1,256 gjoba për kundërvajtësit në komunikacion

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1,256 gjoba për kundërvajtësit në trafik.

Në raportin e saj, Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 23 aksidente me të lënduar, 31 me dëme materiale dhe një aksident ka përfunduar me fatalitet.

Një person ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Duhël-Malishevë.

Lidhur me këtë aksident Policia njofton se është arrestuar shoferi që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin.

Sipas Policisë, viktima kishte ndalur veturën e tij në shiritin e emergjencës dhe kishte dalë nga vetura.

Në një moment ai ishte goditur nga i dyshuari dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari  është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Më Shumë

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

Arrestohet një person në rrugën Restelicë–Strezimir , policia i gjen thikë dhe sprej

Një person është arrestuar më 26.05.2026 rreth orës 10:30 në rrugën Restelicë – Strezimir, nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të...

Lajmet e Fundit