7.2 C
Prizren
E mërkurë, 28 Janar, 2026

‘100 euro për çdo libër të lexuar’, nisma nga një kompani ndërtimi në Itali

Çdo ditë e më shumë, të rinjtë janë duke u larguar nga librat, ndërsa pjesën më të madhe të kohës po e kalojnë në rrjetet sociale.

Në këtë situatë të vështirë për librin, një nismë jashtëzakonisht për t’u vlerësuar vjen nga Italia, aq më tepër nga një kompani në sektorin e ndërtimit. “Për çdo libër të lexuar, ne do t’ju paguajmë 100 euro”, është nisma e cila ka marrë shumë vëmendje në Itali, transmeton KultPlus.

Kompania “Vanoncini Edilizia Sostenibile S.p.A.” ka të punësuar rreth 80 punëtorë dhe kërkon nga ata që të angazhohen sa më shumë në lexim.

Ideja ishte e gjitha e Danilo Dadda, CEO-s së kompanisë, në fillim të këtij viti, ndërsa pati mbështetjen e të gjithë stafit të tij. “Unë lexoj dhe studioj shumë, por e di që shpesh lodhja, por në disa raste edhe një përtesë e vogël i mban njerëzit larg leximit”, është shprehur Dadda.

Klubi i Librit i “Vanoncini Edilizia Sostenibile S.p.A.” funksionon kështu: Punonjësi zgjedh një libër sipas dëshirës, nga romanet e Dostoevskij dhe Dumas. Pasi e lexon atë, ai bën prezantimin në një fletë, e cila i paraqitet drejtuesve që e shqyrtojnë gjatë dy takimeve mujore. Më tej, punonjësi paguhet me 100 euro për çdo libër të lexuar.

Më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e nënës në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit...

Peja 03 fiton bindshëm ndaj Junior 06

Peja 03 ka shënuar fitore të thellë ndaj Junior 06 me rezultat 86–50 (28:10, 50:25, 74:36, 86:50), në një ndeshje ku vendaset dominuan nga...

Lajmet e Fundit