8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 9114

Rexhep Selimi e Florin Krasniqi në AAK?

0

Kurti,Krasniqi, SelimiDy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe Florin Krasniqi, pritet t’i bashkohen Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmi është dhënë nga televizioni Klan Kosova, i cili i referohet disa burimeve brenda partisë së Ramush Haradinajt.

Sipas këtij televizioni, arsyeja e largimit të deputetëve Selimi dhe Krasniqi lidhet me pakënaqësitë e tyre me veprimet e dhunshme të VV-së në Parlament dhe jashtë tij.

Megjithëkëtë, Rexhep Selimi, i kontaktuar nga Klan Kosova, e ka mohuar një lajm të tillë, transmeton telegrafi.

Ndërkohë deputeti i AAK-së, Duat Haradinaj ka konfirmuar pakënaqësitë e dy miqve të tij, Selimi e Krasniqi.

“Miqtë e mi janë distancu nga ato veprime”, ka thënë ai.

Botohet fjalori i të folmes së arbëreshëve të Zarës

0

FjaloriKëto ditë, përfundimisht, falë Unionit Gjithëshqiptar ”Vëllazërimi ynë” me seli në Tetovë, u botua fjalori arbërisht-shqip-kroatisht, me titull Fjalori i të folmes së sotme të arbëreshëve të Zarës” i autorit Dr. Kruno Krstiq, përkthyer-shqipëruar nga Mehmet Latifi.

Tentativat e shumta për të dalë në dritë ky fjalor nuk dhanë rezultatet e pritura, përderisa nuk ra në dorë të veprimtarit të çështjes kombëtare Lebit Murtishi, i cili gjeti forcë, guxim dhe gatishmëri që me ndihmën e Unionit gjithëshqiptar “Vëllazërimi ynë”, mundësoi daljen në dritë të këtij fjalori.

Fjalori i të folmes së arbëreshëve të Zarës, që siç shprehet në një intervistë Akademiku Aleksandër Stipçeviqi, “Gjya e rujtun 300 vjet”, që është botuar në Shtëpinë botuese “Tringa Design” në Tetovë, në afro 320 faqe, përmban një mori të madhe fjalësh, fjali dhe shprehje të të folmes së arbëreshëve të Zarës, duke ruajtur në masë të madhe origjinalitetin burimor të fjalës shqipe, raporton INA.

Ky fjalor i kushtohet arbëreshëve të cilët gati tre shekuj janë të ndarë nga trungu shqiptar, nga vazhdimsia shqiptare, dhe jetojnë të izoluar nga tërësia, në një mënyrë të getoizuar dhe nuk e kanë humbur e harruar gjuhën, zakonet, traditat këngët e shumëçka shqiptare, aq sa u kanë mundësuar kushtet.

Dr. Kruno Krstiqin, eruditin dhe filozofin e madh arbëresh, i cili bëri një punë shumë të madhe duke mbledhur për afro gjysmë shekulli fjalë për fjalë këtë pasuri leksike që e kanë sjellë arbëreshët nga vendlindja e tyre, nga Shqipëria e Veriut , por edhe mbase e pagoi me shëndetin dhe jetën e vet, pas gjithë asaj që ndodhi pas promovimit të “Fjalorit të folmes së arbëreshëve të Zarës”. Për shkencën e albanologjisë-, ai e ka shpëtuar një material me vlera tejet të çmuara shkencore që dalëngadalë po shuhet dhe po zhduket, që me siguri do t’u shërbejë në rend të parë arbëreshëve, shqiptarëve në përgjithësi, gjuhëtarëve (albanologëve), filozofëve dhe historianëve për hulumtime të mëtejme.

Ilirologu, arkeologu, ballkanologu, albanologu, eruditi, hulumtuesi e studiuesi i pashembullt arbëresh, Akademiku, prof.Dr.Aleksandër Stipçeviqi, për përkthimin e fjalorit të „Të folmes së arbëreshëve të Zarës“, që më që më 2007, është shprehur se u preferoj kompetentëve që ta mbështesin botimin e fjalorit, që ka vlera të shumta shkencore.

