Home Blog Page 912

24 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçaniku

0

Sot, më 7 shtator 2024, u bënë 34 vjet qysh kur delegatët e Kuvendit të Kosovës shpallën Kushtetutën, të njohur si “Kushtetuta e Kaçanikut”.

Më 2 korrik 1990, delegatët e Kuvendit miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese.

Dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese (7 shtator), e njohur si “Deklarata e Pavarësisë”, të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me këtë ata edhe formalisht e shpallën Kosovën Republikë.

Shpallja e Kushtetutës së Kosovës është bërë në Kaçanik më 7 shtator 1990, në një organizim të fshehtë, pasi vendi ishte i mbushur nga forcat policore dhe ushtarake të pushtuesit, të cilit kishin nisur një spastrim të hapur të institucioneve të Kosovës, duke i larguar punëtorët shqiptarë dhe futjen e masave të dhunshme.

Po ashtu, deputetët që kishin shpallur Deklaratën ishin edhe personat të cilët regjimi serb i asaj kohe ishte vënë në kërkim të tyre.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik, pasi ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë e Veriut, dhe mundësia e shpalljes së Kushtetutës ishte më e lehtë.

7 Shtatori cilësohet si identitet i historisë së re të Kosovës dhe njëra nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

LDK-ja në Suharekë propozon katër kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit

0

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Suharekë ka shpallur kandidatët e saj për deputetë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Kandidatët e propozuar janë: Ardian Shala, Shemsije Bytyçi, Urim Suka dhe Shaqir Kryeziu.

“Dega e LDK-së në Suharekë është e bashkuar dhe e sigurt në fitoren e zgjedhjeve të 9 shkurtit.”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Suharekë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 9 shkurt 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare pas takimeve me liderët e partive politike./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Mot me diell dhe vranët, pasdite rrebeshe shiu

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

Kosova humbet thellë ndaj Rumanisë në nisjen e Ligës së Kombeve

0

Kombëtarja e Kosovës ka përjetuar një humbje të rëndë në nisje të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, duke u mposhtur 3:0 nga Rumania në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Goli i parë u shënua nga Dennis Man në minutën e 40-të, ndërsa Razvan Marin realizoi dy gola të tjerë në minutat e 53-të dhe 82-të.

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç, nuk arriti të ndalonte asnjërin nga golat, duke i siguruar Rumanisë një fitore të pastër./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Hardh Talk” diskuton për trashëgiminë kulturore dhe historike të kultivimit të hardhisë së rrushit dhe prodhimit të verës

0

Në kuadër të festës tradicionale të rrushit, Hardh Fest, sot në sallën e kuvendit të Komunës së Rahovecit u mbajt “Hardh Talk” – tryeza shkencore për kultivimin e hardhisë, ku mes tjerash u fol për traditën e lashtë, të tashmen dhe të ardhmen e kësaj kulture bujqësore strategjike.

Ideuar dhe prezantuar nga Prof. ass. Dr. Hamëz Rama, tema u prit me interes nga të pranishmit.

Ndër të tjera ai potencoi nevojën e ndërmarrjes së disa hapave, siç janë ligj i veçantë për trashëgiminë e kultivimit të hardhisë, mbështetje institucionale, ngritje profesionale e kuadrit të ri, hulumtime shkencore – dokumentare, pjesëmarrje në panaire e tregje ndërkombëtare të prodhuesve e përpunuesve të rrushit, përfshirja e palëve të interesit në proces, edukim dhe trajnim të prodhuesve të rrushit, nxitja e turizmit të verës dhe stimulimi institucional i këtij sektori.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Përfundon renovimi i shkollës “Gërnçare” në Novoselan

0

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit  Kujtim Gashi dhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj sot morën pjesë në përfundimin e renovimit të tërësishëm të shkollës “Gërnçare” në Novoselan.

Përmirësimet përfshijnë rrjetin e ri të ujësjellësit, kanalizimit, ngrohjes qendrore, ndërrimin e kulmit, dhe rregullimin e terrenit sportiv dhe oborrit.

Shkolla tani ofron kushte moderne dhe një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Spektakli i Superkupës në Prizren

0

Prizreni do të jetë qyteti i basketbollit nga 7 deri më 11 shtator.

Palestra “Sezai Surroi” do të jetë arena e super ndeshjeve të tetë klubeve të elitës, që do të garojnë për trofeun e çmuar, përcjell PrizrenPress.

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale, e më pas do të hidhet shorti sipas Propozicioneve të Garave, ku të hënën janë përballjet gjysmëfinale, derisa finalja zhvillohet të mërkurën.

Fituesja e fundit e Superkupës dhe kampionia aktuale, Trepça në çerekfinale do të ndeshet me Borën, që ka hyrë si kampione e Ligës së Parë, kurse të shtunën do të përballen Sigal Prishtina me Vëllaznimin.

Të dielën do të ndeshen Peja me Proton Cable Prizrenin, si dhe Golden Eagle Ylli me Bashkimi.

Superkupa organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës së bashku me KB Bashkimin e Prizrenit.

Orari:
7 Shtator
E shtunë
17:00 Trepça – Bora
20:00 Sigal Prishtina – Vëllaznimi
8 Shtator
E diel
17:00 Peja – Proton Cable Prizreni
20:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi

/PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kryeministri Kurti dhe ministrat Çeku e Peci vizitojnë Hardhfestin

0

Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, kanë vizituar edicionin e dhjetë të festivalit të vjeljes së rrushit, HardhFest, në Rahovec, shkruan PrizrenPress.

Gjatë vizitës, ata u njohën me aktivitetet që po mbahen në kuadër të festivalit, i cili promovon vlerat kulturore dhe traditën e prodhimit të verës në Kosovë./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Hapet panairi i rrushit e verës në Hardh Fest

0

Në kuadër të festivalit tradicional të vjeljes së rrushit në Rahovec “Hardh Fest”, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, së bashku me kryetarin e komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, kanë bërë hapjen e panairit të rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë panair, qytetarët të cilët vizitojnë këtë festival mund të shijojnë rrushin dhe prodhimet e tij.

“Hardh Fest” do të mbahet me 6, 7 dhe 8 shtator me aktivitete të ndryshme, përfshirë edhe disa koncerte.

Ministri Peci deklaroi se fermerët dhe vreshtarët e Rahovecit deri më tani kanë përfituar mbi 21 milionë euro përmes programit të subvencioneve dhe granteve, ndërsa për këtë festival, Ministria e Kulturës në tri vitet e ardhshme, ka dedikuar 182 mijë euro.