14.1 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026
Home Blog Page 9021

Një lagje e Mleçanit të Malishevës i bashkohet PDK-së

0

pdk-mlecaniNjë lagje e tërë nga fshati Mleqan i Malishevës sot ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në Malishevë, thuhet në një njoftim për medie të Degës së kësaj partie nga kjo komunë.

“Puna e mirë, investimet pa kahe politike, angazhimi për banorët e Mleçanit në përgjithësi, por edhe për lagjen e tyre, na kanë shtyrë ‘ti bashkohemi PDK-së dhe ta përkrahim maksimalisht Isni Kilajn për kryetar të Malishevës”, citon njoftimi të kenë deklaruar banorët e Mleçanit, sipas të cilit ata e kanë lëshuar LDK-në dhe i janë bashkuar PDK-së.

Rexhaj premton përkujdesje institucionale për pensionistët

0

rexhaj te pensionistetKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje!  për kryetar të Prizrenit,Arbër Rexhaj, ka vizituar  Shoqatën  e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës .Rexhaj premtoi se nëse Vetëvendosje! vjen në pushtet, do të angazhohet seriozisht për realizimin  e kërkesave të tyre.

“Kjo kategori e ndjeshme shoqërore përherë është neglizhuar nga pushtetet e kaluara.Pensionistët dhe invalidët e punës duhet ta kenë përkujdesjen publike dhe institucionale dhe Lëvizja Vetëvendosje ! do të vazhdoj të angazhohet seriozisht për këtë gjë”, tha Rexhaj.

Kryetari i Shoqatës  së Penisonistëve, Musa Jorganxhiu, falenderoi aktivistët e VV-së, për vizitë dhe i njoftoi për aktivitetet e shoqatës së tyre si dhe për gjendjen e vështirë të pensionistëve në rajonin e Prizrenit. Ai gjithashtu theksoi se pret mbështetje për implementimin e ligjit që rregullon çështjen e pensionistëve. Ai u shpreh i pakënaqur  për mungesën e mbështetjes nga institucionet lokale dhe qendrore. /PrizrenPress.com/

BD-ja e gatshme për fitore me 3 nëntor

0

BashkimiDemokratik-kandidatetKryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha gjatë takimeve finale për përgatitjet e fushatës zgjedhore u takua me kandidatët për Kuvend Komunal të Prizrenit me të cilët bisedoi për strategjinë e fushatës si dhe për programin dhe platformën zgjedhore te Bashkimit Demokratik. Ai kërkoi nga kandidatët e BD-së për kuvend që vizionin e BD-së gjatë fushatës ta përcjellin tek çdo qytetarë i komunës së Prizrenit duke konsideruar se vizioni i BD-së është shpresa e vetme për një jetë më të mirë në qytetin e Prizrenit.

Gjithashtu, Berisha kërkoi nga strukturat e partisë angazhim maksimal për ti dhënë fund të keqes së madhe qeverisëse në Prizren si dhe u ndal me theks të veçantë tek situata e fundit politike dhe ekonomike në qytetin e Prizrenit.

“Para ekipit fitues të Bashkimit Demokratik shtrohet një detyrë e rëndësishme që me angazhimin tonë në bashkëpunim me qytetarët e Prizrenit ti japin fund korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe shkatërrimit urbanistik që po ndodhë në qytetin tonë dhe të hapim rrugë drejt zhvillimit të mirëfilltë ekonomik për zbutjen e papunësisë që ka kapluar shoqërinë tonë dhe për të cilën Bashkimi Demokratik ka projekte të qarta të cilët do ti prezantoj gjatë fushatës elektorale”, tha Berisha.

Strukturat e BD-së u zotuan se do të zhvillojnë një fushatë të qetë dhe demokratike si dhe do të jenë shembull edhe për subjekte tjera politike me modalitetin e fushatës që do ta bëjnë ku përmes kësaj fushate do të tregojnë një kulturë të veçantë që ka qyteti i Prizrenit./PrizrenPress.com/

“Caritas-i” zviceran investon në arsimin parashkollor në Malishevë

0

Kilaj-CaritasKryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ka pritur sot në zyrën e tij, përfaqësuesit e “Caritas”-it zviceran, për Kosovë, me të cilët ka nënshkruar një marrëveshje për edukimin parashkollorë në Komunën e Malishevës, përmes së cilës, do të përfitojnë katër klasa në katër shkolla të ndryshme, pajisje dhe trajnime për arsimin parashkollorë, përderisa projekti do të vazhdoj edhe në vitet në vazhdim.

Me këtë rast, kryetari Kilaj, i ka falënderuar përfaqësuesit e “Caritas”-it zviceran, për mbështetjen e vazhdueshme, që kanë dhënë për popullin e Kosovës, që nga paslufta në fushën e rindërtimit, e deri më sot, në gjitha fushat, duke e cilësuar si një prej organizatave që më së shumti ka ndihmuar në Malishevë.

