pothuajse përgjysmë më pak synojnë t’i shpenzojnë Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Valon Tolaj, që shërben si zyrtar financiar i AAK-së thotë për Radion Evropa e Lirë se është spekulative të përmenden shifra për shpenzime rreth fushatës zgjedhore.

Ai thotë se ka ende marrëveshje të pa përmbyllura, por megjithatë këmbëngul se këto shpenzime nuk do të jetë as sa gjysma e 800 mijë eurove të lejuara nga KQZ-ja

“Nuk besoj që Aleanca do t’i tejkalojë shpenzimet e 250 – 300 mijë euro në total në të gjitha komunat, përfshirë kontraktimet mediale, me spotet publicitare, aktivitetet, tubimet zgjedhore, përfshirë edhe shpenzimet e aktivistëve tanë në ditën e zgjedhjeve, siç janë një pjesë e madhe e vëzhguesve dhe ushqimi i tyre, material propagandistik”, thotë Tolaj.

Shumë të përafërt për shpenzimet zgjedhore jap edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ilir Cacaj, drejtues i Sekretariatit për Financa nga Vetëvendosja sqaron se planifikimi buxhetor i tyre ka nxjerr këtë shifër.

“Ne kemi bërë një planifikim buxhetor të cilin e kemi aprovuar në mbledhjen e fundit të këshillit të përgjithshëm, me të cilën parashikohet se do të na duhet të harxhojmë rreth 255 mijë euro. Sigurisht që nuk është që i kemi këto mjete. Plani është bërë vetëm për shpenzimet, të cilat ne llogarisim se do të na duhet t’i bëjmë”, thotë Cacaj.

Sipas tij, rreth 60% të këtij projektimi është rezervuar për ditën e zgjedhjeve, për vëzhguesit dhe komisionerët.

“Po përafërsisht sa i përket ditës së zgjedhjeve, për vëzhguesit, ushqimin e të tjera si këto, ne kemi paraparë rreth 150 mijë euro, sepse kemi të angazhuar një numër shumë të madh të vëzhguesve”, shpjegon Cacaj për REL.

Atë që Lëvizja Vetëvendosje ka planifikuar të shpenzojë vetëm për ditën e zgjedhjeve, del të jetë totali i buxhetit të planifikuar nga Aleanca Kosovare e Re, një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore.

Jetlir Zyberaj që është këshilltar për medie i liderit të AKR-së, deklaron se për dallim prej fushatës së kaluar, shuma që do të shpenzohet në fushatën për zgjedhjet lokale, do të jetë dukshëm më e vogël.

“Ne planifikojmë diku rreth 120 mijë euro të shpenzojmë gjatë kësaj fushate. Sidoqoftë ne jemi në pritje edhe të shifrave, meqë secila komunë i ka specifikat e veta në planifikimin e shpenzimeve, që ta përmbyllim raportin e planifikimit të shpenzimeve. Por shifra sillet rreth 120 mijë euro”, thotë Zyberaj për REL.

I zhgënjyer me Kosovën

0

Viliam VokerSHBA-të asnjëherë nuk dëshirojnë që në Ballkan të ketë destabilizim. Kjo është edhe arsyeja pse SHBA-të e mbështetin qeverinë e Hashim Thaçit, edhe pse e dinë se në Kosovë ka korrupsion dhe fenomene të ndryshme negative. Në Kosovë janë të nevojshme aksione serioze kundër korrupsionit. Mbetem i dëshpëruar me mungesën e përparimit ose përparimin e ngadaltë të Kosovës nga momenti që shpallën Pavarësinë. Kështu ka thënë ish-ambasadori amerikan, Viliam Voker.

U ndjeva krenar kur SHBA-të intervenuan në Kosovës, para se gjithash për çështje humanitare. Sllobodan Millosheviqi nuk u tregua i zgjuar kur më largoi nga Kosova dhe u tërhoqa në Maqedoni, pasi masakrës së Reçakut, ku drejtova gishtin drejt regjimit dhe ushtrisë serbe.

Kështu në një intervistë për të përditshmen “Dnevnik” ka thënë Viliam Voker, ish-ambasador amerikan në Amerikën Qendrore, njëherësh i dërguar special i Kombeve të Bashkuara në Sllavoni. Voker, i konsideruar si “hero” i Kosovës, ka thënë se megjithë pritjet, gjashtë vite pas pavarësisë së Kosovës, ndjehet i zhgënjyer për ecjen para të shtetit më të ri të Evropës.

