22 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Apokalips natën e mirë

Enver Sulaj

Fundi i botës vjen kur thahet bari
-tha dikush në mes të dimrit
Kur shterojnë krojet e sytë pikojnë lotin sa grushti
-ky është fundi i botës tha dikush në kokërr të shiut
Kur ngordh kafsha e fundit, është shenjë ogurzezë

Se fundi i botës nuk është larg as sa qimja e flokut
Kur s’ke bukë për të ngrënë, kur buzët e shkrumbuara
digjen në pritje-ky është fundi i botës
-tha i braktisuri nga kafeneja e prostitutave

Ç’fis i pashpirt paskan qenë majat kur thanë se fundi pritet sonte
Unë s’po e shoh askund fundin e botës
Veç fundin e ditës që po m’i mbyll sytë
Unë po shtrihem të fle

Nesër nëse nuk zgjohem
atëherë ky është fundi i botës sime
Secili kemi një botë
E bota na ka ne

Të gjithë ecim rrugëve
Që ndriçohen me rrufe
Po më deshe-ja ku më ke…
Apokalips, natën e mirë…

Enver Sulaj

21 dhjetor 2012

Më Shumë

Sot, mbahet akademi përkujtimore për komandantin Naser Shala

Një vjetorin e ndarjes nga jeta i Naser Shalës, organizohet akademi përkujtimore për komandantin e UÇK-së. Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të...

La Liga, Mallorca dhe FFK urojnë Vedat Muriqin për ditëlindje

La Liga, RCD Mallorca dhe Federata e Futbollit e Kosovës kanë uruar ditëlindjen e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, i cili sot feston 32-vjetorin. La...

Lajmet e Fundit