22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Kurti në Dyz, banditët në liri

Pushteti i egërsuar nuk njeh më arsye dhe as ligje e Kushtetutë

“E keqja e Kosovës nuk është Albin Kurti, por është ky pushtet mafioz e kriminal, të cilët tashmë 16 vjet po e mbajnë peng shtetin dhe një popull të tërë”, thotë analisti, prof. Faik Krasniqi

Mënyra se si ky pushtet po thirret në zbatimin e shtetit të së drejtës, në zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit, sidomos me arrestimin e deputetëve të opozitës, për shkak të kundërshtimit të marrëveshjeve në dëm të shtetit, por duke mos vepruar asnjëherë kundër të korruptuarve që janë në liri dhe mbajnë edhe pozita të larta në pushtet, sipas opozitës dhe analistëve politikë, konsiderohet si kulmi i kapjes së shtetit nga oligarkia kriminale.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka pohuar se ky pushtet po merret me arrestime politike, me mbajtje të deputetëve në burgjet ku duhet të mbahen kriminelët ordinerë dhe individë të rrezikshëm për vendin, vetëm e vetëm që të zgjatë jetën e vet në kapjen e shtetit.

“Burgu i sigurisë së lartë, kur është ndërtuar, është thënë se do të jetë në funksion të mbajtjes atje të peshqve të mëdhenj që kanë abuzuar dhe kanë bërë vepra kriminale në dëm të shtetit, krim të organizuar dhe korrupsion, por tani po shihet se pushteti po i burgos përfaqësuesit politikë të opozitës dhe njëkohësisht po bën veprime akoma më të mëdha që e dëmtojnë skajshmërisht shtetin dhe popullin e Kosovës”, thot Isufi../kosova sot/

Më Shumë

Punimet në rrjetin elektrik, KEDS njofton se ku do të ketë sot ndërprerje të rrymës në Prizren

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër, më 18.05.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit...

Kërkohet drejtësi për 77 martirët e Korishës

Me një manifestim përkujtimor, është shënuar 25 vjetori i vrasjes së 77 civilëve në Korishë, të cilët ishin përdorur si mburojë njerëzore nga serbët...

Lajmet e Fundit