Akademiku, prof.Dr.Aleksandër Stipçeviqi në parathënie shkruan:Para njëzet viteve, Bashkësia vendore Arbanasi, e ka botuar librin që e ka shkruar shkencëtari ynë eminent, filozofi dhe filologu Dr.Kruno Krstiqi, i lindur Arbënesh. Libri i tij ka shkaktuar interesim të madh të opinionit shkencor, ndaj për një kohë të shkurtër të 1.000 ekzemplarët e botuar, disa janë shpërndarë e disa janë shitur në vend dhe jashtë vendit. Megjithatë, kërkesa për këtë fjalor edhe sot e kësaj dite është e madhe, ndaj Shoqata e Arbëreshëve të Zarës synon që në një kohë sa më të afërt, ta riboton këtë libër.

Vlera e këtij libri është në atë se aty është përmbledhur materiali i një dialekti shqiptar që ka ruajtur shumë fjalë të vjetra dhe forma gramatikore, që në ndërkohë janë zhdukur edhe në vetë gjuhën shqipe, që flitet në Shqipëri.Në veçanti është e rëndësishme ajo që Dr. Kruno Krstiqi, ka mundur në kohën e vet të mbledhë fjalë që në ndërkohë janë harruar edhe në vetë Arbëreshin, sepse, për fat të keq, e folmja e arbëreshëve në Arbëresh, po zhduket në mënyrë rapide. Është më se e besueshme, se për nja pesëdhjetë vjet, do të jenë të rrallë ata që do ta flasin këtë gjuhë. Do të ishte dëm i madh për albanologjinë, sepse kjo e folme e petrifikuar ( e shtanguar, gurëzuar, shkëmbuar-vër. M.L.) ka qenë tejet interesant, është edhe sot, për linguistët dhe ballkanologët në përgjithësi. Nuk është e rastësishme që për atë gjuhë janë shkruar shumë punime dhe libra, që Akademik Idriz Ajeti ka doktoruar në këtë gjuhë, që edhe sot shumë ekspert, veçanërisht nga Shqipëria, por edhe nga Italia dhe Franca, interesohen për gjuhën arbëreshe.

„Përkthimi“, nëse mund të shprehem ashtu, nga gjuha arbëreshe, në gjuhën letrare shqipe, do ta shtojë interesimin e linguistëve, si për gjuhën që flitet në Arbëresh afër Zarës, ashtu edhe për historinë e gjuhës shqipe në përgjithësi.E kam një kopje të këtij përkthimi që e ka bërë Mehmet Latifi, dhe mundem vetëm ta lavdëroj këtë punim dhe tu preferoj kompetentëve që të ndihmojnë financiarisht për botimin e punimit të tij“.Prof. Dr. Nebi Dervishi, pedagog në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në fjalën e tij kushtuar dorëshkrimit të këtij fjalori të shqipëruar, mes tjerash shprehet:Unë, pata fatin që të njihem që në fillim me përmbajtjen e fjalorit të Dr Kruno Krstiqit, “Fjalorit të folmes së arbëreshëve të Zarës”, botuar në gjuhën kroate në vitin 1987 në Zarë dhe i shqipëruar vite më vonë nga zotëri Mehmet Latifi, gjurmues i apasionuar, i palodhshëm i thesarit, trashëgimisë e të leksikut kombëtar, pasi që kamë qenë redaktor i fjalorit të shqipëruar.

Sigurisht, funksioni i recenbës sime në fillim fare, ishte që krahas vlerave të pakontestueshme të fjalorit të Dr Kruno Krstiqit, eruditit e filozofit të madh arbëresh, i cili me botimin (hartimin), mbledhjen, sistematizimin e të folmes së arbëreshëve të Zarës, të inkurajojë zotëri Mehmet Latifin, pasi e njeh dhe komunikon bukur me gjuhën kroate, këtë fjalor me vlera të mëdha leksike e gjuhësore, të njejtin edhe ta shqipërojë.

