TI: Korrupsioni po përkeqësohet, qytetarët të gatshëm ta luftojnë

TransparenceInternacionalHulumtimi më i madh i opinionit në botë për korrupsion tregon se më se gjysma e të aketuarve besojnë se ai është përkeqësuar në vendet e tyre.

Por, monitorimi i kryer nga organizata Transparency International me seli në Berlin, thotë se afro 90% të të anketuarve janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin, duke nënshkruar peticione dhe duke protestuar.

Barometri Global i Korrupsionit 2013 është mbështetur në intervistat me 114 mijë njerëz në 107 vende.

Më tepër se një e katërta e të anketuarve në gjithë botën, kanë raportuar se kanë paguar ryshfet në vitin e fundit, përfshirë më se 40% në Afganistan dhe Kirgizi, më se 30% në Kazakistan dhe Ukrainë dhe më se 20% në Irak dhe Serbi.

15 – 19.9% të të anketuarve në Kosovë dhe Maqedoni kanë thënë se kanë paguar ryshfet gjatë vitit të fundit, në njërin nga sektorët e policisë, judikaturës, regjistrimit, pronësisë, mjekësisë, arsimit, tatimit dhe shërbimeve, transmeton REL.

Më pak se 5% kanë paguar ryshfet në Gjeorgji.

Partitë politike konsiderohen institucionet më të korruptuara në pjesën më të madhe të vendeve.

Më Shumë

Trupa amerikane e baletit “Magnificat” performon nesër në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot pjesëtarët e trupës profesionale të baletit “Magnificat!” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të...

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Lajmet e Fundit