11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Daka: Numërimi i votave ka pëfunduar më 8 qershor

ValdeteDaka-zgjedhjetKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dala e ka vlerësuar me notat më të larta procesin zgjedhor më 8 qershor, duke thënë se këto zgjedhje ishin më të mirat të mbajtura ndonjëherë në Kosovë dhe se votat janë numëruar në ditën e votimeve.

Daka ka thënë se publiku duhet ta kuptojë që KQZ nuk i numëron votat më. Ajo ka thënë se votat janë numëruar më 8 qershor. Në emisionin “Click” të RTV21 Daka tha se tani në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), numërohen vetëm votat që janë me kusht dhe me postë.

“Të vetmet vota që numërohen në QNR janë votat me kusht dhe votat me postë. Duhet me kuptu edhe publiku që ne nuk i numërojmë votat, më 8 qershor janë numru votat”, ka thënë Daka.

KQZ nuk ka obligim që të kujdeset për skenën politike, por të nxjerrë rezultate të sakta, të pranueshme për të gjithë. Nuk është faji i KQZ-së pse rezultatet kanë dalë ashtu si kanë dalë. Ka pasur spekulime se po rregullohen rezultate.

“Dita e nesërme do të tregojë nëse ka pasur manipulime kur të shohim ndryshimet në rezultat”, tha ajo.

Ajo tha se nga rinumërimi i votave ka pak lëvizje sa u përket partive por se ndryshime ka pasur në votat e kandidatëve, disa prej të cilëve

“Nuk ka manipulime si në vitin 2010, ishin zgjedhjet më të mira të organizuara pas luftës”, tha Daka në “Click” në RTV 21.

Ndërkohë ajo tha se “zgjedhje perfekte nuk ka askund” por se këto zgjedhje ishin mjaft të mira për kushtet e Kosovës.

Më Shumë

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Lajmet e Fundit