Home Blog Page 9214

Ashton do të sjellë planin e zgjidhjes për energjetikë e telekomunikacion

0

Ognjen-PribicevicShefja për politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton në Beograd dhe Prishtinë dot ë sjellë me vete edhe planin e zgjidhjes për çështjet e energjetikës dhe telekomunikacionit. Kështu theksoi ish-ambasadori i Serbisë në Berlin Ognjen Pribiqeviq.

Analisti i çështjeve politik, ish ambasadori serb në Gjermani Ognjen Pribiqeviq, ka deklaruar se Bashkimi Evropian dhe Washingtoni zyrtar janë të përkushtuar për procesin e dialogut që po zhvillohet midis Kosovës dhe Serbisë. “Kjo dëshmohet edhe me vizitën e Baroneshës Ashton sot në Beograd dhe nesër në Prishtinë”, ka deklaruar Pribiqeviq për televizioni publik të Serbisë RTS.

Ai ka theksuar se shefja për politikë të jashtme e BE-së, Ashton në Beograd dhe Prishtinë do të sjellë me vete edhe planin e zgjidhjes për çështjet e energjetikës dhe telekomunikacionit, citon RTK. Është me shumë rëndësi ka thënë Pribiqeviq, të mbahet dinamika e aktiviteteve diplomatike gjatë muajve të verës, në mënyrë që në fund të procesit të arrihen rezultate te dëshiruara.

Pribiqeviq i cili ka qenë ambasador i Serbisë në Berlin ka vlerësuar se pjesa më e madhe e planit për implementimin e marrëveshjes duhet të zbatohet deri në fund të dhjetorit. Ai ka deklaruar se i gjithë procesi i zbatimit të marrëveshjes është duke u vëzhguar dhe mbikëqyrur nga BE-ja dhe Shtete e Bashkuara.

Pribiqeviq ka shprehur bindjen e tij se edhe gjatë këtyre dy muajve të verës, do të sundojë një disponim pozitiv në drejtim të implementimit të marrëveshjes së arritur me 19 prill.

“Shota” zuri vendin e dytë në Festivalin e Stambollit

0

Shota-ansambliAnsambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Prishtina është nderuar edhe me një mirënjohje të rëndësishme ndërkombëtare. Në Festivalin e 14-të Ndërkombëtar të Kulturës dhe Artit në Bujukçemece, në periferi të Stambollit, trupa e këtij ansambli ka zënë vendin e dytë.

Ismet Bogujevci, ushtrues i detyrës së drejtorit të ansamblit, bëri të ditur se juria profesionale e festivalit, në përbërje të së cilës kanë qenë përfaqësuesit e Holandës, Koresë Jugore, Gjermanisë, Brazilit dhe Filipineve, e ka vlerësuar prezantimin e ansamblit “Shota” si njërin ndër prezantimet më të bukura dhe më të kompletuara.

Bogujevci tha se juria i ka vlerësuar të gjitha elementet e paraqitjes së ansamblit, sidomos korografinë, lojën e trupës së valltarëve dhe kostumet e larmishme, transmeton Koha. Ai tha gjithashtu se juria i ka përmendur si argument edhe impresionet e shikuesve të festivalit, shumë prej të cilëve kanë qenë turistë të huaj.

Në Festivalin e Bujukçemexhes kanë marrë pjesë ansamblet apo grupet folklorike të 22 shteteve nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut. Ansambli “Shota” është prezantuar me një kollazh vallesh karakteristike të krahinave të ndryshme shqiptare, të përgatitura nga koreografë të ndryshëm shqiptarë.

Pas përfundimit të festivalit ne Bujukçekexhe, trupa e Ansamblit “Shota” ka udhëtuar për në Bursa, ku do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve Popullore. Edhe në këtë festival, i cili ka një traditë mbi 50 vjeçare, “Shota” do të prezantohet me valle popullore të krahinave shqiptare.

