12 raste aktive me Covid-19 në Malishevë

Malisheva dje nuk ka regjistruar asnjë rast të prekur me koronavirus.

Në publikimin e IKSHPK të rezultateve të analizave të testeve për COVID-19, rezultoi një person i shëruar dhe një person negativ.

Sipas një njoftimi të komunës, shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVOD-19 në Malishevë, është duke punuar 24 orë në ditë, duke e përcjellë situatën, dhe sipas nevojës edhe duke intervenuar në ofrimin e shërbimeve për të gjithë ata që kanë nevojë, e në veçanti për rastet aktive të prekura me COVID-19.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 94 të prekur me COVID-19, prej tyre 78 janë shëruar, 12 raste janë aktive, ndërsa 4 raste kanë përfunduar me vdekje.

Më Shumë

Nait Hasani konfirmon se do garojë për deputet: Po, do të jem në listë

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Hasani tha për Insajderin se do të garojë...

Selmanaj tërhiqet nga kandidatura për deputet, mbetet në krye të LDK-së në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit