14.1 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026
Home Blog Page 9022

Rreth 150 policë të Serbisë po operojnë në veri

0

Policia serbeRreth 150 pjesëtarë të Policisë së Serbisë, nga e enjtja pasdite, kanë hyrë në veri të Mitrovicës. Burime të gazetës Koha Ditore nga veriu bëjnë të ditur se këto prurje janë në shërbim të ndriçimit të vrasjes së pjesëtarit të EULEX-it, porse pritet të shërbejnë deri në përfundim të procesit zgjedhor më tre nëntor me qëllim të “mbajtjes nën kontroll të situatës së sigurisë” në atë pjesë.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës e të EULEX-it kanë deklaruar se “nuk janë të informuar për dicka të tillë”.
Sipas burimeve të gazetës, pjesëtarët policorë serbë kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet dy pikave kufitare, Jarinje e Bërnjak, dhe po shërbejnë vë veri me rroba civile.
“Për këtë rast institucionet e sigurisë së Kosovës si ato vendore, ashtu ndërkombëtare janë në dijeni. Policët e shtetit të Serbisë të premten dhe të shtunen janë parë duke operuar nëpër veriun e Mitrovicës në Lagjen e Boshnjakëve, ku të premten në mëngjes ka ndodhur një incident. Dhe policët serbë të autorizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë kontrolluar dhe bastisur disa shtëpi në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës”, kanë thënë burime në kushte anonimiteti.
Burimet thonë se cak i këtyre bastisjeve ishin kryesisht personat me të kaluar kriminale dhe ata që janë përfshirë në rrjete të ndryshme të krimit të organizuar./Koha Ditore/

Kristo Frashëri: Kryepeshkopi Janullatos, përpjekje haxhiqamiliste për të manipuluar publikun e krishterë

0

kristoHistoriani Kristo Frashëri ka vijuar shkrimet e tij kritike ndaj kryepeshkopit Janullatos, duke u bazuar në ngjarjet e fundit të ndodhura në Përmet. Frashëri shprehet se kryepeshkopi ka bërë përpjekje haxhiqamiliste për të manipuluar publikun e krishterë.

“Ai thotë se më 16 gusht në Përmet u dukën skena të persekutimit ateist. Me këtë pohim, me siguri që Hirësia e tij Janullatos ka arritur kulmin e një qaramani mesjetar, i cili ankohet ditë e natë për asgjë. Ai thotë se policia private i goditi katër klerikët pa mëshirë. Edhe këtu kemi një trillim. Në filmin e dokumentuar të ngjarjes nuk shihet asnjë goditje “e pamëshirshme” të asnjë prifti nga policia. Në konceptin modern të së drejtës, në shumë vende të pavarura po shohim se po arrestohen dhe po dërgohen para gjyqit ministra po se po, por edhe kryeministra, madje dhe hierarkë të feve të ndryshme kur shkelin Kushtetutën, dhe jo më priftërinjtë e Përmetit, që nuk kanë fare respekt për ligjet e shtetit shqiptar. Përkundrazi, priftërinjtë e Përmetit, edhe pse e kundërshtuan policinë, nuk u arrestuan, as nuk u rrahën, por u lanë të lire”, shkruan Frashëri për “GSH”.

“Janë pak të thuash se këto janë shpifje në vështrimin e zakonshëm të sajesave që dikur qarkullonin kudo në pazaret e Gadishullit Ballkanik, përfshirë edhe në ato të Greqisë. Ato janë shpifje monstruoze të pakonceptueshme kur dalin nga pena e një prelati, i cili kudo ku shkon prezantohet me titullin “Doktor, Profesor dhe Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës”, Akademi të cilën grekët e kulturuar mburren se e ka themeluar Platoni në shekullin V para Krishtit”, vijon më tej ai.

Limaj mbështet Iniciativën Qytetare të Malishevës

0

FatmirLimaj-lirimi

(E plotësuar) Mijëra qytetarë të kësaj ane kanë pritur sot heroin e tyre Fatmir Limaj, të cilin edhe e kanë quajtur hero jo vetëm të Malishevës por edhe të gjithë Kosovës. Deputeti i PDK-së, Limaj, sot në adresimin e tij për qytetarët nga Palestra Sportive në Malishevë, ka thënë se do ta vazhdojë punën e tij në shërbimin e atdheut.

Ai ka bërë me dije se e përkrah Ragip Begajn, kandidat i Iniciativës Qytetare për Malishevën për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në këtë komunë. Limaj para mijëra qytetarëve, shumicën e të cilëve nuk i kishte zënë as salla, ka deklaruar se në qytetin e Malishevës po shantazhohen njerëzit, duke përshirë edhe mësuesit. “Sot dëgjova se janë mbyllur shkollat me dry. Kur njeriun e do populli, e gjithë bota nëse do të ngritët në këmbë, nuk mund ta ndalojë”, ka thënë Limaj, shkruan Epoka e re.

Gjatë fjalimit Limaj ka kërkuar nga qytetarët e Malishevës që në zgjedhjet e 3 nëntorit ta votojnë kandidatin e të Iniciativës Qytetare për Malishevën, Ragip Begajn.

Ai u ka bërë thirrje komisionerëve që mos të manipulojnë me vota. “Mos gaboni t’i dëgjoni ata, që u thonë të vjedhin vota se u lënë në burg”, është shprehur Limaj.

Ai ka thënë se ka ardhur momenti i fundit që qytetarëve të Kosovës t’iu kthehet besimi për jetë më të mirë. “Ne dimë dhe mund ta bëjmë Kosovën shtet që të krenohemi me të”, ka deklaruar Limaj.

Limaj ka shtuar se nga Malisheva ka dashur t’iu drejtohet, jo vetëm qytetarëve të kësaj komune, por të gjithë qytetarëve të Kosovës. “Do ta vazhdoj punën time në shërbimin e atdheut. Nga sot me bashkëpunëtoret e mi do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë punën”, ka thënë Limaj.

Ai ka folur edhe për luftën e UÇK-së. Ai është shprehur se UÇK-ja kishte bërë luftë të drejtë dhe të pastër.

Limaj flet sot

Deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj, në orën 12:00 do të mbajë një tubim me qytetarë në Palestrën Sportive në Malishevë.

“Dua t’ju njoftoj se me kënaqësi do t’i përgjigjem ftesës së qytetarëve të Malishevës në tubimin që ata kan paraparë. Për një kohë të gjatë më ka munguar komunikimi me qytetarët. Do të kem kënaqësi që tani t’u drejtohem me një fjalim të gjithë atyre që u kam munguar. Shihemi atje”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Berisha: Kosova ka nevojë për Fatmir Limajn

0

Zafir berisha 123Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha ka mirëpritur rikthimin në politikë të ish-bashkëpartiakut të tij, Fatmir Limajt.

Ai tha se Kosova ka nevojë ende shumë për kontributin e Limajt. “Është e domosdoshme që njerëzit si Fatmir Limaj me qenë në politikë”, tha Berisha për “PrizrenPress”.

Fatmir Limaj ka mbajtur sot  fjalimin e paralajmëruar në vendin e lindjes, ku pas lirimit nga akuzat e përsëritura për krime lufte për herë të tretë u shpall i pafajshëm, ka bërë thirrje për  ndryshimin e qeverisjes komunale në Malishevë, duke e përkrahur Iniciativën Qytetare për Malishevën.Ai në një fjalim të gjatë ka kërkuar haptas nga qytetarët e Malishevës që ketë herë të mos e votojnë PDK-në.

Ish-bashkëpartiaku Zafir Berisha tha ndërkaq se  Fatmir Limaj është figura e vetme që mund të shkatërrojë krimin e instaluar nga kryeministri Hashim Thaçi. “Ky vend është zhytë në krim të organizuar dhe krizë ekonomike. Vetëm njerëzit me guxim dhe vizion siç është Limaj mund të ndryshojnë rrjedhën në të mirë të qytetarëve në Kosovë”, tha Berisha. /PrizrenPress.com /

 

 

 

Të rinjtë dhe planifikimi urban në Prizren

0

Ec ma ndrysheOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe”, do të organizojë debatin e dytë të ciklit “Planifikim urban me pjesëmarrje”. Cikli i dytë i debatit mbahet më 25 shtator 2013 (e mërkurë), në Restaurant Marashi në Prizren, duke filluar nga ora 11:00.

