14.2 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026
Home Blog Page 9016

Qeveria do largimin e prokurorëve që po hetojnë zyrtarët e saj

0

QeveriaKosoves-NdertesaNë kohën kur Qeveria e Kosovës po kërkon largimin e EULEX-it, dhjetëra zyrtarë të partisë në pushtet janë nën hetime nga prokurorët e këtij misioni.
267 raste hetimesh, duke i përfshirë korrupsionin dhe krimet e luftës janë duke u hetuar nga prokurorët evropianë e amerikanë, largimin e të cilëve po e do më së shumti ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, shkruan “Koha Ditore”.

Pos rasteve në hetim, dhjetëra raste janë duke u gjykuar. Shumica prej atyre që cilësohen raste të profilit të lartë janë anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës në pushtet, pjesë së cilës është edhe Kuçi.

Sami Lushtaku e Ramadan Muja janë dy prej anëtarëve të PDK-së që janë në procedurë penale. Njëri për krime lufte, e tjetri për korrupsion.

Të dy kryetarë komunash në detyrë dhe kandidatë edhe për nga një mandat të dominuar nga vet kryeministri Hashim Thaçi. Ata janë duke u ndjekur nga prokurorë të EULEX-it.

Sesioni i 13-të i ECP-së, vitin e ardhshëm do të mbahet në Prishtinë

0

Krasniqi-mkrs9-25Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi po merr pjesë në sesionin e 12-të të Parlamentit Kulturor Evropian (ECP), që këtë vit po mbahet në Edinburgh të Skocisë. Ai sot është takuar me Karl-Erik Norrman, Sekretar i Përgjithshëm i ECP-së dhe Pär Stenbäck, Kryetar i Senatit, me të cilët ka diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje që në vitin e ardhshëm sesioni i 13-të i ECP-së të mbahet në Prishtinë. Palët janë pajtuar që një gjë e tillë të ndodhë në vendin tonë, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm në afirmimin e skenës kulturore të Kosovës dhe lidhjes së bashkëpunimit mes ECP-së, MKRS-së dhe mekanizmave tjerë të kulturës në Kosovë dhe Evropë.

Krasniqi tha se mbajtja e këtij sesioni në Prishtinë është e një rëndësie të veçantë për kulturën në Kosovë, pasi me këtë do të shkëmbehen përvoja të ndryshme të zhvillimit dhe promovimit të kulturës. Ai tha se MKRS-ja do të jetë shumë e përkushtuar që ky sesion të jetë vërtetë sa më cilësorë dhe të ketë sa më shumë pjesëmarrës nga e mbarë Evropa.

Nga ana tjetër, drejtuesit e ECP-së, Norrman dhe Stenbäck e kanë konsideruar si një ngjarje shumë më rëndësi që në vitin e ardhshëm sesioni i radhës të mbahet në Prishtinë. Ata kanë falënderuar Ministrin për bashkëpunimin, duke thënë se do të punojnë mjaftë që sesioni në Prishtinë të jetë vërtetë një aktivitet shumë më rëndësi për kulturën në përgjithësi.

Në margjina të sesionit, Ministri ka takuar edhe përfaqësues të shumtë të skenës politike e kulturore të Evropës, që janë pjesëmarrës në këtë aktivitet.

Ky sesionin që po mbahet në Edinburgh ka për temë lirinë e shprehjes, pjesëmarrjen dhe promovimin e politikave kulturore të përgjithshme e po ashtu edhe krijimtarinë individuale.

Në sesionin e 12-të nga Kosova po marrin pjesë edhe anëtarët e rregullt e ECP-së nga Kosova, drejtori i Galerisë Kombëtare, Erzen Shkololli, si dhe anëtarët e fundit të propozuar nga Ministri Krasniqi, sipas kërkesës së ECP-së, Veton Nurkollari dhe Eliza Hoxha./PrizrenPress.com/

Rexhaj: Bashkësitë fetare në Prizren duhet të bashkëpunojnë

0

Rexhaj-teqja RufaiveKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, ka vizituar Teqen e Rufaive në Prizren. Ai tha se toleranca fetare është kusht për paqen dhe harmoninë midis njerëzve, për solidaritetin dhe dashurinë universale ndaj njëri tjetrit.

