Home Blog Page 94

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.200 tiketa të shqiptuara

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 21 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 26 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, Policia ka shqiptuar gjithsej 2,270 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave.

Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 14 persona, ndërsa 8 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor apo i personave në vuajtje të dënimit.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ramush Haradinaj në Has për ditëlindjen e Shejh Xhemajliut

0

Në Has është shënuar ditëlindja e Shejh Xhemajliut, ku kanë marrë pjesë miq, dashamirë dhe të ftuar nga zona të ndryshme, raporton PrizrenPress.

Në këtë ngjarje ka qenë i pranishëm edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka vlerësuar traditën dhe bashkimin në raste të tilla.

“Sot, në Hasin heroik dhe të traditës shqiptare, na bashkoi në ditëlindjen e tij Shejh Xhemajliu, pasuesi i Shejh Salihut, paraardhësit e të cilëve kanë nderuar kombin në çdo etapë historike, që nga Lidhja e Prizrenit e deri te lufta çlirimtare. U bashkofshim gjithmonë në gëzime!”, ka deklaruar Haradinaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi përqendrohet te Play-Off-i pas përfundimit të sezonit të rregullt

0

Bashkimi ka përmbyllur sezonin e rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll me bilanc prej 20 fitoresh dhe 8 humbjesh, duke konfirmuar formën e mirë para fazës vendimtare të kampionatit.

Prizrenasit e mbyllën këtë fazë me fitore bindëse ndaj Borës, ndërsa tashmë e kanë të siguruar kualifikimin direkt në gjysmëfinale të “play-off”-it, raporton PrizrenPress.

Pas përfundimit të sezonit të rregullt, nga klubi është vlerësuar rrugëtimi i deritanishëm dhe është theksuar se e gjithë vëmendja tashmë është te ndeshjet vendimtare.

“Sezoni i rregullt u mbyll me 20 fitore dhe 8 humbje. Një rrugëtim i fortë, me shumë punë dhe përkushtim nga e gjithë skuadra. Faleminderit tifozëve për përkrahjen gjatë gjithë sezonit – energjia juaj ka bërë diferencën. Tani fokusi kalon te Play-Off-i. Shihemi në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, gati për sfidat që na presin”, thuhet në reagimin e Bashkimit./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Richard Gere: Dola i veshur si një i pastrehë… vetëm një grua ma dha pak ushqim…

0

Nga Richard Gere

Kur shkova i maskuar në Nju-Jork, i veshur si një i pastrehë, askush nuk më vuri re. E ndjeva se çfarë do të thotë të jesh i pastrehë. Njerëzit kalonin pranë meje dhe më shikonin me një vështrim të çuditshëm. Vetëm një grua ishte aq e sjellshme sa të më jepte pak ushqim. Ishte një përvojë që nuk do ta harroj kurrë.

Shpeshherë harrojmë sa me fat jemi. Nuk duhet ta marrim të mirëqenë. Dhe nëse mund ta ndihmojmë dikë në nevojë, duhet ta bëjmë. Kjo është arsyeja pse, pasi pata atë përvojë, dola në rrugë, shpërndava ushqim dhe i dhashë 100 dollarë secilit të pastrehë që pashë. Ata bërtisnin nga gëzimi dhe ishin vërtet mirënjohës. Bëhu pjesë e ndryshimit që dëshiron ta shohësh në botë.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi e mbyll me fitore sezonin e rregullt

0

Bashkimi e ka përfunduar me fitore sezonin e rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Borën me rezultat 96:70, raporton PrizrenPress.

Në një ndeshje mes dy skuadrave që tashmë kishin siguruar “play-off”-in, prizrenasit dominuan dhe e mbyllën këtë fazë me rezultat bindës.

“Portokallezinjtë” kanë siguruar kualifikimin direkt në gjysmëfinale, ndërsa Bora në çerekfinale do të përballet me skuadrën tjetër prishtinase, Sigal Prishtinën./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan

0

Një shtetas amerikan e ka humbur jetën sot rreth orës 17:00 në Prevallë, pas një vetaksidenti.

Rastin  e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi deklaroi se sipas informatave fillestare, një turist, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota (ATV), në një moment ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrokullisur jashtë rrugës.

“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, mashkull, shtetas amerikan, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Emergjenca e Prizrenit. Njësitet policore dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave dhe dëshmive lidhur me rastin”, tha ai.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Çikat e Bashkimit dominojnë ndaj Pejës 03 në finalen e tretë

0

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Pejës 03 me rezultat 91:67, në ndeshjen e tretë të finales së Play-Off-it në Superligën e Femrave, raporton PrizrenPress.

Vashat prizrenase e nisën takimin me ritëm të lartë, duke krijuar epërsi që në pjesën e parë. Me lojë të organizuar, mbrojtje solide dhe efikasitet të lartë në sulm, Bashkimi vazhdoi të thellojë diferencën edhe në pjesën e dytë, duke mos lejuar kundërshtaren të rikthehet në lojë.

Me këtë fitore, Bashkimi merr avantazhin në seri dhe afrohet edhe më shumë drejt titullit kampion./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ari e veturë e sekuestruar, policia jep detaje për arrestimin e të dyshuarve për vjedhje në Prizren

0

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për arrestimin e një personi në Prizren për vjedhje.

Nga Policia bëhet e ditur se i arrestuari, M.G , dyshohet se është përfshirë në raste të vjedhjes, dhe, vjedhjes së rëndë, dhe se gjatë ndalimit të tij, në trup i është gjetur kokainë.

‘’Lidhur me rastin, në koordinim me prokurorin kujdestar, është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale që ndërlidhen me rastet në fjalë. I dyshuari, gjatë intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, ka pranuar se ka kryer disa vjedhje në markete dhe vetura. Ndaj tij, me vendim të prokurorit kujdestar, është caktuar masa e ndalimit për 48 orë’’, thuhet në njoftimin e Policisë.