IKD: Projektligji i ri i amnistisë është si përpara

0

 

IKD-logoInstituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), vlerëson se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka adresuar problemet thelbësore që ndërlidhen me Projektligjin për Amnistinë. Gjashtë pikat e adresuara nga IKD nuk përfillen as në projektligjin e rishikuar. As ky projektligj nuk i përmbahet qëllimeve të caktuara politike. Kjo është pasojë e asaj se projektligji në fjalë prapë nuk i përmbahet principeve të përcaktuara në dokumente ndërkombëtare për zbatimin e amnistisë (raporti i komisionerit të lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut).

Projektligji i rishikuar përmban dështimet e njëjta me projektligjin i cili u debatua me 4 korrik 2013 në Parlamentin e Republikës së Kosovës, ku prapë nuk është përcaktuar data e fillimit, nuk është përcaktuar territori, nuk kemi argumentim të qëndrueshëm për veprat që do të amnistohen, mohohet e drejta për mjet efektiv ligjor, nuk janë specifikuar kategoritë e individëve, dhe nuk është bërë ndonjë kushtëzim që do e ndërlidhë këtë amnisti me të drejtën për të ditur të vërtetën, transmeton Koha.

IKD-projektligji ii amnistisëKëto janë elementet kryesore të cilat do i japin formë qëllimit dhe projektligjit në tërësi. Pa këto elemente, projektligji do të jetë i mangët dhe me qëllim të mjegulluar. Rrjedhimisht, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet të kërkojnë përfshirjen e këtyre elementeve, përndryshe, projektligji më shumë do promovoj kriminalitetin në vend sesa integritetin territorial dhe integrimin e komunitetit serb në tri komunat në veri. Këto gjashtë elemente nuk do e kufizojnë aspak kërkesën e personave të cilët në mënyrë paqësore kanë bërë thirrje për rezistencë, mirëpo do i kufizoj vetëm përfitimet e personave të cilët kanë kryer krime ordinere.

Devijimet e këtij projektligji nuk i përgjigjen gjendjes në terren dhe zhvillimeve politike, por më shumë ndërlidhen me amnistinë e krimit ordiner në gjithë territorin e Republikës së Kosovës

 

TI: Korrupsioni po përkeqësohet, qytetarët të gatshëm ta luftojnë

0

TransparenceInternacionalHulumtimi më i madh i opinionit në botë për korrupsion tregon se më se gjysma e të aketuarve besojnë se ai është përkeqësuar në vendet e tyre.

Por, monitorimi i kryer nga organizata Transparency International me seli në Berlin, thotë se afro 90% të të anketuarve janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin, duke nënshkruar peticione dhe duke protestuar.

Barometri Global i Korrupsionit 2013 është mbështetur në intervistat me 114 mijë njerëz në 107 vende.

Më tepër se një e katërta e të anketuarve në gjithë botën, kanë raportuar se kanë paguar ryshfet në vitin e fundit, përfshirë më se 40% në Afganistan dhe Kirgizi, më se 30% në Kazakistan dhe Ukrainë dhe më se 20% në Irak dhe Serbi.

15 – 19.9% të të anketuarve në Kosovë dhe Maqedoni kanë thënë se kanë paguar ryshfet gjatë vitit të fundit, në njërin nga sektorët e policisë, judikaturës, regjistrimit, pronësisë, mjekësisë, arsimit, tatimit dhe shërbimeve, transmeton REL.

Më pak se 5% kanë paguar ryshfet në Gjeorgji.

Partitë politike konsiderohen institucionet më të korruptuara në pjesën më të madhe të vendeve.

EULEX-i ishte në dijeni për djegien e trupave

0

haki kusumiKoordinatori i Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Haki Kasumi, ka bindjen se çështja e të pagjeturve mund të zgjidhet vetëm me një presion të madh ndërkombëtar ndaj qeverisë serbe. Sipas tij, qeveria aktuale i ka të gjitha shënimet për të zhdukurit në Kosovë.

