7.7 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026
Home Blog Page 9113

Festivali i DJ-ve të Ballkanit në Voskopojë

0

Piktorja7-12DJ më të mirë të mirë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Greqia janë mbledhur në Voskopojë. Këta artistë janë mbyllur prej ditësh në ambientet e ish bllokut të magazinave të “Tirana Ekspres”, transmeton abcnews. Qëllimi i tyre është realizimi i dekorit shumëngjyrësh për festivalin e DJ-ve të Ballkanit Voskop. Gjithçka e bëjnë në formë vullnetare.

Loja me zjarrin është motiv kryesor i skenografisë.

Kur hedhin bojërat mbi dekorin atë e shoqërojnë me muzikë. Fjoralba Kryemadhi na shpjegon se ngjyrat fosforishente bëjnë diferencën.

Qëllimi i këtij festivali është argëtimi dhe promovimi i turizmit.

Nën këtë dekor befasues që diferencën e bëjnë ngjyrat. Dj më të mirë nga Shqipëria , Kosova, Maqedonia dhe Greqia do të ndezin skenën e Voskopit.

Krasniqi sqaron mosvotimin e Ligjit për amnistinë

0

Krasniqi-Jakup5-21Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi nëpëmjet rrjetit social Facebook, ka dhënë arsyet për mosvotimin e Ligjit për amnisti, ku njëherit ai edhe e kishte bojkotuar seancën.

“Mosvotimi im për Ligjin e Amnestisë është bërë për disa arsyje: Në rend të parë unë kam votuar kundër Marrëveshjes kështu siç është, që do të thotë se unë kam qenë për një marrëveshje e cila do t’i normalizonte Marrëdhëniet me Serbinë dhe e cila pastaj Kosovës do t’ia garantonte anëtarësimin në OKB e mekanizma tjerë ndërkombëtar.

Pra kam votuar kundër Marrëveshjes dhe produkteve që prodhon ajo edhe përshkak të mos transparencës. Nuk mora pjesë në votimin për Ligjin e Amnestisë, pasi nuk isha kundër ligjit, por isha kundër jo plotnisë së tij dhe politizimit të tij. Madje edhe mosvotimi ishte votë kunder Ligjit. Këto janë arsyjet e mosvotimit, por ka edhe të tjera që s’po i përmendi edhe përshkak të hapësirës”, është shprehur në Facebook, Krasniqi.

AAK-LDD me kandidat të përbashkët në Prizren

0

Haradinaj-DaciKryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), në Prizren dhe njëherësh anëtar i Kryesisë së LDD-së, Lulzim Kabashi, do të jetë kandidat i përbashkët i koalicionit LDD-AAK për kryetar të komunës së Prizrenit, në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Zyra për informim e LDD-së, ka njoftuar se nominimi i tij do të bëhet të hënën, në tubimin i cili do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren nga ora 12:00.

Të pranishëm do të jenë edhe kryetarët e të dy partive të koalicionit, Nexhat Daci dhe Ramush Haradinaj. /PrizrenPress.com/

Berisha: Konkursi për drejtorë të shkollave, parapërgatitje për manipulim të zgjedhjeve të nëntorit

0

Zafir Berisha 1Kryetari i BD-së, Zafir Berisha vlerësoi se konkursi për drejtorë të shkollave në Prizren, tregon se PDK-ja po përgatitet të për manipulim të zgjedhjeve në nëntor.“Konkursi i publikuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit ne Prizren, për zgjedhjen e drejtoreve te shkollave ne Komunën e Prizrenit i datës 11. korrik 2013, është jo ligjor, i njëanshëm, tendencioz dhe synon vazhdimin e politizimit te skajshëm te arsimit ne Komunën e Prizrenit”, tha Berisha.

Sipas tij, ky konkurs është joligjor sepse i njëjti bie ndesh me dispozitat pozitive ligjore.” Procedurat e zgjedhjes se drejtorit të shkollës janë të njëanshëm dhe mbi të gjitha thellësisht politikë, ngase është publikuar në kohën kur veç është përcaktuar data e zgjedhjeve lokale ( 3 nëntor ), jo me qellim të emërimit të drejtorëve të shkollave për të avancuar udhëheqjen dhe punën e përgjithshme mësimore – edukative në shkolla, përkundrazi , për ta politizuar edhe meë skajshmërish arsimin ne Komunën e Prizrenit”, tha Berisha.

