Gjykata Themelore në Prizren, të premten, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Dardan Gashi, duke e dënuar me 11 vite burgim dhe me gjobë prej 3 mijë e 500 euro. Ai akuzohet se kishte grabitur 13 mijë 650 euro në dy institucione mikro-financiare.
Aktgjykimi është shpallur nga gjykatësi i rastit, Artan Sejrani.
Gjykata të akuzuarin Gashi, e ka obliguar që të paguajë dëmin material dhe atë, shumën prej 11 mijë e 370 euro të dëmtuarës “Finca” dhe shumën prej 2 mijë e 280 euro të dëmtuarës “Capital Ria”.
I akuzuari e kishte pranu fajsinë.
Sipas aktakuzës, Gashi ngarkohet ai akuzohet për dy vepra penale të grabitjes në dy filiale mikro-financiare, “Finca” në Prizren nga e cila thuhet se kishte marrë 11 mijë e 370 euro dhe “Capital Ria” në Prishtinë ku thuhet se kishte marrë 2 mijë e 280 euro, për veprën penale të grabitjes së ngelur në tentativë në filialin mikro-financiar “Finca” në Prizren si dhe veprën penale armëmbajtje pa leje.
Për veprën penale grabitja nga neni 317, të akuzuarit Gashi i është shqiptuar dënimi me gjobë në shumën prej 500 euro dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 5 vitesh.
Për veprën penale të grabitjes së ngelur në tentativë, Gashit i është shqiptuar dënimi me gjobë në shumën prej 500 euro dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 3 vitesh.
Kurse, për veprën tjetër të grabitjes nga neni 317 i është shqiptuar dënimi me gjobë në shumën prej 500 euro dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 5 vitesh.
Për veprën penale armëmbajtje pas leje nga neni 366 i KPRK-së, Gashit i është shqiptuar dënimi me gjobë në shumën prej 2 mijë euro.
Gjykatësi Sejrani tha se në kuptim të nenit 76, paragrafi 1 dhe 2 dhe nënparagrafi 2.4 të KPRK-së, të akuzuarit Gashi i shqipton dënimim unik me gjobë në shumën prej 3 mijë e 500 euro të cilën gjobë i akuzuari është obliguar të paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në rast se dënimi me gjobë nuk realizohet gjykata dënimin me gjobë do të ia zëvendësojë me dënim me burgim.
Kurse, në kuptim të nenit 76 paragrafi 1 dhe 2 dhe nënparagrafi 2.2 të KPRK-së të akuzuarit Gashi i është shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 11 vite, i cili dënim do ti llogaritet nga koha e kaluar në paraburgim nga 4 maji 2023, të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Të dëmtuarit Seat Thaqi, Arbnor Zeqiri, Ymer Lufti Paqarizi, Antigona Hoxha, Artan Sharri, Burbuqe Halimaj, Gresa Jashari- Berisha, Anjesa Fejzullahu, për realizimin e kërkesës pasurore juridike janë udhëzuar në kontest civil.betimiperdrejtesi