“Në Prizren bashkësitë fetare duhet të kenë një bashkëpunim më të ngushtë në mes vete për çështje të ndryshme sa i përket religjioneve”, tha Rexhaj. Ndërsa premtoi angazhimin e VV-së për të gjitha çështjet që i preokupojnë besimtarët.

Sheh Adri Shehu duke folur për tolerancën fetare në Prizren theksoi se tërë Kosova mund të mburret me diversitetin kulturor dhe respektimin e ndërsjellët të komuniteteve fetare që veprojnë në Prizren. Ai gjithashtu kritikoi neglizhencën organeve komunale karshi besimeve në Prizren, të cilat nuk interesohen aspak për problemet që i kanë besimtarët./PrizrenPress.com/

Pensionistët përgëzojnë Kryeziun për kandidimin për kryetar të Prizrenit

0

Eqa te pensionistetKandidati i LDK-së, për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, ka vizituar Shoqatën e Pensionistëve. Në këtë takim Kryeziu ka biseduar me pensionistët për përmisimin e nevojave e tyre.

Ai u zotua se pas 3 nëntorit kjo përkujdesje do të ndryshojë dhe do të vazhdojë aty ku edhe ka mbetur në 2007. “Në qeverisjen e LDK-së dyert e Kuvendit Komunal në Prizren do të jenë të hapura dhe në shërbim të gjithë qytetarëve të Prizrenit e me theks të veçantë për pensionistët tanë”, tha Kryeziu.

Pensionistët, ndërkaq kanë përgëzuar Kryeziun për rikthimin e tij për kryetar të Prizrenit.Ata po ashtu kanë falënderuar kandidatin e LDK-së, Kryeziun për përkrahjen që ai dhe Grupi Parlamentar i LDK-së, i kanë dhënë pensionisteve në Parlamentin e Kosovës/PrizrenPress.com/

Të rishikohet padrejtësia!

0

Avdi IbrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

O,ti njeri i padrejtë!Mos harro,se ne nuk do të heqim dorë nga fatet e atdheut Shqipëria,Shqipëria e përjetshme,gjersa të egzistojë bota,ne nuk heqim dorë së punuari për liri dhe bashkim mbarkombëtar!T,i botë e padrejtë që na konsideron si viktimë e pazareve për interesat tuaja!A e keni peshuar mire viktimën!A e keni peshuar dhe menduar mire këtë padrejtësi politike e historike që po i bënë botës shqiptare!A mund ta mbani përjetësisht këtë popull ndër më të lashtit në Europë të ndarë nga nëna SHQIPËRI!A i përgjigjët kjo dinakërisë dhe fuqisë suaj?A mendoni se sa është e dobishme kjo ndarje tërësisht e padrejtë!A e keni menduar ndonjëherë se sa është kjo punë e mençur apo budallallëk!A e din t,i botë e padrejtë,se fatkeqësia e popullit shqiptar,do të bjerë si fatkeqësi edhe për ju përderisa kontribuni për ta mbajtur të ndarë nënën nga bijtë dhe bijat e sajë.Këtu nuk mund të ketë dashuri,madje as respekt nuk mund të ketë,përkundrazi ka vetëm neveri,përbuzje,urrejtje.