Sot, në momentin që vepra e Dr Kruno Krstiqit, “Fjalori i të folmes së arbëreshëve të Zarës”, botuar në origjinal që më vitin 1987, dhe shqipëruar nga zotëri Mehmet Latifi, është në fazën e botimit, mund të konstatoj me kënaqësi të veçantë se shumë nga sugjerimet e mija janë marrë në konsideratë dhe ne të gjithë së bashku do të kemi në duar një libër të rrallë të të folmes së arbëreshëve, që deri tani u mungonte bibliotekave tona.

Problemi i diasporës shqiptare, si pjesë përbërëse dhe shumë e dhembshme kombëtare, kohët e fundit është gjithnjë e më aktuale në rrethet shkencore e politike, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. E kaluara e Arbneshit, si koloni shqiptare, jeta shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore, gjatë shekujve XVIII-XX, ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve vendas e të huaj, të fushave të ndryshme të shkencave filologjike dhe shoqërore.

Studimet e shumta dhe të llojllojshme, linguistike, etnografike, arkeologjike, ekonomike, sociologjike, politike, në të cilat në mënyrë krahasuese është tentuar të studiohet dhe të paraqitet gjendja e tanishme e ruajtjes së elementeve gjuhësore, traditës, etnografisë, përkatësisë kombëtare, e posaçërisht përshtatja e rrethanave të reja politike, shoqërore dhe kulturore në një ambient të ri me ndryshime të konsiderueshme në karakter dhe mentalitet, nuk na kanë dhënë një sintezë apo studim, me sa jemi në dijeni në, të kompletuar, duke krijuar kështu një zbrazësi, të cilën shpresojmë se së shpejti do ta tejkalojmë me një studim komplet, të mbështetur në hulumtime dhe kërkime disavjeçare, ku janë përfshirë momentet që nga shpërngulja e parë e deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

Njëra nga kolonitë e shumta shqiptare që veçohet më së shumti dhe ka diçka të posaçme, është Arbëneshi-Arbanasi, ose siç do të quhet nga vetë banorët shqiptar Arbnesh i Zarës… ku eruditi dhe filozofi i shquar arbëresh Dr Kruno Krstiq, gati për 50 vjet, mblodhi, sistematizoi e hartoi Fjalorin e tij të leksikut e të folmes së arbëreshëve të Zarës.

Në qoftë se çdo monografi apo fjalor të leksikut, e në këtë kuadër edhe të fjalorit- në kuptimin e plotë të fjalës, duhet të mbështetet në materialin faktografik, në korpusin e burimeve relevante, e këtë parakusht ose premisë të domosdoshme, e themi me bindjen e plotë se e plotëson edhe dorëshkrimi që kemi në dorë.

Autori, si dhe përkthyesi, zotëri Mehmet Latifi, me pasionin e gjurmuesit, vullnet dhe durim për lakmi, i është përveshur punës duke u bazuar në Fjalorin e Dr Kruno Krstiqit, i cili ka vjelë dokumente, fjalorë, libra si dhe kujtimet e evokimet e bashkëkohanikëve, si dhe shqipëruesi Mehmet Latifi, duke jetuar e komunikuar për një kohë të gjatë në këtë pjesë të diasporës shqiptare, t’i sistemojë dalëngadalë me kujdes e pasion të veçantë.

Por, merita kryesore e shqipëruesit qëndron në përkthimin autentik e vërtetësi, duke përdorur një mori fjalorësh, në mënyrë objektive të leksikut e të folmes në gjuhën shqipe.

Qëllimi parësor e esencial i këtij recensioni është për të tërhequr vëmendjen e lexuesit të nderuar, lidhur me vlerat e mëdha që ka ky fjalor i të folmes së arbëreshëve të Zarës, gjuhë e cila dita ditës po zbehet dhe po zhduket.

Amnistohen “kaubojt” në Kosovë

0

Betim MusliuBetim Musliu
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vitin e kaluar në kuadër të Forumit për Siguri pati publikuar analizën “Kontrolli i Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL) në Kosovë: Progresi dhe Sfidat”. Llogaritet se në Kosovë qarkullojnë diku rreth 350.000 armë në posedim të paligjshëm të qytetarëve.

