Rexhaj në Romajë, kërkon ndihmën e hasjanëve për ndryshimin politik

Rexhaj-romaj-hasLëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Romajë.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, deputeti Afrim Hoti dhe kandidatët për ansamble, thanë se takimet e drejtpërdrejta dhe të vazhdueshme me qytetarë janë pjesë e pandashme e aktivitetit politik të Lëvizjes Vetëvendosje!.

“Të gjitha diskutimet dhe bisedat me qytetarë, ne jemi munduar t’i përmbledhim në Alternativën tonë Qeverisëse, si në nivel qendror ashtu edhe në nivelin lokal. Synimi ynë është ndryshimi i gjendjes aktuale në të cilën gjendemi, e cila është si pasoj e keqqeverisjes së grupacioneve të ndryshme politike që nga paslufta”, tha Rexhaj.

Ai shprehi nevojën e ndihmës së qytetarëve dhe mobilizimit të tyre për ndryshimin e kësaj situate të rëndë politike dhe ekonomike.

Duke falënderuar hasjanët për kontributin e tyre të vazhdueshëm në Komunën e Prizrenit, Rexhaj gjithashtu theksoi nevojën e hapjes së një shkollë profesionale për Teknologji Ushqimore e cila do t’u shërbente të rinjve hasjanë që të marrin njohuri teorike dhe praktike për zanatin karakteristik dhe tradicional që e karakterizon rajonin e Hasit.

Ndërkaq, banorët e fshatit Romajë shprehën admirim për gatishmërinë e VV-së për diskutime të vazhdueshme me qytetarët dhe çmuan qëndrimet konsistonte të saj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Lajmet e Fundit