Sipas tij, pushteti lokal konkursin e ka hapur për të emëruar drejtorë shkollash militant partiak të cilët “do të orvaten t’i kontribuojnë partisë në pushtet për të manipuluar procesin zgjedhor, pasi të njëjtit do të jenë menaxher të qendrave të votimit”, tha Berisha.

Ai tha se ky konkurs është jo i drejtë dhe i kontestueshëm edhe nga fakti se publikuesit e tij, janë në përfundim të mandatit të tyre .“Andaj nuk kanë legjitimitetin për ta bërë një gjë te tillë,sepse kjo e drejtë i takon ekipit te ardhshëm qeverisës të Komunës së Prizrenit pas datës 3 nëntor”, tha Berisha.

“Një qeverie lokale në ikje e cila ka keqqeverisur dhe abuzuar rendë me pushtetin , nuk mund t’i lejohet që edhe në ikje të vazhdojë me abuzime, manipulime, përkatësisht të emërojë drejtorët e shkollave të cilët në katër vitet e ardhme do të udhëheqin me institucionet e arsimit parauniversitar në Komunën e Prizrenit, me institucionet ku do të edukohen dhe arsimohen fëmijët tanë”, tha Berisha.

Sipas tij, me veprimet dhe mosveprimet e tyre zyrtaret komunal politizuan skajshmërish arsimin. “Bashkimi Demokratik paralajmëron të gjithë ata që tentojnë të zgjidhen drejtorë me një konkurs jo ligjorë me ardhjen tonë në pushtet do t’i rishqyrtohet ligjërisht emërimi i tyre nëpër këto pozicione. /PrizrenPress.com/

 

Autori i shqyerjes së flamurit të Kosovës nuk është ministër

0

Ministri bullgar-shqyen flamurin e KSAmbasada e Bulgarisë në Kosovë ka reaguar pas shfaqjes në media dje se kinse një “ministër” bullgar ka shqyer flamurin e Kosovës në një konferencë për media.

Ambasada sqaron se pamjet e transmetuara janë të vitit 2008 nga disa media serbe dhe se Pavel Cernev nuk ka qenë asnjëherë ministër.

“Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, dëshiron të sqaroi se zoti Pavel Çernev nuk ka qenë kurrë ministër në Qeverinë bullgare. Në periudhën 2005-2009 ai ishte anëtar i Parlamentit bullgar”, thuhet në sqarimin e Ambasadës.

Ambasada shprehet se është e pakumtushëme të përdorohen audo-video të tilla të moçme që nuk janë në përputhje me realitetin aktual politik.

Akreditohen 12 programe të doktoratës në UP

0

UP-logoAgjencia Kosovare e Akreditimit ka akredituar 12 programe të doktoratës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Sipas Raportit të Agjencisë, ky Universitet ka ende mungesë të laboratorëve, stafit dhe kurrikulën për të organizuar studimet e doktoratës. Kështu në disa fakultete nuk janë akredituar programet e doktoratës.

Këtë vit, Agjencia e Akreditimit nuk ka akredituar dy programe në Fakultetin Filozofik, programin Politika në master dhe Shkencat Politike në doktoratë.

Prorektori për Zhvillimin e Cilësisë në Universitetin e Prishtinës, Agron Bajraktari, thotë për Radio Kosovën, se fakultetet kanë bërë përgatitjet dhe vërejtjet që janë bërë nga ekspertët mund të plotësohen.

“Janë edhe disa programe që kanë qenë të akredituara dhe nuk janë riakredituar këtë vit. Ne i kemi bërë përgatitjet tona, por ekspertët e agjencisë kanë thënë se duhet të bëhen edhe disa ndryshime. Menaxhmenti do të fillojë ta përgatisë raportin e vetëvlerësimit që ta dorëzojë në Agjencinë e Akreditimit, që sa më shpejt ta bëjmë akreditimin e këtyre dy programeve. Vërejtjet sa iu përket këtyre dy programeve nuk janë serioze e as të pakapërcyeshme. Do t’i përmbushim kërkesat”, tha Bajraktari.