Këta të fundit shpesh për teke personale i përdorin ato në ahengje, rrugë e shkolla, duke bërë që armët të jenë shkaktari kryesor për pjesën dërrmuese të krimeve në Kosovë. Për ta luftuar dukurinë e armëve të paligjshme, Kosova miratoi në vitin 2009 Ligjin për Armët dhe pati hartuar edhe Strategji Kombëtare për Kontroll dhe Grumbullim të AVL-ve.

E gjithë kjo politikë shtetërore e Republikës së Kosovës po shkon huq. Protagonistët e bartjes së armëve të paligjshme në të gjithë Kosovën, tashmë po amnistohen me ligj. Për këtë vendosën “përfaqësuesit e popullit” në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ata votuan me shumicë votash Projektligjin për Amnisti. Ky ligj ishte një nga detyrimet e Kosovës si rezultat i arritjes së marrëveshjes në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Duke ditur qëllimin politik, besoj nuk do të kishte kundërshtime që më në fund të shpallej një amnisti për t’i dhënë mundësi integrimit të serbëve që jetojnë në veri të vendit në institucionet e Kosovës. Por, asgjë më shumë se ky qëllim politik nuk do duhej të përfshinte amnistia që ajo të përkrahej, pasi do të kishte qëllim të qartë politik, të bazuar në kritere dhe dokumente ndërkombëtare.

Qeveria e Kosovës ka dërguar dy herë me shpejtësinë e dritës Projektligjin për Amnistinë në Kuvend, duke shkelur çdo kriter dhe rregull të bërjes së ligjeve, pa asnjë diskutim publik. Si i tillë, Ligji i Amnistisë përfshiu krime ordinere, që nuk i shërbejnë asnjë qëllimi politik.

Shembull, pse të amnistohen ata qytetarë apo zyrtarë të shtetit që mbajtën armët si kauboj dhe nuk hezituan t’i përdorin ato për pikë të qejfit apo që ta bënin edhe vetëgjyqësinë. Qytetarët që e desht\ën dhe respektuan Republikën për të gjitha këto vite duan shtet ligjor dhe jo Teksas ku kaubojt që u sollën me armë të paligjshme mbeten të pandëshkuar dhe promovohen për aktivitetin e tyre kriminale.

Posedimi i armëve nuk duhet të amnistohet në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Përjashto pjesën e veriut të Mitrovicës, në pjesën tjetër të Kosovës armët nuk janë përdorur për qëllime politike por thjesht për kaubojllëk apo qërim hesapesh. Pavarësisht këtij fakti, ligji në pjesën e parë të tij, armët e paligjshme i amniston pa kushtëzim që kjo vepër penale të jetë kryer në kuadër të veprës tjetër penale “Thirrje për Rezistencë”, siç kushtëzohen një sërë veprash tjera me këtë krim politik.

Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk adresuan problemet thelbësore që ndërlidhen me Projektligjin për Amnistinë. Për fat të keq, gjashtë pikat e adresuara nga Instituti i Kosovës për Drejtësi nuk u përfillën as në projektligjin e rishikuar. As projektligji që u votua nuk u përmbahet qëllimeve të caktuara politike. Kjo është pasojë e asaj se projektligji në fjalë prapë nuk u përmbahet principeve të përcaktuara në dokumente ndërkombëtare për zbatimin e amnistisë (raporti i Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut).

Projektligji i rishikuar përmban dështimet e njëjta me projektligjin i cili u debatua më 4 korrik 2013 në Parlamentin e Republikës së Kosovës, ku prapë nuk është përcaktuar data e fillimit, nuk është përcaktuar territori, nuk kemi argumentim të qëndrueshëm për veprat që do të amnistohen, mohohet e drejta për mjet efektiv ligjor, nuk janë specifikuar kategoritë e individëve, dhe nuk është bërë ndonjë kushtëzim që do ta ndërlidhë këtë amnisti me të drejtën për të ditur të vërtetën.