Çfarë të bëjmë atëherë?Atëherë del se duhet të jemi të kjartë,duhet të rishikohet padrejtësia e të vëhet në vendë drejtësia.A është mabse më mire kështu?A kupton,mbase e kuptoni se çka do të thotë padrejtësia shekullore që keni bërë në kurriz të popullit shqiptar fytyrë gjakosur dhe shpirtë sakatosur?A kupton se padrejtësia për ta ndarë Kosovën dhe trojet tjera shqiptare nga nëna Shqipëri,është e njetë si ajo e konferencave të londrës dhe Berlinit,ku mizorisht përgjakët dhe ndatë me thikën e kirurgut SHQIPËRINË,në vend se ta korrigjoni këtë padrejtësi,ju sot vazhdoni me avazin e vjetër por me një skenar paksa më të kamufluar,kjo politik padrejtësie e së tanishmës del edhe më neveritëse,më e poshtër mu pse ju,përsëri po i kënaqni apetitet e sëmura të fqinjëve tanë grabitqar e pushtues tokash shqiptare,megjithkëtë ju mashtroni kinse tani shqiptarët në mbarë hapsirat e tyre kanë një jetë më të bukur dhe më konfore,por thënë shkurt e shqip ne duam dhe mundemi natyrisht edhe me ndihmën tuaj të sinqertë të jemi popull i lire dhe i bashkuar!E shtrenjtë është Shqipëria e shqiptaria,e shtrenjtë është kjo liri e të vetëvendosurit!Kjo jetë e ndarë është e padurueshme!Sa pikëllime kaloi populli shqiptar,sa dëshpërime,sa mallkime,sa lot të fshehur nga bota derdhi ky popull,nga plaqkitjet e krimet e pushtuesve të ndryshëm të cilët asnjë here gjatë histories nuk u ndëshkuan.

E nëna, natyrisht që nuk ndihet mire është e brengosur dhe e paqetë,ajo po mundohet që të gjithë shqiptarët kudo ndodhën,t,i sheh mire,t,i sheh të bashkuar,vetëm të bashkuar jemi të dobishëm për shoqërinë mbarshqiptare,për vetën tone,por ky bashkim është edhe në të mire të fqinjëve zullumqar,po edhe për miqtë ndërkombëtar.Sepse këtu duhet bërë diç menjëherë,me ngut,me alarm,a kupton këtë?E ç,po bëni ju tani?bashkë me servilët vendorë po ruani ndarjen e shqiptarisë,ju e ruani këtë ndasi fatkeqe dhe të tmerrshme në kurriz të një populli,po e ruani për llogarin e interesat e shteteve tuaja dhe fqinjëve e politikanëve tanë debill e matrapaz,por kjo ruajtje e panatyrshme po i sjell dëme kolosale dhe fatkeqësi të reja në gadishullin e Ballkanit shqiptarisë.

Në fund të fundit i tërë ky shqetësim imi dhe i bashkëkombasve të mi,nuk është diçka e re,nuk është diçka e panjohur për ju,por janë shqetësime të ligjshme qysh nga e kaluara,e tanishmja e dhimbshme dhe e kahershme do të jetë deri në lirin e bashkimin kombëar shqiptar.Kaherë ky shqetësim kishte qenë për pararendësit tanë shqiptar-iliro-pellazgë të cilët jetuan fytyrë përgjakur dhe shpirtë sakatosur.I tërë ky pikëllim kaherë kish lindur në zemrat e gjithë atyre heronjëve,dëshmorëve,martirëve e atdhetarëve rilindas shqiptar e deri të kjo e tanishmja heroike e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit,me bashkëluftëtarët e tij,ky zjarr i lirisë i rritur nëpër shekujt e përflakur kaloi nga brezi në brez është mbledhur,është pjekur,është kristalizuar në formën e dashurisë atdhetare duke i bashkuar zemrat,duke i bashkuar mendjet e ndritura shqiptare,duke kërkuar me këmbëngulje zgjidhje pilitike,për të punuar,për të dashuruar e jetuar të lire të bashkuar në mbarë hapsirat shqiptare,kjo është e drejtë e ligjshme që populli shqiptar të punoj e jetoj i lumtur në trojet e veta sikundër jetojnë të gjithë popujt tjerë të Europës.Këtë lumturi bashkimi mbase e meritojmë.

Problemet pazgjidhura të qytetarëve të Malishevës

0

Albani ne anketLëvizja Vetëvendosje! në Malishevë, ka prezantuar rezultatet e problemeve dhe kërkesave të qytetarëve, të nxjerra nga anketimi i mbajtur me 23 dhe 24 shtator Malishevë dhe Kijevë.

Në këtë aktivitete qytetarët e Komunës së Malishevës nga Pagarusha deri në Fshatin e Ri, nga Llapçeva e deri në Berishë kanë paraqitur problemet dhe shqetësimet e tyre. Kandidati për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi tha se interesimi i qytetarëve ishte i madh jo vetëm në listimin e problemeve por edhe në diskutimin e tyre me kandidatët për asamble komunale të cilit ishin prezentë gjatë tërë kohës.

