14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

“100 mijë Poetët e Botës për Ndryshim”, rikthehet me mesazhin e paqes

Libri5-25Evenimenti artistik “100 mijë Poetët e Botës për Ndryshim” do të rikthehet edhe këtë vit në vendin tonë. Ky aktivitet i cili do të mbledhë rreth tij emrat më të spikatur të krijimtarisë letrare premton të jetë një ngjarje e shënuar për artin dhe kulturën në vendin tonë.

Ashtu si dhe në shtete të ndryshme të botës, edhe në vendin tonë ky aktivitet artistik ka startuar para disa vitesh, dhe sa herë që ai zhvillohet vjen plot krijimtari letrare dhe risi. Data 28 shtator do të jetë dhe dita kur figura të shquara, poetë, shkrimtarë, piktorë, si edhe aktorë do të jenë pjesë e këtij aktiviteti të letërsisë, që zhvillohet nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania. Bazuar në programin e aktiviteti, më datë 28 shtator nga ora 10.00 deri në orën 14.00 aktivitetet do të jenë dhe në Gjirokastër, Përmet, Fier, Shkodër, Korçë, Pogradec, etj. Por ato do të vijojnë dhe në Kosovë në disa qytete si në Gjakovë, Prishtinë, Ferizaj, etj, ndërsa në Maqedoni në vëmendje të këtij aktiviteti do të jetë Tetova. Veç poezive që do të interpretohen, në manifestimi poetik në Tiranë do të organizohet dhe një ekspoze me librat e autorëve pjesëmarrës në manifestim. Ata do të vendosin në këtë ekspoze librat e tyre me objekt: humanizmin njerëzor, paqen universale, përpjekjen e luftës kundër luftës, respektimin e të drejtës dhe mirëqenien njerëzore, shmangie të krizës ekonomike dhe ekologjike, luftë kundër plagëve të rënda shoqërore, drogës, prostitucionit, trafikimit të qenieve njerëzore, etj. Mes rreshtave të materialeve që do të jenë në qendër të vëmendjes në datë 28 shtator, mes të tjerave vjen dhe mesazhi nga shkrimtarët dhe artistët shqiptarë. “Ne poetët, shkrimtarët dhe artistët pegasianë të mbledhur në një manifestim të madh poetik me një program të detajuar, nëpërmjet formave dhe trajtave të larmishme të fjalës së lirë dhe idesë për një botë ndryshe, mundësojmë sensibilizimin e opinionit publik, intelektualët, historianët, artistët, për një ecje të duhur progresive të zhvillimit të vendit në drejtim shumëplanësh. Këtë ditë shtatori e konsiderojmë “Dita e Ndryshimit” dhe kjo ditë po kthehet tashmë në një ditë, ku poetët, shkrimtarët dhe artistët po ngrënë zërin e tyre për ndryshim, duke e bashkuar zërin tonë me zërin e poetëve , artistëve të mbi 110 vendeve të botës…”, thuhet në fjalën që do të mbahet në kuadër të kësaj dite, shkruan Sotnews. Por sipas organizatorëve edhe këtë vit do të ketë jo pak vëmendje ndaj autorëve të rinj, të cilët me krijimtarinë e tyre do të jenë pjesë e këtij aktiviteti kulturor. Në aktivitetin e “100 mijë Poetët e Botës për Ndryshim” nuk do të mungojë dhe krijimtaria e poetëve Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi, Migjeni, Ndre Mjeda, Fan Noli, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Azem Shkreli, etj, që do të interpretohen nga aktorët Drande Xhaj dhe Dhimitër Orgocka, poeti Xhelal Luca, prozatorja Blerta Prebeza, etj.

“100 mijë Poetët e Botës për Ndryshim”

Ideja për organizmin e një aktivitetit mbarëbotëror të poezisë u realizua me qëllim të dërgimit të një mesazhi të fuqishëm për promovimin e ndryshimeve të rëndësishme sociale dhe politike nga poeti, botuesi dhe veprimtari amerikan, Michael Rotenberg, nga Karolina Veriore. “100.000 Poete për Ndryshim” organizohet njëkohësisht me 700 evente në 115 shtete të botës, duke ngritur zërin lart, për një botë më të mirë, më paqësore, më tolerante, më të lirë dhe më të denjë për mbarë njerëzimin. Poetët, shkrimtarët, artistët, me aktivitete konkrete do demonstrojnë lirshëm e do shpalosin idetë humane dhe njerëzore gjatë kësaj dite. Titulli i aktivitetit në fjalë paraqet një nxitje dhe një ftesë për mbledhjen e 100.000 poetëve anembanë planetit në të njëjtën ditë dhe gjatë kësaj dite edhe autorët shqiptarë do të bëhen pjesë e këtij manifestimi poetik, i cili ka shumë jehonë në shtete të ndryshme të botës, por prej disa vitesh ai ka marrë shumë vëmendje edhe në Shqipëri.

Më Shumë

Ekspozita fotografike/ Transformimi i Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka ftuar të gjithë që të vizitojnë Hamamin e Gazi Mehmed Pashës. “Ejani dhe...

Kosovarët me rreth 5 miliardë euro kredi

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e kredive bruto të kosovarëve për muajin shkurt nëpër banka është 4.95 miliardë euro. Në...

Lajmet e Fundit