14.9 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Veç nga një provim në prill e nëntor

UP-rektoratiRektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, ua ka sqaruar edhe një herë studentëve të UP-së se mund të paraqesin vetëm nga një provim në afatin e prillit dhe nëntorit.

Këtë ua ka sqaruar në mbledhjen e Senatit, ku studentët kanë kërkuar sqarime për afatet e jashtëzakonshme të prillit dhe nëntorit.

Pas kësaj, studentët kanë kërkuar ndihmën e Dekanëve të Fakulteteve për t’iu mundësuar që në afat të prillit të paraqesin dy provime.

“Sot është mbajtur mbledhja e Senatit, ne si Parlament Studentor kërkuam sqarim për afatet e jashtëzakonshme – prillin dhe tetorin. Rektori theksoi se vendimi nuk do të ndryshojë, këto dy afate do të jenë më vetëm një provim. Ne si senatorë studentë kërkuam mbështetje edhe nga dekanët e fakulteteve, dhe jemi duke biseduar që afati i prillit të jetë me dy provime. Për çdo ndryshim do ju njoftojmë me kohë”, ka njoftuar përfaqësuesi i studentëve, Arben Mehmeti.

Afati i prillit dhe i nëntorit janë afate të jashtëligjshme. Senati vazhdimisht ka shkelur dokumentin më të lartë të UP-së kur ka lejuar afatet jashtëstatutare për provimet e studentëve. Nga këto afate shtesë kanë përfituar më së shumti profesorët që kanë numër të madh të studentëve, pasi për një provim deri më tash, profesorët janë paguar nga 60 cent. Pra, ka pasur grupe kriminale brenda UP-së që kanë manipuluar me afate të provimeve, duke vendosur që i gjithë viti akademik të kalojë duke mbajtur provime.

Universiteti i Prishtinës është duke shkelur Statutin edhe sa i përket mundësisë së studentëve për të paraqitur provimeve. Me statut nuk lejohet që studenti të hyjë më shumë se tri herë në provime, ndërsa, ne sistemin studentët mund të paraqesin provimin sa herë të donë.

Më Shumë

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

Rahoveci hap konsultimet publike për ndryshimin e rregullores së taksave komunale

Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur konsultimi publik lidhur me plotësim-ndryshimin e rregullores për taksa komunale në Komunën e Rahovecit. Gjatë takimit janë diskutuar...

Lajmet e Fundit