“Problemet e paraqitura nga qytetarët tregojnë se ekziston një dallim shumë i madh në mes raporteve dhe shifrave të qeverisjes aktuale dhe gjendjes së vërtetë me të cilën qytetarët përballen çdo ditë”, tha ai.

Sipas tij, ky është edhe një tregues shtesë që qeverisja aktuale ka braktisur qytetarët e saj dhe ajo duket vetëm në kohë zgjedhjesh me investime të dobëta dhe korruptive dhe me strukturat parapolitike të saj të cilët ushtrojnë presion e shantazh mbi qytetarët.

Ai tha se çështjet problematike që qytetarët kërkojnë të ju zgjidhen përkojnë në masë të madhe me problemet e identifikuara nga grupi i hulumtuesve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë.

“Edhe përkundër krekosjes së pushtetit aktual se kanë bërë investime të mëdha në infrastrukturë si rrugë, ujësjellës e kanalizime, sipas anketimit del se tri (3) ankesat kryesore të qytetarëve kanë të bëjnë pikërisht me këto probleme të cilat ose nuk janë zgjidhur fare ose janë kryer shkel e shko. Nga anketimi është vërejtur gjithashtu që pushteti aktual ka përdorur këto investime në mënyrë selektive duke i kushtëzuar ato me votë apo edhe duke diskriminuar fshatra dhe lagje të tëra për shkak se qytetarët kanë filluar ta braktisin me të madhe partinë pushtet dhe distancohen nga keqqeverisja dhe korrupsioni i saj”, tha Krasniqi. /PrizrenPress.com/
Tabela e përmbledhëse e problemeve të paraqitura nga qytetarët:
Nr. Përshkrimi i problemit – %
1. Papunësia – 56.5
2. Rrjeti i Ujësjellësit dhe uji i pijshëm – 53
3. Rrjeti i Kanalizimit – 40
4. Mungesa e rrugëve/asfaltit cilësor – 38.5
5. Mungesa e trotuareve – 32.5
6. Degradimi i ambientit dhe deponitë e bërllokut – 32.5
7. Arsimi (infrastruktura shkollore,politikat e punësimit, transporti i nxënësve, cilësia e dobët në arsim, dhuna në shkolla) – 32.5
8. Shërbimet shëndetësore/Ambulancat – 31
9. Rryma dhe ndriçimi publik – 29
10. Çerdhe të fëmijëve – 24.5
11. Terrene dhe salla sportive – 23
12. Korrupsioni – 22
13. Rriqrat – 21
14. Siguria/komunikacioni, qentë endacak – 11.5
15. Bujqësia – 10

 

Veseli në Has: PDK-ja është familje e madhe në Kosovë

0

kadri-veseliNënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar sot pasdite në Rogovë të Hasit. Ai ka shpërndarë 700 libreza të anëtarëve të rinj të PDK-së. Për dhjetë minuta sa ka mbajtur fjalim, nënkryetari Veseli, disa herë ka thekësuar se PDK-ja është një familje e madhe në Kosovë.Ai ka ftuar të gjithë hasjnët që t’i bashkohen dhe votojnë në nëntor PDK-në.” Ju ftoj që t’i bashkoheni familjes së madhe të PDK-së”, tha Veseli.  Ai tha se kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi për asnjë moment nuk e ka harruar Hasin. Sipas tij, themelimi i komunave në Has, ka qenë vendimi më i drejtë dhe i rëndësishëm që ka marrë Qeveria e Kosovës. “Nuk kam qenë më i kënaqur asnjëherë se sa kur janë themeluar komunat në Has”, tha Veseli.

Ai këto komuna, do të funksionojnë shumë shpejtë.“Jam i sigurt se komunat e Hasit do të jenë më të suksesshme, sepse hasjanët janë njerëz punëtorë dhe kanë vizion se si ndërtohet vendi”, tha Veseli.

