13.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

14 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka njoftuar IKSHPK

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit për rastet me COVID-19. Në njoftimin e IKSHPK’së bëhet e ditur se 14 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit në vend

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 506 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 172 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka njoftuar IKSHPK.

Po ashtu është bërë e ditur se numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 10 mijë e 419.

“Numri total i rasteve pozitive është 10.419 raste nga 41.152 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 341 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 114 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.058 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.020”, thekson njoftimi.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime.

Më Shumë

Dragashi dhe Mavrova-Rostusha drejt binjakëzimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar

Një delegacion nga Komuna e Dragashit, i kryesuar nga kryetari Bexhet Xheladini, realizoi sot një vizitë zyrtare në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës në...

Pamje nga aksidenti mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ndodhi sot mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës, rrugës për Carralevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...

Lajmet e Fundit