“SHBA-të asnjëherë nuk dëshirojnë që në Ballkan të ketë destabilizim. Kjo është edhe arsyeja pse SHBA-të e mbështetin qeverinë e Hashim Thaçit, edhe pse e dinë se në Kosovë ka korrupsion dhe fenomene të ndryshme negative. Në Kosovë janë të nevojshme aksione serioze kundër korrupsionit. Mbetem i dëshpëruar me mungesën e përparimit ose përparimin e ngadaltë të Kosovës nga momenti që shpallën Pavarësinë. Pritja që kosovarët t’i tregojnë botës se nuk duan të duken një shtet i dështuar, se nuk do të lejojnë korrupsionit dhe kriminalitetin. Këtë e vërejta edhe para tre vitesh në Kosovë, pak para zgjedhjeve, kur të gjitha partitë politike donin të më shfrytëzonin, të fotografohen me mua sikur me një ‘hero’”, thotë Voker.

Ai ka thënë gjithashtu se kosovarët patën fatin se në kohën kur zhvillohej gjenocidi i Millosheviqit ndaj qytetarëve të pafajshëm, në botë nuk kishte ndonjë konflikt tjetër më serioz sikurse sot.

“Kosovarët kishin fat se gjendja e tyre ishte në ballinën e secilës gazetë dhe se nuk kishte asnjë konflikt tjetër në botë, sikurse kemi sot në këtë moment, siç është rasti i Sirisë, Libia… dhe të tjera”, thotë Voker. Në Kosovë, ka shtuar Voker, erdha nga Sllavonia Lindore, ku udhëhiqja misionin e KB-ve dhe ku gjithmonë kishte frikë se serbët ose kroatët, apo ndonjë fraksion tjetër në Bosnjë, do të bëjnë diçka të papritur. “Por, e paimagjinueshmja ndodhi pikërisht në Kosovë dhe aty u rrit vetëdija e SHBA-ve se duhet të intervenohet. Millosheviqi bëri disa lëvizje të gabuara. Nuk ishte vetëm masakra e Reçakut, por edhe shumë masakra tjera që tërhoqën vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Isha dhe unë që drejtova gishtin drejt regjistrimit të Millosheviqit dhe ushtrisë serbe. Po të mos gabonte Millosheviqi, sidomos pas depërtimit të misionit tonë, mendoj se NATO nuk do të kishte intervenuar akoma. Por, mbretëroi një ndjenjë turpi i NATO-s dhe SHBA-ve pas asaj që na ndodhi në Srebrenicë pikërisht nga Millosheviqi”, përkujton ish-ambasadori Voker.

Në pyetjen se si e sheh tani përparimin e Ballkanit pas luftërave në Bosnjë, Kosovë e Maqedoni, Voker shprehet i zhgënjyer nga udhëheqësitë politike në pushtet.

“Para një viti mendoja se punët po ecin mirë me shqiptarët, por nuk po del ashtu. Hashim Thaçi, sipas meje, nuk është demokrat i vërtetë. Nuk ka një seriozitet në luftën kundër korrupsionit. Nga Serbia, gjithmonë kur mendojë se në pushtet kanë ardhur njerëz më racional, pikërisht nga ata vijnë deklarata të pamatura. Në Maqedoni nuk kam qenë për një kohë të gjatë dhe nuk e di se në çfarë drejtimi po shkon vendi, ndërsa në Shqipëri, Sali Berisha kishte tendenca në drejtim të Enver Hoxhës. Në Kosovë isha tash së shpejti, kur ndodhi bllokimi i mallrave me Maqedoninë dhe mikja ime, Mimoza Kusari, ministre e Qeverisë së Kosovë, shkonte madje në kufi dhe urdhëronte që asnjë kamion nga Maqedonia të mos futet në Kosovë. Këto punë nuk ndihmojnë sigurisht”, shprehet për “Dnevnik” Viliam Voker.

Rexhaj në Romajë, kërkon ndihmën e hasjanëve për ndryshimin politik

0

Rexhaj-romaj-hasLëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Romajë.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, deputeti Afrim Hoti dhe kandidatët për ansamble, thanë se takimet e drejtpërdrejta dhe të vazhdueshme me qytetarë janë pjesë e pandashme e aktivitetit politik të Lëvizjes Vetëvendosje!.

