18.8 C
Prizren
E enjte, 20 Qershor, 2024

“Ec Ma Ndryshe” kërkon që të hetohet rrënimi i monumentit të mbrojtur në Prizren

Rrënimi i monumentit të mbrojtur në Prizren ka ngjallur shqetësime dhe kërkesa për hetim penal, duke përfshirë një sërë institucionesh dhe aktorësh.

“EC Ma Ndryshe” ka kërkuar informata zyrtare nga Komuna e Prizrenit, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) dhe Instituti për Trashëgimi Kulturore (ITK) për të sqaruar çështjen e rrënimit të kompleksit Saraji i Vjetër.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Komuna e Prizrenit ka mbrojtur vendimin e saj duke deklaruar se lejet për rrënim dhe ndërtim janë lëshuar sipas procedurave ligjore dhe në bazë të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Komuna ka dërguar kërkesat e nevojshme në autoritetet përkatëse dhe, pas kalimit të afateve ligjore pa përgjigje nga IKMM, ka vazhduar me lëshimin e lejeve.

Nga ana tjetër, QRTK Prizren ka njoftuar se kishte dërguar kërkesën për pëlqim në IKMM dhe ka theksuar se Kompleksi i Sarajit të Vjetër gëzon mbrojtje të përhershme sipas vendimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të datës 11 mars 2024. IKMM ka konfirmuar se nuk ka dhënë pëlqim për punimet sipas projektit të paraqitur.

Pas reagimit të EC Ma Ndryshe dhe njoftimeve të ndryshme, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka cilësuar veprimin e rrënimit si “krim” dhe ka kritikuar vendimmarrjen e Komunës së Prizrenit për dhënien e lejes për rrënim të një monumenti nën mbrojtje të përhershme.

Ky rast ka nxjerrë në pah tensionet dhe mospërputhjet midis institucioneve lokale dhe qendrore mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe nevojën për koordinim më të mirë dhe respektim të rreptë të ligjeve që rregullojnë mbrojtjen e monumenteve kulturore.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Rrënimi i monumentit të mbrojtur në Prizren duhet të hetohet penalisht

Prizreni ka mbetur pa ndërtesat e kompleksit Saraji i Vjetër, një aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore. Ndërtesat janë rrënuar bazuar në një aktvendim të DUPH-së të lëshuar në janar të këtij viti dhe lejes ndërtimore për një objekt të ri multifunksional të lëshuar po nga kjo drejtori në prill të këtij viti.

Për këtë çështje, EC Ma Ndryshe më 29 maj 2024 kërkoi informata zyrtare nga Komuna e Prizrenit, IKMM-ja, QRTK-ja dhe ITK-ja.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Komuna e Prizrenit, në përgjigjen e saj, pohon se “Komuna e Prizrenit ka zhvilluar procedurën ligjore për pajisje me leje të rrënimit dhe ndërtimit të aplikuesit, i cili ka kërkuar që në parcelat e tij, jashtë zonës së qendrës historike, të zhvillojë objektin me shumë funksione”.

“Drejtoria jonë më datën 30.11.2023 ka dorëzuar Kërkesën në autoritetet e trashëgimisë kulturore QRTK-Prizren, ndërsa lënda më datën 07.12.2023 është bartur në IKMM si organ kompetent pasi që parcelat janë jashtë zonës së qendrës historike të Prizrenit. Prandaj, është dërguar lënda nga QRTK në Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) për dhënie të pëlqimit për ndërtimin e objektit me shumë funksione, me nr. sipas Fletëdorëzimit 04-353/01/137392”, thuhet në përgjigje, duke shtuar se kjo kërkesë është dorëzuar pas pranimit të kërkesës së investitorit për pajisje me leje ndërtimore.

“Në përputhje me procedurën përkatëse administrative, Komuna e Prizrenit ka pritur përgjigjen e institucionit përgjegjës për të marrë pëlqim brenda afatit ligjor të përcaktuar me dispozita imperative. Meqë pas kalimit të këtij afati nuk kemi pranuar përgjigjen nga institucioni kompetent, brenda afateve të përcaktuara ligjore, ne si autoritet i vetëqeverisjes lokale, në përputhje me autorizimet dhe detyrimet tona ligjore përballë palës që ka parashtruar kërkesën, kemi vazhduar me nxjerrjen e aktit administrativ të lejes së rrënimit dhe ndërtimit, duke pasur parasysh plotësimin e kushteve siç përcaktohen në nenin 32 paragrafet 4 dhe 5 të Ligjit Nr. 05/L-31 për Procedurën e Përgjithshme Administrative”, thuhet në përgjigjen e DUPH-së.

QRTK-Prizren në përgjigjen e saj ka bërë të ditur se QRTK Prizren ka pranuar kërkesën me nr. protokolli 347 të datës 04.12.2023 për dhënien e pëlqimit për ndërtimin e objektit me shumë funksione nga DUPH-Prizren dhe se në përputhje me rregulloren 06/2017 për caktimin e institucioneve publike të trashëgimisë kulturore, vartëse të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në cilësinë e institucioneve kompetente dhe Procedurën Standarde të Operimit, kërkesën së bashku me raportin përkatës e ka adresuar në IKMM më datë 07.12.2023.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjithashtu, ka shtuar se “Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prizrenit, më datën 24.05.2024 përmes shkresës ‘Njoftim për vazhdim të procedurës për dhënien e lejes ndërtimore’ ka njoftuar Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Institutin e Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve se DUPH ka nxjerrë Vendimin për Leje Ndërtimore me nr.04-351/02-45206 të datës 04.04.2024, për investitorin me arsyetimin se kjo leje është lëshuar pasi janë tejkaluar afatet ligjore nga ana e Institutit të Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve”.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren më datë 24.05.2024 shkresën e njëjtë e ka adresuar në Institutin e Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve. ‘Kompleksi i Sarajit të Vjetër’ gëzon mbrojtje të përhershme sipas vendimit nr.35/2024 të datës 11.03.2024 të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit. QRTK Prizren përmes shkresës ‘Njoftim për dëmtimin/rrënimin e Kompleksit të Sarajit të Vjetër’ të datës 27.05.2024 dhe nr. 175, ka njoftuar Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore të MKRS-së.

Sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se në rrugën ‘Saraji’, përkatësisht në asetin e trashëgimisë kulturore ‘Kompleksi i Sarajit të Vjetër’ i cili gëzon mbrojtje të përhershme sipas vendimit nr.35/2024 të datës 11.03.2024 të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishin filluar të rrënohen disa nga ndërtesat brenda kompleksit”, thuhet në përgjigjen e QRTK-së.

Ndërsa ITK-ja nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkohë, zyrtarët e IKMM-së në përgjigjen e tyre kanë theksuar se “lënda në fjalë nuk ka pëlqim nga KPSH/IKMM për realizimin e punimeve sipas projektit të paraqitur në IKMM”. Gjithashtu, kanë shtuar se “aseti ‘Farmakos’ është aset me status të mbrojtjes së përhershme nga muaji shkurt i vitit 2024”.

Më Shumë

Lajmet e Fundit