Koordinatorja e projektit, Fjolla Gashi, tha se fokusi i debatit të dytë është gjendja e të rinjëve në Prizren dhe sfidat e tyre në raport me planifikimin urban. Ajo tregon se për të diskutuar mbi temën “Të rinjtë dhe planifikimi urban në Prizren”, në cilësinë e panelistëve, janë ftuar Kreshnik Basha,drejtor i Caritas-it Zvicran dhe Kujtim Gashi, koordinator i sektorit të rinisë në DKRS.

“Çështjet për të cilat do të diskutohet në këtë debat janë: infrastruktura rrugore, shkollat, sportet, kultura, ambienti, punësimi dhe siguria publike.

Gjatë debatit do të prezentohet edhe analiza “Planifikim urban për qytetarët”, e cila përmbledh rezultatet e anketës me 500 respondentë në Prizren mbi planifikimin urban”, tha Gashi.

“Ec Ma Ndryshe” ka nis ciklin e debateve “Planifikim urban me pjesëmarrje”. Qëllimi i këtyre debateve është prezantimi i të gjeturave të 28 fokus grupeve me shtatë grupe të komunitetit në Prizren për identifikimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve në raport me planifikimin urban.

Debatet do të jenë forumë të avokimit publik ndaj qeverisë lokale, ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të grupit përkatës të komunitetit, komunës, shoqërisë civile, medias, qeverisë qendrore dhe ekspertë të planifikimit urban. Ky cikël i shtatë debateve realizohet në kuadër të projektit “Qyteti Gjithëpërfshirës…” që përkrahet nga Olof Palme International Center, e cila mbështetet nga Qeveria e Suedisë. /PrizrenPress.com/

Vetëvendosje! në Prizren, thërret qytetarët t’i tregojnë problemet e tyre

0

vvKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, bashkë me kandidatët për Asamblenë Komunale, sot do të jenë në sheshin kryesor të qytetit, “Shatërvan” për të pyetur një nga një qytetarët mbi kërkesat dhe problemet ende të pazgjidhura. Aktiviteti fillon prej orës 10:00 deri 20:00.

“ I ftojmë të gjithë qytetarët të vijnë dhe të shënojnë kërkesat e tyre, sepse në fund të ditës këto kërkesa do të analizohen nga grupet tona të punës në secilën qendër dhe rezultatet do të prezantohen në konferencë për publikun një ditë më pas”, thuhet në njoftimin e VV-së në Prizren. / PrizrenPress.com /

Veseli e Shurdhaj mbështesin Kilajn për kryetar të Malishevës

0

PDK-Kilaj-Veseli-ShurdhajNënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj, kanë qëndruar sot në Malishevë, për t’i dhënë kështu, mbështetje të fuqishme kryetarit aktual dhe kandidatit për kryetar të Malishevës Isni Kilajt, i cili i ka njoftuar me rrjedhat e përgjithshme në PDK të Malishevës dhe me zhvillimet e fundit, rreth përgatitjeve për fushatën elektorale.

“Në këtë takim u konstatua se fryma dhe mobilizimi i aktivistëve të PDK-së, është i jashtëzakonshëm, pasi janë angazhuar 1500 aktivistë, në çdo vendbanim të Malishevës, të cilët do të merren me përgatitjen e fushatës në vendet e tyre.

Aderimet e vazhdueshme në PDK, puna ekipore, programi i PDK-së dhe disponimi i popullatës, e siguron fitoren bindëse të PDK-së, qysh në raundin e parë”, thuhet në kumtesë të kësaj partie.

