Kombëtarja shqiptare sonte përballet me Ukrainën, në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kombeve.
Ukrainasit dhe kuqezinjtë do të ballafaqohen në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë, në një duel që pritet të prodhojë një ndeshje të fortë.
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho në konferencën e fundit para duelit me Ukrainën, ka thënë se të besuarit e tij, synojnë të marrin rezultat pozitiv në duel me ukrainasit.
“Jemi në një grup të vështirë në Nations League. Trajneri i Ukrainës është shumë i zoti, e organizon mirë skuadrën, ka lojtarë shumë të mirë, janë Sudakov, Mudryk etj”.
“Ukrainën duhet ta përballojmë fizikisht, pasi është skuadër e vështirë dhe shumë teknike. Por nuk mendoj që ka ndonjë trajner që kënaqet vetëm me një barazim. Ne futemi në fushë për të fituar dhe punojmë vetëm për këtë gjë. Sigurisht që kemi lojtarë të rëndësishëm që na mungojnë, por që do të futemi një fushë për të luajtur fortë dhe për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm nga kjo ndeshje”, ka theksuar Sylvinho.
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri fillon në orën 20:45.
Marketing