2.8 C
Prizren
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Kushtetuesja refuzon Armondin

Armond_Morina,aktorAktori Armond Morina, ka vendosur ta kërkojë ndihmën e Gjykatës Kushtetuese për padinë që i është ngritur vitin e kaluar nga Gjykata Ekonomike. Në kushtetuese ai u mundua ta kontestojë vendimin që e obligonte t’ia kthejë paratë që Ministria e Kulturës ia kishte dhuruar për filmin “Mysafir në sofër”, të cilin nuk e realizoi kurrë. Por, edhe këtë herë fati nuk ishte në anën e aktorit.

Nuk po e pranon kurrsesi fajësinë se paraqiti projekte të rreme. Aktorit Armond Morina nuk ia ka mbushur mendjen një vendim që u nxor para një viti, kur Gjykata Ekonomike miratoi padinë që atij ia bëri Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Kjo e fundit ushtroi padi kundër kompanisë “Morina Films” në pronësi të Armond Morinës dhe njëherit kërkoi që t’i kthehen cent më centparatë që kjo ministri ia dha atij për realizimin e filmit “Mysafir në sofër”. Krejt kjo pasi u vërtetua se Morina mori mbi 100 mijë euro nga ministria për filmin të cilin nuk e realizoi kurrë.

I indinjuar për faktin se i duhet t’i kthejë paratë që i mori, Morina vendosi këtë herë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, me pretendimin se ka pasur kur u nxor aktgjykimi për të. Aty ai u mundua ta kontestojë vendimin, por e kotë.

Gjykata e hodhi si të papranueshme kërkesën e Morinës, pasi kur ai bëri ankesë, akoma nuk kishin përfunduar procedurat që janë hapur për të në Gjykatën Supreme. E përveç kësaj, ajo mori edhe vendim që kërkesën e këtij aktori t’a heq komplet nga lista e lëndëve që ka.

“Morina ende nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion dhe kërkesa e tij është e parakohshme. Rrjedhimisht ai nuk ka të drejtë të parashtrojë kërkesë të re në GJK për vlerësimin e kushtetutshmërisë pa u dhënë vlerësimi përfundimtar i Gjykatës Supreme”, është përgjigja e kushtetueses për Morinën.

Por nuk është vetëm Morina si i dyshuar se i mori paratë për ta realizuar filmin “Mysafir në sofër”, e që kurrë nuk e realizoi, ani pse është i vetmi që vendosi të ankohet në Kushtetuese.

Bashkë me të, akuzohen edhe ish- ministrat e Kulturës, Astrit Haraqia dhe Valton Beqiri dhe producenti tjetër Nehat Fejza. Që të katërve Gjykata e Qarkut ia konfirmoi aktakuzat në të gjitha pikat e saj në dhjetor të vitit 2012.

Haraqija akuzohej për veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare, ose autorizimit”, pasi duke tejkaluar autorizimet e tij kishte nënshkruar, në kundërshtim më ligjin, dy kontrata në vlerë 570 mijë euro.

Kurse pasardhësi i tij, Beqiri, kishte nënshkruar aneks kontratën me “Morina Films”, duke transferuar 100 mijë euro si subvencione për realizimin e filmit “Mysafir në sofër”.

Kontrata me Nehat Fejzën, pronar i kompanisë “Concordia Pictures”, ishte nënshkruar më 27 shkurt 2006, në vlerë prej 220 mijë eurosh, kurse me Armond Morinën, pronar i kompanisë “Morina Films”, në vlerë prej 350 mijë eurosh, më 30 janar 2007. Kjo e dyta ishte nënshkruar nga Alberta Troni, drejtoreshë në Departamentin e Kulturës në Ministrinë Kulturës, Rinisë dhe Sporteveme autorizimin e Astrit Haraqisë.

Në bazë të aktakuzës, më të njëjtën vepër akuzohej edhe Valton Beqiri, i cili në pozitën e tij si Ministër iKulturësmë 19 shtator 2008 ka lidhur dhe nënshkruar aneks- kontratën me Armond Morinën, si dhe më 1 tetor 2008 ka marrë vendim për transferimin e shumës prej 100 mijë euronga linja buxhetore e investimeve kapitale në ministri në linjë buxhetore të subvencioneve për realizimin e filmit “Mysafir në sofër”,shkruan Express.

E gjithë kjo, në bazë të aktakuzës, është bërë në kundërshtim më Ligjin për Kinematografinë dhe atë për Prokurimin Publik. Ndryshe nga ish-ministrat, aktakuza ngarkon Armond Morinën dhe Nehat Fejzën për veprat penale “mashtrim në detyrë”, që kanë të bëjnë me lidhjen e kontratave në kundërshtim me ligjin, pasi kishin paraqitur projekte të rreme për realizimin e filmave që në të vërtetë nuk janë realizuar asnjëherë.

Më Shumë

Arrestohet një person në Prishtinë, bashkëpunoi me grupin që kryen grabitjen në Suharekë

Një person është arrestuar gjatë aksionit të bastisjes së Njësisë Speciale Intervenuese  sonte në argjendarinë “Baraku” në Prishtinë. Në aksionin e ri janë duke u...

Konfiskohen para të falsifikuara në Suharekë

Një grua në Suharekë ka raportuar se ka pranuar para të metalta në vlerë rreth 418 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. “FALSIFIKIM I...

Lajmet e Fundit