Ndërkaq, Veseli dhe Shurdhaj, e siguruan kryetarin Kilaj, se do ta ketë mbështetjen e plotë të PDK-së, si dhe pas zgjedhjeve, përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në realizimin e projekteve kapitale, përfshi edhe rrugën e transitit për Malishevën./PrizrenPress.com/

Otto Rehhagel, mysafir i KFOR-it gjerman në Prizren

0

Otto Rehhagel-prizrenTrajneri gjerman, Otto Reggagel, është duke qëndruar në Kosovë, respektivisht në Prizren.

Ai është mysafir i KFOR-it, gjerman në Prizren, pasi që ka ardhur për të përkrahur trupat gjermane në Kosovë si dhe për të zhvilluar një ndeshje miqësore.

“Ishte dëshira ime për të vizituar këta djem. Në Gjermani, djemtë tanë në Kosovë janë harruar pothuajse tërësisht”, ka thënë Rehhagel, shkruan Zëri.

Otto Rehhagel për herë të parë në histori i kishte sjellë Greqisë, titullin e kampionit evropian në vitin 2004.

Krasniqi vizitoi fshatrat Llazicë dhe Vërmicë

0

Vermice BlegtoriKandidati i VV-së për Malishevën, Alban Krasniqi, ka vizituar ambulanten e fshatit Llazicë, kandidatin për Asamble Komunale Ekrem Buzhala dhe dy biznese të vogla të këtij fshati.

Krasniqi është informuar me problemet e fshatit, siç janë mungesa e ujësjellësit, trotuarit, problemet me kanalizim, rrjeti i dobët i energjisë, papunësia, mungesa e perspektivës për të rinj etj.

Pas fshatit Llazicë, Krasniqi ka vizituar edhe fshatin Vërmicë, ku ka realizuar disa takime me qytetarë, blegtorë, pronarë biznesesh.

Ai po ashtu një vizitë ka realizuar edhe në lagjen e Ukajve, Kastratëve, Raçajve dhe Hoxhajve. Edhe në këto lagje, Krasniqi është njoftuar për së afërmi me problemet që kanë banorët, si mungesa e kanalizimit në pjesën më të madhe të fshatit, rruga e paasfaltuar dhe gjendje shumë të keqe e lagjes së Ukajve, mungesa e ujit të pijes, papunësia dhe injorimi nga pushteti.

Krasniqi ka vizituar gjithashtu edhe zona malore me një dru të rrallë siç është shpardhi, që paraqet një potencial turistik, por që mungesa e përkujdesjes nga shteti ka bërë që ajo të shndërrohet në deponi bërlloku.
Gjithashtu u vizituan disa biznese të vogla si dyqane, punëtori për përpunimin e gurit mermeror, blegtorë etj.

Ai tha se nga këto takime dhe vizita ka vërejt mungesën e dorës së shtetit në ofrimin e shërbimeve dhe investimeve infrastrukturore, të cilat edhe aty ku ishin, janë të cilësisë shumë të dobët dhe pa mirëmbajtje./PrizrenPress.com/

Selimi: Arbër Rexhaj mund t’i sfidojë Mujën dhe Kryeziun

0

rexha ne zhurDeputeti i Vetëvendosjes në Parlamentin e Kosovës, Rexhep Selimi tha se kandidati i tyre për Prizrenin, Arbër Rexhaj mund t’i sfidojë kandidatët e dy partive më të mëdha, Ramadan Mujën dhe Eqrem Kryeziun.

“Ramadan Muja së bashku me shokë abuzuan me pushtetin sa herë që i’u dha rasti. Abuzuan në emër të qytetarit, abuzuan në emër të luftës, abuzuan për qëllime private dhe për interesa të ngushta. Prizrenit nuk i duhet një kryetar i cili më shumë ndodhet në gjykata e prokurori se sa në zyrën e punës së tij. Tani është koha vendimtare për ta bërë ndryshimin. Përmes Lëvizjes Vetëvendosje ! dhe Arbër Rexhajt mund të mposhten përfundimisht Ramadan Muja dhe Eqrem Kryeziu”, tha Selimi në një takim që ka mbajtur me banorët e fshatit Zhuri të Prizrenit. /PrizrenPress.com/