“Të gjitha diskutimet dhe bisedat me qytetarë, ne jemi munduar t’i përmbledhim në Alternativën tonë Qeverisëse, si në nivel qendror ashtu edhe në nivelin lokal. Synimi ynë është ndryshimi i gjendjes aktuale në të cilën gjendemi, e cila është si pasoj e keqqeverisjes së grupacioneve të ndryshme politike që nga paslufta”, tha Rexhaj.

Ai shprehi nevojën e ndihmës së qytetarëve dhe mobilizimit të tyre për ndryshimin e kësaj situate të rëndë politike dhe ekonomike.

Duke falënderuar hasjanët për kontributin e tyre të vazhdueshëm në Komunën e Prizrenit, Rexhaj gjithashtu theksoi nevojën e hapjes së një shkollë profesionale për Teknologji Ushqimore e cila do t’u shërbente të rinjve hasjanë që të marrin njohuri teorike dhe praktike për zanatin karakteristik dhe tradicional që e karakterizon rajonin e Hasit.

Ndërkaq, banorët e fshatit Romajë shprehën admirim për gatishmërinë e VV-së për diskutime të vazhdueshme me qytetarët dhe çmuan qëndrimet konsistonte të saj./PrizrenPress.com/

Ku janë muret e padukshme në Evropë?

0

In situIN SITU, rrjeti evropian i krijimit artistik në hapësirë publike në bashkëpunim me Lieux Public, qendrës krijuese kombëtare franceze në Marsejë kanë organizuar forumin evropian “Muret e padukshme” (“Invisible walls”).

IN SITU është rrjet evropian i 18 organizatave artistike dhe Teatri ODA është anëtari i vetëm nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian. Titulli dhe tematika e kësaj ngjarje si dhe i gjithë temës së vitit të rrjetit është inspiruar nga produksioni i Teatrit ODA me të njëjtin titull “Muret e padukshme” siç është cekur në hyrjen e programit.

“Muret e padukshme” – produksion i Teatrit ODA është zhvilluar përmes 3 rezidencave artistike në teatrin ODA, në maj dhe tetor të vitit 2012 si dhe rezidencën e fundit gjatë muajve maj dhe qershor 2013.

“Muret e padukshme” u zhvillua tutje dhe u shfaq në Holandë në festivalin Oerol. Oerol ka një traditë mbi 20 vjeçare si festival dhe organizohet në ishullin Terschelling të Holandës. Këtë vit ka pasur rreth 70 produksione me mesatarisht 50.000 vizitorë ditorë. “Muret e padukshme” ka pasur gjithsej 28 prezantime me numër të jashtëzakonshëm të shikuesve dhe me reagime tejet pozitive si nga shikuesit dhe mediet, po ashtu edhe nga profesionistët prezent në Festival. Kjo punë gjithashtu gjatë muajve gusht dhe shtator i është prezantuar publikut edhe në Prizren, Gjakovë, Gjilan, Prishtinë e Shkup. “Muret e padukshme” ka marrë ftesë të shfaqet edhe në 5 festivale tjera evropianë gjatë vitit 2014.

Ky projekt dhe përvoja e Teatrit ODA do të prezentohet në këtë Forum Evropian nga Florent Mehmeti, regjisor i shfaqjes dhe drejtor i Teatrit ODA.

Forumi “Muret e padukshme” mbahet në Marsej prej 3-4 tetor 2013 përkrah “Metamorphoses” ngjarje artistike e organizuar nga Lieux publics në bashkëpunim me “Marseille-Provence 2013, European Capital of Culture” – kryeqyteti kulturor evropian për 2013.

Thaçi: Muja do të fitojë në rundin e parë

0

Hashim Thaci 2

(E plotësuar) Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi është shprehur i sigurt edhe një herë se kandidati për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, me 3 nëntor do të fitojë pa balotazh.Thaçi tha se fitorja e Mujës do të jetë spektakluare. ”Muja do të fitojë pa balotazh”, tha Thaçi.

