8.8 C
Prizren
E martë, 8 Tetor, 2024

Racizmi i një intelektuali

Krasniqi-Jakup5-21Shkruan: Jakup Krasniqi

Sot e lexova me vëmendje shkrimin e H.M., me titullin skandaloz: “Shqiptarët, këta racistë të ligj”, i botuar në gazetën “Koha Ditore” të 24 korrikut 2013. E mendova gjatë, ti përgjigjëm apo jo kësaj fyerje që i bëhet në shumës popullit shqiptar, pra të gjithë shqiptarëve kudo që janë dhe jo vetëm atyre të Kosovës edhe pse autori e mbron me fanatizëm idenë e kombit kosovar?! Pasi është kështu, autori do të duhej t’i quante “racistë” vetëm kosovarët. Si njeri dhe pastaj si intelektual gjakftohtë, nëse mund të ruhet gjakftohtësia në raste të tilla, s’ka si mos të bëjë një pyetje: ku e ka burimin ky mllef “intelektual” i H.M-së? E pastaj, a kështu janë intelektualët, të mbushur plotë mllef e vrer për kombin e vet? Nuk e di, por unë intelektualin në përgjithësi dhe atë shqiptar në veçanti i kam konceptuar si njerëz të urtë, të dijshëm, atdhetarë, të saktë në atë që thonë, që i kanë të gjitha kapacitetet intelektuale për t’u dhënë mend të tjerëve, si psh.: Naim Frashëri, Sami Frashëri, Jani Vreto, Jeronim De Rada, Vaso Pasha, Gjergj Fishta, Mjedja, Çajupi, Çabej, Noli, Migjeni, Fatmir Gjata, Jakov Xoxa, Rexhep Qosja etj., etj.

Unë nuk e kam ndërmend të merrem me të gjitha gabimet e shpërfaqura të H.M-së, por do t’ia numëroj disa, si:

1. Të gjithë ata që nuk pajtohen me L. B-në e A.I-në, janë të “veshur me pushtet” ose “janë shpurë e tyre”. Pra të gjithë ata që nuk pajtohen me intelektualët gjithëbotërorë, nuk janë intelektualë dhe nuk kanë të drejt ta kenë mendimin e tyre. Sipas kësaj, mendimi i lirë dhe fjala e lirë janë ekskluzivitet vetëm i shpurës së tij intelektuale?! Ai me këtë edhe gënjen dhe e mashtron lexuesin shqiptarë, të cilët i quan “racistë të ligj”.

2. H.M-në nuk e mundon fakti, pse shpura e tij intelektuale u morë aq shumë e më zell me “krimet” që gjëja paska kryer UÇK-ja e madje edhe Adem Jashari, e cila bëri luftë çlirimtare dhe kurrë ajo shpurë nuk u moren me këtë zell me krimet dhe gjenocidin e shtetit të Serbisë të ushtruara në Kosovë? Ndërsa nuk nguron t’i mbron ata të sojit të tij, pse mori guxim dikush t’u thotë atyre se “janë sakat dhe me të meta psikofizike”. Kurse ata paskanë të drejt të mbshteten në “instinktet e tyre intelektuale” për ti shprehur mendimet e tyre për ti akuzuar të gjallët e të vdekurit për kriminelë, madje edhe për kriminelë të familjeve të tyre. A kështu ndërtohet e mbrohet mendimi e fjala e lirë intelektuale? Unë në asnjë mënyrë nuk dua të jam pjesë e asaj shpure të pa Atdhe.

3. Sipas H.M-së, L.B-së dhe A.I-së, vetëm këta janë poetë e intelektualë dhe se vetëm ata paskanë të drejt të “mendojnë”, kurse ne të tjerët që nuk jemi të familjes së tyre intelektuale, nuk na përketë e drejta e mendimit dhe e fjalës së lirë?!

4. H.M-ja nuk mund ta kuptoj, “pse ne i dalim në mbrojtje Adem Jasharit pas vdekjes, kur e patën këtë mundësi, thotë ai –që t’i dilnin në mbrojtje – para se të vritej ai dhe familja e tij nga eksponentet e fashizmit millosheviçjan!?”, shkruan intelektuali duke qenë i kujdesshëm në emërtimin e hordhive të Serbisë millosheviçiane. Është interesant, të njëjtën thënje e kam lexuar dhjetëra herë në faqet sociale të internetit e para shume vitesh në gazetën “Bota Sot”. Po të përkthehet mirë, kjo që thotë “instikti intelektual” do më thënë: pse nuk keni shkuar të vdisni edhe ju të gjallët, në mënyrë që mos të kishte kush ta vazhdoj luftën çlirimtare, që pastaj shpura e H.M-së me kompani të bëheshin qytetarë të Botës pa kufi.

5. Autori i artikullit: “Shqiptarët, këta racistë të ligj”, duke menduar se ka “zbuluar Amerikën”, thotë se “Adem Jashari viktima e fashizmit konsesual serb, nuk ka nevojë për mbrojtje”. Në rend të parë, Adem Legjendari dhe shumë, mbase edhe të gjithë familjarët e tij nuk janë viktima, janë më shumë se legjendar, janë themeli i Republikës së Kosovës. Është e vërtetë, Adem Jashari nuk ka nevojë të mbrohet, se ai e mbrojti jo vetëm veten, por i ka mbrojtur gjithë shqiptarët edhe ata që mendojnë instiktivisht. Vepra e tij ka nevoj të mbrohet dhe atë duhet ta mbrojnë të gjallët, unë po e kryej jo më shumë se një obligim njerëzor, po e mbroj një vlerë kombëtare. Vlerat kombëtare i kam mbrojtur edhe para se të njihesha me Adem Legjendarin.

6. H.M-ja e mbyllë artikullin me një thenje kapitale, po e citojmë: “Mes gjuhës së një zëdhënësi të AAK-së, të Jakup Krasniqit, Memli Krasniqit, Vlora Çitakut etj. (edhe pse të nominurit nuk nisen nga të njejtat premisa, nënvizimi im), kundër Lubonjës e Idrizit dhe dhomave të gazit nuk ka kurfarë dallimi”. Unë do e pytesha autorin e kësaj thënie: Cili është dallimi në mes atyre që kryen dhjetëra masakra në territorin e Kosovës, i dogjen në zjarr dhjetra familje (kujto Poklekun, Carallukën etj.) dhe mijëra shqiptarë, deri dhe në shkritore të ndryshme në Serbi dhe Juve që nuk i shihni atë gjenocid të ushtruar mbi qytetarët e Kosovës. Nuk thash mbi pjestarët e kombit tuaj, se ju nuk e njihni të drejten kombëtare për jetë e liri.

Më Shumë

‘Paga minimale’ e Paul Pogbas në Juventus gjatë ndalimit nga futbolli

Paul Pogba thuhet se i është dashur të jetojë me një ‘pagë minimale’ në Juventus që kur u dënua me një ndalim për dopingun...

FC Prizreni përballë KF Dukagjinit

FC Prizreni do të luajë me KF Dukagjini në një ndeshje të rëndësishme të gjiros së 6-të të Ligës së Dytë të Kosovës, e...

Lajmet e Fundit