Këto janë elementet kryesore të cilat do t’i jepnin formë qëllimit dhe projektligjit në tërësi. Pa këto elemente, projektligji është i mangët dhe me qëllim të mjegulluar. Rrjedhimisht, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës me votimin e tyre hapën rrugën për një ligj që më shumë do promovoj kriminalitetin në vend sesa integritetin territorial dhe integrimin e komunitetit serb në tri komunat në veri.

Këto gjashtë elemente nuk do e kufizonin aspak kërkesën e personave të cilët në mënyrë paqësore kanë bërë thirrje për rezistencë, mirëpo do i kufizonin vetëm përfitimet e personave të cilët kanë kryer krime ordinere. Devijimet e këtij projektligji nuk i përgjigjen gjendjes në terren dhe zhvillimeve politike, por më shumë ndërlidhen me amnistinë e krimit ordiner në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Një fakt shqetësues është presioni i vazhdueshëm ndërkombëtar për luftimin e kriminalitetit në Kosovë. Në këtë rast presioni për të votuar amnistinë, e cila përfshin edhe amnistinë e veprave kriminale ordinere, paraqet paradoks në vete. Pikërisht mungesa e rezultateve në luftën kundër këtyre dukurive kriminale e ka lënë Kosovën në geto dhe pa perspektivë të qartë evropiane. Sidoqoftë, llogaridhënia për këtë ligj mbetet tek “përfaqësuesit e popullit”, pavarësisht faktit se vazhdimisht janë munduar që t’ia faturojnë ndërkombëtarëve.

Ky është rasti i dytë që Republika e Kosovës merr përgjegjësi kushtetuese për zbatimin e instituteve të reja të së drejtës penale në Kosovë. Posa na u dha mundësia ta zbatojmë faljen në Kosovë, për fat të keq këtë e bëmë në mënyrën më të mbrapshtë, duke dëshmuar pazotësi për ndërtim të shtetit ligjor. Aq kriminelë të kategorive të rënda, të pafalshëm, i falën për tri vjet reshtë ish-Presidenti Fatmir Sejdiu dhe ish-Presidenti në detyrë Jakup Krasniqi saqë Komisioni Evropian na kritikoi dy vjet në Raportin e Progresit. Dhe amnistia është rasti i dytë, të cilën sërish dëshmuam se dimë ta zbatojmë, ama vetëm mbrapshtë.

T’u kthehem armëve në fillim dhe amnistisë në fund. Republika e Kosovës mund të bëjë edhe 100 ligje tjera, madje edhe 100 strategji për të luftuar dukurinë e armëve të paligjshme në vend. Por ato nuk do të vlejnë nëse politikat e Republikës së Kosovës, amnistojnë këtë lloj të kriminalitetit, duke zhvlerësuar punën e vet dhe të sistemit të drejtësisë, duke promovuar këtë lloj dhe lloje tjera të kriminalitetit dhe duke fyer rëndë të gjithë qytetarët e kësaj Republike që respektuan ligjin, për ta ndërtuar shtetin ligjor, i cili i lufton dhe nuk i amniston armët e paligjshme./Zëri/

Fatmir Limaj sërish në arrest shtëpiak

0

Fatmir-Limaj5-22Gjykata e Apelit ka marrë vendim që Fatmir Limaj të kthehet sërish në arrest shtëpiak. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar avokati i tij mbrojtës Tomë Gashi.

“Në sistemin juridik të Kosovës ndodh edhe ky spektakël juridik i paparë deri tash. Për herë të dytë Gjykata e Apelit e kthen Fatmir Limajn dhe të tjerët në arrest shtëpiak. Ndërkaq arresti ishte ndërprerë për herë të dytë më 3 korrik nga gjyqatari Mlcolm Simond, por prokurori Salustro ishte ankuar tek Gjykata e Apelit e cila para pak çastesh vendosi ta aprovojë këtë ankesë dhe ta kthejë Limajn përsëri në arrest shtëpiak”, ka thënë Gashi.për Indeksonline

I njëjti vendim vlenë edhe për bashkëluftëtarët e Limajt që po gjykohen bashkë me të.

DokuFest prezanton programin SHORT MATTERS!