“Në mënyrë të veçantë, ju falënderoj për këtë projekt, pasi konsideroj se ata që na ndihmojnë në fushën e arsimit dhe edukimit, vërtetë na donë të mirën, prandaj ju falënderoj për këtë ndihmë. Malisheva ka investuar shumë në fushën arsimit, por ende nuk kemi mundur të krijojmë të gjitha kushtet, siç janë kabinetet, ose në këtë rast, klasat e parashkollorëve, me pajisje për punë adekuate”, tha mes tjerash Kilaj. /PrizrenPress.com/

Krasniqi me parti të re?

0

Krasniqi-Jakup5-21Këto ditë pritet që Jakup Krasniqi ta bëjë publike formimin e partisë së re në kuadër të së cilës do të formohet edhe një grup i ri parlamentar me deputetët e PDK-së.

Deputetët e përfolur janë: : Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj, Hydajet Hyseni, Flora Brovina, Justina Pula – Shiroka, Muhamet Mustafa dhe Emin Gërbeshi, e ka shumë gjasa që pjesë e këtij Grupi Parlamentar të jenë edhe Nijazi Idrizi, Nait Hasani Xhevahire Izmaku e Azem Syla. Emri i partisë, sipas të gjitha gjasave do të jetë Rilindja Demokratike e Kosovës.

Që nga fillimi i këtij viti është folur e përfolur se Jakup Krasniqi së bashku me Fatmir Limajn do të formojnë një parti të re. E për një mundësi të tillë ka folur tash e sa herë vetë Jakup Krasniqi, por pa e definuar mirë se a do të formojë parti të re apo do t’i bashkohet ndonjë subjekti apo nisme të re politike.

Burime të gazetës ‘LAJM’ kanë thënë se kjo shtyrje e Krasniqit për të mos e bërë publike formimin e partisë së re ka qenë çështja e procesit gjyqësor të Fatmir Limajt, e tani kur ky proces gjyqësor ka përfunduar, të dy akterët kanë vendosur që ta bëjnë publike formimin e partisë së re, e cila sipas këtij burimi do të quhet Rilindja Demokratike e Kosovës.

Merxha mbështet Mujën

0

HaxhiMerxhaKryetari Partisë Rome të Bashkuar të Republikës së Kosovës, Zylfi Merxha, në zgjedhjet e nëntorit do të përkrah kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja.

Ai këtë mbështetje e ka konfirmuar sot gjatë një vizite që ia ka bërë kryetarit të Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqit.

“Jam në zyret e Partisë Demokratike në Prizren, për ta rikonfirmuar mbështetjen e Paritsë Demokratike të Kosovës dhe të kandidatit për kryetar të komunës, Ramdan Muja”, tha Merxha.

Kryetari i Degës së PDK-së, në Prizren Minir Krsaniqi, është shprehur i kënaqur më këtë vizitë të Merxhës. Ai tha se Merxha ka dhënë kontribut të madh në mbrojtjen dhe në avancimin e komunitetit Romë në Republikën e Kosovës.

Gjatë këti takimi është diskutuar edhe për shumë çështje të tjera që janë në interes për komunitetin romë të Komunës së Prizrenit./PrizrenPress.com/

Katedrales “Shën Gjergji” të Fan Nolit dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

0

nishani shengjinBoston, 23 shtator – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoroi Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston, SHBA, me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Dekorata që kreu i shtetit ia dorëzoi At Artur Liolinit, jepet me motivacionin “Vatër e rëndësishme historike e ruajtjes së trashëgimisë dhe traditës kombëtare shqiptare. Luftëtare konsekuente për Pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për ruajtjen dhe konsolidimin e sovranitetit të tyre dhe rritjes së profilit të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, bën të ditur abcnews.

Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, Presidenti Nishani u shpreh se historia shqiptare e qindvjeçarit të fundit është e lidhur ngushtë me diasporën shqiptare në SHBA, që nga ana e saj nuk mund të kuptohet pa Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit, në Boston, e cila që prej themelimit nga Kryepeshkopi, patrioti i shquar dhe mendimtari i madh Fan Noli, në mars të vitit 1908, deri më sot, nën drejtimin e At Artur Liolinit, ka qenë mbështetëse e rëndësishme për çështjen shqiptare dhe e pranishme në momentet kulmore të saj.

Katedralja e Shën Gjergjit është shndërruar, tashmë, jo vetëm në një nga institucionet më të rëndësishme, por gjithashtu në një pikë referimi institucional për shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është shtëpia me dyer e zemër të hapur për të gjithë bashkatdhetarët tanë, qofshin ata ortodoksë, myslimanë, apo katolikë, një strehë e ngrohtë mikpritëse dhe një simbol i bashkëjetesës fetare dhe unitetit kombëtar.