Hashim Thaçi të mërkurën ka marrë pjesë në nënshkrimin e lidhjes së koalicionit me partitë minoritare. Ai tha se në këto zgjedhje është lidhë ky koalicion me qëllim të vetëm që t’ia lehtësoi punën kundërshtarëve. ”Këtë koalicion e kemi bërë për t’ia lehtësuar punën edhe kundërshtarëve, sepse fitorja do të jetë në rundin e parë”, tha Thaçi./PrizrenPress.com/

PDK-ja, koalicion me minoritetet në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Prizren sot do ta zyrtarizojë koalicionin e madh me komunitetet për këtë komunë.

Hashim Thaçi do të qëndrojë sot në Prizren. Ai në orën 15:00 do ta mbajë një konferencë për media, në të cilën do ta zyrtarizojë koalicionin me komunitetet për këtë komunë.

Nijazi Kryeziu, sekretar i Degës së PDK-së në Prizren ka bërë me dije për “Epokën e re” se kjo parti do të nënshkruaj marrëveshje koalicioni me VAKAT (Rasim Demiri), NDS (Emilja Rexhepi), CDU (Hamza Balje), me KDTP (Mahir Jagcilar), KTAP (Cemil Luma) dhe partinë rome PREB (Haxhi Zylfi Merxha).

Partia Konservatore aftëson vëzhguesit për ruajtjen e votave

0

partia e beni kizollitPartia Konservatore e Kosovës ka mbajtur takimin e punës me 100 vëzhguesit e saj me qëllim të përgatitjes së tyre për ditën e zgjedhjeve.

Kandidati i PK-së, për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli tha se brenga kryesore e Partisë Konservatore të Kosovës nuk është votimi. “Brenga jonë është se si t’i ruajmë votat e fituara në ditën e zgjedhjeve, pasi që është e bindur se ka mbështetje të gjerë nga qytetarët në një anë dhe në anën tjetër do të ketë tentativa që të manipulohen votat e qytetarëve në mënyra të ndryshme nga subjektet tjera”, tha Kizolli.

Sipas tij, ardhmëria e një vendi varet nga procesi i drejtë dhe demokratik zgjedhor pa intervenime dhe manipulime sepse mundëson që vota e shenjtë e qytetarit sovran të mbrohet dhe numërohet ashtu siç duhet. Nëse manipulohet apo vidhet vota e qytetarit atëherë manipulohet dhe vidhet edhe ardhmëria e vendit.

“Duke pasur parasysh përvojat e hidhura nga zgjedhjet e kaluara, ju vëzhguesit tonë jeni garancia dhe mbrojtja e vetme që do të kemi në mbrojtjen e votave tona. Puna e juaj është thelbësore dhe e shenjtë sepse nga puna e juaj do të varet edhe suksesi i procesit zgjedhor në përgjithësi dhe ardhmëria e qytetit tonë në veçanti. Të mos lejojmë që ardhmëria jonë të vidhet nga dashakeqësitë e demokracisë dhe të vendit ”, Kizolli.

Ai ëhstë zotuar se në mandatin e fituar me ndihmën e qytetarëve të Prizrenit do të çrrënjosë të gjitha manipulimet dhe keqpërdorimet kronike si dhe do të largojë nga skena politike njerëzit që janë dëshmuar si të tillë.

Partia Konservatore e Kosovës hapjen e fushatës elektorale do ta bëjë me 03 tetor 2013, (e enjten në ora 19:00 në restorantin Marash, pranë rrapit të vjetër i cili është edhe simboli i partisë i cili tregon vjetërsinë, fortësinë, krenarinë dhe mbijetesën nëpër vështirësitë kohore. /PrizrenPress.com/

 

 

LDK-ja në Malishevë, arsimtarëve: Mos shkoni në darkën e Hashimit!

0

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Malishevë iu ka bërë thirrje arsimtarëve të kësaj komune që të mos shkojnë sonte në darkën e thirruar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Dega e LDK-së në Malishevë shprehet e indinjuar me format e paturpshme që po përdorë Hashim Thaçi për përfitime të veta politike në dëmë të buxhetit të shtetit”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sipas këtij subjekti politik, Thaçi ka filluar të shtrojë darka për arsimtarë dhe të lëshojë ‘shqelmat’ e fundit të humbjes së tij të sigurt me 3 nëntor.