0

DokuFest-filmNëpërmjet bashkëpunimit me Akademinë Evropiane të Filmit (EFA), DokuFest prezanton programin SHORT MATTERS! – i cili përfshin disa nga filmat e shkurtër më të mirë nga Evropa.

SHORT MATTERS! është turneu i EFA i cili sjell filmat e shkurtër të nominuar për Cmimin EFA në një numër të festivaleve të filmit në Evropë. Programi ka si qëllim të i japë audiencave të ndryshme mundësinë e shiqimit të një panorame të filmëbërësve të rinj evropian.

Programi SHORT MATTERS! përfshin filmat:
Tomorrow Will Be Good nga Pauline Gay (Francë);
Superman, Spiderman or Batman nga Tudor Giurgiu (Rumani);
Two Hearts nga Darren Thornton (Irland);
How To Pick Berries nga Elina Talvensaari (Finland);
The Ambassador & Me nga Jan Czarlewski (Zvicër);
Two Ships nga Justine Triet (Francë); Beast nga Attila Till (Hungari);
Villa Antropoff nga Kaspar Jancis dhe Vladimir Leschiov (Latvi/Estoni);
Sessiz nga L. Rezan Yesilba? (Turqi);
Morning of Saint Anthony’s Day nga João Pedro Rodrigues (Portugali);
Back of Beyond nga Michael Lennox (Mbretëri e Bashkuar);
Out of Frame nga Yorgos Zois (Greqi);
Objection VI nga Rolando Colla (Zvicër)./PrizrenPress.com/

Policia: Autostrada nuk është për traktorë e biçikleta

0

AutostradaPolicia e Kosovës ka identifikuar disa dukuri të rrezikshme, në të cilat kanë hasur patrullat policore të Njësisë për Kontrollin e Autostradës “Ibrahim Rugova”.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kryesisht tek pjesëmarrësit në autostradë që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor dhe të mos qarkullojnë në këmbë apo me mjete tjera që janë të ndaluara në autostradë.

Sipas policisë, mosrespektimi i rregullave në rrugë ku lejohet zhvillimi i shpejtësisë 130 km/h paraqet rrezik për jetën e qytetarëve sikurse të atyre që shëtisin këmbë po ashtu edhe të drejtuesve të automjeteve tjera.

“NJKA ka evidentuar disa dukurit si shëtitje e qytetarëve këmbë nëpër Autostradë, shëtitja me biçikleta, ndalje auto-stop, futja e kafshëve për kullos në zonën e rrethuar, kositja e barit në zonën e rrethuar; qarkullimi me mjete bujqësore (traktor etj.), dhe në çdo hyrje dalje të Autostradës janë të vendosura shenjat të cilat ndalojnë qarkullimin në këmbë, me biçikleta, me mjete bujqësore dhe auto-stop, por disa nga qytetarët nuk po ju përmbahen respektimit të shenjave të komunikacionit rrugor”, thuhet në komunikatë.

Po sipas saj, vjedhja e rrethojës së Autostradës ka mundësuar hyrjen e kafshëve të ndryshme brenda rrethojës dhe si pasojë e kësaj janë rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion, madje ka pasur disa aksidente të trafikut ku veturat janë përplasur me kafshë (qen endacak dhe kafshë të egra).

Sipas policisë, veprimet e tilla jo ligjore paraqesin rrezik të madh për pjesëmarrësit e komunikacionit në Autostradë.

Bisedime për riintegrimin e policëve e gjykatësve paralelë serbë

0

Policia e KosovesPrishtina dhe Beogradi do të nisin një raund të ri bisedimesh në funksion të zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Edhe kësaj radhe, grupet punuese nga Kosova dhe Serbia do të mblidhen në Bruksel për të diskutuar çështjen e mbylljes së strukturave paralele të sigurisë dhe drejtësisë dhe riintegrimin e tyre sipas marrëveshjes 15 pikëshe.

Koordinatorja e grupeve punuese nga Prishtina, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nga e marta do të fillojnë bisedimet për strukturat ilegale të sigurisë.

