1.8 milionë euro për rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Mamushë

Fshati Zoj e Medvec në komunën e Prizrenit dhe komuna e Mamushës po furnizohen aktualisht me ujë përmes një pusit të rregulluar, për të cilin banorët kanë kontribuar. Megjithatë, ata shprehin shqetësime për cilësinë e ujit.

Mamusha ka shprehur vazhdimisht dëshirën për t’u kyçur në rrjetin e ujësjellësit, dhe projekti i sapo filluar nga fshati Krushë e Vogël pritet të zgjidhë këtë problem të gjatë.

Kryeshefi i kompanisë KRU ‘Hidroregjioni Jugor’, Fadil Berisha, siguron se uji nga këto puse kontrollohet rregullisht nga ekspertët dhe ka rezultuar i pastër. Realizimi i projektit do të bëhet nga KRU Gjakova.

Projekti mbështetet nga Qeveria me një shumën prej 1.8 milion euro, ndërsa komuna e Prizrenit kontribuon me 300 mijë euro. Pritet që punimet të përfundojnë deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm./RTK/

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Lajmet e Fundit