17.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

10 futbollistët më të paguar në vitin 2022

Media “Sportico”, e specializuar në botën e sportit dhe biznesit, ka bërë një listë me 10 lojtarët më të paguar për vitin 2022. Një listë që merr parasysh pagën e tyre dhe kontratat e reklamave.

Kylian Mbappe, me 125 milionë euro, është ai që paguhet më shumë. Në mesin e katër më të paguarëve, janë tre nga PSG: Mbappe, Lionel Messi dhe Neymar.

Renditja:

Mbappe fiton 125 milionë euro, nga të cilat, 120 milionë nga paga dhe 20 nga kontratat komerciale.

Në vendin e dytë gjendet Cristiano Ronaldo. Ylli portugez përfiton 113 milionë euro, mbi 53 milionë vjen nga paga dhe 60 milionë nga sponsorët.

Messi gjendet në vendin e tretë. Argjentinasi merr 110 milionë euro. 62 milionë vijnë nga paga te PSG dhe 48 të tjera nga sponsorët.

Neymar mban vendin e katërt me 91 milionë euro. Braziliani përfiton page 56 milionë euro nga PSG, teksa merrë dhe 35 milionë të tjera nga sponsorët.

Mohamed Salah renditet i pesti me 39.5 milionë euro. Egjiptiani përfiton 24.5 milionë nga Liverpool si pagë. Ndërsa 15 milionë të tjera vijnë nga reklamat.

Eden Hazard gjendet i gjashti në listë me 31.3 milionë euro. Ai përfiton 28.6 milionë euro pagë dhe 2.5 milionë nga reklamat.

Andres Iniesta është lojtari i shtatë në listën e më të paguarve me 30 milionë euro. Spanjolli përfiton 23 milionë euro si pagë dhe 7 milionë nga sponosrizimet.

Raheem Sterling mban vendin e tetë në listë. Anglezi përfiton 29.4 milionë euro në total. Nga kontrata me Chelsea-n përfiton 21.4 milionë. Ndërsa, 8 milionë vijnë nga sponosrët.

Kevin de Bruyne mban vendin e nëntë. Mesfushori belg përfiton në total 29 milionë euro. Nga Manchester City ai paguhet 25.5 milionë euro. Nga sponsorët përfiton 3.5 milionë.

Lista mbyllet me Antoine Griezmann. Francezi përfiton 27.5 milionë euro. Ai përfiton një pagë vjetore prej 22 milionësh, ndërsa 5.5 milionë i vijnë nga sponsorizimet.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Aksident në Prizren, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën "Wesli Klark" në Prizren. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, raporton PrizrenPress. "Rr. Wesli...

Për 24 orë në Prizren, tri raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës gjatë 24 orëve të fundit, që kanë ndodhur në disa familje në Prizren. Një mashkull...

Bota sot

Vranët dhe me shi

Lajmet e Fundit