118 raste të reja më COVID-19 në Kosovë, 5 të vdekur

Pesë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, duke çuar shifrën totale në 135.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 118 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 48 raste, komuna e Ferizajt 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 9 raste, komuna e Drenasit 7 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 489 mostra të testuara 118 kanë rezultuar pozitive. Në të njëjtën kohë, kjo ministri ka bërë të ditur se janë shëruar 157 persona. Është dita e dytë me radhë që numri i të shëruarve është më i madh se i të infektuarve të rinj.

Në total në Kosovë 5735 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa raste aktive janë 2632.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë për rastet e hospitalizuara është njoftuar se në gjitha klinikat dhe spitalet e SHSKUK-së janë të shtrirë 509 persona që po marrin trajtim për COVID-19, prej tyre 300 janë të konfirmuar si pozitivë. 14 prej tyre janë në respiratorë, ndërsa 273 me oksigjenoterapi.

Më Shumë

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

Goditet nga vetura një person në Prizren, dërgohet me lëndime të rënda në QKUK

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet pasditen e djeshme në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së...

Lajmet e Fundit