Në një intervistë për Tribunën, Haki Kasumi ka deklaruar se EULEX-i e ka pranuar se një pjesë e trupave të shqiptarëve janë djegur, mirëpo, sipas tij, deri më tani misioni evropian për sundimin e ligjit nuk ka bërë asgjë për të hedhur dritë në këtë çështje,shkruan Tribuna

“Në raportin e punës vjetore për vitin 2011, Njësiti i EULEX-it pranë Departamentit të Drejtësisë për Mjekësi Ligjore dhe të Zhdukur thotë se një numër i madh i trupave të të zhdukurve shqiptarë dihet se janë djegur? Ndërsa nuk tregon ku dhe nuk ka filluar në bazë të njoftimeve të tyre asnjë procedurë të hetimit ndaj kryesve të veprave të tilla kriminale, përfshirë këtu edhe afro 900 trupa të masakruar të shqiptarëve nga varrezat masive të zbuluara deri më tash nëpër Serbi”, ka thënë Kasumi

Çeku: FSK-ja, në veri bashkë me KFOR-in

0

AgimCeku5-30Intervenimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të Kosovës, në kuadër të implementimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, është legjitim dhe i mbështetur në Kushtetutën e Kosovës. Kështu i ka thënë Telegrafit eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi. Kurse, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku tha se FSK-ja nuk do të shkojë në veri pa u koordinuar me KFOR-in.
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MSFK), Agim Çeku, ka theksuar se FSK-ja i bindet çdo urdhri të Kryeministrit dhe Presidentes së Kosovës dhe në këtë ccështje, sipas tij, nuk ka kurrfarë dileme.

Ai tha se FSK-ja nuk do të marrë asnjë vendim, i cili do ta fuste në veprime aventureske, sepse, sipas tij, ky institucion është pjesë e përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne do të japin kontributin tonë që marrëdhëniet në mes Prishtinës dhe Beogradit të normalizohen, dhe do të jemi të kujdesshëm që me asnjë veprim të mos ngrisin tensione të panevojshme. Çdo gjë që kërkohet nga FSK-ja, ajo do ta bëjë. FSK-ja i përgjigjet çfarëdo detyre, e cila i caktohet nga eprorët legjitimë dhe kushtetues”, tha Çeku për Telegrafin.

Sipas tij, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është zotuar se FSK-ja, tash për tash nuk do të shkojë në veri pa u koordinuar me KFOR-in.

“FSK-ja me asnjë veprim nuk do të lejojë ngritjen e tensioneve të panevojshme, por me qëndrimin dhe punën e vet do të jep kontribut në implementimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai.

Në anën tjetër, eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, ka theksuar se është plotësisht e pritur që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), të intervenojë në veri në rast se një gjë e tillë kërkohet prej saj, edhe pse, sipas tij, serbët e veriut nuk pranojnë prezencën e FSK-së në atë pjesë.

Ibishi ka shtuar se kërkohet kohë që serbët të binden me prezencën e FSK-së dhe ky mospranim nuk mund të kalohet menjëherë, sepse atyre iu është imponuar një urrejtje artificiale ndaj institucioneve të Kosovës.
“Unë mendoj qe kjo mund të tejkalohet, sepse ekstremistët serbë ngadalë kanë filluar ta pranojnë dorën e shtetit të Kosovës në atë pjesë”, ka thënë Ibishi për Telegrafin

Ibishi ka sqaruar se neni 2 i Kushtetutës së Kosovës thotë se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe sipas tij, mbrohet me të gjitha mjetet e parapara me kushtetutë.

Prandaj, sipas tij në bazë të Kushtetutës dhe ligjit nuk ka kurrfarë pengese që FSK-ja, në kuadër të detyrave të saj, të ndërhyjë edhe në veri. /Telegrafi/

Dacic thotë sot fjalën finale për marrëveshjet

0

Thaci-Ashton-Dacic5-22Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic i kanë përafruar qëndrimet për arritjen e marrëveshjeve për telekom dhe energji.
Arsyeja e mos nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve ne raundin e së hënës që zgjati disa orë pasdite ishte interpretimi gjuhësorë që pala serbe ka kërkuar t’u bëhej marrëveshjeve.