Në bazë të Ligjit mbi Amnistinë, i miratuar tashmë nga Kuvendi i Kosovës, pjesëtarët e organeve ilegale por që kalojnë fazën e amnistisë më pas do të kenë të drejtën të aplikojnë dhe riintegrohen në strukturat legale të parapara me marrëveshjen e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit.

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX ka raportuar tashmë tek grupet punuese se Serbia i ka mbyllur të gjitha stacionet paralele të policisë në veri, ka thënë Tahiri, me çka edhe janë krijuar kushtet të bisedohet për fazat e riintegrimit të pjesëtarëve që shprehin interesim.

“Kemi të bëjmë me mbylljen e të gjitha stacioneve ilegale të verifikuara nga ana e EULEX-it. Në anën tjetër presim gradualisht edhe mbylljen e strukturave paralele të gjykatave dhe prokurorive. Ndërkohë që bisedimet do të vazhdojnë për proceset e riintegrimeve të individëve serb që kanë shprehur interesim të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës si në fushën e sigurisë ashtu edhe atë të drejtësisë”, ka thënë Tahiri.

Pas mbylljes së stacioneve ilegale të policisë, në Bruksel do të bisedohet edhe për mbylljen e strukturës së ashtuquajtur “mbrojtja civile” dhe çarmatosjen e këtij formacioni ilegal, ka thënë Tahiri.

Njëherësh, autoritetet pritet do t’u bëjnë thirrje edhe popullatës dhe strukturave tjera që të çarmatosen dhe në bazë të ligjit të amnistisë të fitojnë faljen nga ndjekja penale.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se Ligji mbi amnistinë ka krijuar kushte të favorshme për zbatimin e marrëveshjes. Por, nuk dihet nëse organet e Kosovës mund t’i absorbojnë të gjithë pjesëtarët e strukturave ilegale.

Përderisa drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin ka deklaruar se asnjë i punësuar serb në organet paralele nuk do të mbetet pa punë, zëvendëskryeministrja Tahiri i numëron kriteret që duhet të plotësohen për fazën e riintegrimit, duke thënë se punësimi do të bëhet në bazë të kornizave ligjore dhe mundësive që kanë institucionet e Kosovës.

“Kriteret janë: shtetësia, kualifikimi i duhur, arsimimi, përvoja e duhur. Po ashtu, kritere janë edhe kapacitetet absorbuese të institucioneve tona dhe kriteret etnike që precizohen me kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pra, në bazë të mundësive që kemi ne do të ofrojmë punësim për këta njerëz në të dyja sektorët, në siguri dhe drejtësi”, ka thënë Tahiri.

Takimet e radhës në Bruksel, pritet të zgjasin më shumë sesa një javë. Edita Tahiri ka sqaruar se për sigurinë do të bisedohet deri në fund të javës, e nëse është e nevojshme do të vazhdohet edhe javën tjetër.

Kurse për drejtësinë bisedimet pritet të nisin në fund të kësaj jave për të vazhduar mbase deri më 24 korrik kur në Bruksel pritet të zhvillohet raundi i ri i bisedimeve ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, shkruan “Evropa e Lirë”.

“Bisedime dhe angazhime do të ketë gjatë gjithë verës për arsye se janë dy afate të rëndësishme. Më 1 shtator duhet të ndodhë mbyllja e plotë e të gjitha strukturave ilegale të drejtësisë ndërsa deri më 30 shtator duhet të ndodhë integrimi dhe komplet zhbërja e çfarëdo strukture ilegale që ekziston në fushën e sigurisë”, ka thënë Tahiri.

Nga të gjitha temat e dialogut në Bruksel, palët janë marrë vesh përfundimisht për çështjen e zgjedhjeve lokale, duke u pajtuar që në to të përfshihen edhe komunat veriore të banuara me shumicë serbe dhe të kontrolluara për një kohë të gjatë nga Beogradi.

Kurse mbetet të diskutohen edhe çështjet e energjisë dhe telekomit, ku një kthesë në këto tema mund të japin negociatat në vazhdim midis kryeministrave Thaçi e Daçiq, me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton, më 24 korrik në Bruksel.

Me kë je o Haziz Hodaj “me ne a me arushën?!”