Presidenti Nishani u shpreh se At Artur Liolini, me atdhedashurinë dhe drejtimin e urtë, ka dhënë një ndihmesë të shquar dhe përbën një vlerë të çmuar për këtë institucion dhe më gjerë, duke theksuar ndërkohë se shqiptarët i detyrohen mirënjohje dhe respekt kujtdo që ka bërë diçka të vyer për kombin.

Në ceremoninë e dekorimit morën pjesë qindra bashkatdhetarë që jetojnë në SHBA.

Më herët, Presidenti Nishani kreu homazhe dhe vendosi kurora me lule në vendprehjen e Fan Nolit dhe Faik Konicës, në varrezat e Forest Hills, Boston.

Gjykimi i Mujës, shtyhet për tetor

0

Ramadan MujaGjykimi i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij, është shty për muajin e ardhshëm. Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i Mujës tha se shtyrja e gjykimeve është bërë për shkak problemeve shëndetësore të klientit të tij.

“ Për shkak të gjendjes shëndetësore të Mujës, gjykimi është shtyrë për tetor ”, tha Berisha për “PrizrenPress”. Sipas tij, gjykimi ndaj kryetarit Muja dhe pesë drejtorëve të tij, do të fillojë me 10 tetor të këtij viti.

Muja javën e kaluar nuk është paraqitur në Gjykatën Themelore. Ai për shkaqe shëndetësore nuk ka mundë të marrë pjesë në gjykimin e radhës.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal. /PrizrenPress.com/

Kilaj uron nxënësit e Dragobilit për meremetimin e shkollës

0

IMG_9863Kryetari i Komunës së Malishevës,Isni Kilaj, ka vizituar sot, në orën e parë të mësimit, SHMU “Emin Duraku” në Dragobil, me rastin e fillimit të procesit mësimor, pasi deri më sot, shkolla, ishte në meremetim e sipër. Me këtë rast kryetari Kilaj, i ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të procesit mësimor dhe ju ka dëshiruar suksese në mësime dhe në aktivitete tjera. Kryetari Kilaj, është pritur nga drejtori i shkollës, Zyber Paçarizi dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, dhe është njoftuar me meremetimin e objektit të shkollës, si dhe ka vizituar të gjitha ambientet e shkollës, dhe është njoftuar me nxënësit, të cilët sot kanë filluar mësimin dhe i kanë marrë librat, të cilat sigurohen nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

SHMU “Emin Duraku” në Dregobil, ka filluar procesin mësimor me tri javë vonesë, për shkak të meremetimit komplet të shkollës, në një projekt të financuar nga Komisioni Evropian, ndërsa projektin e kishin fituar vet nxënësit në konkurset e organizuara nga zyra e Komisionit Evropian në Kosovë. Po ashtu, një pjesë të investimit, e ka bërë edhe Komuna e Malishevës./PrizrenPress.com/

Breaking Bad e Modern Family, fituesit kryesorë të “Emmy Awards”

0

filSeriali “Breaking Bad” e ka fituar çmimin kryesor gjatë ndarjes së çmimeve Emmy, pasi e ka fituar titullin si seriali më i mirë të zhanrit dramë, për herë të parë.

Çmimin për komedinë më të mirë e ka fituar seriali i televizionit ABC, “Modern Family”, në të cilin bëhet fjalë për një familje të shthurur. Është hera e katërt radhazi që “Modern Family” e fiton çmimin si komedia më e mirë.

Çmimet kryesore të industrisë televizive kanë nderuar disa prej serialeve të vjetra por edhe disa të reja, derisa po diskutohet për transformimin e ofertave të prodhimeve të sotme në televizion që çdo herë e më shumë po bëhen përmes internetit.

“House of Cards”, seriali i faqës së internetit, Netflix e ka fituar çmimin për regjinë më të mirë, por ka dështuar që të sigurojë çmimet për dramën më të mirë dhe në kategorinë e aktorëve më të mirë.

Jeff Daniels, e ka fituar çmimin për aktorin më të mirë në serialet e zhanrit dramë, për rolin në “The Newsroom”, ndërsa Claire Danes, për të dytin vit me radhë, e ka fituar çmimin e aktores më të mirë për rolin në “Homeland”, në të njejtën zhanër të serialeve.

Gjatë ceremonisë së çmimeve Emmy, fitoi edhe Michael Douglas në kategorinë e miniserive/filmave për rolin në filmin “Liberace – Behind te Candelabra”.

Aktori më i mirë në zhanrin komedi u shpallë, Jim Parsons për rolin në serialin e sukseshëm, “The Big Bang Theory”, ndërsa Julia Louis-Dreyfus e fitoi çmimin si aktorja më e mirë në të njejtin zhanër, për rolin në serialin “Veep”.