Një zyrtar i lartë që ka marrë pjesë në takimet trepalëshe të hënën në Bruksel i ka treguar Tribunës me kusht anonimiteti se pala serbe i ka pranuar gjitha konkluzionet e Bashkimit Evropian për të dyja marrëveshjet mirëpo ka kërkuar disa fjalë të lihen me dykuptimësi për ta “shitur” si fitore në publikun serbë.

Snowden “peshon” ofertat për azil

0

fotoEnde një njeri pa shtetësi dhe i bllokuar në një aeroport të Moskës, spiuni i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, duket se po shqyrton disa mundësi pas kërkesave të tij për azil.
Venezuela i ka zgjatur një ofertë për azil Snowden-it; presidenti Nicolas Maduro tha se qeveria e tij ka marrë një kërkesë zyrtare për azil nga ai, teksa tashmë po pret përgjigjen e tij, bëri të ditur një zëdhënës i qeverisë të hënën.
Nëse Snowden pranon azilin në Venezuelë, Elias Jaua, ministër i Jashtëm, tha për median shtetërore VTV gjatë fundjavës, se “ne do të nisim kontaktet me qeverinë e Federatës Ruse. Ai ndodhet atje, sigurisht nuk ndodhet në një territor venezuelian. Na duhet të marrim edhe mendimin e qeverisë ruse për të”.
Venezuela është një nga 3 kombet e Amerikës Latine, me prirje të majta të shkallëve të ndryshme, që kanë shprehur faktin se mirëpresin Snowden-in. Të tjerë ofertues janë Bolivia, e cila ia ka ofruar azilin politik tashmë, si dhe Nicaragua, që ka deklaruar se do ta konsiderojë kërkesën e tij.
Snowden, një ish-kontraktor i Agjencisë të Sigurisë Kombëtare (NSA), i cili përballet me akuzat e spiunazhit në Shtetet e Bashkuara, është konsideruar si tradhëtar nga kritikët, ndërsa është lavdëruar si hero nga mbështetësit e tij. Ai ka mbetur “në harresë”, prej më shumë se 2 javësh nga mbërritja e tij në aeroportin ndërkombëtar “Sheremetyevo” të Moskës, nga Hong Kongu

Hapet konkursi për pranimin e studentëve në UP

0

Studentet kosovarKonkursi pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, për vitin akademik 2013-14, pritet që të shpallet sot.

Sipas analizave të bëra nga njësitë akademike, Universiteti i Prishtinës do të pranojë rreth 12 mijë studentë. Ndërkohë, konkursi do të jetë i hapur deri më 23 korrik.

Ardian Kastrati, këshilltar i rektorit Ibrahim Gashi, tha se më 26 dhe 27 do të mbahen provimet pranuese, kurse me 30 korrik shpallja e rezultateve.

Sipas tij, gjatë këtij viti pritet të rritet numri i studentëve në ato fakultete ku vitet e kaluara ka pasur më shumë interesim, siç janë: Edukimi, Ekonomiku, Juridiku dhe Mjekësia. Ai tha se kjo rritje e numrit varet edhe nga vendimi zyrtar i Ministrisë së Arsimit.

Apokalips natën e mirë

0

Enver Sulaj

Fundi i botës vjen kur thahet bari
-tha dikush në mes të dimrit
Kur shterojnë krojet e sytë pikojnë lotin sa grushti
-ky është fundi i botës tha dikush në kokërr të shiut
Kur ngordh kafsha e fundit, është shenjë ogurzezë

Se fundi i botës nuk është larg as sa qimja e flokut
Kur s’ke bukë për të ngrënë, kur buzët e shkrumbuara
digjen në pritje-ky është fundi i botës
-tha i braktisuri nga kafeneja e prostitutave

Ç’fis i pashpirt paskan qenë majat kur thanë se fundi pritet sonte
Unë s’po e shoh askund fundin e botës
Veç fundin e ditës që po m’i mbyll sytë
Unë po shtrihem të fle

Nesër nëse nuk zgjohem
atëherë ky është fundi i botës sime
Secili kemi një botë
E bota na ka ne

Të gjithë ecim rrugëve
Që ndriçohen me rrufe
Po më deshe-ja ku më ke…
Apokalips, natën e mirë…

Enver Sulaj

21 dhjetor 2012