0

Thaci ne GjonajDuke parë këtë fotografi të Zyrës së kryeministrisë së Kosovës të realizuar gjatë fushatës lobuse të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi për themelimin e komunave të reja , në rastin konkret në Gjonaj  dhe  Rogovë na bie në sy prania e  aktivistit të LDK-së dhe shefit të GP të LDK-së në Asamblenë Komunale të Prizrenit , Haziz Hodaj në një tubim krejtësisht politik dhe partiak më ngjyra të PDK-së,shkruan Bota Sot.

Në fakt prania e Haziz Hodaj në këtë tubim me banorët e Hasit mbase mund të “arsyetohet”, me angazhimin e tij për themelimin e komunave të reja në Gjonaj dhe Rogovë të Hasit , por prapavija politike e kësaj fotografie na shton kureshtjen që të bëjmë një pyetje mbase “provokative”, por që përdoret shpesh në zhargonin popullor : Më kë je , me ne a me arushën?!”.

Një pyetje e tillë do të duhej t’ia bënte Haziz Hodajt jo vetëm anëtarësia dhe lidershqipit lokal i LDK-së në Prizren ,por kur të vjen Haziz Hodaj në Prishtinë, është mirë që edhe lideri i LDK-së Isa Mustafa me ia shtru këtë pyetje: Me kë je o Haziz Hodaj me ne a me arushën?!.

Vijnë nga Shqipëria për të vjedhur bagëti në Kosovë

0

Hapsira ne vermicPolica në Prizren është informuar mbrëmë për një vjedhje të bagëtive nga një fermë në fshatin Korishë. Pas informatave të para që janë marrë nga pronari, policia ka ngritur një pistë hetimi e cila rezultoi të jetë e saktë pasi u arrit të identifikohen autorët e vjedhjes dhe dy prej tyre të arrestohen në afërsi të kufirit në Vërmicë.

Sipas raporteve hetimore thuhet se, vepra është kryer nga tre të dyshuar, që të tre shtetas të Shqipërisë, njëri nga ta bari, i punësuar në të njëjtën fermë ku janë vjedhur 20 dhi të cilat ishin ngarkuar në një automjet të llojit kombi me targa të Kosovës.
Një patrullë policore ka arrit ta ndaloj automjetin e dyshuar në të cilin ishte gjetur vetëm një dhi, me gjasë për shkak të errësirës dhe ngutjes ishte harruar në automjet kur ishin zbritur të tjerat për t’u përcjellë kontrabandë nëpër rrugë malore në drejtim të fshatrave të Kukësit,transmeton Indeksonline.

Në automjet është gjetur bariu dhe një i dyshuar tjetër ndërsa personi i tretë së bashku me dhitë është futur në pyll dhe ende nuk është gjetur.
Për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për masën e arrestit me burg për dy të dyshuarit

Pajtohen për një komunikim dhe koordinim intensiv

0

up gashiRektori i Universitetit të Prishtinës ’’Hasan Prishtina’’, prof.dr.Ibrahim Gashi dhe stafi i tij, pritën në një takim anëtarët e komisionit parlamentar për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Ramë Vataj, Teuta Haxhiu, Sadri Ferati dhe Milivoje Stojanoviç.

Rektori Gashi i informoi anëtarët e komisionit parlamentar për aktualitetet në UP, prioritetet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Universiteti.

Rektori Gashi shprehu konsideratën për interesimin që komisioni parlamentar tregon për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe në tërësi për përformancën në UP, duke e konsideruar si një përkrahje shumë domethënëse për menaxhmentin e ri të UP-së.

Nga ana tjetër anëtarët e komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media trajtuan dhe tema specifike, si konkursi për stafin akademik, procesi i akreditimit, konkursi për pranimin e studentëve të rinj,etj, dhe u shprehën shumë të kënaqur me përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin menaxhmenti i UP-së i trajton këto çështje.

Të dy palët u pajtuan për një komunikim dhe koordinim intensiv, veçmas në proces të rishikimit të hartimit të akteve ligjore dhe nënligjore për arsimin e lartë.