Ndërkohë, Bajraktari e quan sukses të madh për Universitetin akreditimin e 12 programeve të tjera të doktoratës. Gjithashtu, ai thotë se janë akredituar 25 programe të reja në të gjitha nivelet e studimit,shkruan RTK

“Janë akredituar shtatë programe të reja bachelor, gjashtë programe të reja master dhe 12 programe të reja doktorate. Kemi më shumë se asnjëherë më parë programe të reja të akredituara. Kemi marrë akreditim për 25 programe të reja në të gjitha nivelet e studimit. Janë akredituar 12 programe të doktoratës. Në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore janë akredituar dy programe doktorate, në Filologji tri programe, në Mjekësi katër programe e në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike tri programe”, tha Bajraktari.

Në procesin e akreditimit dhe ri-akreditimit të programeve studimore për periudhën 2012-13, Universiteti i Prishtinës ka aplikuar me 114 programe të studimit në të tri nivelet: bachelor, master dhe doktoratë. Prorektori për Zhvillimin e Cilësisë në Universitetin e Prishtinës, Agron Bajraktari, theksoi se nganjëherë dëshira që pranë njësive të ketë më shumë programe është më e madhe sesa kushtet që i ka universiteti.

Muharremaj: Pas nëntorit unë do të jem kryetar i Suharekës

0

Bali Muharremi AAKKandidati i AAK-së, Bali Muharremaj është i sigurt se në nëntor do të bëhet kryetar i Suharekës. Ai tha se garanci e fitores do të jetë puna që ka bërë për qytetarët e kësaj komune. ”Nuk kam hyrë rastësisht në këtë garë. Jam qind për qind i sigurt se do të fitoj zgjedhjet me 3 nëntor të këtij viti, sepse çdo herë kam qenë afër qytetarëve”, tha Muharremaj për “PrizrenPress”.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dje ka nominuar Bali Muharremajn për kryetar të Suharekës. Haradinaj është shprehur i bindur se Muharremaj do të ketë përkrahjen e qytetarëve.

Kandidati Muharremaj tha se ka shumë përkrahje të qytetarëve të cilët në nëntor do të zgjedhin kryetar të Suharekës. “Kam shumë përkrahje të qytetarëve, sepse çdo herë kam qenë afër problemeve të tyre”, shprehet Muharremaj

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, pas marrëjes së mandatit ka hapër një zyrë për qytetarët. Sipas tij, në atë zyrë është informuar drejtpërdrejt me problemet e qytetarëve. “Kur e kam hapur atë zyrë është bërë shumë zhurmë nga partitë e tjera. Por ajo zyrë është dëshmuar se nuk ka qenë e Bali Buharremajt , por e qytetarëve”, shprehet ai.

Muharremaj tregon se në javë në zyrë ka pritur deri 40 qytetarë me të cilët ka biseduar për problemet me të cilat janë ballafaquar.” Si deputet kam treguar se jam në shërbim të qytetarëve. I kam takuar dhe trajtuar problemet e tyre”, tha Muharremaj. Ai tregoi se si deputet i Parlamentit të Kosovës nuk ka fshat që nuk e ka vizituar për të shikuar problemet e qytetarëve të komunës së Suharekës.”Nuk ka fshat që nuk e kam vizituar. Jam mirëpritur nga të gjithë banorët e këtyre fshatrave”, tregon Muharremaj për “PrizrenPress”

Ai tha se në zgjedhjet e nëntorit do të garojë me një program, që do të përmban katër pika kryesore.”Shtylla e parë do të jetë zhvillimi ekonomik, pastaj arsimi, shëndetësia, ambienti dhe kultura”, tregon Muharremaj.