Kryetari i Degës së PDK-së në Has, Ramadan Hoti tha ndërkaq se hasjanët i janë mirënjohës për jetë kryeministrit Thaçi për vendimin që ka marrë për themelimin e komunave në këtë rajon. “Hasjanët do të mbështesin PDK-në, sepse kanë shumë arsye”, tha Hoti. /PrizrenPress.com/

PDK-ja kërkon nga kandidatët që të krenohën me “Qeverinë Muja”

0

Takim Xhevat Beriha , Kongresi i Manatirit, Leskovec, UCKPartia Demokratike në Prizren ka mbajtur një takim me kryetarët e nëndegëve, kandidatët për Asamblëne Komunale dhe shefat e shtabeve zgjedhore nëpër nëndegët e lagjes “Xhevat Berisha”, “ Kongresi i Manastirit”, “ Lagjja e UÇK-së”, dhe fshati “ Leskovec”.

Takimi është udhëhequr nga ana e kryetarit të Degës së PDK-së në Prizren Minir Krasniqi, shefi i Shtabit Zgjedhor, Hasan Hasni, dhe sekretari i Degës Nijazi Kryeziu.

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi tha se duhet një angazhim më të madh me të gjitha strukturat e nëndegëve me qëllim të mobilizimit strukturor. Ai kërkoi nga kandidatët që të paraqesin të gjitha projektet të cilat janë realizuar nga ana e Qeverisë së Komunës që është udhëhequr nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja.

Gjithashtu u kërkua që para qytetarëtve të shpaloset plaforma politike dhe programore e PDK-së për qeverisjen e ardhshme.
Shefi i Shtabit Zgjedhor Hasan Hasani, tha ndërkaq se udhëheqja e qeverisë lokale në Prizren, është dëshmija më e fort, se si duhet dëgjuar hallet dhe brengat e qytetarëve dhe si kërkesat e qytetarëve të Komunës të kthehen në rezultate konkrete me projekte në interes të komunitetit.

Strukturat e PDK-së i janë falënderuar qeverisë lokale për investimet që janë bërë nëpër të gjitha lagjet dhe në fshatrat e kësaj ane dhe janë zotuar se bashkërisht do punojn dhe këtë bashkëpunim do ta vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Në këtë takim është theksuar se PDK-ja ka programin dhe platëformën zgjedhore, e cila ka ndryshuar pamjen jo vetëm Prizrenit, por edhe fshatrave për rreth duke i shëndrruar ato në paralagje të qytetit./PrizrenPress.com/

 

Edhe Libia e njohu Kosovën

0

Libia-flamuriLibia është shteti i radhës që e ka njohur pavarësinë e vendit, vetëm pak orë pasi këtë e konfirmoi Grenada.

Lajmi është konfirmuar pas takimit mes Kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij nga Libia.

“Kemi pranuar edhe njohjen e dytë gjatë ditës se sotshme, ku pas njohjes së Kosovës nga shteti mik Grenada, Kosova tani u njoh edhe nga Libia” ka thënë Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi./PrizrenPress.com/

Rexhaj: Vlerat e UÇK-së i takojnë të gjithë qytetarëve të Kosovës

0

Rexhaj OVLKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, ka vizituar sot Asosacionin i Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prizren.

Rexhaj, tha se vlerat e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës duhet të jenë të pa-partishme, ngase ajo i takon të gjithë qytetarëve. “Lufta jonë ka qenë e drejtë, sepse e kanë bërë qytetarët e këtij vendi. Ushtria Çlirimtare e Kosovës i takon të gjithë qytetarëve të Kosovës. Pushteti aktual në vazhdimësi është përpjektur që t’i ngjyrosë me ngjyra partiake organizatat e dalura nga lufta. Është i domosdoshëm departitizimi i tyre. Shoqatat e dalura nga lufta duhet të jenë të qytetarëve dhe të mbrojnë vlerat kombëtare dhe assesi partitë politike dhe interesat e tyre. Andaj, ato urgjentisht duhet ta kenë neutralitetin partiak”, tha Rexhaj.

Kryetari i veteranëve të UÇK-së, Selim Krasniqi, informoi Rexhajn për gjendjen e rëndë të veteranëve të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me kushte të rënda ekonomike. “Ata të cilët kanë dhënë për Kosovën duhet të kenë më shumë mbështetje institucionale”, tha Krasniqi. /PrizrenPress.com/