” Një darkë të tillë për arsimtarë, sot planifikon ta shtroj edhe në Malishevë. Ne u bëmjë thirrje arsimtarëve të Komunës së Malishevës, që ta ruajnë dinjitetin e tyre të krijuar ndër vite dhe të bojkotojnë darkën elektorale të cilën po e shtron Thaqi sot në Malishevë. Thaçi e dinë mirë se është i padeshiruar në Malishevë, ai thjeshtë po përpiqetë të mashtroj dhe manipuloj arsimtarët duke i kërcënuar ata me largim nga puna nëse nuk do të merrnin pjesë në këtë darkë”. PrizrenPress.com/

 

Edhe PK-ja hapë fushatën me 3 tetor

0

Beni Kizolii ,PK1Edhe Partia Konservatore e Kosovës në Prizren,  hapjen e fushatës zgjedhore do të bëjë me tre tetor.

Kandidati i PK-së për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli njoftoi se fushata zgjedhore e PK-së, do të hapet në ora 19:00 në restorantin “Marash”, pranë rrapit të vjetër i cili është edhe simboli i partisë i cili tregon vjetërsinë, fortësinë, krenarinë dhe mbijetesën nëpër vështirësitë kohore./PrizrenPress.com/

LDK-ja premton investime në Astrazup

0

LDK-logo5-23Dega e LDK-së në Malishevë pati një takim në dy lagjet fshatit Astrazup. Këto takime ishin në vazhdën e takimeve që po i bënë kryetari i Degës Januz Kastrati dhe kandidati për kryetar Salih Morina.Në këto takime ishin të pranishëm rreth 100 pjesëmarrës të cilët shprehën entuziazmin tyre në fitorën e LDK-së në Malishevë.

Hapjen e takimëve e bëri kryetari i Nëndegës Rrahim Morina i cili u bëri thirrje banorëve të fshatit që të mobilozohen sa më shumë që në këto zgjedhje LDK-ja të fitoj edhe më bindshëm ë Astrazup.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i Degës Januz Kastrati I cili shprehu knaqësinë e tij që gjindej në Astrazup në bastionin e LDK-së. Kastrati kërkoj nga të pranishmit që ta ndëshkojnë pushtetin e tanishë duke votuar kandidatin e LDK-së Salih Morina.

Ndërsa në fjalën e tij kandidati për Kryetar Komune Salih Morina u premtoj banorëve se në qeverisjen e tij Astrazupi do jetë prioritet i prioriteteve për arsye se ky fshatë gjithmonë i ka qëndruar besnik LDK-së dhe frymës së Presidentit Historik Ibrahim Rugova. Ai u zotua para tyre se projektet e fshatit si: Ujësjellësi, Shtëpia e Kulturës, Shkolla, Parku, Shtrati i Lumit, do të realizohen në mandatin e tij qeverisës.

Cika: PDK-ja në Has, do të dalë fituese e zgjedhjeve të nëntorit

0

Halil CikaaPartia Demokratike e Kososvës në Gjonaj, ka mbjatur një takim me kryetarët e nëndegëve nga fshatrat e Hasit të Prizrenit. Në këtë takim është diskutuar përgatitja për fushatën zgjedhore të nëntorit.

Kryetari i Nëndegës së PDK-së në Gjonaj, dr.Halil Cikaj ka kërëkuar nga të gjithë kryetarët e nëndegëve të tjera që të mobilizohen sa më shumë në mënyrë që PDK-ja në Has të dalë fituese në zgjedhjet e nëntorit. “PDK-ja në Has është fuqizuar dhe rritur më shumë se kurrë në këto vitet e fundit”, tha Cikaj.

Ai ka kërkuar nga secili kryetar i nëndegës që të evidencojnë të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen PDK-së.” Të gjithë ata që anëtarësohen në PDK, duhet të infromohen se të njëjtit të informohen se me datë 12.10. 2013 do të pajisen me librezat e anëtarësisë”, tha Cikaj.

Ai ka kërkuar nga anëtarësia e PDK –së që të marrin pjesë në përurimin e projekteve të shumta nëpër fshatrat e Hasit, i cili po bëhet këto ditë.

Ai tregoi se PDK-ja në Hasë do të përpilojë një axhendë për fushatën elektorale dhe të njëjtën t’ia dorëzojnë kryetarit të Shtabit Zgjedhor për Has, Sejdullah Shehu. /PrizrenPress.com/