Ai lavdëron edhe punën e kryetarit aktual, Blerim Kucit që ka bërë si kryetar në Suharekë. “ Edhe unë kam qenë pjesë e Kucit. Prandaj, ky sukses i arritur sigurisht që do të shpërblehet nga qytetarët”.

Kandidati i AAK-së, Muharremaj nuk frikësohet nga kundërkandidatët e tjerë që do të garojnë për kryetar të Suharekës. Ai thotë se ka besim në përkrahjen që do të marrë nga qytetarët. “ Besimin tim e mbështes tek qytetarët dhe punën time”,tha Muharremaj./PrizrenPress.com/

Muja debaton me qytetarë për buxhetin 2014-2016

0

RamadanMuja-kryetariKryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka mbajtur disa debate publike me qytetarë për buxhetin 2014-2016. Ai deri më tash ka mbajtur debate publike në lagje të ndryshme dhe fshatra të Komunës së Prizrenit.

Muja ka thënë se debatet janë duke u organizuar në mënyrë që hartimi i buxhetit të bëhet në përputhje me kërkesat e qytetarëve. Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në debate dhe të japin kontributin e tyre.

”Ftaoj të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në debate sepse buxheti hartohet për kërkesat e tyre”, ka thënë Muja. Debatet me qytetarët, Muja ka planifikuar të mbajë deri me 30 gusht./PrizrenPress.com/

21 kallëzime penale për Prevallën

0

Prevalla7-12Ministria e Mjedisit njofton opinionin publik se ka adresuar 21 kallëzime penale në Prokurorinë Themelore në Prizren rreth degradimit të “Fshatit Turistik Prevalla”.

11 raste kanë të bëjnë me mosrespektim të vendimit të Ministrit Dardan Gashi, 3 prej të cilave janë për inspektorët e Komunës së Prizrenit që vepruan në kundërshtim me vendimin për ndalimin e aktiviteteve ndërtimore në atë zonë, 8 raste kanë të bëjnë me mungesë të lejeve të ndërtimit, 8 raste për mungesë të pëlqimit mjedisor.

Në disa sosh nga 21 kallëzimet penale, pronarit i është ushtruar kallëzim penal në të trija rastet: mosrespektim të vendimit të Ministrit, mosposedimit të lejeve ndërtimore si dhe mosposedimit të pëlqimit mjedisor.

Si dhe disa kallëzime penale janë ngritur për personat që nuk kanë respektuar kushtet urbanistike, grumbullim të bimëve mjekuese pa dokumentacion përkatës e të tjera.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi nuk do të heq dorë nga “Prevalla”, degradimi i së cilës i kushton shumë natyrës dhe siguron se përgjegjësit për këtë degradim do të përballen me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Pas ndryshimit të Ligjit për Amnisti”, i miratuar të enjten më datë 11.07.2013 në Kuvendin e Kosovës, asnjë kallëzim penal dhe asnjë tjetër që do të ngritet ditëve në vazhdim nuk do të amnistohet. Ky është një lajm i keq për përgjegjësit e degradimit të Prevallës por një lajm i mirë për ne, dhe për të gjithë qytetarët e Republikës” ka thënë ministri Gashi.

MMPH ka siguruar dhe lokacionin për hedhjen e mbetjeve ndërtimore të ndërtimeve që do të rrënohen në Prevallë. /PrizrenPress.com/

Arrestohet Nexhat Gashi nga Landovica, dyshohet për “vjedhje dhe trafikim të drogës”

0

PoliciaKS-prangatArrestohet në pikën e kalimit kufitar në Morinë të Kukësit një shtetas i Kosovës, i kërkuar nga interpoli.

Sipas të dhënave të para, mediat e Tiranës mësojnë se i ndaluri është shtetasi Nexhat Gashi, 27 vjeç, lindur në Landovicë të Kosovës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga drejtësia gjermane për trafik droge,trasmentojnë mediat në Shqipëri.

Sipas policisë, ndaj tij ishte lëshuar dhe urdhër arresti pasi akuzohet nga autoritetet gjermane për veprën penale “vjedhje e rëndë në bashkëpunim” dhe “trafik droge”.