22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Çeku: FSK-ja, në veri bashkë me KFOR-in

AgimCeku5-30Intervenimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të Kosovës, në kuadër të implementimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, është legjitim dhe i mbështetur në Kushtetutën e Kosovës. Kështu i ka thënë Telegrafit eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi. Kurse, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku tha se FSK-ja nuk do të shkojë në veri pa u koordinuar me KFOR-in.
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MSFK), Agim Çeku, ka theksuar se FSK-ja i bindet çdo urdhri të Kryeministrit dhe Presidentes së Kosovës dhe në këtë ccështje, sipas tij, nuk ka kurrfarë dileme.

Ai tha se FSK-ja nuk do të marrë asnjë vendim, i cili do ta fuste në veprime aventureske, sepse, sipas tij, ky institucion është pjesë e përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne do të japin kontributin tonë që marrëdhëniet në mes Prishtinës dhe Beogradit të normalizohen, dhe do të jemi të kujdesshëm që me asnjë veprim të mos ngrisin tensione të panevojshme. Çdo gjë që kërkohet nga FSK-ja, ajo do ta bëjë. FSK-ja i përgjigjet çfarëdo detyre, e cila i caktohet nga eprorët legjitimë dhe kushtetues”, tha Çeku për Telegrafin.

Sipas tij, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është zotuar se FSK-ja, tash për tash nuk do të shkojë në veri pa u koordinuar me KFOR-in.

“FSK-ja me asnjë veprim nuk do të lejojë ngritjen e tensioneve të panevojshme, por me qëndrimin dhe punën e vet do të jep kontribut në implementimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai.

Në anën tjetër, eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, ka theksuar se është plotësisht e pritur që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), të intervenojë në veri në rast se një gjë e tillë kërkohet prej saj, edhe pse, sipas tij, serbët e veriut nuk pranojnë prezencën e FSK-së në atë pjesë.

Ibishi ka shtuar se kërkohet kohë që serbët të binden me prezencën e FSK-së dhe ky mospranim nuk mund të kalohet menjëherë, sepse atyre iu është imponuar një urrejtje artificiale ndaj institucioneve të Kosovës.
“Unë mendoj qe kjo mund të tejkalohet, sepse ekstremistët serbë ngadalë kanë filluar ta pranojnë dorën e shtetit të Kosovës në atë pjesë”, ka thënë Ibishi për Telegrafin

Ibishi ka sqaruar se neni 2 i Kushtetutës së Kosovës thotë se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe sipas tij, mbrohet me të gjitha mjetet e parapara me kushtetutë.

Prandaj, sipas tij në bazë të Kushtetutës dhe ligjit nuk ka kurrfarë pengese që FSK-ja, në kuadër të detyrave të saj, të ndërhyjë edhe në veri. /Telegrafi/

Më Shumë

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Ndërmarrja “Guraziu” është specializuar në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes. Pronari, Arton Guraziu, ka një përvojë prej 20 vjetësh. Adresa e...

Mirlind Daku flet për herë të parë: E kam pritur ftesën nga Kombëtarja, por është vendim i Sylvinhos

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje vitin 2024, pasi u mund në miqësoren e parë për këtë muaj nga Kili me rezultat...

Lajmet e Fundit